Close
Faqja 5 prej 25 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 243
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    ajo dihet qe femija ta ben te keqen sa ti kthen kurrizin dhe jo pastaj ti lesh vetem 4 femije qe nuk dine ta percaktojne rrezikun.
    uf , uf, uf, c'te thuash tjeter
    ajo dihet qe ne shqiperi gjithsecili eshte o mete per vete

  2. #42
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1
    Ajo gruaja duhet te shkoje ne burg.Si i ka lene femijet e vegjel vetem?
    Shqiperia nuk eshte amerike. Nuk ekziston tek ne ndonje ligj qe te futin ne burg se le femijet vetem. Kjo grua jetonte per mbijetese dhe per te ushqyer femijet e saj. Ajo duhet lavderuar qe nuk ka kaluar ne krim, ne vjedhje, etj. Njeriu nuk mund te fajesohet sepse deshiron te mos vdese, ajo dhe femijet e saj.

    (ne amerike po bejne edhe nga 18 femije dhe jane edhe te "paster" moralisht, pasi shteti eshte i pasur dhe jua rrit femijet)
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Më vjen shumë keq për këtë nënë! Zoti ia lehtësoft dhimbjet asaj!

    Oooo...Pushtet i Poshter, Pisa, Faqezinj e qfar tjetër...kujdesuni, more, për kta njerz me shumë...TURP për JU!!!!

  4. #44
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Nën zhele e mjerim dhe fillikat të vetëm kanë ikur nga kjo botë Roberti, Vilsoni, Kasandra dhe Nertila. Pak kilometra nga sheshi ku tamtamet e qeverisë do të na rrëfejnë "mrekullinë e lirisë", në një kasolle 25 m2 mjerimi na shfaqi edhe njëherë fytyrën e vet të shëmtueme. Katër fëmijë të vdekur e një nënë që mallkon zot e dreq, që as një grusht dhe nuk mund t'i hedhë fëmijëve të vet.

    Gurët e lagjes kanë qenë argëtimi i vetëm për katër fëmijët e Zana Xhekës. Në shtëpinë e tyre nuk sheh kërrkund lodra fëmijësh. Roberti (më i madhi i fëmijëve) ishte vetëm 13 vjeç. Në kasolle ka gjithkund vetëm zhele që mbulonin trupat e vegjël. Dhoma e vetme në një qoshëzë ka një televizor. Gjëkundi tjetër syri nuk të sheh orendi shtëpiake.
    Në këtë mjerim, në qendër të Bashkisë Sukth jetonte prej dy vitesh Suzana Xheka me katër fëmijët e saj, Robertin 13 vjeç, Vilsonin 11 vjeç, Kasandrën 9-vjeçare dhe Nertilën 6 vjeç. Edhe pse në zgrip të mjerimit, fëmijët përpiqeshin të kujdeseshin për njëri tjetrin, dhe nëna e tyre bënte gjithçka, - vërtet gjithçka - për tu siguruar së paku ushqimin.
    Ana Cenaj, fqinja e familjes Xheka na tregon se megjithë mjerimin e tyre, fëmijët shkonin në shkollë dhe për këtë kujdesej fort Roberti. 13-vjeçari asnjëherë nuk ndahej nga motrat dhe vëllezërit e tij, - tregojnë fqinjët. Gjithkush në Sukth i njeh fëmijët Xheka. Ndoshta jo aq fort prej mjerimit se sa prej faktit që gjithmonë qëndronin bashkë. E krejt në heshtje ikën bashkë edhe nga kjo botë.
    As Ana Cenaj, as të afërm të tjetër të familjes Xheka nuk kanë dëgjuar ndonjë zhurmë apo thirrje për ndihmë nga kasollja. Gjatë natës së mërkurë, në Sukth nuk ka pasur drita. Të gjorët fëmijë kanë rënë shpejt për të fjetur në shtratin e vetëm që ka dhoma. Kanë rënë për të fjetur për mos t'u zgjuar më kurrë.
    Ashtu të shtrirë mbi krevat, me sytë të mbyllur përjetësisht i ka gjetur në agim nëna e tyre, Suzana Xheka. Një vatër zjarri në banesë ka shkarkuar gazra helmues, ndërsa fëmijët kanë qenë në gjumë.
    Sipas të dhënave të para mendohet se fëmijët kanë ndezur një qiri, ndoshta të frikësuar nga errësira. Nga ekspertiza mjekoligjore e trupave u pa se vocërrakët kishin shenja bloze në fytyrë. Policia dyshon se qiriri i ndezur ka krijuar një vatër të vogël zjarri që është shuar, por që ka prodhuar tym në banesë dhe ka asfiksuar Robertin, Vilsonin, Kasandrën dhe Nertilën..
    Zyrtarisht ky është motivi i kësaj tragjedie në Sukth.

    Rrëfimi shokues i Zanës, e martuar 15 vjeç, viktimë e dhunës nga bashkëshorti i larguar prej familjes. Punonte natën që fëmijët të kishin ushqim dhe të mund të shkonin në shkollë

    'Kam pranuar nëpërkëmbjen për të rritur fëmijët'

    Një grua e braktisur nga i shoqi para 4 muajsh është përballur me aktin më tragjik të jetës së saj kur ka parë fëmijët pa jetë që dyshohet paraprakisht se janë helmuar nga çlirimi i gazrave karbonikë. Rreth kësaj ngjarjeje policia ka deklaruar se me datë 11.11.2010, rreth orës 02:30, në një banesë të ndodhur në afërsi të Kantinës së Verës në Sukth, është konstatuar vdekja e 4 fëmijëve të familjes Xheka. Zëdhënësja që në orët e para të mëngjesit njoftoi se rezulton të kenë gjetur vdekjen nga asfiksia fëmijët Robert Besim Xheka, 13 vjeç, Vilson Besim Xheka, 11 vjeç, Kasandra Besim Xheka, 9 vjeçe dhe Nertila Besim Xheka, 6 vjeçe. Ekspertët e policisë që kanë shkuar në vendngjarje pas veprimeve paraprake hetimore përcaktuan se shkaku i vdekjes së këtyre shtetasve është asfiksia nga gazrat e shkaktuara nga një zjarr i rënë në një nga qoshet e dhomës ku ndodheshin fëmijët. Vatra e zjarrit është krijuar nga një qiri i ndezur për të thyer errësirën, por pasi i ka zënë gjumi nga qiriu ka marrë flakë televizori dhe tavolina të cilët kanë çliruar sasi të mëdha dioksidi të karbonit, që ka asfiksuar dhe marrë më pas jetën e 4 vogëlushëve të braktisur në mëshirë të fatit të keq. Policia ka sqaruar rrethanat duke saktësuar se në momentin e kësaj tragjedie të dhimbshme në banesë nuk ndodhej asnjë nga prindërit (babai prej disa muajsh nuk jetonte me familjen për shkak të konflikteve familjare, ndërsa nëna që prej pasdites ndodhej në punë në një lokal të Tiranës) Menjëherë pas marrjes njoftimit në vend kanë shkuar drejtues të Policisë së Qarkut Durrës, drejtues të pushtetit vendor (Prefekti i Qarkut, Kryetari i Bashkisë Durrës). Po kështu të njoftuar nga shërbimet e Sallës Operative në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe shërbime të zjarrfikësit të qytetit, Urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës.

    Historia

    30-vjeçarja Suzana Xheka është shtruar në urgjencë dhe është mbajtur nën mbikëqyrje të rreptë të mjekëve pas traumës së rëndë që ka pësuar. Ajo flet mbi jetën e saj të rëndë që po kalonte si rezultat i braktisjes nga burri i saj, i cili më parë e dhunonte vazhdimisht e që më pas i kishte lënë në mëshirë të fatit.
    Ajo mezi flet dhe me sytë e mbyllur. Mbase është një qarje me ligje, por që dhimbja e ka bërë ta thotë në prozë fatin e zi të fëmijëve dhe të saj. E lindur në fshtin Selishtë të Dibrës ku kishte mbetur jetime që fëmijë, qan përsëri në spital se tani janë fëmijët të cilët e kanë lënë atë jetime.
    "Për t'i rritur këta fëmijë, - thotë mes rënkimeve, - njerëzit më kanë shkelur me këmbë". Ky është prologu i tragjedisë së saj. E martuar vetëm 15 vjeçe, ajo nuk pa asnjë ditë të bukur. Suzana thotë se fati i dha një burrë që nuk ka punuar kurrë për të ushqyer fëmijët, dhe ajo është detyruar të punojë natë e ditë për t'i ushqyer në pamundësi të mëdha eknomike. Para disa muajsh ai e ka braktisur përfundimisht familjen. Tregimi i saj në spital është i dhimbshëm.
    "Që kur lindi djali i parë e deri më sot kam bërë shumë sakrifica për fëmijët. Më kanë marrë njerëzit nëpër këmbë, sa unë nuk dija ç'të bëja për të ushqyer fëmijët...
    Mbrëmë i gjeta. Vetëm gocën e vogël kam parë sipër krevatit, të zbardhur. S'guxova më të kontrolloj fëmijët e tjerë. Fillova të bërtas. Erdhën komshinjtë. I rashë telefonit të shokëve të punës të cilët më kishin sjellë në shtëpi. Ata sapo e kishin kaluar mbikalimin, kur u kthyen prapë dhe erdhën aty. Kishte nxehtësi e madhe te xhamat. I theva. Erdhën komshinjtë dhe hynë brenda. Kur pashë vajzën e vogel hapa derën dhe dola përjashta duke bërtitur me të madhe.
    Burri nuk është përgjigjur kurrë për fëmijët. Asnjë copë bukë nuk ka sjellë në shtëpi. Asnjë palë çorape nuk u ka blerë ndonjëherë. Punoja ditë e natë. Kur shkoja në shtëpi haja dru edhe tortura nga ai. I thoshin njerëzit e mi "Mbaje gruan në shtëpi, dil e puno. Nëse kjo do të dalë nga dera, do të vime ne që ta mbysim në derën tënde. Kështu që isha e detyruar të dilja. Jam martuar 15 vjeçe. Kalama, që ta nxjerr nënën faqebardhë se ishim jetimë. Fëmijët e mi rrinin bashkë. Ata nuk ndaheshin nga njëri tjetri.
    Kur ika i lashë me drita, kur u ktheva s'kishte drita. Ika për punë. Nuk kishte pasë në asnjë vend (drita) s'di ç'të të thotë më shumë motra jote..".


    Suzana, nuk gjejmë dot fjalë për t'ju ngushëlluar.. Çfarë ndodhi me fëmijët?

    (qan) Nuk ka shumë kohë që unë kam filluar punë në një lokal nate në Tiranë. Më parë punoja kamariere këtu afër, por nuk më paguanin mirë ndaj gjeta këtë punën e re dhe fillova. Roberti kujdesej për fëmijët më të vegjël dhe si të thuash ikja pa merak në punë. Veç kësaj i kisha thënë edhe një fqinji këtu që të kujdesej natën për fëmijët. Kështu ndodhi dhe mbrëmë. E kam telefonuar rreth orës 12 për të mësuar si ishin fëmijët. Ai kishte ardhur për të parë dhe më tha në telefon se ato po flinin dhe unë vazhdova punën e qetë.

    Pastaj u kthyet në shtëpi..

