Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15

Tema: Durresi

  1. #11
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Zbulohen varre te antikitetit te vone

    E Premte, 08 Qershor 2007 (Koha Jone)


    Zbulim me vlera te medha arkeologjike ne Koder Vile. Nje firme ndertimore gjate hapjes se themeleve te nje pallati te ri, ka ndeshur ne nje zbulim te rendesishem, c’ka rezultoi te ishin varre te antikitetit te vone, pasi arkeologet kryen studimet e tyre te para. Varret datojne ne periudhen romake te shekullit te V-te para Krishtit. Nga germimet ne Koder Vile, ku ndodhen keta varre te antikitetit, ne nje siperfaqe prej 750 m2, arkeologet jane perballur me rrenojat e pakta te nje ngrehine helenistike me hajat, nje mjedis funerar, segmentin e nje rruge terciare dhe 10-te varreve antike. Me shume interes, drejtori i Departamentit te Arkeologjise ne Durres, Afrim Hoti, thote se, “eshte zbulimi i nje varri perkushtimor i periudhes klasike”. Varri i ndertuar ne trajte dhomeze eshte inkastruar ne nje mur fasade me blloqe guri. Perballe tij zgjatet rruga procesionale e hijeshuar me tjegulla solemne. Nje kolone dhe nje kapitel i stilit dorik te perdorura aty si element dekorativ te fasades. Ndoshta edhe per vete varrin perkushtimor ose thene ndryshe monumental, ka shume gjasa qe t’u perkasin kohes se shekullit V-te para Krishtit. Nga pikepamja e organizimit urban mbetjet e ngrehinave antike, varri perkushtimor dhe vete parcela funerare, zinin vend ne anen juglindore te kreshtes se akropolit te qytetit te lashte te Dyrrahut. Germimet e tjera te perqendruara ne pjesen fushore te skajit verior te qytetit, sollen nje rezultat te rendesishem. Zbulimin e murit rrethues te antikitetit te vone, ku per here te pare dalin ne pah rrenojat e nje kulle trekendeshe dhe nje trakt i kurtines. Se bashku me ta, jashte mureve u hapen 18 varre te periudhes mesjetare. Nga germimet me te fundit jepen te dhena te reja per shtrirjen territoriale te Dyrrahut ne periudhen e vone antike (shekulli V-VI pas Krishtit), ku kulla dhe segmenti i kurtines ishin pjese perberese e murit rrethues te qytetit, ne unazen e trete te tij. Me pas gjate fazes se pare te periudhes se mesjetes se hershme qe i perket shekullit te VII-VIII, kjo pjese e sistemit te fortifikimit antik u rrenua dhe muret e saj, thuajse te rrenuara, u nxoren jashte funksionit. Por eksperte te arkeologjise dhe vete drejtori i Departamentit te Arkeologjise se Durresit, verejne me shqetesim se ndersa kjo firme ndertimi per kryerjen e ketyre zbulimeve, lejoi qe ne sheshet e tyre te zhvillohen germimet arkeologjike. Por kjo nuk ka ndodhur me disa te tjera, qe i kane hapur themelet naten me ekskavator duke dhunuar egersisht thesaret e nentokes muze ne qytetin bregdetar. Garip Troci

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Udhėtim nė Dyrrah

    Historianėt Hava dhe Sali Hidri na sjellin nė njė album historik Durrėsin. Trashėgimia kulturore e njė qyteti qė ende nuk menaxhohet siē duhet...

    Perėndimi i diellit ka rėnė mbi Adriatik. Buzėmbrėmjet janė gjithnjė tė ndjera nė rrugėn pranė portit, ku dikur fliste plot pasion Cicėroni. Pėr durrsakėt kjo ėshtė xhiroja tradicionale qė e nisin ēdo pasdite nga kjo rrugė dhe e pėrfundojnė buzė detit. Kodrat qė mbulohen mbrėmjeve nga njė tis i hirtė janė po aq interesante sa zgjatimi i pafund i detit. Pėr historianin e njohur tė kėtij qyteti Sali Hidri nuk ėshtė vetėm deti ai qė e bėn Durrėsin njė qytet romantik, por edhe trashėgimia kulturore qė mbart ky vend.

    Por ne jemi mėsuar ta njėsojmė Durrėsin me detin dhe shumė rrallė guxojmė tė shkojmė pėrtej tij, pėr tė zbuluar kodrat e qytetit ku luftonte Ēezari me Pompeun, apo pėr t‘u ndalur te kultet qė janė njė pasuri mė vete e traditės historike tė tij. Nė panteonin tradicional pellazgo-ilir, banorėt e hershėm tė kėtij qyteti i faleshin hyjnive, qė nga ato kozmogonike, ashtu edhe atyre tė panteonit tradicional mitologjik. Nė muzeun e qytetit, mund ta takosh historinė vetėm disa metra larg detit. Aty mund tė mėsosh mė shumė pėr Gean. Nė kozmogoninė pellazge, Gea bėnte pjesė nė kultin e krijimit tė njeriut, adhurimit tė tė parėve, qė ishte elementi bazė i pellazgėve. Ajo ėshtė adhuruar herėt nė Dyrrah. Realizimi i saj nė skulpturė me pėrmasa natyrore, e ulur nė fron, rrethuar me fėmijė, plot fruta nė prehėr e me veshje romake flet pėr kėtė vazhdimėsi tė kultit tė saj edhe nė shek I-II pas lindjes sė Krishtit.

    Qyteti ku ne kėrkojmė tė arratisemi pėr tė ndryshuar disi rutinėn e ditėve tona, mbart njė histori tjetėr brenda tij. Ajo e bėn atė unik nė Ballkan dhe njė nga vendet me trashėgimi kulturore mė tė adhurueshme. Po pėrse flitet kaq pak pėr kėtė trashėgimi, pse ajo nuk ėshtė ende promotore kryesore e turizmit, e thithjes sė vizitorėve drejt kėtyre pėrrallave kaq befasuese.

    Prof. as. dr. Hava Difri dhe dr. Sali Hidri (tė dy bashkėshortė) kanė zgjedhur njė mėnyrė pėr ta treguar kėtė trashėgimi. Nė albumin historik tė quajtur "Durrėsi" ata tregojnė anėt e panjohura tė qytetit pėr tė cilin Marin Barleti shkruante se "lavdet dhe krenaritė e tij janė tė shumta e tė mėdha".

    Albumi kėrkon tė tregojė se sa e rėndėsishme ėshtė historia qė fle nė rrugėt ku kanė kaluar kryeqytetarėt e Evropės, ku brenda tij ndodhen ndėrtesa tė shenjta, faltore tė hyjnishme dhe madhėshtore...". Dhe atje sheh qartė fytyra mbretėrish e perandorėsh, monumente shumė tė larta princash. Atje ėshtė ngritur mbi njė vend tė lartė pranė portės Kabalina me drejtim nga veriu, truproja, ose mė mirė Kolosi shumė i madh i Perandorit Adrian, i ndėrtuar me zgjuarsi dhe me mjeshtėri tė admirueshme. Muret e qytetit janė shumė tė fortė, tė stolisura dhe tė zbukuruara me kulla tė larta dhe me vepra tė tjera tė pėrmendura. Ai qytet duhet admiruar edhe pėr ēėshtjet e lundrimit, pėr dobinė e kriporeve dhe tė mallrave. Ky ėshtė qyteti i Durrėsit, qė pa dhe priti si jo mė mirė senatin romak, jo mė pak i pėrmendur se sa i pafat pėr gjakderdhjen civile dhe luftėrat e brendshme", shkruante dikur pėr Durrėsin Marin Baleti.

    "Pozicioni gjeografik i Durrėsit, tė qenurit e tij kurdoherė njė port ndėr mė kryesorėt nė pellgun e Mesdheut qytet nga ku niseshin rrugėt e karvanėve tregtarė, nga Perėndimi nė Lindje dhe anasjelltas, mbetej pa dyshim takimi i dy botėve tė mėdha tė kohės, ku kapėrtheheshin interesa ekonomike, politike, administrative, kulturore e deri ideologjike fetare", shkruan Hidri. Durrėsi mbetej njė pikė takimi e bashkimi jo vetėm politike e administrative, por edhe e kulturave botėrore, ēka bėnte qė ai tė ishte kurdoherė njė qytet emancipues. Perandoritė e mėdha tė kohės, Roma e Bizanti, kishin interesa strategjike mbi kėtė qytet. Secili nė kohė tė vet, synonte t‘i jepte atij fytyrėn e tij, prandaj dhe investimi ishte i gjithanshėm. Nė periudha paqeje Dyrrahu hapej, zhvillohej, zbukurohej lartėsohej dhe e kundėrta nė periudha lufte, ai tkurrej, rrudhosej, shkatėrrohej. Kėsaj tabloje i duhen shtuar dhe fatkeqėsitė natyrore siē ishin tėrmetet e shumta e ngandonjėherė katastrofike, tė cilėt e degradonin shumė qytetin. Pėr madhėshtinė e tij flasin jo vetėm autorėt antikė, por mbi tė gjitha monumente e objektet arkitektonike, arkeologjike qė jep nėntoka e qytetit, shpallur prej dekadash nėntokė muze.

