-
Ngjarja e Musase me Hidrin
Ngjarja e Musasė me Hidrin
Ngjarja e Musasė a.s. me Hidrin, e pėrmendur nė kaptinėn el-Kehf (ajetet 65-82), ėshtė njė nga rrėfimet mė tė rėndėsishme didaktike nė Kuran.
Historia fillon kur Musai po ligjėronte dhe njė nga pasuesit e tij papritmas pyeti: "Kush ėshtė personi mė i ditur nė tokė" dhe Musai a.s. menjėherė iu pėrgjigj: "Unė (jam mė i dituri)".
Allahu e qortoi pėr kėtė pėrgjigje dhe i tha se qe njė njeri i cili ishte mė i ditur se ai dhe e urdhėroi ta kėrkojė atė njeri qė tė mėsojė prej tij, "Kėshtu qė ata gjetėn njė rob Tonin, tė cilit i patėm dhuruar Mėshirė nga ana Jonė dhe e kemi mėsuar me njė dituri."
Mund tė vėrejmė se marrėdhėnia e Musasė [alejhi selam] me Hidrin ėshtė si ajo qė mėsuesi dhe nxėnėsi duhet tė bazohet nė mirėsjellje, bindshmėri, respekt e durim dhe se kjo bėhet e qartė nė pyetjen e parė tė Musasė a.s.: Atij (Hidrit njeriut tė mirė e tė dijshėm) Musai i tha: A pranon tė vij me ty, qė tė mė mėsosh nga ajo qė je i mėsuar (i dhuruar) ti: dituri tė drejtė e tė vėrtetė? Hidri i sjell ndėr mend gjatė qėndrimit tė tij me atė se duhet tė durojė, duke bėrė me dije se ai (Musai) do tė shohė gjėra qė kėrkojnė shumė durim: Ai (Hidri) tha: Sigurisht, ti nuk do tė mund tė kesh durim me mua! Si do tė durosh pėr atė qė nuk je i njoftuar?
Musai deklaron se do t'i qėndrojė besnik premtimit tė vet: "Musai tha: "Nėse do Allahu, (me tė vėrtetė) do tė mė gjesh tė durueshėm; nuk do tė kundėrshtoj ty nė asgjė!" Por ajo qė bėri Hidri ishte pėrtej tolerimit tė Musait, ai fundosi varkėn e njerėzve tė varfėr tė cilėt iu ndihmuan, vrau njė djalė pa ndonjė arsye dhe ndėrtoi murin (qė ishte gati tė bjerė poshtė), nė fshatin, njerėzit e tė cilit nuk pranuan t'u ofrojnė ca ushqim.
Pastaj Hidri ia shpjegoi Musait kėto ngjarje misterioze: Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe teje, e unė do tė tė tregoj pėr domethėnien e asaj qė nuk munde tė kesh durim! Sa i pėrket anijes, ajo ishte pronė e ca tė varfėrve qė veprojnė nė det, e unė desha ta bėj atė me tė meta, ngase para tyre ishte njė sundues qė grabiste ēdo anije (tė aftė pa tė meta). Sa i pėrket djaloshit, dy prindėrit e tij ishin besimtarė, e u frikėsuam se ai do t'i shpjerė nė humbje e nė mosbesim. Deshėm qė Zoti i tyre t'u japė nė vend tė tij njė mė tė mirė se ai dhe mė tė afėrt nė respekt dhe nė mėshirė (ndaj prindėrve). Pėr sa i pėrket murit, ai ishte i dy djelmoshave tė paprind tė atij qyteti, e nėn tė ata kishin njė thesar (ari) dhe babai i tyre qe njeri i mirė, e Zoti yt dėshiroi qė ata dy (jetimė) ta arrijnė pjekurinė e vet dhe ta nxjerrin vetė thesarin e tyre. Kjo ishte mėshirė e Zotit tėnd (ndaj tyre). Dhe unė nuk e punova tėrė atė sipas bindjes sime (po sipas udhėzimit tė Zotit). Ky, pra, ėshtė sqarimi i asaj pėr tė cilėn nuk munde tė kesh durim!
Mėsimet fisnike qė mund ti nxjerrim prej kėtij rrėfimi janė kėto qė vijojnė:
Lidhja e njė nxėnėsi me mėsuesin e vet duhet tė bazohet nė bindje, respekt dhe, mbi tė gjitha, nė durim, sepse nxėnia dituri kėrkon shumė durim nga ana e nxėnėsit.
Pas ēdo ndodhie qė ndodh nė kėtė botė ka njė urtėsi, po ndoshta menjėherė nuk e marrim vesh atė. Asgjė nė tokė nuk ndodh kuturu.
Dija nuk ka kufi dhe gjithnjė duhet tė dish se, edhe nėse je shumė i ditur, ka ndonjė qė ėshtė edhe mė i ditur se ti.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt