Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18

Tema: Fisit

  1. #1
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    fisit

    U mbledh te gjithe keshtu nga jeni
    te rinj a mplakur,
    te gjalle a vdekur
    Me gjakun tuaj
    timin prape ngjall
    ne heshtjen tuaj shlodh kembet qe s'ndalen
    zhys shpirtin per ta pagezuar.
    Une - nje besimtare
    ne rrenjet e mia qe s'kane per t'u shuar
    ne gjakun tuaj qe s'shterr
    ne shijen tuaj...
    Jam prape ketu, dhimbja me la te kthehem
    e lodhur nga vdekjet e mia e ngjalljet
    joshur kjo korbe
    nga gjaku im premtuar
    pas perleshjes me mallin
    Piskame e zerit tim
    ju ngre nga pėrsėgjalle- varret,
    Rrenjeve qe mbi toke kane dale
    u hedh nje fryme dhč,
    e marrė, e dhėnė, e shkarė
    e ndarė,
    e ēarė tek ulerij per aromėn
    nė rrėz tė rrėnjėve bėj rrėnjė

    Mė gushni sot, se neser...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Henri : 12-05-2002 mė 03:10

  2. #2
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184

    Henri

    Po te dergoj nje pershendetje te zjarte dhe plot respekt.
    Shpresoj ta zgjatesh dhe pak kete poezi,me te njejtin ritem,nxiri renjet e fisit...
    Nuk e di por vargu me kujtoi poezine e Kutelit.Nuk i ke vargje shterpe por plot metafore.Nga te paktet qe kemi kenaqesine te lexojme ketu.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  3. #3
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    e shtova, por me kapi ne nje ore te keqe.

    ime mė, me tha: te eshte inatosur truri e po hakmerret per gjerat qe nuk t'i kuptuan, apo s'deshen te t'i kuptojne?!. Ime eme qe kujdeset per mua, ne lenien e gjurmeve te mia. Une, sa me te ngulura keto te fundit mbi truall, aq me e dukshme ekzistenca ime. Aq me e frutshme mbarsja e sime mėje. A ka mundesi qe toka te ulerije aty ku une shkel??? Me rrenqeth deshira per dhimbje. Me tremb dhimbja e harreses. Me gerryen dhuna per mos-harrese. Perpelitjet e perditshme, per ate, te madhen, te vetmen, bėmėn time. Qe, ose do t'i jape emrit tim mbi rrase, nje shkelqim te mekur xixellonje, ne ditet e fundit te majit. Ose, nje hėnė qe nuk ia zbeh vegimet as e zena e diellit. U kerkoj edhe une pjellave te mia te perpeliten. Se dua te me qajne mua, ashtu si po qaj une, mbi ikjet e te mive. Nga frika se mos i harroj dhe vdesin prape. Me nxeh dhe e shtuna, kur treēereku i qytetit mban frymen pezull, dhe i shfryn bulēite vetem ne klube te zhurmshme, ku nuk ka rendesi sesa bertet ti. Pasi ai, zeri i te gjitheve se bashku, duke iu marre kembet nga alkoli dhe epshet, eshte gjithmone, nje ton me lart. Me i thekshem.
    Pse po t'i them ty, te gjitha kėto?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Henri : 13-05-2002 mė 03:04

  4. #4
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    nė rrėz tė rrėnjėve bėj rrėnjė

    mire bere qe ia the se une po pergjoja dhe po me mek te cmendur kjo pjelloria jote. ti me kujton geshtenjat qe piqja mbi stove, gjyshen qe i rrinte prane stofes ne dimer se kish ftohte dhe kur largohej e kthente kurrizin i ishte kthyer trikoja e zeze ne te kuqerremte nga nxehtesia; me kujton buken me djathe moj. buke vale. me sheqer e vaj ulliri. ahh i vorfuni i pasur me deshira dhe endrra. lulke ti te thek e dashur, te thek si diell qershori (jo korriku se ai te rrjep!). thanks qe nuk na pervelon :-)

    po behem dhe une si macka blu--te dashuroj! heheh. mace, po e lexove kte ene ty te du fort! si gjithmone, dashnia e modhe nuk mungon asihere knejna nga neve. eh c'vete! lulke, me pelqeu shume ndrrimi qe ke bere. je shume e shpirtshme (eshte fjale kjo??)

    love,
    Ani

  5. #5
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Bravo, Henri po ben progres, ēfare ti ben ka force, nje lloj force deshperuese. Ēfare te mungon eshte pak art, kjo vjen ngaqe asaj ēfare shkruan i mungon fisnikeria. mos harro qe edhe ne mallkim mund te jemi te fisem. Ilaēi, drejtoju qiellit ( jo atij te maces) jo komshiut, kesaj i thone te fisnikerosh emocionin, forcen.
    A e ke pare ujkun kur uleret, ai i drejtohet qiellit, jo si qeni qe i leh komshiut, prandaj ai eshte me i fisem, me misterioz, mnjf me artistik. Prandaj Romaket e bene simbol te tyre.
    Nuk di sa me kupton.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    ornament

    Dil nji her ne pyll ku ka ujqer e te vim pastaj te gjejm kepucet e tua aty dhe ndoj rryp pantallonesh..
    Qeni eshte kafsh fisnike.

  7. #7
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Per ornamentin

    ėėhum! hum!! hum!!!
    (ėhė, te kuptova)

  8. #8
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Henri, me behet qejfi.

    Brari, me duket s'e di qe ujku ujkun nuk e han, por e lepin.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Alize
    Anėtarėsuar
    09-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    26
    e care tek ulerin per aromen
    ne rrez te rrenjeve bej rrenje edhe une bashke me ty, mikja ime.
    Leshome pakez vend.

    E.

  10. #10
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Alizč

    Ty te leshova shtratin e dashur
    Te parregulluar fare nga gjurmet e nates
    te rrudhosur nga fryma e nxehte e brinjeve te mia,
    nga agonia e trupit tend te djersire.
    T'i kam marre brengat robinja
    kemishet e paveshura te t'i lajne
    dhe gishtat e stergjatur nga ikja.
    fantazmat t'i kam lidhur mbi krye
    te te presin diellin e mengjesit...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •