Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1

    Thumbs down Droga, pranga ish- volejbollistit, fshehu 250 gr kokainë në stomak

    TIRANË- Arrestohet nga policia në sallën e urgjencës së Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ish- volejbollisti i kombëtares shqiptare, Arjan Korça, vetëm pak minuta pasi mjekët i nxorën nga stomaku 30 qese me 250 gram kokainë në total. Lajmi u konfirmua nga burimet zyrtare, sipas të cilëve i riu me banim në Tiranë e kishte sjellë kokainën nga Argjentina të fshehur në stomak. Sipas burimeve, mësohet se i riu Korça kishte dyshtetësi, atë shqiptare dhe rumune, por banon prej kohësh në Tiranë. "Pasditen e djeshme, mjekët e urgjencës së QSUT-së njoftuan policinë në numrin 129, duke rrëfyer "operacionin" e pazakontë që sapo kishin kryer. Kishin nxjerrë nga stomaku i Korçës 30 qese me kokainë",- thanë burimet. Efektivët e policisë, sapo morën njoftimin për "operacionin" e mjekëve kanë rendur në dyert e urgjencës së QSUT-së duke e prangosur trajnerin e volejbollit, Korça, që ende vazhdonte të kishte dhimbje stomaku. "Prej dy javësh, i arrestuari ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi nuk arrinte t'i nxirrte me jashtëqitje nëpërmjet zorrës së trashë 30 qeset e mbushura me kokainë. Ai ka përdorur medikamente të ndryshme për të arritur qëllimin final të nxjerrjes së drogës, por, pa sukses. Duke parë se nuk po i nxirrte dot dhe prej disa ditësh kishte filluar të ndiente dhimbje të forta, i arrestuari Korça është drejtuar në QSUT për të kërkuar ndihmë"-thanë burimet.


    Para mjekëve ai ka treguar se çfarë kishte në stomak, duke kërkuar ndihmën për nxjerrjen e tyre, pasi dyshonte se dhimbjet i vinin nga derdhja e ndonjë qeseje të mbushur me drogë. Mjekët, me të parë gjendjen kanë njoftuar policinë, ndërkohë nga ana tjetër kanë filluar "operacionin" për nxjerrjen e tyre. Në kohën që ata kanë nxjerrë drogën, policia ka ardhur në dyert e urgjencës duke i vendosur prangat të riut Korça, që ka pranuar se e kishte futur në stomak me vetëdije drogën. Sipas policisë, rezulton se i arrestuari kishte dy javë që kishte ardhur nga Amerika e Jugut, konkretisht nga Argjentina, ku mendohet se ka gëlltitur qeset e mbushura me kokainë. Më pas, është nisur drejt Shqipërisë, ku edhe pse ka ardhur në Tiranë prej dy javësh, ai nuk ka mundur të nxjerrë "investimin" që ndodhej në stomakun e tij. Hetimet për zbardhjen e këtij "trafiku" të padëgjuar në Shqipëri po kryhen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, konkretisht nga prokurorja Elisabeta Imeraj.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e sa para bejne keto qese mor aman..?
    do ta ket bere stomakun ky si cante grash me zinxhir hape mbyll..
    sa gomar..

    i futi vehtes nje njolle per gjith jeten..

    kulmi..

    po dhe policia menjihere prangat njeriut me stomak te care..

    dhe ky nji kulm marrie..

  3. #3
    Mendoj se policia ska ber asgje me shume pervechse ka zbatuar lighin.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2010
    Postime
    77
    e sa para bejne keto qese mor aman..?
    Po sa te dush ben o Brar...po te kete qene e paster fare. 1g ben nja 8000 leke te reja (me sa kam degjuar)...e nese eshte e paster, i fusin nje te perzime mjeshtrat edhe nga 250 g e bejne 500g a me shume....ja keshte, vete muhabeti ...

    Po ky mire qe paska mbetur gjalle, se dynjaja kane lene jeten me keto qeset ne bark...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    per kaq pak te denohet
    gjynaf
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    Mund te jet vertet gjynaf e tna vij te gjithve keq.Problemi eshte se nese falet i bie te meremi te gjith me keto pune,edhe do te na falin pastaj per keq ardhje.Por ja qe ligji eshte ligj e ske ci ben.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  7. #7
    Trafiku i drogës me stomak, trajneri 'nxjerr' edhe 14 kapsula kokainë

    Flamur Vezaj

    14/11/2010

    TIRANE- Një ditë pas arrestimit të Arjan Korçës, ish- volejbollist të kombëtares, aktualisht trajner moshash në Rumani edhe dje policia ka administruar të tjera kapsula me kokainë të gëlltitura nga i arrestuari. Deri të premten vonë, policia kishte administruar së paku 30 kapsula disa gramëshe të mbushuara me kokainë, të cilat kishin madhësinë e një gishti dore. Ndërkaq, gjatë natës policia ka administruar edhe 14 kapsula të tjera me kokainë që gjithashtu kishin të njëjtën madhësi. Kapsulat janë nxjerrë pas ndërhyrjes së kryer prej mjekëve, gjatë ditës së premte në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", në kryeqytet.


    Nxjerrjet e sasisë së heroinës janë kryer nëpërmjet një metode mekanike që përdoret nga mjekët për pacientë të ndryshëm që kanë probleme me jashtëqitjen. Në këtë rast ashtu si edhe në nxjerrjen e kapsulave të para, ato kanë dalë nga zorra e trashë dhe policia ka mbajtur proces- verbale të fiksimit të provave për çdo rast, kur nga trupi i trajnerit të volejbollit, dilnin kapsula që mbeteshin në pampersat e vënë nga mjekët në spital. Hetuesit e policisë dhe mjekët besojnë se Korça, ka ende kapsula të tjera në bark apo në zorrë të cilat ende nuk kanë dalë. Disa nga kapsulat e nxjerra, kanë qenë të çara, ose thuajse të dëmtuara. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për të verifikuar të gjitha rrethanat e trafikimit të lëndës narkotike në një mënyrë tepër origjinale dhe e padëgjuar ndonjëherë më parë në Shqipëri. I arrestuari ka pretenduar se nuk kishte dijeni se ç'kishte në bark dhe se si ia kishin futur ato aty. Në të kundërt, në Perëndim një metodë e tillë e trafikimt të narkotikëve nëpërmjet përtypjes sipas burimeve të policisë, është mjaft e përhapur dhe e përdorur në rrjetet e trafikut. Korça, 44 vjeç, i cili ndodhet tashmë i arrestuar në flagrancë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, ndodhet i shtruar në spitalin civil në Tiranë, ndërsa mjekët kanë kërkuar ta transferojnë në ambientet e spitalit të burgut.


    Drejtuesit e policisë së Tiranës për rastin në fjalë kanë kërkuar garanci se ai nuk do të kishte probleme shëndetësore. Dje policia e Tiranës doli në një deklaratë për shtyp, ku njoftoi se kishte gjetur në trupin e Korçës 290 gramë kokainë. I arrestuari ishte kthyer dy javë më parë nga Argjentina, nga ku besohet se kishte marrë përsipër të transportonte kokakinën në një mënyrë krejtësisht origjinale, duke e përtypur atë. Pas mbërritjes në Shqipëri ai nuk mundi të nxirrte mallin, ndërsa u detyrua të shkonte në spital ku edhe u arrestua më pas nga policia.

    shekulli

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol

    pra degjoni e mbani vesh ju drog-piresit..

    droga juaj del nga bir e bithes se x e y -nave..

    ju vidhni xhepet e mamave.. ata nxjerrin drogen nga b.itha ne mengjez bashk me m.ut kuptohet qo..
    i fusin nje te lare me sh.urre atyre kapsulave e.. drejt e te oborri lagjes apo diskos.. ju a shesin juve..

    kulmi..

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    TIRANË- Arrestohet nga policia në sallën e urgjencës së Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ish- volejbollisti i kombëtares shqiptare, Arjan Korça, vetëm pak minuta pasi mjekët i nxorën nga stomaku 30 qese me 250 gram kokainë në total. Lajmi u konfirmua nga burimet zyrtare, sipas të cilëve i riu me banim në Tiranë e kishte sjellë kokainën nga Argjentina të fshehur në stomak. Sipas burimeve, mësohet se i riu Korça kishte dyshtetësi, atë shqiptare dhe rumune, por banon prej kohësh në Tiranë. "Pasditen e djeshme, mjekët e urgjencës së QSUT-së njoftuan policinë në numrin 129, duke rrëfyer "operacionin" e pazakontë që sapo kishin kryer. Kishin nxjerrë nga stomaku i Korçës 30 qese me kokainë",- thanë burimet. Efektivët e policisë, sapo morën njoftimin për "operacionin" e mjekëve kanë rendur në dyert e urgjencës së QSUT-së duke e prangosur trajnerin e volejbollit, Korça, që ende vazhdonte të kishte dhimbje stomaku. "Prej dy javësh, i arrestuari ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi nuk arrinte t'i nxirrte me jashtëqitje nëpërmjet zorrës së trashë 30 qeset e mbushura me kokainë. Ai ka përdorur medikamente të ndryshme për të arritur qëllimin final të nxjerrjes së drogës, por, pa sukses. Duke parë se nuk po i nxirrte dot dhe prej disa ditësh kishte filluar të ndiente dhimbje të forta, i arrestuari Korça është drejtuar në QSUT për të kërkuar ndihmë"-thanë burimet.


    Para mjekëve ai ka treguar se çfarë kishte në stomak, duke kërkuar ndihmën për nxjerrjen e tyre, pasi dyshonte se dhimbjet i vinin nga derdhja e ndonjë qeseje të mbushur me drogë. Mjekët, me të parë gjendjen kanë njoftuar policinë, ndërkohë nga ana tjetër kanë filluar "operacionin" për nxjerrjen e tyre. Në kohën që ata kanë nxjerrë drogën, policia ka ardhur në dyert e urgjencës duke i vendosur prangat të riut Korça, që ka pranuar se e kishte futur në stomak me vetëdije drogën. Sipas policisë, rezulton se i arrestuari kishte dy javë që kishte ardhur nga Amerika e Jugut, konkretisht nga Argjentina, ku mendohet se ka gëlltitur qeset e mbushura me kokainë. Më pas, është nisur drejt Shqipërisë, ku edhe pse ka ardhur në Tiranë prej dy javësh, ai nuk ka mundur të nxjerrë "investimin" që ndodhej në stomakun e tij. Hetimet për zbardhjen e këtij "trafiku" të padëgjuar në Shqipëri po kryhen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, konkretisht nga prokurorja Elisabeta Imeraj.
    S'paska skanera trupi ne aeroport me sa duket.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    S'paska skanera trupi ne aeroport me sa duket.
    Tani te kishe skanera trupi ne aeroport nuk do quheshe me aeriport por spital.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •