Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Berisha-Ruçit: Të rrëzova nga kali

    ................Berisha flet mire por nuk duhet te haxhoje fryme me ata /kaubojsa/ socialiste te cilet dikur i hipnin kalit te mpire nga trute dhe nga trupi, Kur kryetari socialist u vjedh paswordet e socialisteve per te shpifur me emaile,imagjoni cfare kryetari ka opozita. Pastaj a nuk po shihni si po akumulohen dhe organizohen socialistet duke marre ne asamble edhe ish socialiste mbeshtetes te Fatos Nanos. Megjithate Berisha ka mesuar si te qendroje mbi kale dhe opozitaret me gjith kete tym qe bejne dicka do prodhojne.

    Me poshte ndiqni debatin pozite opozite dje ne parlament..................................


    Berisha-Ruçit: Të rrëzova nga kali .


    Vetëm dy ditë larg opinionit të BE-së për statusin kandidat të Shqipërisë, PD-ja e PS-ja ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës për refuzimin këtë vit të statusit kandidat. Kryeministri Sali Berisha debatoi dje ashpër në Kuvend me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi. Sipas kreut të maxhorancës, opozita tentoi të pengojë procesin e liberalizimit të vizave. “U the të huajve se 70 mijë karta janë të falsifikuara dhe e bëre këtë vetëm e vetëm për t’i vënë një pikëpyetje të rëndë një procesi që ishte jetik për heqjen e vizave. Dhe u ktheva për të bërë atë që nuk kisha bërë, u ktheva për të të zbritur ty nga kali dhe ti e di vetë këtë, u ktheva për të përmbysur pushtetin e paligjshëm dhe barbar. Ajo ishte peshë dhe duhej të luftoja këtu. Takohemi pas 20 vjetëve në këtë sallë, por me shumë dhimbje, nga kali të zbrita. Kur them të zbrita ty, me radhë, nga Ramiz Alia e poshtë”, deklaroi Berisha. Nga ana e tij, Ruçi u kundërpërgjigj duke thënë se “ka vetëm një njeri që edhe kur Shqipëria kishte murin e Berlinit, ti “bridhje” lirshëm në të gjithë Europën, prandaj mos qaj shumë”. Debati mes dy protagonistëve u kthye edhe në tone personale, duke u marrë me të kaluarën. Ruçi u shpreh më tej se opozita nuk tërhiqet nga kërkesat e saj. “Opozita të ka njehsuar propozimin e saj me rezolutën e Parlamentit Europian, reflekto. Opozita ra dakord me përfaqësuesit e Komisionit Europian që erdhën në Shqipëri, me amendamentin e znj.Pack, që është një përfaqësuese e djathtë e PE-së, jo e majtë. Në qoftë se flasim për organet e tjera, opozita ka dy vjet që u ka vënë në tryezën tuaj të maxhorancës, në tryezën tuaj si kryeministër, një pakt për një reformë të gjithanshme, të plotë, të thellë të sistemit të drejtësisë. Urdhëroni ta bëjmë, por kjo fillon nga zgjidhja e krizës politike. Ne nuk të besojmë ty z. kryeministër për zgjedhje të lira dhe demokratike, duam garanci të plotë që fillon nga hetimi i zgjedhjeve”, deklaroi Ruçi. Kreu i qeverisë u kundërpërgjigj duke deklaruar se opozita ndërmori greva urie për të penguar vizat, ndërsa deklaroi se ai ishte përkujdesur për ushqimin në grevë urie për opozitarët. “Në të cilën pati vetëm një heroinë dhe një hero, Fatmir Xhafa ishte ai që ju vinte dhe ju mbulonte dhe një zonjë tjetër që s’po ia them emrin, por po ta kisha në parti, do ta kisha vënë në flamur për vendosmërinë e saj. U kam kundërshtarë dhe mos mendoni se nuk jam kujdesur për ju. Më duheni prapë. Jam kujdesur për ju edhe për ushqimin që ju vinte tri herë në natë”, tha Berisha, i cili shkaktoi reagimin e deputetëve të majtë në sallë. Kreu i qeverisë foli vetëm për liberalizimin e vizave, ndonëse socialistët i kërkuan atij të flasë për statusin kandidat. “A e dini ju se sa zemra të zhuritura, të përzhitura, të vuajtura, lumenj dhimbjeje, lotësh e malli ekzistojnë në këtë vend për qindra e mijëra qytetarë shqiptarë, familje të ndara që nuk janë takuar prej 15 apo 20 vitesh. Ju e keni të lehtë pasi mund të shkoni në çdo vend për pushime, kurse qytetarët e këtij vendi nuk gjenin dot mundësi të bashkoheshin në dasma, gëzime apo hidhërime me familjarët e tyre”, shtoi Berisha.