    Kultet janė njė pasuri e madhe e botės shpirtėrore tė qytetit. Mund tė shohėsh ende sot Herėn, bashkėshorten e Zeusit, apo Afėrditėn, hyjneshėn e Dyrrahut, e cila ishte dhe mbrojtėse e porteve detare. Athinaja, bija e Zeusit, e dalė sipas mitologjisė nga koka e tij, ishte mbrojtėse e shkencės, e diturisė. Artemisi, Hyjnesha-Virgjėreshė, e bija e Latonės, motra e Apolonit, ishte mbrojtėse e grave dhe e vajzave gjė qė e pėrafronte atė me Afėrditėn. Hermesi ishte mbrojtėsi i tregtarėve, udhėtarėve dhe hajdutėve. Dionisi, hyjnia e rrushit dhe e verės, me prejardhje nga Lindja, gjendet dhe paraqitet fuqishėm nė Dyrrah. Po ashtu dhe Nike, simbol i fitores, shoqėruese e perėndeshės Athina, apo Herakliu si hero. Ai paraqitet nė vazo ose me kandar nė dorė pėrballė Athinasė ose me topuz ulur pėrpara njė altari.

    Nėntoka muze e Durrėsit gjithmonė ka tė papriturat e saj. Kėshtu nė vitin 2003, nėn kujdesin e arkeologėve, dolėn nė dritė objekte e monumente shumė tė rėndėsishme ndėr to dhe unike, perėndesha e pjellorisė.

    Interesante ėshtė dhe jeta kishtare e qytetit, e cila e ka origjinėn e saj qė nė predikimet e hershme apostolike tė Shėn Palit, nė pėrqafimin e fesė sė re nga tė shtatėdhjetė tė krishterėt e parė tė kėtij qyteti, tė peshkopit tė Durrėsit, Astit nė vitin 100, i cili ėshtė martiri i parė pėr tokėn e Ilirisė. Pėr njė jetė tė ngjeshur kishtare flasin edhe gjurmėt e ndėrtimeve tė njė sėrė kishave, qė janė tė dokumentuara nė qytet, si "Tė shenjtėt Kozma e Damjan, Shėn Maria, Shėn Nikolla, Shėn Maria e Rotondės, Shėn Teodori, Shėn Pali, Shėn Jaku, etj. Ndėrmjet kėtyre ndėrtimeve kishtare mė e rėndėsishmja ėshtė Bazilika e Arapajt, kushtuar Shėn Mėhillit, njė ndėrtim tipik ky pėr kohėn e Justianit. Si tip bazilike trikonkė, bazilika e Arapajt pasuron fondin planimetrik tė bazilikave tė vendit tonė. Mozaiku ėshtė pika mė e lartė artistike qė ruhet nga Bazilika e Arapajt.

    Janė tė pafundme fjalėt qė mund tė pėrshkruanin vlerat e trashėgimisė kulturore qė pėrmban ky qytet dhe historitė qė flenė nė tė. Dy historianėt Hidri janė munduar tė rrėfejnė nė mėnyrėn e tyre nė kėtė album qytetin, me tė njėjtėn dashuri si ata e shohin ēdo ditė. Ndėrsa i mbetet autoriteteve qė ēdo ditė flasin pėr turizėm tė dinė tė shfrytėzojnė kėto potenciale tė heshtura qė Durrėsi ruan prej vitesh nė gjirin e tij.


    Princi Vidi

    Vilhem Vidi mbėrriti nė Durrės mė 7 mars tė vitit 1914. Durrėsi, kryeqyteti i Mbretėrisė Shqiptare, me nė krye princ Vidin nuk e pati jetėn mė tė gjatė se 6 muaj. Duhet shėnuar se nė vitin 1914 Durrėsi u ndje si kryeqendėr, qoftė nė aktivitetin e tij si port dhe si pėrqendrim i forcave patriotike nė vėshtrim politik. Mbretėria shqiptare e Vidit ishte pjellė e konjukturave tė diplomacisė evropiane. Vetė Statuti i kėsaj mbretėrie, i kėtij shtati, nė fakt qe me tė meta, por megjithatė ai pati njė rėndėsi shumė tė madhe: shpallte shtetin e pavarur shqiptar, duke u njohur de juro e de fakto nė arenėn ndėrkombėtare. Pėr patriotėt shqiptarė ardhja e princ Vidit u konsiderua si njė element i rėndėsishėm qė do ta ēonte vendin drejt bashkimit, do ta fuste Shqipėrinė nė rrjedhėn e stabilitetit shtetėror. Rrethanat ballkanike dhe evropiane, e pėr pasojė gjendja e pėshtjelluar brenda vendit e detyruan princ Vidin ta linte postin e dhuruar nga vetė Fuqitė e Mėdha. Mė 3 shtator 1914, princ Vidi la Shqipėrinė.


    Mbreti Zog

    Pas marrjes sė pushtetit me ngjarjet e dhjetorit tė vitit 1924 Ahmet Zogu u mundua ta fuste vendin nė rrugėn e stabilitetit politik e ekonomik. Gjėja e parė qė bėri ai ishte forcimi i kuadrit ligjor. Durrėsi nė vitet 1925-1939 njohu disa pėrparėsi zhvillimi dhe kjo duket mė sė miri nė zhvillimin urbanistik tė tij, si dhe nė forcėn investuese tė tyre nė kėtė qytet nga vetė banorėt.


    Lufta e Dytė Botėrore

    Shqipėria nė teatrin e Luftės sė Dytė Botėrore u radhit nė anėn e shteteve tė Koalicionit Botėror Antifashist. Kjo luftė niste nė fakt pėr vendin tonė qė me zbarkimin e trupave fashiste italiane mė 7 prill 1939. Qyteti i Durrėsit qe ndėr tė parėt qė i priti me armė pushtuesit fashistė. Nė qytetin bregdetar u krijua i pari Kėshill Nacional Ēlirimtar i Qarkut (tetor 1942). Nė Durrės komanda supreme gjermane organizoi operacionin e koduar "shėtitje nė port", pėr t‘iu pėrgatitur njė zbarkimi tė mundshėm tė forcave aleate qė kishin planifikuar hapjen e frontit tė dytė diku nė brigjet e Adriatikut. Pėr kėtė arsye, gjermanėt nėpėrmjet kėtij operacioni urdhėruan evakuimin me forcė tė banorėve tė qytetit. Durrėsi u boshatis e mbeti i tillė nga nėntori i 1943 deri mė nėntor tė vitit 1944. Nė Durrės nė thellim tė operacionit tė tyre mėngjesin e 20 nėntorit 1943 gjermanėt grumbulluan tė rinjtė me ndjenja nacionaliste patriotė e rini komuniste nė zonėn e Shkozetit jashtė qytetit. Kėtu bėnė seleksionimin, duke veēuar sipas tyre "mė tė rrezikshmit" dhe i nisėn nė kampet e shfarosjes nė masė nė Prishtinė, Zemun, Mat‘hauzen, etj. Nė kėto kampe naziste mbetėn 44 tė rinj durrsakė.

    gazeta shqip 26/04/2008

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,127

    Pėr: Durresi

    MREKULLI SHQIPTARE !



    Kjo video, e realizuar nga Indrit Domi me dron, tregon punėn e kryer gjatė zbatimit tė projektit “Rehabilitimi i hapėsirės sė amfiteatrit Durrės”. Pas procesit tė shpronėsimit, menjėherė filloi puna pėr prishjen e objekteve nė mėnyrė manuale nga njė firmė e liēencuar.

    Drejtoria rajonale e kulturės kombėtare Durrės thekson se kjo ishte vetėm faza e parė e kėtij projekti. Pamjet e xhiruara janė tėrheqėse, duke dėshmuar bashkejetesėn nė qytetin e dytė tė Shqiprėisė tė lashtėsisė 3-mije vjeēare me kohėn e sotme.

    http://durreslajm.com/kultura/bukuri...e-indrit-domit

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,127

    Pėr: Durresi

    Rijetėsim madhėshtisė mijėravjeēare tė Amfiteatrit tė Durrėsit

    Amfiteatri i Durrėsit, i ndėrtuar nė fund tė shek 1 pas Krishtit dhe i zbuluar nė vitin 1966 nga arkeologu i njohur Vangjel Toēi, po tėrheq gjithnjė e mė shumė turistė vendas dhe tė huaj.

    Ministrja e Kulturės, Elva Margariti u shpreh sot se “falė projektit tė rijetėsimit do tė dalė nė dritė me gjithė madhėshtinė e tij mijėravjeēare, Amfiteatri i Durrėsit”.

    Amfiteatri i Durrėsit ka arkitekturė romake dhe ėshtė ndėrtuar nė fund tė shek. I pas Krishtit, nė periudhėn e perandorit Trajan. Ai ėshtė shfrytėzuar pėr dyluftimet e gladiatorėve dhe tė shtazėve tė egra pėr afro 2 shekuj.

    Nė shek. 5 pas Krishtit u ndaluan ndeshjet e gladiatorėve dhe amfiteatri nisi tė braktisej. Nė mjediset e tij u ndėrtuan njė kapelė (kishėz) bizantine. Nė muret e kapelės ndodhen disa afreske dhe mozaikė.

    Boshti i madh i amfiteatrit ėshtė 127 metra, ndėrsa boshti i vogėl 103 metra. Pėrmasat e arenės me formė ovale janė pėrkatėsisht 63 dhe 39 metra.

    Monumenti ėshtė zbuluar nė vitin 1966 nga arkeologu i njohur Vangjel Toēi. Deri tani ėshtė zbuluar rreth gjysma e amfiteatrit, me pjesėn perėndimore dhe veriore tė shkallareve, si dhe njė pjesė e galerive.

    Nė fund tė viteve ’90 forcat e KFOR-it punuan pėr hapjen e arenės nga dherat. Arkeologėt italianė tė Universitetit “La Sapienza” tė Romės dhe tė Universitetit tė Chieti – Pescarės, me ndihmėn e aparaturave dhe teknologjive moderne kanė konstatuar se nė arenė ka ndėrtime ende tė pazbuluara.

    Nga tė dhėnat e deritanishme mendohet se amfiteatri mirėpriste mbi 15 mijė spektatorė njėherėsh.

    Amfiteatri i Durrėsit ka pėrmasa mesatare mes 30 amfiteatrove tė zbuluar tė botės antike nga Roma deri nė Budapest dhe Lion.


    /atsh/KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/trashegimia...t-te-durresit/

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,127

    Pėr: Durresi



    Zbulimi i plotė i amfiteatrit tė Durrėsit Nis kryerja e sondazheve gjeologjike


    Nis puna pėr zbulimin e plotė tė Amfiteatrit tė Durrėsit, do kryhet studimi gjeologjik!

    Gėrmimet prekin 11 banesa, shpronėsim nga shteti


    Nė Durrės ka nisur puna pėr zbulimin e plotė tė Amfiteatrit. Fillimisht po kryhen sondazhe gjeologjike e mė pas pritet tė kryhen gėrmime qė synojnė zbulimin e elementeve tė arenės. Pėr t’i hapur rrugė projektit do tė shemben 11 shtėpi, pronarėt e tė cilėve do tė shpronėsohen nga shteti.

    Pas vendimit tė qeverisė pėr shpronėsimin e banorėve nė zonėn ku gjendet Amfiteatri i Durrėsit, Ministria e Kulturės mbėshtetur nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan pėr Zhvillim (AADF) ka nisur punėn pėr zbulimin e plotė tė Amfiteatrit.

    “Ka ardhur njė kompani qė po bėn studimin gjeologjik tė shtresave nėntokėsore”, tha drejtori i monumenteve, Alban Ramohitaj.

    Aktualisht nė terren ndodhen gjeologėt e kompanisė sė kontraktuar nga Ministria e Kulturės tė cilėt po kryejnė studimin e formacionit tė nėntokės deri nė 30 m thellėsi pėr tė pėrcaktuar raportet ndėrmjet objekteve arkeologjike me nėntokėn. Mbi bazėn e kėsaj harte, do tė nisin gėrmimet nga arkeologėt pėr tė zbuluar plotėsisht Amfiteatrin.

    “Edhe 6 ditė tė tjera do qėndrojnė gjeologėt dhe pasi tė mbarojė studimi gjeologjik do tė vijnė arkeologėt pėr tė bėrė gėrmime nė Arenė. Ata do tė kenė mė tė qartė se deri ku do tė shkojnė gėrmimet pėr zbulimin e plotė tė Amfiteatrit”, shpjegon Ramohitaj.

    Pėr realizimin e projektit “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i Parkut Arkeologjik Durrės” do tė shemben 11 shtėpi brenda 3 muajsh. Njė fond prej 89 milionė lekėsh ėshtė vėnė nė dispozicion pėr shpronėsimin e pronarėve.


    Shqiptarja.com

    https://shqiptarja.com/lajm/amfiteat...-banesa-do-shp
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 05-04-2023 mė 23:11

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Foto nga Durrėsi
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 198
    Postimi i Fundit: 10-04-2015, 23:28
  2. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  3. Krimi nė Angli vjen nga Durrėsi e Vlora!!!!
    Nga White_Angel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 20:27
  4. Marisi nga durresi
    Nga cun i lezecem nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 15-01-2004, 03:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •