http://panorama.com.al/panorama/imag...%20beratit.jpg Persona ende tė paidentifikuar dhunuan varrin e njė emigranti tė varrosur vetėm pak orė mė parė, duke i grabitur bizhuteritė dhe njė sasi parash, qė tė afėrmit ia kishin futur nė arkivol.
Ngjarja tronditėse sipas policisė ėshtė duke u hetuar, por ndonėse u shoqėruan disa persona, ata u lanė tė lirė pasi u morėn nė pyetje. Familja e viktimės 22-vjeēare, Robert Zerellari, ėshtė shokuar kur mėsoi se varri i djalit tė tyre ishte dhunuar dhe se arkivoli me trupin e tė ndjerit ishte nxjerrė jashtė tij. Viktima Zerellari, mėsohet se kishte gjetur vdekjen nė njė aksident tė rėndė qė kishte ndodhur nė Greqi, ku ai jetonte si emigrant ekonomik. Familjarėt kishin mundur tė merrnin trupin e tij pėr t'i dhėnė lamtumirėn e fundit nė varrezat e qytetit tė Beratit, rreth orės 14:00 tė sė enjtes. Pas ceremonisė mortore, gjatė natės, persona tė paidentifikuar kanė hapur varrin e 22-vjeēarit duke i grabitur varėsen, byzylykun dhe njė unazė, (tė gjitha prej floriri) si dhe 30 mijė lekė qė ia kishin vėnė familjarėt e tij. Tė nesėrmen, babai i tė ndjerit, 50-vjeēari Pėllumb Zerellari, ėshtė njoftuar se trupi i djalit tė tij ishte nxjerrė nga varri. I tronditur nga ngjarja e rėndė, ai shkoi nė varreza me tė afėrmit dhe konstatoi arkivolin e hapur me tė birin brenda. Mjaft i shokuar nga pamja e rėndė, 50-vjeēari sinjalizoi policinė. Ai konstatoi se tė birit i ishin grabitur tė gjitha bizhuteritė, tė cilat kapnin njė vlerė tė konsiderueshme parash, si dhe sasia prej 30 mijė lekėsh, tė cilat ia kishin futur nė arkivol, si njė rit i fisit tė tij. "Kjo qė ndodhi ėshtė mė e rėndė se vdekja e djalit. Tė vidhet edhe i vdekuri, nuk kisha dėgjuar ndonjėherė. E kishin nxjerrė nga varri dhe mė pas i kishin marrė bizhuteritė, si varėsen, unazėn dhe byzylykun prej floriri, por dhe paratė qė ne ia futėm nė varr. Kjo qė ka ndodhur ėshtė njė krim i rėndė. I kėrkoj policisė qė tė gjejė autorėt e dhunimit tė varrit tė djalit tim dhe tė ndėshkohen", u shpreh Zerellari. Ai dyshon se autorėt kanė qenė pjesėmarrės nė varrim dhe pasi kanė pikasur bizhuteritė e rėnda prej floriri, nekrofilėt kanė hapur varrin natėn. 50-vjeēari ende nuk kishte mbyllur dhimbjen e njė tjetėr tragjedie nė familjen e tij. Dy vjet mė parė, djali i tij, Kastriot Zerellari, 26 vjeē, humbi jetėn po nė aksident automobilistik. "Nuk kisha mbyllur plagėn e parė, kur m'u hap tjetra. Nuk di pse po me ndjekin kėto fatkeqėsi njėra pas tjetrės", u shpreh mė tej babai i 22-vjeēarit tė zhvarrosur.
Krijoni Kontakt