SHEKULLI, 11/12/2010
Njė kryeministėr, "kurban" pėr te ardhmen perėndimore
MERO BAZE
Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader, ėshtė arrestuar tė premten mbasdite nė qytetin Salzburg tė Austrisė, pasi prokuroria nė Zagreb ngriti njė padi penale kundėr tij. Ivo Sanader udhėhoqi Kroacinė pėr gjashtė vjet.
Ai ishte kryeministri i anėtarėsimit tė Kroacisė nė NATO, kryeministri qė aplikoi dhe fitoi statusin e vendit kandidat pėr nė Bashkimin Evropian, kryeministri i liberalizimit tė vizave dhe i prag-anėtarėsimit tė vendit tė tij me tė drejta tė plota nė Bashkimin Evropian. Akuza ndaj tij ka tė bėjė me njė abuzim tė mundshėm rreth 1 milionė e gjysmė euro sė bashku me njė ministėr tė tij, si dhe dyshime pėr mėnyrėn e privatizimit tė kompanisė shtetėrore tė naftės, INA.
Kur i radhit tė gjitha "arritjet" e tij, qė janė shumė herė mė tė mėdha se ēdo kryeministėr i yni, bile se tė gjithė tė marrė sė bashku, dhe kur shikon seriozitetin me tė cilin drejtėsia i vė prangat njė ish- kryeministri dhe njė ish- ministri pėr njė shifėr prej 1.5 milionė euro, qė tek ne vazhdon tė quhesh "hajdut xhepash", e kupton qartė pse Kroacia i kapėrceu aq shpejt pengesat qė kishte nė rrugėn drejt BE-sė, pas luftės dhe rėnies sė regjimit tė Tugjmanit.
E projektuar nė Shqipėri kjo situatė, na shpjegon fare qartė pėrse ne na kishin bezdi dhe pėr faktin qė aplikonim pėr vend kandidat dhe na e refuzuan aplikimin, duke na treguar standardin e ulėt tė mosndėshkueshmėrisė sė krimit dhe moszbatimit tė ligjit qė kemi nė Shqipėri.
Nė bilancin tonė tė 5 viteve tė fundit ne kemi dy ish- kryeministra tė mėparshėm qė kanė qenė etiketuar sė paku si kampionė tė korrupsionit nga Sali Berisha dhe tashmė bashkėqeverisin me Sali Berishėn.
Nė historinė tonė tė pesė viteve tė fundit, ne kemi njė akuzė zyrtare nga prokuroria e vendit pėr njė abuzim me rreth 250 milionė euro nė njė projekt tė dyshimtė pėr nga kostoja financiare, dhe nė shkelje tė gjithė procedurave tė tenderimit nė Shqipėri, dhe ēėshtja ėshtė mbyllur me procedurė pa u ndėshkuar askush. Nė historinė e kėtyre pesė viteve ne kemi njė histori korrupsioni dhe kapje shteti nė Gėrdec, qė u pėrgjak nga gjaku i 26 viktimave dhe zyrtarėt pėrgjegjės u mbrojtėn me imunitet.
Nė historinė e kėtyre pesė viteve pėr koincidencė, ne kemi njė histori spektakolare, jo tė privatizimit, por tė dhurimit tė kompanisė shtetėrore tė Naftės ARMO pėr njė biznesmen tė familjes nė pushtet dhe askush deri mė sot nuk ka dhėnė llogari pėr kėtė mungesė transparence dhe kapje tė shtetit.
Kur ua pėrmend njerėzve tė pushtetit kėto fakte, ata mbrohen duke na thėnė se pėr shkak tė luftės kundėr korrupsionit Shqipėria hyri nė NATO dhe u liberalizuan vizat!!!
Kryeministri kroat Ivo Sanader, ka bėrė shumė herė mė shumė se kaq. Ka bėrė Paktin e Adriatikut, statusin e vendit kandidat pėr anėtar, liberalizimin e vizave, futjen nė NATO, rritjen e standardit tė qytetarėve tė Kroacisė, bumin real tė turizmit, privatizimin e ekonomisė, vendosjen e rendit dhe luftėn kundėr krimit, por po i bėn dhe njė shėrbim mė tė madh Kroacisė se gjithė kėto. Po shkon, pa shumė dinjitet, para drejtėsisė pėr tė dhėnė llogari pėr gjithsej 1 milionė e gjysmė euro, pėr tė cilat nė Shqipėri tallet dhe njė bodigard i rėndomtė i Familjes nė pushtet.
Arrestimi i tij, edhe pse ngjan shumė cinike, ėshtė njė shėrbim i madh qė i bėhet imazhit tė Kroacisė si njė vend me drejtėsi tė konsoliduar dhe pėrgjegjėsi ndaj qytetarėve. Kėtė me sa duket e ka kuptuar nė minutat e fundit vetė ish- kryeministri, i cili kur e ka parė qė nuk po bėhej shaka me hetimin ndaj tij, la vendin pa shumė dinjitet.
Po tė ishte nė Shqipėri Ivo Sanader, skenari do tė ishte ndryshe. Njerėzit e tij do tė akuzonin drejtėsinė si tė lidhur me tė shkuarėn dhe interesa politike tė sė sotmes, kryeprokurori do tė akuzohej si i kapur nga krimi dhe e kaluara komuniste, do tė bėhej urgjent njė ligj qė tė frikėsoheshin gjyqtarėt dhe prokurorėt, tė cilėt mund tė merrnin ēėshtjen nė dorė dhe nė fund prokurori do vononte njė ditė pėrtej afatit dosjen e tij.
Nga ana tjetėr, mbėshtetėsit e tij do tė mbushnin ekranet duke u ējerrė se po arrestojnė njeriun qė na futi nė NATO, qė na hoqi vizat, qė na privatizoi ARMO-n etj. Dhe natyrisht, pas kėsaj Evropa nuk do tė bėnte asnjė hap pėr t'i lejuar Kroacisė anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian.
Por Ivo Sanader nuk e ka fatin tė jetė nė Shqipėri. Pėr fatin e tij tė keq ai ėshtė shtetas i njė vendi, i cili siē tė respekton historinė, respekton dhe drejtėsinė dhe sot gjendet pas hekurave, duke i bėrė vendit tė tij nderin e fundit, si njė vend qė e meriton Perėndimin. Kolegu i tij nė Shqipėri, edhe pse ka njė tė dhjetėn e arritjeve tė Sanaderit nė historinė e qeverisjes, ka njė fat shumė herė mė tė madh se ai. Kėtė nuk guxon ta prekė kush, as kur kapet vetė duke vjedhur, as kur i kapet vajza duke pastruar para dhe duke kėrkuar pėrqindje pėr firmėn e tij nėpėr koncesione, as kur i kapet djali duke drejtuar projekte si ai i Gėrdecit, as kur i kapet gruaja duke abuzuar dhe me lekėt e fėmijėve shqiptarė.
Por, nėse fati i keq i Sanaderit ėshtė fat i mirė pėr Kroacinė, fati i mirė pėr Familjen nė pushtet nė Shqipėri po errėson fatin evropian tė Shqipėrisė, duke na lėnė nė pritje para dyerve tė saj derisa nė kėtė vend tė mos ketė 'njerėz tė paprekshėm' nga drejtėsia.
Krijoni Kontakt