N'perëndim viq era me të ardhë hajn në vendet publike të punës të denoncon kolegu a kolegja te shefi, shefi tek drejtori e drejtori në polici. Ta bojin ma së pari edhe një hetim të brendshëm e masnej drejtë e në Dubravat e Perëndimit. S'ka pasë nevojë mi rrethu EULEX-i institucionet tona ashtu si me qenë në Ruandë a në Zulluland.
N'perëndim, vetëm me dyshu partija që je hajn nuk të kandidon kurrë për mos me ja damtue reputacionin. Në vendin ma të varfun të Evropës vjedhen euro me tonelata e drogë me thasë në polici e kurrkush nuk jep as dorëheqje. Bile i qesin edhe deputet në pesëshen e parë...
Del nji Sparks e flet për të mirën e tyne, për të mirën tonë në përgjithësi e ata si idiota marrin guxim edhe e mbrojin hajninë...
Ani, para kujt? Para ambasadorit të shtetit që përveq se ti dërgoi ushtarët për të të çliruar nga robëria shekullore, solli edhe ushtarët Gurka nga Nepali...
N'perëndim edhe pederat kanë ma shumë respekt se hajnat...
Krijoni Kontakt