    Ishte ora tre e mëngjesit. I thirra Robertit të hapte derën, por nuk përgjigjej njeri. U bëra merak se Roberti e kishte gjumin e lehtë shpirti mamit.. (qan) dhe po gjuaja më fort mbi derë, por sërish asnjë prej fëmijëve nuk po përgjigjej. Kam dal nga ana e pasme e shtëpisë për të parë në dritare dhe brenda kishte errësirë...
    Kam filluar menjëherë të ulërij dhe me një komshi që erdhi këtu kemi thyer dritaren. Kam parë trupin e vajzës mbi krevat. Ishte e mbuluar me pluhur. Dhe fëmijët e tjerë në krevatin e madh.. dikej sikur po flinin. (rënkon e qan) Pastaj nuk di gjë çfarë ka ndodhur. Gjithçka ishte e djegur, por fëmijët jo, nuk ishin djegur fëmijët...


    Suzana, po bashkëshorti juaj ku ndodhet?

    Nuk e di. Ka kohë që jemi ndarë. Jam detyruar të denoncoj dhe në polici, jam keqtrajtuar prej tij.. Asnjëherë nuk ka punuar për t'u kujdesur për fëmijët (rënkon) Jam detyruar të punoj vetë për të ushqyer fëmijët e mi. Ata nuk ndaheshin asnjëherë me njeri-tjetrin. Me punën që bëja paguaja dhe qiranë, si dhe mundohesha që fëmijëve të mi mos t'iu mungonte asgjë në shkollë, ndaj dhe vendosa të punoj natën se fitoja më shumë..


    Po asistencë a keni marrë nga Bashkia e Sukthit?

    Jo. Asnjëherë, deri më tani dhe pse ne jemi banorë të kësaj Bashkie. E vetmja ndihmë që na u premtua ishte nga kryqi i kuq. Ata erdhën para disa ditësh dhe panë ku jetoja. Më thonë që do të më ndihmonin, por tani ç'më duhet ndihma e tyre mua.. (qan).. Unë kurrë nuk do të kem më fëmijët e mi, për të cilët kam sakrifikuar gjithçka deri më tani.


    Shaban Cenaj: Fëmijët i gjetëm pa jetë, nuk kishte asnjë mundësi shpëtimi

    Kuja e vënë në mes të natës nga Zana i ka kallur datën Shaban Cenajt. Është fqinji më i afërt i familjes Xheka, ndaj dhe ka qenë ndër të parët që ka mbërritur aty për të parë dhe rrëfyer historinë më të tmerrshme të jetës së tij. Në një dhomë me katër metra katror gjithçka e shkrumbuar, ndërsa trupat e pa jetë të fëmijëve dergjeshin mbi shtretërit e rrënuar.
    "Sapo kam dëgjuar ulërimën e Zanës kam shkuar për të parë çfarë kishte ndodhur. Dera ishte e mbyllur nga brenda dhe jemi detyruar të thyejmë dritaret dhe më pas kemi parë tragjedinë e ndodhur. Dhoma ishte e mbushur me tym, ndërsa fëmijët i gjetëm të shtrirë nëpër krevate. Dukej sikur po flinin. Nuk na mbetej gjë tjetër veçse të lajmëronin policinë, e cila ka ardhur menjëherë në vendngjarje",- rrëfen Shaban Cenaj.


    Trupat e fëmijëve tërhiqen nga xhaxhai

    Në orët e vona të pasdites, në morgun e spitalit të Fierit është paraqitur vëllai i Besim Xhekës. Xhaxhai i katër fëmijëve të asfiksuar ka kërkuar të tërheqë trupat e tyre dhe pas kësaj është larguar për në një fshat ë afërsi të Thumanës, ku edhe banonte. Mësohet se ka pasur një konflikt mes nënës dhe xhaxhait për tërheqjen e trupave, por duke qenë se nga familja e Suzanës askush nuk ka pranuar të merret me varrimin e fëmijëve, trupat e tyre i janë dorëzuar vëllait të të atit, i paraqitur në morg pasi ka mësuar vdekjen e katër nipërve.


