2630 vjet histori, nė pavionet e muzeut arkeologjik tė Dyrrahut - ...pastaj vjen Iliria, njė tokė e gjatė me shumė popuj brenda -
DURRES, 23 Shkurt/ATSH-K. Pinderi, A. Hakani/.- Epidamni ėshtė njė qytet qė gjendet nga ana e djathtė kur hyn nė gjirin e Jonit. Pranė tij, banonin "barbarėt" taulantė, njė fis ilir. Kėtė e kolonizuan grekėt korkyras. Me kalimin e kohės, ky qytet u bė i fuqishėm e me shumė banorė. Epidamni i vjetėr, ashtu siē tregohet nga autorėt antikė, sot quhet Durrės, njė emėr qė ngjason mė shumė me emrin Dyrrah, edhe ky njė emėrtim tjetėr i lashtė i qytetit qė kėtė vit (2003) feston 2630 vjetorin e tij tė krijimit. Gjithė historia e kėtij qyteti, sot qytet porti mė i madh nė Shqipėri me rėndėsi nė Ballkanin perėndimor, ekspozohet nė pavionet e muzeut tė ri arkeologjik tė tij, tė pėruruar njė vit mė parė. Nė mjediset e kėtij muzeu, njė ndėrtesė me njė arkitekturė qė duket sikur 'pėrkrah' modernen duke e pėrshtatur me tė veēantėn e sė kaluarės, e ngritur qysh nė vitet '80-tė, ka filluar puna pėr ekspozimin e periudhės bizantine. Jashtė, nė oborr, kollonat nė stilet greke dorike ose jonike, si dhe pitosat e enėt e tjera tė mėdha, tė largojnė vėmendjen nga pamja e gjėrė e detit dhe nga lartėsitė e pallateve tė reja. Kėto tė fundit, janė ndėrtuar pėrreth muzeut, vitet e fundit. Edhe nė periudhėn bizantine, Durrėsi ka qėnė njė nga qėndrat mė strategjike nė Arbėri. Epidamnusi __________ Epidamnus. Durrėsi quhej kėshtu, sepse mbreti mė i vjetėr ilir i kėsaj krahine, quhej Epidamnus. Ky, themeloi qytetin e sipėrm, atje ku sot ngrihen kodrat e Spitallės, e tė tjera. Me kalimin e kohės, emri Epidamnus, u eliminua sepse siē besonin banorėt, ky emėr sillte dėme (damnus). Djali i Epidamnusit, edhe ky njė mbret ilir, quhej Dyrrah... Prof. Neritan Ceka, djali i njė prej themeluesve tė arkeologjisė shqiptare, Hasan Cekės, duke shpjeguar njė gravurė tė shekullit tė 19-tė ku shfaqet qyteti i Dyrrahut, tregon se qyteti i sotėm i Durrėsit, ngrihet mbi tė njėjtat koordinata gjeografike dhe mbi tė njėjtin territor ku dikur ishte ngritur Epidamni ilir, e mė vonė Dyrrahu, koloni greke nė 627, mė pas romake e pastaj edhe ai i periudhave tė mėvonshme. Njerėzit tregojnė se kur duhej tė ndėrtoheshin ato qė sot janė pallatet, e rrugėt e gjėra tė kėtij qyteti, bri tė cilave gjallojnė dyqane, bare, "music shop", "fast food", galeri arti, etj., mjaft amfora, kratere, hidre, pitosa, e gjithfarėsoj enėsh tė tjera prej qeramike, "pushtonin" kantieret. Ceka, pohon se edhe sot, ndėrtuesit privatė "pėrballen" me njė situatė tė tillė. Autoritetet sqarojnė se sipas ligjit, ato subjekte private ndėrtimi, qė hasin nė objekte arkeologjike, duhet tė njoftojnė pėrfaqėsuesit e bėrthamės arkeologjike nė Durrės. Kjo nuk ndodh gjithmonė, sepse ndėrtuesit i tremben njė pezullimi tė punimeve. Nė pavionet e muzeut arkeologjik, si enėt e mėsipėrme, ka shumė. Aty ka tė ekspozuara, amfora jonike, nga Samosi (qytet shtet grek), hidrie, ojnohe, lekite, pitosa, kilik si dhe qeramikė romake dhe kupa jonike tė viteve 625-600 para Krishtit. Kėto janė ndėr enėt mė tė vjetra tė kėtij lloji tė zbuluara nė Durrėsin e sotėm. Njė tempull arkaik, ndėrtohej me kollona druri. Nė pavionet e muzeut, njė tempull i tillė i pėrbėrė nga objekte origjinale tė kėtij tempulli, 'shpreh' njė rikonstruksion imagjinar tė tempullit arkaik. Ceka shprehet se njerėzit mund tė imagjinojnė se si ndėrtohej njė tip arkitekturor siē ishte tempulli arkaik. Ky rikonstruksion pėrbėhej nga pjesė tė njė tempulli tė ndėrtuar rreth vitit 570, e tė shkatėrruar rreth vitit 520 p.e.s. Enėt e pikturuara me stilin e figurave tė kuqe, nga gjysma e parė e shekullit tė IV, kishin sjellė tė reja dhe ndryshime nė krahasim me stilin tjetėr, atė tė figurave tė zeza. Ndryshe nga ky i fundit, stili i figurave tė kuqe, mund tė realizonte shprehjen mė tė qartė e mė tė detajuar tė tipareve tė fytyrės sė qėnieve tė pikturuara. Kėto ishin kryesisht njerėz, por edhe kafshė apo personazhe nga mitologjia. Nė pavionet e muzeut, arti i prezantuar nė qeramikė, ka edhe karakteristika mė tė thjeshta. Skulpturat, janė mė komplekse. Ato tė realizuara sipas stilit tė Fidias, artisti mė i njohur i periudhės klasike (480-355 p.e.s.), shprehin nė tiparet e tyre "qetėsinė olimpike", ndėrsa fiksojnė edhe "gjestet madhėshtore". Zakonisht, edhe portretet por edhe stelat (gurė varri), tė asaj kohe, realizoheshin nga gurė gėlqerorė dekorativė. Prof. Neritan Ceka, thotė se mermeri ishte i shtrenjtė, pasi eksportohej nga Athina, kurse mė vonė mjeshtrit durrsakė do ta siguronin kėtė material direkt nga gadishulli i Karaburinit nė malet Akrokeraune. Amforat shfaqen sėrish nė kėndet e muzeut. Plini, njė autor i vjetėr, shprehej se qytetarėt e Dyrrahut lėvdonin Baliskun, njė rrush i bardhė. Ky i kishte kokrrat e rralla dhe nuk donte t'ia dinte as nga vapa e as nga era e jugut... Jepte prodhim shumė. Nė hyrje tė muzeut qėndron pas xhamit tė njė vitrine, thesari i Dyrrahut, ose 4000 monedha tė gjetura nėn tokėn ku kishte qenė mė parė pazari i vjetėr. Mbishkrime dhe figura qė u pėrkasin mbretėrve tė ndryshėm, lexohen qartė edhe sot. Nė fakt, kjo do tė thotė mė shumė kureshti! Tipi kryesor i monedhave prej bronxi, tė cilat janė dhe mė tė shumta nė numėr, qė nga gjysma e dytė e shekullit tė IV deri rreth vitit 30 p.e.s, mbeti ai me Herakliun nė faqe dhe armėt e heroit si topurja, harku dhe milli i shigjetave nė shpinė, tė shoqėruara me legjenda tė ndryshme. Herakliu ishte njė bashkėthemelues i Dyrrahut. Dyrrahu, ishte jo vetėm njė qendėr e madhe tregtare ē'ka e verteton dhe numri i madh i prerjeve tė monedhave, sipas Cekės, por dhe njė qytet qė mbėshtjell brenda kodrave tė tij njė demografi tė larmishme. Pas themelimit tė tij si koloni greke nė vitin 627 p.e.s, kolonėt e parė grekė qė u vendosėn aty ishin meshkuj dhe i krijuan familjet e tyre me gra dyrrahase. Autorėt antikė tregojnė se popullsia e Dyrrahut ndryshoi veēanėrisht nga vendosja progresive nė qytet jo vetėm e elementit vendas por edhe e atij italik. Kėshtu, ky qytet nė periudhėn romake numėronte rreth 40 000 banorė dhe cilėsohej ndryshe edhe si "Taverna e Adriatikut". A ėshtė njėsoj si sot? _______________________ ...pastaj vjen Iliria, njė tokė e gjatė me shumė popuj brenda. Thonė se popullsia e saj ėshtė shumė e madhe... Thonė se janė shumė tė drejtė dhe mikpritės, se e duan jetėn shoqėrore dhe janė tė shtėnė pas njė jete shumė tė hijshme (?) /f.n/
2003-02-23
--------------------------------------------------------------------------------
Copyright © 2001 Albanian Telegraphic Agency! Inc. All rights reserved.
Pershendetje
Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
Krijoni Kontakt