Dardajan urime ne radhe te pare. I uroj te gjithe prinderve te rinj te forumit. Paci femije te shendetshem, dhe u rritshin te lumtur prane njerezve qe i duan.
Sa per vaksinat edhe ketu te ne po te duash dhe s'ja ben. Ka prinder qe si ty kane zgjedur qe mos t'ja bejne. Ka dhe nga ata qe nuk kane patur probleme shendetesore. Edhe pse vaksinat mund te kene efekte anesore prape mendoj qe eshte me mire t' ja besh. Te pakten do thuash u mundova per mire, dhe jo te ngelet peng qe per nje vaksine te pabere femija te vuaje tere jeten. Nuk i dihet jetes. Foshnja eshte delikate. Une ua kam bere te gjitha vaksinat femijve gjer tani. Nuk u bej vetem vaksinat e gripit.
Krijoni Kontakt