    --------------------------------------------------------------------------------
    Debatet dje ne Kuvend


    Sali Berisha: Ata janë të shkëputur nga Shqipëria dhe jetojnë në parajsën e tyre, me pasaporta diplomatike. Kam kënaqësi t’u informoj se shkalla e përdorimit është mbi 45 për qind. Sot, vetëm kompanitë celulare, të cilat deklarohen për efekte fiskale, faktojnë se janë mbi 1. 2 milionë shqiptarë të abonuar në internet.
    Saimir Tahiri nga salla: Tregoje se cilin. Na e trego.
    Sali Berisha: Sigurisht po ta kesh mendjen tek stilolapsat me bateri dhe pa bateri nëse i fusin në xhep apo jo, nuk mund t’i dish këto ti. Kam njohur një avokat të madh amerikan, i cili një ditë më tregonte se kish takuar një nga kundërshtarët e mi. Kur e pyes se çfarë përshtypjeje kishte krijuar, ai mu përgjigj se nuk ishte një gjë e re për të. Ai më tregoi se kishte pasur klientë që kishin vjedhur 1 miliard dhe nuk kishin hall të shpëtonin, por se si të vidhnin 1 miliard të tjera. Pra dhe ai e kishte mendjen se si të vidhte më shumë dhe jo se si të dilte nga situata.
    Saimir Tahiri nga salla: Thuaje se kush është ky avokati.
    Sali Berisha: Ai është një avokat i madh shumë. E kam fjalën këtu për një avokat amerikan, se avokatin tim e morët ju dhe ta gëzoni. Shumë shpejt do t’u jap edhe Stamo Dumon. Do e keni brenda edhe atë. Beteja me të do të vazhdojë në mënyrën më të vendosur dhe suksese të tjera të mëdha do të arrihen. Unë ju garantoj se 11 maji do të jetë fundi i 20 përqindëshit. E kemi dhe atë për ta rrëzuar dhe do ta rrëzojmë.
    Erjon Braçenga salla: Është më 8 maj. Shikoje se e ngatërrove.
    Jozefina Topalli: Del rezultati në këtë datë.
    Sali Berisha: Po më 8 maj. Ia zgjata jetën edhe 3 ditë po s’ka gjë. (të qeshura në sallë)
    Saimir Tahiri: Po fol për statusin. E harrove statusin?
    Sali Berisha: Lëvizja e lirë është arritja e jetës. Mençurohuni pak. A e dini ju se sa zemra të zhuritura, të përzhitura, të vuajtura, lumenj dhimbjeje, lotësh e malli ekzistojnë në këtë vend për qindra e mijëra qytetarë shqiptarë, familje të ndara që nuk janë takuar prej 15 apo 20 vitesh. Ju e keni të lehtë pasi mund të shkoni në vende të nxehta, në çdo vend, për pushime, kurse qytetarët e këtij vendi nuk gjenin dot mundësi të bashkoheshin në dasma, gëzime apo hidhërime me familjarët e tyre.
    Socialistët nga salla: Edhe ti të njëjtën gjë. Ke lëvizur sa ke dashur.
    Sali Berisha: Ne kemi qenë me pasaporta diplomatike dhe për ne nuk ka ekzistuar problemi i lëvizjes. Kjo është arsyeja pse unë premtova në mbarë sheshet dhe rrugët e Shqipërisë se brenda vitit të parë të mandatit të dytë do të lëvizni të lirë në mbarë Europën. Për mua ky është një premtim.
    Erjon Braçe nga salla: Po në ç’vit jemi tani?
    Flamur Nokanga salla: A do e mbyllni gojën ju andej.
    Gramoz Ruçi: Do e nis me dy gjëra për kryeministrin, i cili tha ju po shani. Z. kryeministër, mos prisni nga opozita që t’ju lavdërojë. Opozita në çdo vend demokratik është të korrigjojë shënjestrën edhe në ato vende, edhe në ato qeveri që vërtet ka qeverisje dhe vërtet ka rezultate. Së dyti, ju z. kryeministër, disa herë në sallë keni anatemuar deputetët e opozitës se ata s’pyesin për qytetarët se kanë viza diplomatike. Po ju po qani me mall për ato nëna, për ato motra, për ata djem, për ata baballarë që takojnë fëmijët e tyre, se ju s’e keni të drejtë. Në këtë sallë që nga unë i pari dhe më i vjetri dhe deri tek më i riu, ka vetëm një njeri që edhe kur Shqipëria kishte murin e Berlinit, ti “bridhje” lirshëm në të gjithë Europën, prandaj mos qaj shumë. Sot është dita juaj që të reflektoni dhe t’u thoni shqiptarëve, pse Europa u tha po shqiptarëve dhe jo pushtetarëve. U tha po qytetarëve shqiptarë dhe jo politikanëve. Pse dështoi qeveria juaj në këtë çështje? Ju duhet të jepni shpjegime, ne të gjithë duhet të reflektojmë. Përse na la jashtë Europa, kur na thotë se pozicioni i kryetarit të Kuvendit është keqpërdorur.
    Sali Berisha: I nderuar z. Ruçi, kryeministër në hije. Z. Ruçi nuk gabuat kur thatë se në kohën kur të tjerët jetonin në bunker, unë shëtisja në Europë me pasaportë dhe viza. Kjo është një e vërtetë e padiskutueshme dhe jo vetëm shëtisja, z.Ruçi, por paraqisja punimet origjinale që botoja në Europë dhe në botë. Por sa herë shkova, u ktheva. Dhe u ktheva për të bërë atë që nuk kisha bërë, u ktheva për të të zbritur ty nga kali dhe ti e di vetë këtë, u ktheva për të përmbysur pushtetin e paligjshëm dhe barbar. Ajo ishte peshë dhe duhej të luftoja këtu. Takohemi pas 20 vjetëve në këtë sallë, por me shumë dhimbje, nga kali të zbrita. Kur them të zbrita ty, me radhë, nga Ramiz Alia e poshtë.
    Erjon Braçe nga salla: Prandaj i shëroje ti ata?
    Sali Berisha: Unë respektoj ligjin e Hipokratit dhe sërish të garantoj se me bluzë të bardhë do të tregoja kujdes të njëjtë për çdo qenie njerëzore, pavarësisht nga funksionet që mbart, sërish po t’i kthehemi asaj periudhe, ka një ligj për atë, është kodi i përjetshëm i mjekësisë që të detyron, e kam bërë dhe do ta bëj me të njëjtën shkallë ndërgjegjeje.
    Erjon Braçenga salla: Paske respektuar ligjin e Hipokratit duke qenë sekretar partie.
    Sali Berisha: Natyrisht, 8 nëntori ishte fundi i të gjitha përpjekjeve për të futur vizat në kuti. Shqiptarët nuk mund të harrojnë diskutimin tuaj, z.kryeministër në hije, kur sollët këtu kartat e bixhozit të kazinove që një “poker face” i ka me valixhe dhe i paraqitët si letër-njoftime të falsifikuara. E dini ju se kush është ky “poker face”. Ju the të huajve se 70 mijë karta janë të falsifikuara dhe e bëre këtë, vetëm e vetëm për t’i vënë një pikëpyetje të rëndë një procesi që ishte jetik për heqjen e vizave. Në datën 14 maj, kur në rendin e ditës, të publikuar nga Komisioni Europian, ishte fiksuar se do të merrej vendimi për të sugjeruar heqjen e vizave për Shqipërinë, ju u ngujuat gjoja dhe filluat të ashtuquajturën grevë urie, në të cilën pati vetëm një heroinë dhe një hero, Fatmir Xhafa ishte ai që ju vinte dhe ju mbulonte dhe një zonjë tjetër që s’po ia them emrin, por po ta kisha në parti, do ta kisha vënë në flamur për vendosmërinë e saj.
    Saimir Tahiri nga salla: Po lëri këto. Po i ngatërron gjërat. Na paske përgjuar edhe grevën? Mos je përkujdesur edhe për ne?
    Sali Berisha: Ua tregoj unë po deshët. U kam kundërshtarë dhe mos mendoni se nuk jam kujdesur për ju. Më duheni prapë. Jam kujdesur për ju edhe për ushqimin që ju vinte tri herë në natë. (reagojnë socialistët)
    Sali Berisha: Vazhdoni se po u bëni zhurmë vizave. Dolët nga greva dhe nisët delegatë pas delegatësh në Europë, për të kërkuar ndalimin e vizave. Çështja ka arritur deri aty sa kryetari juaj të vjedhë pasuord-in e zotërinjve këtu dhe të shkruajë në emër të tij letra dhe e-maile dhe t’u thotë të tjerëve se 800 mijë shqiptarë do të largohen nga Shqipëria, je viktimë e një hacker-i, janë hackers-at që të vodhën ty e-mail atje. (Ndërhyjnë Saimir Tahiri e Erjon Braçe) E di mirë ti që tund kokën. Të vërtetat nuk ju pëlqejnë kur jua them unë, por do t’ua them. Pesë javë më parë u mblodh këshilli dhe vendosi protesta, por qytetarët ua kthyen shpinën, duke u thënë mos na lodhi më, ne duam viza dhe jo protesta.
    Saimir Tahiri nga salla: Ore zotëri, atje në Orikum po bëhet masakër tani që po flet.
    Sali Berisha: Kur ju bëtë dasmën, ne ju sollëm lule. Ndaj të festojmë së bashku dhe mos bëni gjëra të tilla. (Berisha largohet. Balla e Tahiri çohen në këmbë)
    Taulant Balla: Ky është një turp. Duhet të rrish këtu në sallë

    gazeta panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Pjese e shkeputur nga debati parlamentar Gramoz Ruçi: Do e nis me dy gjëra për kryeministrin, i cili tha ju po shani. Z. kryeministër, mos prisni nga opozita që t’ju lavdërojë. Opozita në çdo vend demokratik është të korrigjojë shënjestrën edhe në ato vende, edhe në ato qeveri që vërtet ka qeverisje dhe vërtet ka rezultate. Së dyti, ju z. kryeministër, disa herë në sallë keni anatemuar deputetët e opozitës se ata s’pyesin për qytetarët se kanë viza diplomatike. Po ju po qani me mall për ato nëna, për ato motra, për ata djem, për ata baballarë që takojnë fëmijët e tyre, se ju s’e keni të drejtë. Në këtë sallë që nga unë i pari dhe më i vjetri dhe deri tek më i riu, ka vetëm një njeri që edhe kur Shqipëria kishte murin e Berlinit, ti “bridhje” lirshëm në të gjithë Europën, prandaj mos qaj shumë. Sot është dita juaj që të reflektoni dhe t’u thoni shqiptarëve, pse Europa u tha po shqiptarëve dhe jo pushtetarëve. U tha po qytetarëve shqiptarë dhe jo politikanëve. Pse dështoi qeveria juaj në këtë çështje? Ju duhet të jepni shpjegime, ne të gjithë duhet të reflektojmë. Përse na la jashtë Europa, kur na thotë se pozicioni i kryetarit të Kuvendit është keqpërdorur.
    Lexojeni me vemendje Gramoz Rucin se si shprehet per verejtjet e Sali Berishes per opoziten dhe per heqjen e vizave. Duket sikur do te thote se jemi bashkfajtore pse europa nuk na do ne politikaneve dhe europa ka zgjedhur popullin per ti bere nje nder

  3. #3
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Shumica e deputeteve socialiste jane te pamoralshem,te dobet njerez te dyshimte.Akoma Gramoz Ruci eshte kryetar i grupit parlamentare.Do me pelqente te kishte nje opozite dinjitoze dhe me vlera,por sa te jete Edvin Rama kryetar i kesaj partie se bashku me miun e vockel Brace ske hajer.Ka disa njerez te zgjuar ne PS por nuk i lejne te ngrejne koke.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Sali Berisha: I nderuar z. Ruçi, kryeministër në hije. Z. Ruçi nuk gabuat kur thatë se në kohën kur të tjerët jetonin në bunker, unë shëtisja në Europë me pasaportë dhe viza. Kjo është një e vërtetë e padiskutueshme dhe jo vetëm shëtisja, z.Ruçi, por paraqisja punimet origjinale që botoja në Europë dhe në botë. Por sa herë shkova, u ktheva. Dhe u ktheva për të bërë atë që nuk kisha bërë, u ktheva për të të zbritur ty nga kali dhe ti e di vetë këtë, u ktheva për të përmbysur pushtetin e paligjshëm dhe barbar. Ajo ishte peshë dhe duhej të luftoja këtu. Takohemi pas 20 vjetëve në këtë sallë, por me shumë dhimbje, nga kali të zbrita. Kur them të zbrita ty, me radhë, nga Ramiz Alia e poshtë.
    Erjon Braçe nga salla: Prandaj i shëroje ti ata?
    Sali Berisha: Unë respektoj ligjin e Hipokratit dhe sërish të garantoj se me bluzë të bardhë do të tregoja kujdes të njëjtë për çdo qenie njerëzore, pavarësisht nga funksionet që mbart, sërish po t’i kthehemi asaj periudhe, ka një ligj për atë, është kodi i përjetshëm i mjekësisë që të detyron, e kam bërë dhe do ta bëj me të njëjtën shkallë ndërgjegjeje.
    O miki al 2001 kesaj rradhe kryeministri ja futi kot dhe as si mjek e si human nuk foli kur tha se Unë respektoj ligjin e Hipokratit dhe sërish të garantoj se me bluzë të bardhë do të tregoja kujdes të njëjtë për çdo qenie njerëzore
    Nuk mbrohen njerezit e cdo lloj kategorie e aq me pak ata qe ja thyen qafen ketij populli per disa gjenerata te kaluara e nuk e di per sa gjenerata ne te ardhmen. Ata njerez qe zoti Sali Berisha pretendon se do te tregonte kujdes ndoshta jane ata drejtues qe futen ne burg e vrane me qindra te tjere.
    Helmin duhej te u a jepnin por kush ta bente kete.........

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Po fryjne perseri ererat e para 97...
    Saimir Tahir : Atje ne Orikum po behet masaker = o djem rembeni pushket . Ja vdekje ja liri.
    Spartak Ngjel e kompani : te cohet populli ne kembe ta rrezojme kete qeveri !!!
    Gramoz Ruci trohis hanxharet ndene hije por ska me ushtar si atehere.
    O Popull sa shume te duan. Si ze gjumi nate e dite per ty o Popull. Fytyrat e zeza po vajisin perseri trekendeshat dhe akset e Revolucionit. Kaloresit e vjeter kerkojne kuaj te rinj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga djaliepirotas : 13-11-2010 më 15:30 Arsyeja: kot mer lal
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  6. #6
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Citim Postuar më parë nga gjethplepi Lexo Postimin
    O miki al 2001 kesaj rradhe kryeministri ja futi kot dhe as si mjek e si human nuk foli kur tha se Unë respektoj ligjin e Hipokratit dhe sërish të garantoj se me bluzë të bardhë do të tregoja kujdes të njëjtë për çdo qenie njerëzore
    Nuk mbrohen njerezit e cdo lloj kategorie e aq me pak ata qe ja thyen qafen ketij populli per disa gjenerata te kaluara e nuk e di per sa gjenerata ne te ardhmen. Ata njerez qe zoti Sali Berisha pretendon se do te tregonte kujdes ndoshta jane ata drejtues qe futen ne burg e vrane me qindra te tjere.
    Helmin duhej te u a jepnin por kush ta bente kete.........
    Ketu ka shume te drejte.Une jam mjek per vete dhe e kuptoj shume mire se cdo te thote Berisha.E di ti qe mjeku duhet te mundohet te sheroje kur e ka pacient qofte edhe sikur ai(pacienti) ti kete vrare njeriun me te afert.Sepse eshte mjek.Ne rruge pastaj cdo te beje eshte gje tjeter.Nese sje njeri i tille ,hiq bluzen e bardhe.Une i ka lexuar nje interviste shume te hershme Berishes kur sapo u rrezua komunizmi ne lidhje me trajtimin si mjek qe i ka bere klikes komuniste.pergjigja edhe atehere ka qene shume ngjajshme,para mjekut dhe zotit te gjithe njerezit jane njelloj.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Kete po thote edhe Gramoz Ruci kur thote se jemi bashkefajtore edhe europa nuk na do ne politikaneve. Perse e ka kaq te veshtire Berisha te shkeputet nga mjekesia e te mendoje njehere te vetme se eshte politikan,i djathte mundesisht,ka perkrahjen e europes per te na bere pjese te BE/se dhe se ai Berisha lufton me cdo menyre menyrat me te skrupullta qe perdor politika.

    Nje shembull
    Kur nje kriminel mjekohet ne spital nga plaget e marra ne krim,ai eshte nen ruajtjen e policese e cila do ta akuzoje per krimet qe ka bere krimineli dhe do te gjykohet e te vendoset pas hekurave te burgut. Atehere mjeku ben detyren e tij te shenjte por nuk eshte aspak i implikuar.

    Nje shembull tjeter
    Neqoftese krimineli mjekohet nga nje mjek ne nje vend te fshehte,edhe mjeku qe i sherben e qe nuk tregon ne polici eshte ne fakt bashkepuntor me kriminelin dhe Berisha po i ushqen me fjale socialistet ishppshiste se ka per detyre ti sherbeje cdo lloj njeriu edhe ne ilegalitet por edhe ata socialiste qe mbahen ne fije te perit nga humanizmi i Berishes.
    Nuk jane hape dosjet e shekullit te kaluar,shume te tjere vuajne nga politika aktuale, nuk ka shtylla themelore vizionare per te futur Shqiperine ne BE institucionalisht dhe ajo nuk hyn me humanizem. Sa do permendja.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    I pa par eshte berisha,shqiperia eshte me fat qe e ka perndryshe keta klyshet e komunizmit do ta kishin ber shqiperin zanzibar

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Me nje opozite te tille fiktive, qe akoma vuan kompleksin e formimit te saj, Berisha luan pa ndonje stervitje te sforcuar dhe fiton. Mjer populli!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    i gjithe problemi eshte KALI!

    pra, preokupacioni i salis, gramozit e te tjereve eshte kalerimi ...

    edhe salija, na paska shetitur neper bote, i autorizuar nga biroja politike, duke paraqitur punime shkencore per kalin, dhe qenka kthyer ... per ti rrezuar ata nga kali, dhe per te hipur vete mbi kale ...

    salija eshte fytyra alternative e punizem-sigurimit ne pushtet.

    ku vame? atje ku u nisem!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •