Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Udhezimi i OSBE, Imami: Ne ushtrine tone do te pranojme edhe homoseksualet

    Udhezimi i OSBE, Imami: Ne ushtrine tone do te pranojme edhe homoseksualet

    E martė, 16 Nentor 2010 11:09


    Por qė sot e tutje, Forcat e Armatosura shqiptare do tė zbatojnė njė udhėzim, i cili nuk lejon dėnimin apo diskriminimin e personave me orientim tė kundėr seksual nė radhėt e ushtrisė. Njė projekt i OSBE-sė, i mbėshtetur edhe nga qeveria shqiptare, do tė bėjė tė mundur qė ushtria shqiptare tė ketė nė gjirin e saj ēfarėdo lloj individi dhe tė "pranohet" pa u diskriminuar. Dje u zhvillua nė Tiranė Konferenca Kombėtare mbi "Tė Drejtat e Njeriut dhe Liritė Themelore tė Personelit tė Forcave tė Armatosura Shqiptare". Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, garantoi se ky udhėzues, i hartuar nga OSBE-ja dhe me praktikėn mė tė mirė perėndimore, do tė zbatohet tėrėsisht. "Botimi i kėtij udhėzuesi, besoj se krijon hapėsirė tė plotė pėr tė diskutuar mbi aspekte konkrete pėr shumė problematika nė lidhje me respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe konsolidimin mė tė ndėrgjegjėsuar tė ēėshtjeve tė ndryshme si: tė drejtat civile e politike, barazia dhe mosdiskriminimi, por gjithashtu edhe shumė ēėshtje tė rėndėsishme tė rekrutimit, kushteve tė punės dhe karrierės. Ne angazhohemi plotėsisht qė ky udhėzues, i cili pėrcakton mė sė miri respektimin e tė drejtave dhe lirive tė njeriut nė uniformė si pjesė e njė shoqėrie tė lirė e tė emancipuar, tė mos mbetet vetėm njė projekt nė letėr, por tė marrė jetė pėr tė pėrmbushur misionin pėr tė cilin ai ėshtė hartuar", tha Imami. Ministri tha se ky udhėzues do tė fillojė zbatimin nė njė kohė qė vendi ėshtė anėtar i NATO-s. "Ky pėrafrim kapacitetesh medoemos qė kėrkon edhe njė respektim gjithmonė e mė tė merituar tė lirive dhe tė drejtave tė njeriut nė kėtė rast nė "uniformė". Nė kėtė kuadėr, ne jemi angazhuar pėr tė ripunuar tė gjitha ligjet dhe aktet nėnligjore mbi tė cilat mbėshtetet jeta dhe veprimtaria e Forcave tė Armatosura", tha Imami. "Sigurimi i tė drejtave tė njeriut nė Forcat e Armatosura, - nėnvizoi ministri Imami, - ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė. Ky fakt kontribuon nė formimin e njė ushtrie tė integruar fuqishėm nė shoqėri. Dhe nė kėtė mėnyrė, personeli i Forcave tė Armatosura do tė jetė i pėrgatitur mė mirė nėse ai vetė do tė vepronte nė njė mjedis qė i respekton dhe i mbron tė drejtat e tij, e qė njėkohėsisht kėrkon prej tij t'i pėrvetėsojė vlerat qė paraqesin bazat e operacioneve bashkėkohore paqeruajtėse ku personeli bėn pjesė".

    OSBE

    Nė kėtė konferencė kombėtare merrte pjesė edhe zv.ambasadori i Prezencės sė OSBE-sė nė Tiranė, Dan Redford. Ai theksoi se "ka shumė modele tė ndryshme pėr tė siguruar tė drejtat e njeriut nė mbrojtjen nė Forcat e Armatosura, megjithatė ne kemi pėrzgjedhur kėtė manual, si versionin mė tė mirė pėr ju". Ai tha mė tej se duhet tė trajnohet stafi ushtarak pėr zbatimin e kėtij udhėzuesi. "Ky manual ka pėr qėllim qė t'u japė politikėbėrėsve shqiptarė sugjerime dhe ide mbi konceptin e vazhdueshėm tė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut, tė cilat janė elementi bazė pėr njė mbarėvajtje tė punės. Po kėshtu, mbi bazėn e kėtij manuali jepen versione se si bėhet trajtimi i personelit tė Forcave tė Armatosura nga shteti dhe se si tė drejtat dhe liritė e tyre mund tė jenė mė tė mbrojtura", tha numri dy i OSBE-sė nė Tiranė, Redford.

    Udhėzimi

    • Udhėzuesi "Mbi tė Drejtat dhe Liritė Themelore tė Njeriut tė Personelit tė FA Shqiptare" ėshtė pėrkthyer dhe botuar tashmė edhe nė gjuhėn shqipe dhe ėshtė njė botim, i cili pėrmbledh orientimet kryesore tė OSBE-sė, Kėshillit tė Europės, OKB-sė apo Bashkimit Europian, por njėkohėsisht paraqet edhe modele tė praktikave mė tė mira tė vendeve tė ndryshme mbi zbatimin dhe kontrollin e tė drejtave tė njeriut nė personelin e Forcave tė Armatosura.
    • Udhėzuesi tregon se ka sot tri pėrqasje kryesore qė ushtritė anėtare tė OSBE-sė kanė ndaj ēėshtjes nė fjalė.
    • Njė pjesė e pranon ligjėrisht aktivizimin nė ushtri tė homoseksualėve, madje ka organizuar edhe fushata tė mirėfillta sensibilizuese pėr kėtė ēėshtje.
    • Njė pjesė tjetėr e vendeve aplikojnė doktrinėn e famshme tė prezantuar fillimisht nga ish-Presidenti i SHBA, Bill Clinton, "Mos pyet, mos thuaj". Kjo praktikė u la nė fuqi nė SHBA nga Gjykata e Lartė e vendit.
    • Vende si Serbia, Greqia apo dhe Turqia, e kanė tė ndaluar me ligj aktivizimin e homoseksualėve nė ushtri, ndonėse BE-ja ka disa direktiva qė kėrkojnė heqjen e ndalimit tė rekrutimit nė ushtri tė homoseksualėve.

    Pinderi: Ushtria, nė kushtet e homofobisė


    I pranishėm nė kėtė konferencė ishte dhe Kristi Pinderi, pėrfaqėsues i PINK Embassy, i cili deklaroi se ushtria shqiptare ndodhet nė kushtet e homofobisė ekstreme. "Pėrpara se tė jetė tregues se nė ushtrinė tonė nuk ka homoseksualė, mund tė jetė tregues i pakundėrshtueshėm i homofobisė ekstreme qė ekziston nė ushtri, ashtu si dhe nė shumicėn e fushave tė tjera tė shoqėrisė shqiptare", tha Pinderi.

    Hysi: Temat tabu tė diskutohen

    Deputetja e PS-sė, Vasilika Hysi, e pranishme nė konferencė, ėshtė shprehur pro diskutimit tė temave tabu nė shoqėrinė shqiptare. Sipas njoftimit tė dėrguar nga shoqata Pink Embassy, Hysi mėsohet tė ketė thėnė se "tashmė ka ardhur koha qė tė flasim edhe pėr ēėshtje deri mė sot tabu nė shoqėrinė shqiptare, si pėr shembull, tė drejtat e personave me orientim tė ndryshėm seksual brenda Forcave tė Armatosura, etj".



    Erald Kapri
    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Pse te mos pranohen ne ushtri? Nuk ka ndonje argumentim logjik e shkencor se orientimi seksual luan ndonje rol ne terheqjen e kembezes se armes.

  3. #3
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Kur te vije kjo dite ne Kosove ( qe te pranohen ose jo homot, me siguri qe po ) atehere krejt antarsia e LDK-se paskan me kqyr me u antarsu ne FSK ( forca mbrojtese e kosves):d

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anėtarėsuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Udhezimi i OSBE, Imami: Ne ushtrine tone do te pranojme edhe homoseksualet

    Haahahha keta te rregullit ,heterot e banen namin veq edhe homot kane mungu.tash paska me pushtu shqiperine edhe Livoqi.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithēka qė tė ofron jeta! Tash dhe kėtu. Tash ose kurrė!”,

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •