Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Kosovarët kërkojnë nënshtetësinë shqiptare



    Kosovarët kërkojnë nënshtetësinë shqiptare

    Vendimi për heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe fakti tjetër që Kosova tashme ka mbetur i vetmi vend i rajonit i izoluar, ka bërë që kosovarët t’i drejtohen shtetit amë. Dëshira për të lëvizur lirshëm në Evropë duket se shkon përtej dëshirës për t’u pajisur me një pasaportë shqiptare thjeshtë për çështje patriotizmi. Numri i shqiptarëve nga Kosova të cilët kërkojnë nënshtetësi shqiptare është rritur pas hyrjes së Shqipërisë në zonën Shengen, raporton Top Channel.


    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka thënë se legjislacioni në fuqi e njeh të drejtën e nënshtetësisë për të huajt, por ky fakt nuk do të thotë që të gjithë mund ta kenë atë. Kjo për shkak se për këtë duhen plotësuar një varg kriteresh.

    “Janë të paktën tetë dokumente, apo kritere që duhet të plotësohen... Është shumë e rëndësishme që të sigurohet dokumenti për qëndrim rezident për të gjithë shtetasit e huaj minimum pesë vjet, për shtetasit kosovarë është tre vjet, edhe te ky afat tre-vjeçar ka rregulla që e lehtësojnë, shembull kush është i/e martuar me shtetas/e të Shqipërisë, qëndrimi një vjeçar i dokumentuar nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë”, tha Lauka.

    Përveç këtyre kritereve, aplikuesi paraprakisht duhet t’i drejtohet me kërkesë presidentit të Shqipërisë ku duhet të paraqes arsyet e aplikimit. Dëshmia e pronësisë së banesës në Shqipëri është e domosdoshme e po kështu edhe dëshmia e penalitetit nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë si dhe nga shteti që vjen.

    Në raste të veçanta shteti shqiptar është më dorëlëshuar, shtetësinë shqiptare pa ndonjë problem mund ta fitojnë kryesisht personalitete te shquara me merita të veçanta. Kjo bëhet me rekomandim të akademisë së shkencave apo ndonjë institucioni tjetër të rëndësishëm.

    Lëvizja e lirë në Evropë ka detyruar shumë shqiptarë të Kosovës që në rrugë ilegale të kërkojnë edhe nënshtetësi serbe, maqedonase e malazeze, shtete këto që u liberalizuan para një viti. /Telegrafi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    do ishte gjeja me normale qe jo vetem per shqiptaret e kosoves, por gjithe shqiptarve qe jetojne jashte teritorit te shqiprise te ju jepej e drejta e nenshtetesise shqiptare!!
    realisht te gjithe jan shqiptar madje jetojne dhe ne troje shqiptare!Perse te ju mohohet
    nenshtetesia....???

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Janë të paktën tetë dokumente, apo kritere që duhet të plotësohen... Është shumë e rëndësishme që të sigurohet dokumenti për qëndrim rezident për të gjithë shtetasit e huaj minimum pesë vjet, për shtetasit kosovarë është tre vjet, edhe te ky afat tre-vjeçar ka rregulla që e lehtësojnë, shembull kush është i/e martuar me shtetas/e të Shqipërisë, qëndrimi një vjeçar i dokumentuar nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë”, tha Lauka.

    me dorelire prape se prape po tregohet Serbia,po i marrim te serbise me mire.po ti plotsoja keto kushte edhe pasaporte evropiane do te mirrja.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  4. #4
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Citim Postuar më parë nga toni karlosi Lexo Postimin



    me dorelire prape se prape po tregohet Serbia,po i marrim te serbise me mire.po ti plotsoja keto kushte edhe pasaporte evropiane do te mirrja.
    Meqe te pelqeka Serbia, aty e ke vrap.Une as emrin sdua tja them.Une te Maqedonise nuk e morra edhe pse jam nga Maqedonia.Ate shqiptare e kam te vjetrin,kete te riun mezi pres ta kem ne dore,jo per te dale jashte se sme duhet por vetem se me kenaqet shpirti kur e shikoj .Vetem dy pasaporta me duhen amerikan dhe ai shqiptare.te tjeret i hedh ne plehra.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349
    nenshtetsin shqiptare e kerkojn ata qe per pak euro shesin edhe nonen e tyne....kan marr turrin masi tash ju kan hek vizat Shqipnis....ni cop letre nuk t'bon ma pak apo ma shum shqipe, shtine n'men niher e pergjithmon...
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga miki_al2001 Lexo Postimin
    Meqe te pelqeka Serbia, aty e ke vrap.Une as emrin sdua tja them.Une te Maqedonise nuk e morra edhe pse jam nga Maqedonia.Ate shqiptare e kam te vjetrin,kete te riun mezi pres ta kem ne dore,jo per te dale jashte se sme duhet por vetem se me kenaqet shpirti kur e shikoj .Vetem dy pasaporta me duhen amerikan dhe ai shqiptare.te tjeret i hedh ne plehra.
    Po a e lexove se qka kerkon shteti shqiptar.po te jetoja une 5 vite edhe ne usa do ta merrja pasaporten ,e ky nga shqiperia kerkon me shume sesa shteti amerikan.
    ti qe je patriote me bateria ,e ke te siguruar jeten per vete e ban hajgare,po te ishe edhe ti e pa pune ne ks edhe ti do ta merrje nje dokument serb.
    e per patriotizem u pa puna e shqiptareve ne 99 kur desh na shfarosi serbi.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Vetem Shqiptar.................
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  8. #8
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Hanny Lexo Postimin
    nenshtetsin shqiptare e kerkojn ata qe per pak euro shesin edhe nonen e tyne....kan marr turrin masi tash ju kan hek vizat Shqipnis....ni cop letre nuk t'bon ma pak apo ma shum shqipe, shtine n'men niher e pergjithmon...
    Citim Postuar më parë nga Hanny Lexo Postimin
    nenshtetsin shqiptare e kerkojn ata qe per pak euro shesin edhe nonen e tyne...
    se mos ke dash te thuash qe kosovaret braktisen perendimin dhe ameriken,miljona euro, madje dhe familjet e tyre ne vitet 1998-99 vetem e vetem
    per te cuar ne vend dinjitetin e shqiptarit duke dhen dhe jeten per kosoven shqiptare!!
    nuk ma merr mendja se kosovaret jan te interesuar per nenshtetsine shqiptare vetem tani se shqiprise ju hoqen vizat!!kosovaret e kan shetit boten ne ate kohe kur neve te shqiprise nuk e dinim se ku i bie perendimi apo lindja!!
    kosovaret e kan per gje te shejte qe te ken nje passaporte shqiptare!
    duhet te jei realist,ate qe ne shqiptaret nuk qem te zot ta bejme pamvarsin e kosoves,e ben vete shqiptaret e kosoves,dhe per kete duhet te ndihemi gjith krenar!!!nenshtetesia shqiptare per ta do ishte gjeja me e vogel qe tirana mund te benta per ta!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    se mos ke dash te thuash qe kosovaret braktisen perendimin dhe ameriken,miljona euro, madje dhe familjet e tyre ne vitet 1998-99 vetem e vetem
    per te cuar ne vend dinjitetin e shqiptarit duke dhen dhe jeten per kosoven shqiptare!!
    nuk ma merr mendja se kosovaret jan te interesuar per nenshtetsine shqiptare vetem tani se shqiprise ju hoqen vizat!!kosovaret e kan shetit boten ne ate kohe kur neve te shqiprise nuk e dinim se ku i bie perendimi apo lindja!!
    kosovaret e kan per gje te shejte qe te ken nje passaporte shqiptare!
    duhet te jei realist,ate qe ne shqiptaret nuk qem te zot ta bejme pamvarsin e kosoves,e ben vete shqiptaret e kosoves,dhe per kete duhet te ndihemi gjith krenar!!!nenshtetesia shqiptare per ta do ishte gjeja me e vogel qe tirana mund te benta per ta!!
    sikur n'qdo ven tjeter edhe n'Ks ka krijesa qe e kan hallall plumin n'ball kshtu qe nuk osht per mu habit nqs koheve t'fundit, MASI SHQIPNIS U HOQEN VIZAT, disa kosovar turren per me marr nenshtetsin shqiptare...

    nenshtetsia nuk duhet jepun veq kshtu hajt, ka rregulla qe duhen rrespektu...e qysh thash ma heret, nuk t'bon ma pak apo ma shum shqipe...kta kosovart qe dojn nenshtetsin shqiptare le ti plotsojn kushtet e le ta marrin pa problem...edhe pse un kurr s'kom me kuptu qa t'duhet nenshtetsia e ni veni kur nuk ki prejardhje nga ai ven dhe nuk jeton aty...me sa e di un shumica e kosovarve jon autokton n'Kosove, s'kan prejardhje nga Shqipnia qysh thojn shkavellat pershemull...
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga Hanny Lexo Postimin
    sikur n'qdo ven tjeter edhe n'Ks ka krijesa qe e kan hallall plumin n'ball kshtu qe nuk osht per mu habit nqs koheve t'fundit, MASI SHQIPNIS U HOQEN VIZAT, disa kosovar turren per me marr nenshtetsin shqiptare...

    nenshtetsia nuk duhet jepun veq kshtu hajt, ka rregulla qe duhen rrespektu...e qysh thash ma heret, nuk t'bon ma pak apo ma shum shqipe...kta kosovart qe dojn nenshtetsin shqiptare le ti plotsojn kushtet e le ta marrin pa problem...edhe pse un kurr s'kom me kuptu qa t'duhet nenshtetsia e ni veni kur nuk ki prejardhje nga ai ven dhe nuk jeton aty...me sa e di un shumica e kosovarve jon autokton n'Kosove, s'kan prejardhje nga Shqipnia qysh thojn shkavellat pershemull...
    Hanny, e nderuar ,të lutem mos hyj më thellë. Lexo edhe njëher postimin tëndë më lart, dhe tëhiqe mendimin, se është plotësisht i gabuar, kur flet per prejardhejn e shqiptarve, dhe për shembullin që ke marr.

    Me rrespekte

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •