Close
Faqja 3 prej 25 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 243
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    2,624
    Nuk ka fjale ngushelluese per kete nene te gjore qe shume sakrifica paska bere dhe me kot.............ne mes te tokes femijet vetem ku su paska gjet nji dreq robi me ja majte naten keto femije?

    Sot dhe une mora vesht nje lajm nga 4-rruget shijak eshe vrare baba dhe djali 20 vjec,thone qe kane pas kunj me baben por me djalin ca kishin ,mjere gruja e shkrete qe humbi kryesor djalin ne bash te jetes por dhe burrin dhe ai i ri ishte rreth 50 vjec
    Ti me sjell gjithmone fat dhe lumturi

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Ne Shqiperi eshte kafsheri ,nqs nuk ke nje familje qe te perkrah nje grua merr fund .
    Nuk dua ta gjykoj te shkreten se kjo qe i ka ndodhur eshte gjeme e madhe ,por e pashe ne televizor i kishte thonjte e gjate me manikur si te modeleve .(Brari kendonte ne Tirane ,edhe prostituten te bente do ja falja nqs do dinte te bente me shume per femijet .)
    Si ka mundesi nje nene qe jeton ne ato kushte mizerie te kete mendjen ti bej thonjte e ti ngjyej .Nuk besoj se ne lokal ja kan kerkuar me ngulm keto salltanete .
    Asnjehere nuk kam mbajtur thonj te gjate ,dhe gjate tere jetes time nja 3 here i kam lyer per ndonje rast dhe me eshte dukur shume pa kuptim kur mbas pak jam perveshur puneve ....
    Jam dakort me Brarin ,shteti duhet te fuksionoj dhe mos te kete kaq shume disnivel .
    Dihet njerezit nuk jane te gjithe njesoj si nga inteligjenca ,arsimimi ,gjendja ekonomike etjetj ,
    dhe ne perendim ka familje me probleme por ka shtet ,asistenca sociale qe te vjen ti merr femijet dhe nuk i din me se ku i ke ...
    kur ka thjesht varferi ndihmohen ,me shtepira ,ushqime etj ,ju qe jetoni jasht e dini keto gjera .
    Edhe jasht politikanet vjedhin ,por mendojne dhe per popullin ,nuk e lene popullin te jetoj pa dinjitet ,as gjerat me te domosdoshme te jeteses .
    Eshte krijuar nje kaste burokratesh qe nuk shohin me shume se hunda e tyre ...
    Shkojne bejne 4 kalamaj ,zihen dhe zhduket gomari pastaj .
    U ndave me gruan shko puno te te dali gjuha ne pune pergjigju femijeve se nuk i beri vetem ajo ..
    Martohen kafshet ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga saura : 11-11-2010 më 18:56
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  3. #23

    Gjenden të vdekur 4 fëmijët në banesë, nëna: S'kishim bukë të hanim

    DURRËS- Tragjedi në një familje në Durrës. Katër fëmijët e familjes Xheka, dy motra e dy vellezër janë gjetur të vdekur ne banesë nga nëna e tyre n orët e para te mëngjesit.


    Fëmijët e kanë kaluar natën vetëm, pasi nëna punonte si këngëtare në një lokal nate në Tiranë, ndërkohë babai nuk jetonte me ta për shkak të problemeve bashkëshortore.


    Sipas të dhënave të para të policisë shkak i vdekjes dyshohet të jetë bërë asfiksia nga gazrat e shkaktuar nga një zjarr i rënë në një nga qoshet e dhomës ku ndodheshin fëmijët. Vatra e zjarrit paraprakisht mendohet të jetë një qiri i ndezur për ndriçim si rezultat i mungesës së energjisë elektrike.


    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.30, në një banesë të ndodhur në afërsi të Kantinës së Verës në Sukth.


    Nëna e fëmijëve në gjendje shoku, Joana Xheka tregon se ka qenë e detyruar te punojë, pasi kanë vuajtur gjithnjë varfëri ekstreme. "Nuk kishim as bukë të hanim, jam martuar që 15 vjeçe dhe burri ka 4 muaj që është zhdukur"- thotë ajo.


    Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vend kanë shkuar drejtues të Policisë së Qarkut Durrës, shërbime Policie dhe drejtues të pushtetit vendor. Po kështu të njoftuar nga shërbimet e Sallës Operative në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe shërbime të Zjarrfikësit të qytetit, Urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës, Grupi Hetimor vazhdon kryerjen e veprimeve të para hetimore.


    Nga hetimet e deritanishme rezulton të kenë gjetur vdekjen shtetasit:
    -Robert Besim Xheka, 13 vjec.
    -Vilson Besim Xheka, 11 vjec.
    -Kasandra Besim Xheka, 9 vjece.
    -Nertila Besim Xheka, 6 vjece. Marre nga `SHEKULLI`
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #24
    Tragjedi !!!

    Edhe sa familje do te vdesin keshtu perderisa shteti nuk reagon ne te miren e tyre !??

    Si duket, do te mbesni edhe me mbrapa se Kosova !
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    O zote, dhimbje e madhe per ter njerzimin, nuk mundem qe te i mbaje lotet..., edhe pse vetit i them "burre' dhe kame femij te martuar, por prap kjo ngjarje e dhimbshem e ketyre 4 femijve te vdekur, nuk munde te permbahem nga lotet, kjo tragjedi vije, nga pakujdesia e prinderve! dhe shtetit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga dardaniAU : 11-11-2010 më 19:09

  6. #26
    sa gjyna o zot
    e pastaj dalin ca injorant e thone te besh shume femije eshte shembull
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  7. #27

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Sa keq po vjen.E jema eshte fajtore qe i la jasht kontrolli ........ o zot...!!!Si se gjeten ca ka ndodhur me saktesi??!!S'ka mundesi te vdesin nga nje zjar i vogel nga nje qirri.dicka ka ndodhur!
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  9. #29
    Citim Postuar më parë nga Elonaa Lexo Postimin
    Sa keq po vjen.E jema eshte fajtore qe i la jasht kontrolli ........ o zot...!!!Si se gjeten ca ka ndodhur me saktesi??!!S'ka mundesi te vdesin nga nje zjar i vogel nga nje qirri.dicka ka ndodhur!
    nese kane qene ne gjume elonke ska pse te duket kaq e cuditcme
    eshte shume kollaj
    tani nga qiricka nga kusicka cfare rendesi ka
    mire do ishte mos kishte ndodhur
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    Shume tronditese, por kjo si nene le per te dyshuar shume.

    Kengetare naten nje nene me 4 femij!!!! shume e habitshme.

    Nje pjyetje shume te pa fajshme per ju forumista!!!?? a njifni ndonje grua te ndershme te kendoj naten??? ne shqiperi ka shume gra te ndara nga burrat dhe e perballojne me pune te ndershme, bile ka gra te zonjat sa qe me pune te ndershme mbajne dhe burrat ne situata te veshtira. Mu kujtuan ca miq temit ket shembull qe ju mora.

    Un i jape te drejt ati burri qe e ka ndare nje grua te till, por e denoj ashper per mos kujdesin ndaj femive te tij.

    katunarja desh me kendu noten klubeve!!!! hakptu

Faqja 3 prej 25 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •