Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë

    Deklarata që i dha jetë shtetit shqiptar përmblidhet në disa rreshta, të shkruara në shqip dhe në arabisht. Pas tyre vijojnë firmat e delegatëve që morën pjesë në Asamblenë Kombëtare. Forma e saj është tepër e thjeshtë si pasojë e kushteve historike të kohës. Ajo vijon si më poshtë;

    Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912
    Pas fjalëvet që tha z.Kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme.


    Më poshtë paraqitet një kopje e Deklaratës që ndodhet në ambjentet e Kuvendit Popullor.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-11-2011 më 01:48
    relata refero

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Deklarata e shpallur në Elbasan, në 25 nëntor 1912

    Shkruan: Rudolf Deliana

    Deri vonë, studimet për këtë ngjarje të rëndësishme i referoheshin shtypit të kohës dhe arkivit të atdhetarit të njohur Lef Nosi, të cilat saktësojnë vetëm datën e mbledhjes dhe emrat e nënshkruesve të deklaratës, pa përmendur asgjë rreth përmbajtjes së dokumentit të shpallur publikisht. Falë përkujdesjes së prefekturës së Elbasanit, më në fund, arkivave shqiptare u shtohet dhe një dokument i rëndësishëm.


    Mbledhja historike

    Më 25 nëntor 1912, qyteti i Elbasanit përjetoi një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së tij. Sipas traditës së zonës, në sheshin përpara ndërtesave qeveritare të kohës, u mblodhën qindra e mijëra qytetarë, pleq e të rinj, burra e gra, muhamedanë e të krishterë, priftërinj e hoxhallarë, të pasur e të vobektë, me shkollë e pa shkollë, për të marrë pjesë në aktin e vetëqeverimit të vendit. Dhe këtë e bënë me guxim, pa u trembur nga pushtuesi turk, madje, e sfiduan atë hapur duke i dalë ballë për ballë. Nuk patën as nga një pushtues i dytë që kishte filluar të shfaqej, bile më i rrezikshëm se i pari, duke u afruar nga Lindja i armatosur deri në dhëmbë, jo vetëm me armë, por edhe me djallëzinë për të gllabëruar sa më shumë që të ishte e mundur nga trualli arbëror. Të gjithë brohoritën me forcë, duke lëshuar kështu vezullimet e para të pavarësisë shqiptare. Njëzëri miratuan deklaratën e kumtuar nga një grup atdhetarësh për vetëqeverimin e Shqipërisë, duke paraqitur botërisht e publikisht para dy pushtuesve aspiratën e tyre për liri me fjalët e thjeshta e kuptimplota.


    Deklarata

    Dokumenti i zbuluar së fundi në arkivat e ushtrisë jugosllave përmban tekstin origjinal të deklaratës së mbajtur në tubimin e 25 nëntorit 1912, në Elbasan. Ja çfarë shkruhet në të: Vjeshtë e tretë 1912/shpallje për vetëqeverimin e Shqipërisë.

    Ne, populli i Elbasanit, pa ndonjë detyrim nga jashtë apo nga brenda , por nga dëshira jonë e lirë bashkë me të gjithë qytetet e Shqipërisë po ia bëjmë të ditur gjithë botës së qytetëruar, se sot e shpallim veten tonë plotësisht të shkëputur nga Mbretëria turke, duke u rreshtuar si një komb i lirë, i cili me ndihmën e të madhit Zot, mbrojtësit të të gjitha kombeve dhe me mbrojtjen e qeverive të Europës shpall se do të qeverisë me nder, drejtësi dhe paanësi të plotë, pa bërë asnjë dallim feje apo dogme. Çdo shqiptar ose i huaj në këtë qeveri shqiptare, do të mundë të rrojë lirisht duke i gëzuar të gjitha të drejtat njerëzore. Edhe ne kemi ndërmend të rrojmë vëllezërisht edhe me shtetet fqinj, pa dashur t’u bëjmë as më të voglin dëm, por duke iu lutur të na ndihmojnë në qeverisjen tonë, sikurse na ndihmuan edhe në rrëzimin e qeverisë turke.

    Rroftë Shqipëria e lirë!

    Kështu e bëftë Zoti!

    Ne, përfaqësuesit e Elbasanit, vërtetojmë të sipërmen, duke vendosur nënshkrimin tonë.
    (Vazhdojnë 35 firma)


    Karta e lirisë së Elbasanit

    Duke e lexuar sot me shumë kujdes e vëmendje, mund të nxirren mjaft përfundime, sidomos mbi shkallën e nivelit politik të mendimit elbasanas, sikurse edhe për aspekte të tjera të këtij niveli. Me një vështrim të shpejtë del se dokumenti nuk është thjesht një paraqitje para pushtuesve e së drejtës legjitime që ky komb të kishte një shtet të tijin, ku të jetonte i lirë si të gjithë popujt e tjerë. Dokumenti thjesht e kuptueshëm vë në dukje edhe faktin se kjo dëshirë ishte kthyer tashmë në një realitet, të cilin duhet ta njihte çdo fuqi e huaj, rrjedhimisht edhe ata që po afroheshin. Veç kësaj, dokumenti vë në dukje se kjo deklaratë vërtet shpallej në Elbasan, në një nga qytetet kryesorë të truallit shqiptar, por sakaq shprehte lirshëm vullnetin dhe dëshirën e të gjitha qyteteve shqiptare.

    Qysh në fillim, dokumenti thekson se shteti i ri që po lindte nuk ishte pjellë e ndonjë synimi dashakeq të ndonjë force të huaj, në dëm të ndonjë force tjetër e që për rrjedhojë mund të prishte ekuilibrat e brishtë aktualë të shteteve evropiane, që kishin nisur të përplaseshin midis tyre në një konflikt evropian. Përkundrazi, ajo ishte një dëshirë e jona, që shpallej botërisht nga të gjitha qytetet me “gojën” e Elbasanit. Më poshtë dokumenti shpall shkëputjen nga sundimi turk dhe vë në dukje se kërkon ndihmën dhe bekimin e Zotit, që në këtë shtet kombi ynë të rrojë i lirë nën mbrojtjen e Evropës.


    Mesazhet europiane

    Mesazhet e deklaratës janë shumë domethënëse dhe të qarta. Kërkohet që edhe Europa, simbol i lirisë e i drejtësisë, të na përkrahë, sepse jemi pjesë përbërëse e saj. Shihni ç’kërkon qytetaria elbasanase: të jemi në Europë, t’i kemi sytë dhe mendjen tek ajo, të jemi pjesë e saj. Pra, gjyshërit tanë qenë vizionarë dhe kërkuan me ngulm atë që diktatura komuniste na e hoqi dhe sot po harxhojmë energji të mëdha për ta realizuar.

    Por s’mjaftoi me kaq. Diplomacia e intelektualëve elbasanas të kohës, e drejtuar nga Aqif Pasha, Lef Nosi, Ahmet Dakli, Shefqet Vërlaci e të tjerë, nëpërmjet kësaj deklarate shpall botërisht se ky shtet ngrihet mbi themele moderne e demokratike. Ajo premton se në këtë shtet do të ketë LIRI për çdo banor të saj, pa as më të voglin dallim të çdo lloji, do të ketë BARAZI pa vënë re dasitë fetare, dogmatike e etnike. Para ligjit do të jenë të gjithë të barabartë, pra çdo minoritet do të gëzojë të drejtat e veta. Në këtë shtet do ketë dhe VËLLAZËRIM me vendet fqinje, të cilave jo vetëm s’do t’u bëjmë asnjë dëm, por u kërkojmë të punojmë së bashku vëllazërisht për të mposhtur çdo të keqe, ashtu siç vepruam në rrëzimin e obskurantizmit osman, i cili për shekuj na kishte marrë frymën të gjithëve.

    Pra: LIRI, BARAZI, VËLLAZËRIM. Këto tri shtylla të mëdha të demokracisë evropiane, Elbasani po i vendoste në themelet e shtetit të ri, ku do të jetonte i gjithë kombi ynë dhe jo një pjesë e tij, siç ndodhi fatkeqësisht më vonë. Një vëmendje të veçantë meriton gjuha e përdorur në të. Mbizotëron gegërishtja e Elbasanit, por aty këtu has edhe elementë të toskërishtes. Paraqitja e tekstit nga ana letrare është modeste, sepse edhe niveli kulturor i masës ishte i tillë. Bie në sy fakti që shkruesi i tekstit, i cili ende është i panjohur në shkrim, përdor alfabetin latin të Manastirit, që kishte pak vjet i futur në përdorim. Masa e gjerë atë e kishte përvetësuar shumë shpejt. Por shkruesit i kishte shpëtuar një gabim. Duket që ai ka njohur dhe ndoshta ka përdorur edhe alfabetin e Stambollit, që Kongresi i Manastirit i 1908 e kishte lënë në përdorim. Kështu, me një fjalë ai tingullin “dh” e paraqet me shkronjën “ä”, që i takon alfabetit që përdorën vëllezërit Frashëri dhe biri i tyre, i pranishëm në trevën e Elbasanit në atë kohë dhe përfaqësues i tij në Vlorë, ku u ngrit Flamuri , Mit’hat Frashëri.

    Si përfundim, mund të themi që kjo deklaratë është mishërim i mendimit kulturor e politik të trevës elbasanase e më gjerë. Për idetë shtetformuese që jep është një manifest politik, prandaj meriton të quhet Karta e lirisë së Elbasanit. Ajo është një miniaturë shqiptare e fundshekullit XIX e Kartës së Atlantikut të vitit 1941, e hartuar nga emrat e mëdhenj botërorë, Rusvelt e Çurçill. Kjo e fundit vendosi bazat e paqes që sundon sot në Evropë e më gjerë. Më 1912, Elbasani u tregua vizionar. Me vezullimet që ai lëshoi, rriti mundësinë që mbas 3 ditësh ato të ktheheshin në një shpërthim të shkëlqyeshëm në Vlorën Kuq e Zi të Ismail Qemalit.


    Lista e nënshkruesve

    Haxhi Hafëz Sulejman Kungulli, zavendës mitropolit Papa Dhimitër Dhimitruka(klerikë).

    Aqif Pashë Biçakçiu, Shefqet Bej Vërlaci, Hasan Bej Biçakçiu, Abdulla Bej Tirana, Fuad Bej Kareman Beu(bBiçaku), Servet Bej Zylfi, Ismail Bej Xheladin Beu, Ali Agjah Bej, Maliq Bej Riza Beu, Demir Bej Sulçe Beu, Refik Myftiu, Mahmut Guma, Xhaferr Pasmaqi, Hysein Sulova, Ruzhdi Alush Saraçi, Beniamin Deliana, Beniamin Nosi, Taq Buda, Kolë Papajani, Lazër Papajani, Serafin Jorgaqi, Haxhi Nikollë Jorgaqi, Mihal Prifti, Dhimitër Paparisto, Emin Haxhiadem Shijaku, Rrapush Demeti, Mahmut Hakani, Hysein Dakli, Jusuf Bej Taushani, Hasan çifte, Ymer Peni, Hysein Hastopalli, Demir Zenelhoxha (parija e qytetit)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 26-11-2010 më 05:37
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Kjo Deklarate sigurisht se eshte ajo qe Kristo Frasheri ia dha Jozefina Topallit, pra eshte deklarata e pamanipuluar ku ishin hequr emrat e personave te "papershtatshem" per Enver Hoxhen.
    Ne fakt eshte per t'u trishtuar qe edhe akti me themeltar i themelimit te shtetit shqiptar ka qene i falsifikuar nga regjimi!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush eshte qefli historie e qefli se vertetash.. le te beje nje liste te ketyre patriotve qe shpallen pamvaresine.
    e pastaj te na beje nje liste te atyre patriotve qe perfunduan ne birucat apo litaret apo ne togat e pushkatimit te regjimit envero rucist ramizo edvinist bllokqeno stalinist..
    si dhe cilet nga ata patriote u detyruan te marrin udhet e botes e te humbasin andej pa nam e nishann.. larg atdheut qe mezi e bene..larg femijve nenave e motrave e larg vendlindjes..


    bujrum..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Sa e besueshme eshte se kjo kopje e deklarates eshte e origjinalit? Ka pase pat me pare disa pikpyetje mbi menyren e trajtimit qe Kristo Frasheri u ka bere disa pikave kyc te historise...


    Dhe nje pyetje per ke mund te jete informuar: si vertetohet teza se Ise Boletini ka qene ne Vlore pas ngritjes se flamurit dhe pas shpalljes se pamvaresise? E di qe eshte teza qe perseritet se paku ne te gjithe librat e historise, prej Hoxhes e me vone, megjithate, askush asnjehere ( me sa di une) s'ka ofruar qofte edhe nje prove te vetme: dmth a ka firmosur Isa diku pas dates 28? Apo kjo eshte e gjitha e bazuar nga c'mendohet te kene thene deshmitaret e kohes?

    Dhe nese ka ardh ne Vlore pas dates 28, per cilen date behet fjale? Info per kete pike eshte i turbullt: disa thone 3 dite me vone, dikush qe pretendon te jete nipi i tij (ndoshta dhe eshte) thote nje dite me vone etj...Pyes se kjo pike eshte shume e turbullt. Nese ka mberritur pas 28es, atehere perse nuk dihet e sakte se kur konkretisht?

    tung

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Ne lidhje me pyetjen qe kam ngritur me postin siper, po sjell nje copez te nje shkrimi nga Genc Hoti qe adreson pyetjen ne fjale.

    Per te pare fotot per te cilat autori ben fjale si dhe per te lexuar artikullin e plote mund te shkoni tek faqja e autorit tek link-u:

    http://hotig.info/artikulli/kush-e-m...ullit-shqiptar

    Pamvaresisht se une personalisht nuk mund te vertetoj te gjitha cfare diskuton autori se s'i kam ne dore dokumentat qe ai permend, e pashe te arsyeshme t'i sillja ketu per kedo qe do t'i marre ne konsiderate.

    nga Genc Hoti

    "...Mirëpo të heqësh disa persona nga fotografitë nuk është fallsifikim, por fshehje do të thonin skeptikët e politikës këtu në Shqipëri. Dhe në fakt ashtu duhet të merret, përderisa të gjithë armiqtë (në thojza) e Shqipërisë nuk figurojnë nëpër enciklopedira, muzeume apo ngjarje memoriale.


    Por ja që edhe kjo nuk është e vërtetë pasi kemi gjetur (nuk jemi ne të parët) fallsifikime tipike të një fotografie, vlera e së cilës është e pakrahasueshme. Në një libër mbi Luigj Gurakuqin (Tiranë 1962), midis faqeve 304-305 botohet një fotografi (fot. 3) ku thuhet se L. Gurakuqi, I. Qemali e I. Boletini tue zbritë në Vlorë për të ngritur flamurin. Pikësëpari ajo nuk është një pamje drejt Vlorës, por drejtë Durrësit dhe, së dyti, sipas fotografisë dhe shënimit, rezulton që I. Boletini na paska qenë me I. Qemalin dhe jo i ardhur pas tre ditësh siç është trumbetuar nëpër filma e kumtesa (me 30 nëndor në mëngjes ai ka qënë në Vlorë me siguri).


    Por kjo nuk është kryesorja në këtë fotografi, pasi po të krahasohet me të njëjtën fotografi (fot. 4) botuar në revistën “Leka” 1937 (f. 41) me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, do të dallonim një ndryshim tek personi i dytë majtas nesh, ngjitur me L. Gurakuqin. Pra fotografia e botuar tek libri mbi L. Gurakuqin është e falsifikuar. Po kush është ky person i cili paska qënë kaq i domosdoshëm për t’u zhdukur nga historia e popullit shqiptar?


    Nuk e besojmë të gjëndet në Shqipëri ndonjë personazh më interesant se Mark Kakarriqi, i cili përmblidhte në personalitetin e tij atë çka duhet të ketë një njeri dhe atë çka nuk duhet ta ketë. Pjestar në lëvizjen kombëtare për shpalljen e pavarësisë (1912); tregëtar aventurier me një veprimtari afariste shumë të gjërë duke përfshirë edhe Rusinë, ku më 1918 ndihmon Leninin personalisht me furnizime gruri ku ndodhej i rrethuar në Petrograd, -gjatë asaj kohe siguron disa piktura me famë botërore, të cilat I. Erenburgu i rrëmbeu pas 1944 pjesërisht (shpëtoi vetëm “Çifuti shetitës” i Rembrandit); mashtron italianët për një fabrikë birre në Shkodër në vitin 40; bëhet Kryetar i Bashkisë së Shkodrës gjatë pushtimit fashist dhe pastaj zhduket nga historia e Shqipërisë. Me sa duket kjo e fundit e ka dënuar me vdekje për të dytën herë. Arësyeja përse pionierët e Enverit u ngritën kundra Komitetit të partisë së rrethit më 02 prill 1991 duhet t’i dedikohet faktit se ata janë edukuar në shtëpinë e këtij “armiku” (shtëpia e pionierit në Shkodër ka qënë pronë e tij)...."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sofi _ : 25-04-2011 më 23:52

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Misteret e 28 Nentorit 1912











    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2011
    Postime
    4
    Ju falenderoj Forumi,ndjehem shume i respektuar.Jam Gezim Struga me origjine nga nji familje e vjeter Strugane me mbiemer Struga.Jam krenar ne emer te gjithe Familjes qe Xhaxhai i babait tim Dr. Haxhi Myrteza Ali Struga eshte firmetar i deklarates se pamvaresise ne krah te firmes se Zotit Lef Nosi.Dr. Myrtezai se bashku me Strugane te tjere si Ibrahim Temo,Nuri Soili(Bakalli),dhe Djali i Ismail Bej Vlores Qemal Vlora kane qene delegate te Struges ne Ngritjen e Flamurit ne Vlore.Dr.Myrtezai ka edhe Firmosur.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2011
    Postime
    4
    Qazim Vlora jo Qemal.Me ndjeni.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kush eshte qefli historie e qefli se vertetash.. le te beje nje liste te ketyre patriotve qe shpallen pamvaresine.
    e pastaj te na beje nje liste te atyre patriotve qe perfunduan ne birucat apo litaret apo ne togat e pushkatimit te regjimit envero rucist ramizo edvinist bllokqeno stalinist..
    si dhe cilet nga ata patriote u detyruan te marrin udhet e botes e te humbasin andej pa nam e nishann.. larg atdheut qe mezi e bene..larg femijve nenave e motrave e larg vendlindjes..


    bujrum..
    Bujrum pac ore Brari. Po si permend gjith keta emra dhe harrove pasardhesin e tyre te dashur. Nuk te falen keto gabime

    http://www.youtube.com/watch?feature...v=xBDxzMB38vU#
    Revolution 1848

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •