Imami: Grabitja e trupit tė tė vdekurit, makabritet
Arlinda Gjypi | 14/11/2010
Grabitja e trupit tė njė 22-vjeēari tė cilit iu morėn sendet e ēmuara me tė cilat ishte varrosur konsiderohet nga feja si mungesė respekti. Policia dyshon se autori ka qenė pjesėmarrės nė varrim.
Dhunimi i varrit tė njė 22-vjeēari qė kishte humbur jetėn pak ditė mė parė nė Greqi, ka mbetur ende pa autor. Burime nga policia bėjnė tė ditur se dyshohet qė personat qė kanė kryer grabitjen nė varre tė jenė tė lagjes sė tė riut, madje tė kenė marrė pjesė nė varrim, ku edhe mund tė kenė parė qė nė arkivolin e viktimės janė vėnė para, ndėrsa nė trup ka pasur edhe bizhuteri tė florinjta.
Elvis Naēi, imam i Xhamisė sė Tabakėve nė Tiranė, e konsideron makabritet dhunimin e varrit tė njė 22-vjeēari, ngjarje e ndodhur gjatė natės duke gdhirė e premte nė varrezat e Beratit. I pyetur nga gazeta "Shekulli" lidhur me kėtė ngjarje ai thotė se i vdekuri meriton tė njėjtin respekt si i gjalli dhe se nuk ka asnjė justifikim pėr veprimin e kryer duke dhunuar trupin e njė tė sapovarrosuri.
Nė Berat u dhunua varri i njė 22-vjeēari tė sapovarrosur. Si cilėsohet ky veprim nga feja?
Nė aspektin fetar njė akti i tillė dėnohet jashtėzakonisht shumė, pasi ai qė ka ndėrruar jetė i meriton tė gjitha respektet, njėsoj sikur tė jetė i gjallė. Madje nėse do ta shohim nė kėtė kėndvėshtrim, edhe i vdekuri lahet me ujė tė vakėt, as tė nxehtė, as tė ftohtė, pėr tė mos e dėmtuar. Nė fakt, kush dėmton njė tė vdekur, ka dėmtuar dikė tė gjallė. Edhe varrimi qė bėhet, ėshtė njė respekt qė Zoti na ka mėsuar t'ia bėjmė njėri-tjetrit, pasi varrosja konsiderohet respekt. Edhe pjesėmarrja e njerėzve konsiderohet respet pėr njeriun e vdekur dhe familjarėt e tij. Duke e parė nė kėtė kėndvėshtrim, njeriu qė ndėrron jetė i meriton tė gjitha respektet.
Ē'mund tė thoni pėr kėtė rast?
Duket se materializmi ka arritur nė tė tillė qė nuk po respektohet as i gjalli, as i vdekuri. E kemi parasysh tė gjithė qė kur kalon xhenazja (arkivoli) ēdo njeri ngrihet nė kėmbė pėr respekt. Tė hapėsh njė varr pasi ėshtė varrosur ėshtė akt makabėr e bėrė nga njerėz qė ēėshtja e materializmit iu ka shkuar deri nė palcė. Pėrveēse pėr shkaqe madhore qė trupi mund tė lėvizet nga ai varr, nuk lejohet nė asnjė mėnyrė qė tė dhunohet apo t'i merren pasuritė. Kėshtu qė nė kėtė kėndvėshtrim, ėshtė njė vepėr e pafalshme, qė mund ta bėjė vetėm njė i pafe, ose njė qė s'ka respekt as pėr tė gjallėt, as pėr tė vdekurit...
Mund ta justifikojė varfėria njė akt tė tillė?
Nuk mund tė themi qė, meqė njerėzit janė tė varfėr, tė bėjnė vepra tė kėsaj natyre. Mund tė gjenden forma qė njeriu ta kalojė varfėrinė nė mėnyra tė tjera. Ėshtė mė e denjė qė dikush tė lypė, sesa tė dėmtojė shpirtin e personit dhe tė afėrmit e tij. Pėr kėtė rast mė mbetet tė them qė duhet tė mundohemi maksimalisht tė jemi tė dobishėm pėr njėri-tjetrin. Tė paktėn ta lėmė njėri-tjetrin rehat kur kemi vdekur...
Ndikon nė shpirtin e njeriut dhunimi i varrit?
Jo, nuk ndikon, pasi kur njeriu vdes bėhet njė ndarje totale mes shpirtit dhe trupit. Trupi ėshtė thjesht rroba e vjetėruar e njeriut, shpirti ėshtė i pėrjetshėm... Por meqė trupi ka pasur njė rol tė veēantė, ai duhet tė respektohet...
shekulli
Krijoni Kontakt