Pellazgët zotëronin një alfabet, që është zhdukur si me magji
Arif Mati
Lidhjet pellazge-shqiptare (3)
Ky punim i dytë sjell prova të padiskutueshme, se grekët nuk kanë ekzistuar para shk. VIII p.K. dhe se ata, që Schlimanni i ka quajtur gabimisht “Mikenë”, nuk kanë ekzistuar kurrë me këtë emër. Këta të fundit nuk ishin gjë tjetër veçse Pellazgët që përmendnin autorët antikë grekë (Homeri, Hekati i Miletit, Helenikosi i Mitilenit, Herodoti, Tuqididi, etj) ekzistenca e të cilëve ngjitet deri në kohët më të hershme.
Fatkeqësisht, organizmat botërore të gjuhësisë, bazohen tek themeli i quajtur “indo-evropian”.
Ky popull është «homo pelasgus-i» im, emërtim që e kam krijuar, e që ndoshta do të shqetësojë shumë specialistë të fushave të ndryshme shkencore, që fatkeqësisht, nuk kanë bërë të njëjtën punë koherente dhe studime e kërkime shumëdisiplinore. Po e mbyll me një shprehje të Napoleonit: «Historia është një genjeshter që asnjëri nuk e kundërshton». Jam krenar që pata guximin ta vë (historinë)në diskutim. Studiuesit shqiptar, qofshin arkeologe, historianë, gjuhëtarë apo të kulturës së traditës, duke pasur njohuri mbi trashëgiminë historike shqiptare në fushat që mbulojnë, a gëzojnë përparësi në punën e tyre mbi lashtësinë ballkanike, në krahasim me koleget e tyre evropianë dhe shtrohet pyetja, sa e kanë shfrytëzuar atë? Kësaj pyetje i jam përgjigjur pjesërisht. Po shtoj se në planin gjuhësor, sigurisht që një shqiptar ka përparësi ndaj specialistëve të huaj. Por nuk është e mjaftueshme të jesh vetëm shqiptar, sepse duhen njohur të dy dialektet (gegërishten dhe toskërishten) si dhe semantika, filologjia, antropologjia gjuhësore, veçoritë e gjuhës shqipe.
Njëkohësisht duhen zotëruar njohuri të shumë fushave shkencore. Problemi që kanë shumë gjuhëtarë shqiptarë është se janë formuar jashtë vendit, por edhe ata që janë formuar brenda vendit, janë bazuar mbi atë që e kam luftuar gjithnjë d.m.th. pohimin «të pranuar nga të gjithë».
Fatkeqësisht, organizmat botërore të gjuhësisë, bazohen tek themeli i quajtur “indo-europian”. Dhe gjithçka që s’arrijnë ta kuptojnë apo ta shpjegojnë me anën e principeve të tyre të parapërcaktuara, e deklarojnë “gjuhë para-indoevropiane, gjuhë jo indo-evropiane, gjuhë
parahelenike e zhdukur pa lënë gjurmën më të vogël”, etj etj!
Latinishtja ka pësuar një ndikim të dyfishtë prej gjuhës etruske dhe asaj greke
Që nga fundi i shk. 19 gjuhëtarët e parë (një shkencë më se e vonshme) vendosën të krijojnë një lloj gjuhe virtuale (pemë gjuhësore), të formuar duke përmbledhur gjuhë e dialekte të ndryshme por pa pasur fare parasysh kronologjinë e shfaqjes të secilës prej tyre ose më saktë atë të folësve të tyre të parë.
Për rrjedhojë janë përzier të tera: krahasohen gjuhë të vonshme si ajo sllave (e shfaqur në Evropë në shekullin VI e VII pas Krishtit, por e shkruar vetëm në shekullin XI dhe X pas Krishtit – sllavët zunë një pjesë të madhe të tokave trako-ilire nga të cilët përvetësuan një pjesë të madhe të kulturës së tyre), me greqishten (shkrimet e para të së cilës u shfaqën vetëm në shekullin VII, madje të VI-të para Krishtit) dhe sanskritishten (gjuhë e shkruar në shekullin VI para Krishtit) ose latinishten ( gjuhë e shkruar vetëm në shekullin III para Krishtit), etj.
Nga njëra anë, përveç greqishtes që është ndikuar prej pellazgjishtes së vjetër, duhet nënvizuar se, latinishtja ka pësuar një ndikim të dyfishtë prej gjuhës etruske dhe asaj greke.
Nga ana tjetër gjuha sanskrite, udhëkryq aziatik i pushtimeve të mëdha, ka pësuar ndikimin e migracioneve të para ballkano-danubo-egjane të mijëvjeçareve të V-të e të IV-t para Krishtit, si dhe të ushtrive të Aleksandrit të Madh, ushtarët e të cilëve (shumica trako-iire e një pakicë greke sipas Arrienit, biografit të Aleksandrit), u vendosën në këtë trevë të madhe të Azisë pas vdekjes së heroit të famshëm. Pra s’ka dyshim, që sanskritishtja ka trashëguar fjalë që kanë migruar nga Evropa në drejtim të Azisë (bosht evro-indian dhe jo e kundërta).
Për më tepër, është dekretuar arbitrarisht, se një gjuhë të vjetër e të pashkruar, nuk mund të përcaktohet në kohë dhe nuk mund të përfshihet në studimet dhe kërkimet gjuhësore ! Kjo është arsyeja që nuk është marrë parasysh pellazgjishtja e vjetër, me pretekstin se nuk ekziston asnjë shkrim i deshifruar.
E njëjta gjë ndodh edhe me shqipen, të cilën shumë gjuhëtare e quajnë si një gjuhë “të vonshme” të nisur nga fakti që është shkruar shumë vonë. Kulmi është se ka edhe nga ata, që e vlerësojnë si një gjuhe bastarde: përzierje të greqishtes, latinishtes, gjuhës sllave e turke! Të gjithë këta gjuhëtarë, nuk kanë bërë asnjë përqasje ndërmjet gjuhës së mbiquajtur mikeniane (të deshifruar para pak kohësh, më 1952, prej Ventris dhe Chadëick!) dhe asaj pellazge të vjetër (gjuhë “fantazmë” meqenëse s’ka qenë e shkruar!).
Kuptohet që po të nisemi nga ky përcaktim, këta gjuhëtare nuk kanë bërë përqasje, as ndërmjet pellazgjishtes së vjetër – gjuhë mrekullisht e mbetur e folur (simbas poemave të para epike: e vetmja “trashëgimi” e folur) dhe gjuhës së sotme shqipe. S’duhet harruar, se pellazgët zotëronin një alfabet, që fatkeqësisht është zhdukur si me magji!
Qortimin më të madh, që u bej këtyre gjuhëtarëve, është se nuk i janë drejtuar shkrimeve të lashta, të cilat pohojnë se para mbërritjes së grekëve, vendi që më vonë do të bëhesh Greqi, ishte i populluar nga Pellazget barbarë (Homeri shton se ata ishin hyjnorë dhe gjuha e tyre hyjnore: d.m.th. jo greqishtja).
Ndërkohe, sipas Herodotit dhe shumë autoreve të tjerë të lashtë, dihet se Pellazgët u kanë dhënë Helenëve mitologjinë e tyre (një pjesë e madhe e antroponimeve, eponimeve, toponimeve të së cilës shpjegohen vetëm me gjuhën e sotme shqipe), ritet dhe kulturën e tyre dhe se Ionët, ishin pellazgë që u bënë grekë, mbasi mësuan greqisht, në periudhën e pushtimit të vendeve të tyre prej helenëve (Herodoti shton që “mbretërit dorianë”, mburreshin se ishin egjiptianë!).(vijon)