Nga At. Demetrios Serfes
I perunjur me dashurine e Jesu Krishtit, po ju paraqes shkurtimisht jeten e Shen Rafailit, Nikolles edhe Irenes se Lesvos, si edhe shkrimet e Shen Rafailit.
Jeta e plote e ketyre tre shenjteve gjendet ne librin "Shenjtoret e sotshem ortodokse" ("Modern Orthodox Saints"), shkruar prej Kostandin Cavarnos.
Libri paraqet nje nga historite me te mahniteshme e te verteta te treguara ndonje here. Eshte mbi jeten, karakterin, mesazhet edhe mrekullite e tre shenjteve, te cilet pesuan martirizim prej turqve ne ishullin historik te Lesvos ne 1463, dhjete vite pas rrenies se Kostandinopojes, edhe filluan qe tu shfaqeshin ne 1959
shume njerezve - burra, gra e femije. Keta martire jane Rafaili, abati i manastirit ne anen e quajtur Keries, prane fshatit Thermi, ne Lesvos. Dhjaku i tij, Nikolla, edhe dymbedhjete vjecarja, Irena, e bija e kryetarit te Thermit, te cilet ndodhi qe te gjendeshin ne manastir, kur turqit e pushtuan ate.
Pese qinde vite pas martirizimit te tyre, ata filluan qe tu shfaqeshin shume banoreve te Thermit edhe fshatrave prane, ne enderra edhe vizione. Ata rrefyen torturat e tmerrshme qe pesuan ne manastir prej turqve, duke e quajtur, sipas fjaleve te Shen Rafailit, nje "Golgota e dyte". ata po ashtu ofruan drejtim per gerrmimet atje, gje qe ndihmoi ne gjetje te rendesishme. Shen Rafaili u beri thirrje njerezve per pendese, duke u dhene drejtim shpirteror edhe ngushellim, si edhe duke sheruara shume lloj semundjesh.
Shkrimet e Shenjtit Rafail
vazhdon....
Krijoni Kontakt