Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anėtarėsuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787

    Bunkeri kundėratomik i Titos

    Bunkeri kundėratomik i Titos





    Nė njėrėn prej strehimoreve mė tė shtrenjta kundėratomike, e cila ishte menduar tė shėrbente si kryeqytet alternativ i “RSFJ’sė sė sulmuar“, hyhet pėrmes njė shtėpize modeste pushimi. Aparatura pėr ajėr tė kondicionuar (qė funksionon edhe sot) mundėson qė temperatura aty tė jetė gjithmonė 22 gradė Celsius. Bunkeri ka ujėsjellėsin e vet, filtrat pėr ajėr dhe gjithēka tjetėr tė domosdoshme pėr jetė.

    Po tė shpėrthente vėrtet njė luftė atomike, gjatė sė cilės do tė pėrdoreshin armėt bėrthamore, Josip Broz Tito, bashkėshortja e tij Jovanka, anėtarėt e Kėshillit Ekzekutiv Federativ dhe Shtabi i Pėrgjithshėm i Armatės Popullore tė Jugosllavisė (JNA) do tė futeshin brenda bjeshkės Prenj, afėr Konjic’it (nė BeH), plotė 380 metra nėn tokė.

    Bunkeri kundėr-atomik dikur ka qenė sekreti mė i madh shtetėror, dhe lejen pėr hyrje zyrtare nė tė e kanė pasur vetėm katėr gjeneralė tė lartė tė ish- Armatės Popullore tė Jugosllavisė.

    Mendohet se vlera e tė ashtuquajturės "komandė e luftės atomike", me tė gjitha pėrmbajtjet, arrinte nė afro katėr miliardė e 600 milionė dollarė.
    Pėrndryshe, bunkeri shtrihet nė njė sipėrfaqe prej mbi 25,000 metra katrorė, 6.000 metra katrorė e sė cilės sipėrfaqe janė dhoma banimi. Nė to ėshtė e mundur tė jetohet krejtėsisht i shkėputur nga jeta jashtė bunkerit.

    Turizėm nė bunker

    Komuna e Konjic dėshiron qė bunkerin e Josip Broz Titos ta shndėrrojė nė njė objekt qė mund tė vizitohet dhe brenda tė cilit mund tė mbahen edhe aktivitete kulturore. Nė vitin 2007 nga Komisioni pėr Ruajtjen e Monumenteve tė Kulturės ėshtė kėrkuar qė strehimorja mbresėlėnėse e Titos tė shpallet si monument me rėndėsi kombėtare pėr Bosnje e Hercegovinėn.
    Sė kėndejmi, nė bunker sė shpejti pritet tė mbahet bienalja e artit bashkėkohor figurativ. Bienalja nė strehimoren e Titos do tė pėrbėhet nga ligjėratat, ekspozitat, tryeza tė rrumbullakėta, shfaqje, dhe ajo do tė jetė njė vendtakim i shumė artistėve tė huaj dhe vendorė, por edhe i muratorėve e teoricienėve tė artit. Nė organizimin e saj janė pėrfshirė shumė institucione nga BeH dhe mė gjerė.

    Nė gjendje tė pėrsosur

    Tavolina komanduese ėshtė e pajisur me telefona tė kuq, aparate telefaksi dhe me drita neoni - pėr tė mundėsuar leximin e hartave ushtarake. Ndėrkaq, pjesa mė interesante e kompleksit sigurisht se ėshtė blloku i banimit tė Titos. Kompleksi ndodhet nė nivel mė tė lartė krahasuar me dhomat tjera. Kabineti i Titos dhe dhoma e tij janė tė ndėrtuara me dru arre dhe lisi tė kualitetit mė tė lartė.

    Pėrveē hyrjes nė bunker - i cili ėshtė ndėrtuar para mė shumė se tridhjetė vjetėsh - habinė mė tė madhe e paraqet fakti qė tė gjitha pajisjet shoqėruese tė tij - sistemet e telekomunikimit, gjeneratorėt, mobilet, sistemi i ajrosjes – janė nė gjendje tė shkėlqyeshme. Pėr mė tepėr, tė gjitha mobilet ende janė tė mbrojtura me qese tė trasha plastike.

    Nė rast lufte

    Ky kompleks nė radhė tė parė ka shėrbyer pėr mbrojtje nga sulmi me armė atomike. Bunkeri mund tė pėrballojė sulmin me bombė atomike 30 kilotonėshe, pa asnjė pasojė pėr personat qė banojnė brenda tij. Kapaciteti maksimal i strehimit ėshtė 350 njerėz, dhe ata kanė tė gjitha kushtet pėr jetė dhe punė tė qetė, pa pasur kontakt me sipėrfaqe. Tė strehuarit mund tė jetonin nė bunker pėr 14 ditė pa u munguar asgjė.

    Tė gatshme pėr pėrdorim ende janė disa dhoma identike me njėra-tjetrėn, brenda tė cilave ndodhen shtretėr, tavolina tė punės dhe pajisje tė lidhjes. Nė to do tė duhej tė sistemohej i gjithė personeli shoqėrues i presidentit.
    Nė rast sulmi ndaj Jugosllavisė, strehimorja do tė shndėrrohej nė njė qendėr tė shtetit, ngase aty do tė ndodhej e gjithė udhėheqja politike dhe ushtarake, nė krye me Titon. Prej aty do tė mund tė drejtoheshin edhe operacionet luftarake, kėshtu qė shkatėrrimi i kėsaj strehimoreje do tė nėnkuptonte edhe rėnien e Jugosllavisė. (DW)
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  2. #2
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anėtarėsuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    po ne ish jugo thuhet se buxheti i shtetit 70 % kane investuar vetem per ushtri

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a ben ta tregoni ne nje harte se ku bie ky strehim..?


    dalje nga tema tani..
    deri ku ka shkuar autostrada- zagreb-dubrovnik?

    a po punohet?

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    a ben ta tregoni ne nje harte se ku bie ky strehim..?


    dalje nga tema tani..
    deri ku ka shkuar autostrada- zagreb-dubrovnik?

    a po punohet?
    Heren e fundit kur kalova ishte deri prane lumit Neretva dhe me thene te drejten kishin bere nje rruge te shkelqyer. Nje ndertim nder me te perkryerit.

    Po punohej gjithandej ne ura, tunel, trase etj. Po ne 2012 me siguri qe mberrin ne Dubrovnik.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 18-11-2010 mė 17:34

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Titisti kishte frike nga Stalini dhe kjo esht arsyja qe e ka ndertua kete bunker?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 18-11-2010 mė 17:46

  6. #6
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Po kur te mbaronin konservat mbas 14 ditesh, ca do benin ata??
    Cdo gje eshte relative...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Gjithmone me ka cuditur arsyetimi pas buknereve berthamore. Mendojeni: te kish vajtuar puna deri ne shkembim atomik i gjithe vendi do ish djegur ose do ish bere i pabanueshem nga rezatimet. Vertet donte titua te mbijetonte ne kete shkretetire?

  8. #8
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Citim Postuar mė parė nga Zoti Basha Lexo Postimin
    Gjithmone me ka cuditur arsyetimi pas buknereve berthamore. Mendojeni: te kish vajtuar puna deri ne shkembim atomik i gjithe vendi do ish djegur ose do ish bere i pabanueshem nga rezatimet. Vertet donte titua te mbijetonte ne kete shkretetire?
    Ideja nuk eshte qe te dalin nga bunkeri e te ripopullojne boten por te shpetojne nga impakti i pare dhe te kene kohe (te ruajtuar nga bunkeri) qe te shtypin butonim magjik dhe te leshojne bomben e tyre drejt gjarprit kapitalist! (apo ndonje gjarpri tjeter).
    Cdo gje eshte relative...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar mė parė nga smokkie Lexo Postimin
    Ideja nuk eshte qe te dalin nga bunkeri e te ripopullojne boten por te shpetojne nga impakti i pare dhe te kene kohe (te ruajtuar nga bunkeri) qe te shtypin butonim magjik dhe te leshojne bomben e tyre drejt gjarprit kapitalist! (apo ndonje gjarpri tjeter).
    Hem, do isha dakort sikur te mos qe per ca probleme:

    1) Jugosllavia, Suedia, Zvicra e shume e shume vende qe kan investuar shume ne te tilla bunkere nuk kane arme berthamore, pra nuk kane c'te shtyypin!

    2) Problemi i kundergoditjes ehste zgjidhur se paku prej viteve '50 me hyrjen e nendetseve bertham,ore qe kane pak a shuem 1% mundesi per tu kapur. Anglie dhe franca edhe sot kane vetem te till anendetese s mbrojte ndaj sulmeve t ebefasishme. Teknika t etjera perfshine dhe trenat dhe kamionet me raket agjithnje ne levizje (ne rusi keta), dhe bombat e vola qe rrezik lihen gjithnje te fshehura ne teritorin e armikut.

    3) nje sulm i mire-kordinuar atomik shkaterorn cdo forme komunikimi elektronik per shkak te intenstetit te rezatimit. shtyp butonin sa te duahs, asgje nuk funksionon.

    4) shtypesh butonin per ku? edhe nese qeveri ambijeton, cdo aset berthamor do jete sulmuar i pari: raketat, bazat ajrore dhe detare. nese qeveri ambijeton butoni do i jape komenden...nje krateri!

    Shkurt, harxhim idiot lekesh, tipike per shtetin.

  10. #10
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Po ti qenke shume mire i informuar, ca pyet kot ne donte Tito apo jo te jetonte ne shkretetiren e ngelur pas sulmit berdhamor ?
    Kush mund ta dije arsyetimin e nje lideri qe nderton nje bunker te tille?
    Nje arsye mund te jete paranoja.
    Cdo gje eshte relative...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •