Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367

    PDK nuk ka bërë mirë me përfshirjen e Limajt e Sylës

    Prishtinë,


    12 nëntor - Zëvendësshefi i misionit EULEX Andrew Sparkes tha sot se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka bërë mirë që ka futur në listë dy persona që janë nën hetime – Fatmir Limaj dhe Azem Syla.
    Sparkes tha se në aspektin ligjor askush nuk është i fajshëm derisa gjykata nuk vendos të kundërtën, gjersa ka nënvizuar se mendimi i tij personal është se mbase PDK-ja nuk ka bërë mirë kur ka vendosur që këta dy të janë përfaqësues, raporton Telegrafi.
    Ndërkohë, zëvendëskryeministri Kuçi tha se PDK-ja nuk e ka pasur as më të voglin dyshim kur ka përfshirë në listë këta dy persona, për faktin që ata janë nën hetime, por ata nuk janë shpallur as fajtorë.
    Këto komente u bën pasi që këta të dy patën në lidhje me sundimin e ligjit në vend dhe mbështetjen që EULEX do të ofrojë për mbarëvajtjen e një procesi të mirëfilltë zgjedhor.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Prishtinë,


    12 nëntor - Zëvendësshefi i misionit EULEX Andrew Sparkes tha sot se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka bërë mirë që ka futur në listë dy persona që janë nën hetime – Fatmir Limaj dhe Azem Syla.

    Ja nje koment interesant nga nje lexuese e koha.net

    Jeta(Kanada) (para 1 oreve)

    O asnjo prej tyne nuk duhet me qene ne ate liste - lista e vetme e paster qe mundet me e dorezu Pe-De-Keja eshte nje liste e bardhe pa emra!
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni karlosi : 12-11-2010 më 12:01
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Limaj: Fjalën e fundit e ka ligji

    Nga Express më 12 nëntor 2010 në ora 14:23

    (E plotësuar) Ka qenë e menjëhershme përgjigja e ministrit në dorëheqje të Transportit dhe Telekomunikacionit (MTT), Fatmir Limaj ndaj këshillës së zëvendësshefit të EULEX-it, Andy Sparks se Limaj dhe Azem Syla do të ishte e udhës që të mos garonin në zgjedhjet e 12 dhjetorit, derisa janë nën hetime. Për këtë, Limaj tha se vendos ligji, andaj s’ka nevojë për sqarime.

    “Besoj që nuk ka nevojë për sqarime, këtu i jep sqarimet ligji. Ne i përmbahemi ligjit, e jo disponimeve të individëve dhe vazhdojmë ashtu siç është ligji”, ka thënë Limaj për gazetarët, teksa ka nënshkruar koalicionin me Lëvizjen Qytetare për Demokraci.

    ----------------------------------------------

    ZV/Kryeministri Kuçi, ka kërkuar mosparagjykim, derisa ka ripërsëritur se deri në vërtetim fajësie, çdokush është i pafajshëm.
    ” Ekziston një parim se çdokush është i pafajshëm deri sa vërtetohet drejtësia dhe përderisa ka një vendim përfundimtar. Dhe të dy personat që përmendët ju janë të pafajshëm dhe s’kanë asnjë vendim nga gjykata”, tha Kuçi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 12-11-2010 më 12:08
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    Prishtinë,


    12 nëntor - Zëvendësshefi i misionit EULEX Andrew Sparkes tha sot se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka bërë mirë që ka futur në listë dy persona që janë nën hetime – Fatmir Limaj dhe Azem Syla.
    Sparkes tha se në aspektin ligjor askush nuk është i fajshëm derisa gjykata nuk vendos të kundërtën, gjersa ka nënvizuar se mendimi i tij personal është se mbase PDK-ja nuk ka bërë mirë kur ka vendosur që këta dy të janë përfaqësues, raporton Telegrafi.
    Ndërkohë, zëvendëskryeministri Kuçi tha se PDK-ja nuk e ka pasur as më të voglin dyshim kur ka përfshirë në listë këta dy persona, për faktin që ata janë nën hetime, por ata nuk janë shpallur as fajtorë.
    Këto komente u bën pasi që këta të dy patën në lidhje me sundimin e ligjit në vend dhe mbështetjen që EULEX do të ofrojë për mbarëvajtjen e një procesi të mirëfilltë zgjedhor.
    Sparkes: S’kam treguar me gisht ndonjë parti të veçantë

    Nga Express më 12 nëntor 2010 në ora 17:23

    (E plotësuar) Andy Sparkes, zëvendësshef i misionit të EULEX-it, nëpërmes një deklarate për media, ka sqaruar deklaratat e bëra më herët për gazetarët, lidhur me kandidimin për deputetë të njerëzve që janë nën hetime ose procedurë gjyqësore.

    ”Ajo që thashë, dhe po e përsëris tani, ishte se unë mendoj se të gjithë ne do të pranojmë parimin që të gjithë është i pafajshëm derisa të dëshmohet fajësia. Por sipas mendimit tim personal, ku dikush është i njohur publikisht të jetë nën hetim ose procedurë gjyqësore, do të ishte më mirë dhe më të ndershme, dhe më e mirë për reputacionin e Kosovës, në qoftë se ata nuk do të paraqiten për funksione publike deri sa ata kanë pastruar emrat e tyre”, thekson Sparkes, në deklaratën e cila është shpërndarë nga Zyra për Informim e EULEX-it.

    “Kjo është e gjitha që kam thënë. Unë nuk ia kam drejtuar gishtin ndonjë partie apo fraksioni të veçantë, kur e kam thënë këtë. Situata vlen, në fakt, për kandidatë nga disa parti. Unë kam qenë duke folur në përgjithësi, duke shprehur një pikëpamje personale në përgjigje të një pyetje, një pikëpamje që ka të bëjë me të gjitha figurat publike, pa marrë parasysh përkatësinë politike", është shprehur britaniku.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Limaj: Fjalën e fundit e ka ligji

    Nga Express më 12 nëntor 2010 në ora 14:23

    (E plotësuar) Ka qenë e menjëhershme përgjigja e ministrit në dorëheqje të Transportit dhe Telekomunikacionit (MTT), Fatmir Limaj ndaj këshillës së zëvendësshefit të EULEX-it, Andy Sparks se Limaj dhe Azem Syla do të ishte e udhës që të mos garonin në zgjedhjet e 12 dhjetorit, derisa janë nën hetime. Për këtë, Limaj tha se vendos ligji, andaj s’ka nevojë për sqarime.

    “Besoj që nuk ka nevojë për sqarime, këtu i jep sqarimet ligji. Ne i përmbahemi ligjit, e jo disponimeve të individëve dhe vazhdojmë ashtu siç është ligji”, ka thënë Limaj për gazetarët, teksa ka nënshkruar koalicionin me Lëvizjen Qytetare për Demokraci.

    ----------------------------------------------

    ZV/Kryeministri Kuçi, ka kërkuar mosparagjykim, derisa ka ripërsëritur se deri në vërtetim fajësie, çdokush është i pafajshëm.
    ” Ekziston një parim se çdokush është i pafajshëm deri sa vërtetohet drejtësia dhe përderisa ka një vendim përfundimtar. Dhe të dy personat që përmendët ju janë të pafajshëm dhe s’kanë asnjë vendim nga gjykata”, tha Kuçi.
    Qy qy po e dika qka eshte ligji a,po me vjen mire valla

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Angry

    Citim Postuar më parë nga toni karlosi Lexo Postimin
    Ja nje koment interesant nga nje lexuese e koha.net

    Jeta(Kanada) (para 1 oreve)

    O asnjo prej tyne nuk duhet me qene ne ate liste - lista e vetme e paster qe mundet me e dorezu Pe-De-Keja eshte nje liste e bardhe pa emra!
    Jo valla per qlirimtaret kjo thenje s'perputhet fare .
    Mose e kishe fjalen per hajnat.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Fatmir Limaj: Krenar që jam hajn!
    Njerëz pa principe...
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 12-11-2010 më 14:17
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Sparks: Jam keqkuptuar


    Prishtinë, 12 nëntor 2010 (Kosovapress) Koha 17:53

    Ambasadori i Britanisë së Madhe dhe zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparkes nëpërmjet një deklarate për media ka thënë se është keqkuptuar në përgjigjet e tij. Ai ka thënë se duhet të pranohet parimi që çdokush është i pafajshëm, derisa nuk është shpallur fajtor.

    “Ajo që unë thash, dhe e përsëris tani, ishte që unë mendoj se të gjithë do të pranonin parimin që çdokush është i pafajshëm, derisa nuk është shpallur fajtor”, ka thënë Sparkes.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    e po gjyqi e tregoi kush eshte hajn ket, ne Kosove, hajni "akademik" . Marrja ju ka prek thell si po keni ftyr me shkrue, pasi padroni juaj eshte zen me pel per dore dhe eshte denue 1.5 vjet...
    le te ju marroj zoti, bashk me hajnin e juaj "akademik"....

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2009
    Postime
    220
    Tek ne eshte ber mode ti thuash dikujet ,apo te akuzojesh diken se je hajen ose gjera tjera,ne perndim edhe atje ka kesi raste perplot dhe kush nuk e qan hallin deri sa te del para ligji...
    edhe ketu une nuk e di se si mundet nje nje ri ne kete raste limaj ose dikush tjeter te jete fajtore per deri sa te thot fjalen e fundit gjykata .......
    edhe sparkes e din mire kete se si shkojen punet edhe ne birtanin e madhe dhe shba...

    nes egjykatat gjen argumente dhe i denon,athere edhe ata duhet ti pergjigjen ligjit dhe drejtsis,,edhe nese jan deputet.

    Une nuk jam kurreshtare i thash e themev pa marre parasysh se kush eshte aj apo ajo...

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •