për BOY_XL
E drejt e çdo kujte është të votoj sipas deshires po per personat nr.4 ,5 nuk do te mundesh ti votosh sepse këta i ka votuar njeri para teje e ai eshte Bllaca qe PDK-ja e quante psikopat .
Bllaca punonte edhe erdhi deri te identifikim i urdherave per vrasje politike EULXI.
Pasi u more Azem Syla ne pyetje EULEX tha se vazhdon te mbetet I dyshuar kryesor Azem Syla edhe 6 persona tjer RTK 04.gusht 2010 .
Sparkas 12 nenetor 2010 nuk keni bë mir qe I keni shti ne liste po ani se shifemi
PAS FESTES SE KURBAN BAJRAMIT
L- 7Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
per llapin
Syla Azem me njoftoni mbi epilogun
Banush Berbatovci eh Fatmir he car
Kadri relata ibush kllokoqi ishte thesar
Bllaca e ka listen e kandidatve
Jav ka ngushtu rrethin e veprimit Mlladiqve Bllaca
Tome gashi ky spektakel u mbyll me sot 04 gush 2010
Eulexi mlladiqi mbetet I dyshuar me 6 te tjer per rastin bllaca 04.gusht 2010
Sparks kujdes se nuk mund te shpetojn mlladiqet 12.nenetor 2010
qe edhe niher per ty.
Xhabir Zharku i PDK-se në gjykatë
Ka filluar gjykimi ndaj kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku. Atij iu hoq edhe një pikë nga aktakuza. Tash Zharku ngarkohet vetëm për detyrim dhe armëmbajtje pa leje. Avokati i tij beson në pafajësinë e klientit e tij. Ky është kryetari i dytë i një komune, pas Bajrush Xhemajlit, që del para drejtësisë.
Nga Nexhmije Ahmeti më 18 nëntor 2010 në ora 08:34
Edhe një kryetar i një komune që udhëhiqet nga partia e Hashim Thaçit – PDK, është ulur në bankën e të akuzuarve. Homologu i Bajrush Xhemajlit nga qyteti i Kaçanikut, Xhabir Zharku, të mërkurën ka dëgjuar aktakuzën ndaj tij, me të cilën ai akuzohet. Por ai më nuk akuzohet për kërcënim, por vetëm për dy vepra penale, detyrim dhe armëmbajtje pa leje. Kjo pasi që një prokurore e EULEX`it ka hequr nga aktakuza veprën penale të kërcënimit. As për këto dy akuza, Zharku, sipas avokatit të tij, nuk është fajtor.
“Klienti im është i pafajshëm”, tha avokati Xhevdet Shala, për Express. Kjo është seanca e parë që mbahet për rastin e Zharkut dhe të dyshuarve të tjerë, e që është ngritur në nëntor të vitit 2008. Në atë kohë, policia kishte arrestuar kryetarin e Kaçanikut dhe gjashtë persona të tjerë si të dyshuar për detyrim, kërcënim dhe armëmbajtje pa leje. Të enjten është paraparë që të dëgjohen edhe dëshmitë e dëshmitarëve, ndërsa seanca për rastin Zharku do të ketë edhe gjatë dhjetorit. Në seancën për konfirmimin e aktakuzës, që është mbajtur në gusht të këtij viti, Zharku dhe të akuzuarit e tjerë e kanë mohuar se ata kanë të bëjnë diçka me veprat që përshkruhen në aktakuzë.
Xhabir Zharkut, Arsim Kolshit, Besnik Hasanit, Fikri Hasanit, Afet Dalloshit, Nysret Cenës dhe Nesim Currit u është konfirmuar aktakuza për pikën 1, për veprën penale të detyrimit, për pikën 2, për veprën penale të kërcënimit, kurse Xhabir Zharkut dhe Arsim Kolshit edhe për veprën penale të pronësisë, kontrollit, posedimit apo përdorimit të paautorizuar të armëve.
Ndërsa pika 2 është hequr nga aktakuza, kanë mbetur edhe dy pikat e tjera, me të cilat ngarkohet kryetari i Kaçanikut dhe të akuzuarit e tjerë.
Sipas aktakuzës, kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, Arsim Kolshi, Besnik Hasani, Fikri Hasani, Afet Dalloshi, Nysret Cena dhe Nesim Curri akuzohen se në bashkëveprim si pjesë e një grupi kriminal në data të ndryshme prej 26 korrikut deri më 1 gusht 2006, kanë kryer veprën penale të detyrimit, duke përdorur kërcënime ndaj Shefket Lurit, Xhelil Sumës dhe Azem Sumës, në mënyrë që të përfitojnë financiarisht.
Rreth datës 27 korrik 2006, sipas aktakuzës, ata kërcënuan se do të vrasin palët e dëmtuara nëse këta të fundit nuk tërhiqen nga tenderi i fituar nga AKM’ja, Vala 16 për fermë delesh në sipërfaqe prej 32 hektarësh në fshatin Rakaj, komuna e Ferizajt.
Të pandehurit, sipas aktakuzës, vazhduan të kërcënojnë viktimat rreth datës 28 korrik 2006, duke u thënë se do të ketë gjak nëse këta nuk tërhiqen nga tenderi. “Në ditën e njëjtë, Xhabir Zharku e ka thirrur Xhelil Sumën dhe e ka kërcënuar”, thuhet në aktakuzë. Më vonë, sipas aktakuzës, është mbajtur një takim në shtëpinë e Xhelil Sumës, ku ka marrë pjesë edhe Nesim Curri, e ku sërish u është thënë viktimave që të tërhiqen. Më datën apo rreth datës 29 korrik, po ashtu janë kërcënuar viktimat.
“Gjatë një takimi të mbajtur në Shkup në një datë rreth 30 korrikut dhe 3 gushtit 2006, si rezultat i këtyre kërcënimeve, viktimat Shefket Luri, Xhelil dhe Azem Suma u pajtuan që të tërhiqen nga tenderi dhe kësisoj t’ia dorëzojnë interesin e tyre Arsim Kolshit, si ofertuesi i dytë më i lartë duke u dhënë kështu të pandehurve përfitime të mëdha materiale”, thuhet në aktakuzë.
Krijoni Kontakt