    VIDEO GJATE RREFIMIT TE NENES

    http://www.shekulli.com.al/2010/11/1...ga-zjarri.html

    Marr nga: Shekulli
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ku eshte qeveria qe kujdeset per populle?
    Keshtu nuke hyret ne evrop?
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 12-11-2010 më 04:45

  6. #46
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    O zot sa gjynah
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Dje kam lexuar edhe lajmin edhe komentet por nuk desheroja te shkruaja asgje derisa nuk e shihja se cfare ndodhi ne te vertete dhe ku qendronte problemi qe keta kater engjuj me nuk jane ne kete jete. Nuk desha te ngutem me komente kuturu, me akuza per nenen e gjore e cila kinese paska kenduar neper bare e kafiteri??!! Por edhe nese ka kenduar, e ka bere per te ushqyer familjen te cilen babai e kishte lene ne balte! Po familjaret e ketyre te gjoreve, ku ishin ata? Po shteti dhe sherbimet e perkujdesit social ku ishin? Po fshati dhe fqinjet e udheheqesit a nuk e shihnin se ne c'kushte mizerje jetonte kjo familje?? E si mund te behet te verber dhe te gjykojme nenen pse punonte te ushqej femijet e saj? Po po e bejme ne se e kemi barkun plote dhe gjumin e bejme ne shtreter te bute, e bejme ne se kemi per te zgjedhur se cfare do hame e cfare do veshim diten tjeter, e nuk e kemi hallin se a kemi per te ngrene dhe a kemi cka te veshim. Dijme ne shume mire te akuzojme te tjeret, por vehten?? pse vehten nuk e akuzojme kur ne vend te luksit ne te cilin jetojme nuk arrijme te shohim se c'jete mizerje bejne te tjeret, pse nga tavolina jone kurre nuk arrijme te ndajme as edhe nje kafshate per keso familjesh qe vuajn per buken e gojes. Perse valle ne mesin e shiqiptareve gjithenje do te kete raste si ato tek Migjeni kur lutemi per buken e gojes dhe akoma themi: "Kafshate qe s'kaperdihet eshte or vella mjerimi"...Dhe perse arrijme te akuzojme ate qe ne fakt sakrifikoi gjithecka per femijet e saj atehere kur te tjeret nuk bene as edhe nje hap te vetem.
    Atyre kater engjujve iu qofte i lehte dheu i shteti eme qe i mbulon ngase sa ishin gjalle shteti dhe ne si individ nuk ua lehtesuam jeten.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Poeti : 12-11-2010 më 04:55
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga *Babygirl* Lexo Postimin
    O zot sa gjynah
    Shumë gjynah!!! Më vjen te qaj...

    U bëfshin ENGJUJ te Nënës së tyre!!!

    Ahh...sikur të kisha një...fuqi shumë të madhe...e t`ju kisha " kajt nonen" këtyre pushtetarëve...s`kisha dasht më shumë në këtë moment.

  9. #49
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nuk eshte vetem tragjedi meqe vdiqen kater femije, por plus sepse kjo tragjedi zbulon realitetin e hidhur te asaj qe mund te ngjase potencialisht per cdo dite ne shume familje.

    Para kesaj tragjedie bien si te dh'jera te GJITHA, me shtet, me fe, me kulture.

    Ku eshte ndjeshmeria shoqerore?

    Ne ate kasolle realiteti ngrejti te shkrumbuar monumentin me te madh te fytyres se tij, me te madh se cdo tunel e rruge, se cdo kryq a minare. Aty kemi stadiumin madheshtor te fukarallek-maskarallektut. Aty liberalizohet vize-kalimi nga jeta ne vdekje.

    Kjo eshte nje shuplake per te GJITHE.

    Edhe keta o do bojn koncert o ska!

    Zoti paste meshire per te gjithe ne qe te pakten te jemi njerez.

  10. #50
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Tragjedia ia kalon dhe tragjedive të letërsisë klasike greke.

    Dritë passhin!
    relata refero

Faqja 5 prej 25 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •