Close
Faqja 16 prej 25 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 243
  1. #151
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Nuk eshte e thene qe edhe shqiperine ta zeje ''shterpesia perendimore'' vetem se keshtu na e sugjerojne disa miopa te realitetit ketu.
    Ke te drejte. Perkundrazi duhet te bejme sa me teper te mundemi edhe pse burri eshte shume i zene duke u martuar me gruan e katert se po ja ndjen lezetin fese. Nderkohe qe grate shkojne punojne token, burri rri gjithe diten duke ngritur menderen perpjete me vellezerit e tij se hysmeqaret e tij si dhe ata 20 kalamaj qe ka bere ferrave ngopen me trahana dhe buke misri mengjes, dreke, darke. Rri ne Angli ti ate bej se nuk ke prapanice ti te mbijetosh ne Shqiperi.

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Bo sa moral te larte shfaqin beqaret ketu ne forum! Me kujton veten time sapo mbarova shkollen e larte. Kujtoja se do ndryshoja boten., Do isha shembull ne cdo drejtim. Kritikoja nenat me femije kur dicka s'me pelqente. Une do isha ndryshe. S'ka mundesi te isha dhe une e gabueshme. Lum ai burre e femije qe do me kishte mua. Por avash-avash kupton qe eshte bota ajo qe te ndryshon ty, ti vetem mundohesh te gjesh vetveten ne kete bote, dhe zbulon gjithashtu shume ane te vetes tende qe s'kishe arritur dot ti zbuloje me pare. Kupton qe nuk je aq perfekte.

    Ku e di ti Infinity per cfare mund te rrije nje nene online? Ti e di qe une marr klasa online p.sh. Harxhoje kohe duke bere detyrat, dhe ashtu si ty qe ketej punon e i hedh nje sy forumit bejme dhe ne. Vemi dhe nenat ne shkolle, jo vetem ti.
    Ti thua mos i leni femijet te luajne videogame por rrini me ta. Vertet mendon se femija yt do preferoje te bisedoje me ty para video game? Nuk po flasim per foshnjat, por femijet me te rritur, 5 e larte. Kur te behesh nene do me pelqente te vije e te ndaje cik eksperience me ne, kuptohet nese do kesh kohe se do jesh shume e zene me femijen, jo si ne te ngeshmet.
    By the way cuni im eshte shume smart, edhe pse une kaloj ca kohe ne forum. Keshtu me tha mesuesja dje. Ne testet e shtetit qe bene keta kete muaj cuni im kishte dale nder me te miret.
    Feelings change - memories don't.

  3. #153
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Eshte dicka tjeter kur atakon shkrimin e dikujt dhe krejt tjeter kur i jep mbiemra njerezve sepse mendimi i tyre eshte ndryshe nga i yti. Qe nga shkrimi i pare ne kete teme dhashe mendimin tim dhe nuk fillova te beja hartime mbi karakterin e njerit anetar apo te tjetrit se jo per gje, po as dua t'ja di. Ti nuk ke pse te perputhesh fare ne mendime me mua dhe te them te drejten me pelqen te debatoj me teper me ata qe s'e shohin dicka si une, por ama epitetet leri per ne vend tjeter.
    Ok u qetesua pak deti qe te flas lirshem tani….se kur me flasin me nerva ndaloj se diskutuari. Kur te thashe ndryshe nga njera tjetra e kisha fjalen sesi debatojme, ti e merr edhe flet me zjarr me emocione kurse une jo. Reagimin tend nuk e prisja dmth. sepse vete nuk do me bente pershtypje epiteti qe perdora sepse nuk e perdora si sulm kundra karakterit tend, ishte vezhgim qe pashe nga postimi yt.
    Tani, ta degjoje historine e asaj nene qe ishte milionere edhe u be e varfer, ne ato 3 muajit qe jetonte me femijet e saj ne makine cfare nene do ishte ajo per ty?....Pra pa e njohur fare, vetem duke degjuar historine qe nje nene po jeton ne makine me 3 femijet e saj sepse burri milioner vrau veten. E sheh qe s’del si nena e vitit, biles edhe babai del si njeri koti qe vrau veten perpara se te mendonte per te ardhmen e femijeve. Po keto pse bene femije kur s’dinin ti mbanin? You have to give people a break, mund te ndodhesh ne momente te veshtira ne jete sic ajo nena milionere qe me vendosmeri luftoi per nje te ardhme sa me te mire per femijet e saj. Sic kjo nena Shqiptare qe u be nene e babe per femijet e saj kur familja i kthehu kurrizin, pra edhe kjo nuk e kishte te lehte te qendronte ne kembet e veta per te rritur femijet, te gjitha keto mundime i shkuan kot pse? Pse ishte ajo e pa afte si nene? JO, ne asnje menyre. Ishte fatkeqesi e madhe cfare i ndodhi qe mund te evitoheshe nqs ajo do kishte mundesine te mos i linte vetem femijet naten, nqs shteti sdo ndizte e fikte dritat sipas qefit etj etj. Ta vesh fajtore per kushtet qe po rriste femijet atehere bej fajtore edhe ate nene milionere qe 3muaj plot i la femijet te flene ne makine, qe per fat te saj nuk i ndodhi nje fatkeqesi e tille.
    Tani a me kupton si po e llogjikoj ngjarjen? Kurse une e kam akoma te veshtire te kuptoj sesi ti e llogjikon edhe dua te kuptoj.

  4. #154
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Bo sa moral te larte shfaqin beqaret ketu ne forum! Me kujton veten time sapo mbarova shkollen e larte. Kujtoja se do ndryshoja boten., Do isha shembull ne cdo drejtim. Kritikoja nenat me femije kur dicka s'me pelqente. Une do isha ndryshe. S'ka mundesi te isha dhe une e gabueshme. Lum ai burre e femije qe do me kishte mua. Por avash-avash kupton qe eshte bota ajo qe te ndryshon ty, ti vetem mundohesh te gjesh vetveten ne kete bote, dhe zbulon gjithashtu shume ane te vetes tende qe s'kishe arritur dot ti zbuloje me pare. Kupton qe nuk je aq perfekte.

    Ku e di ti Infinity per cfare mund te rrije nje nene online? Ti e di qe une marr klasa online p.sh. Harxhoje kohe duke bere detyrat, dhe ashtu si ty qe ketej punon e i hedh nje sy forumit bejme dhe ne. Vemi dhe nenat ne shkolle, jo vetem ti.
    Ti thua mos i leni femijet te luajne videogame por rrini me ta. Vertet mendon se femija yt do preferoje te bisedoje me ty para video game? Nuk po flasim per foshnjat, por femijet me te rritur, 5 e larte. Kur te behesh nene do me pelqente te vije e te ndaje cik eksperience me ne, kuptohet nese do kesh kohe se do jesh shume e zene me femijen, jo si ne te ngeshmet.
    By the way cuni im eshte shume smart, edhe pse une kaloj ca kohe ne forum. Keshtu me tha mesuesja dje. Ne testet e shtetit qe bene keta kete muaj cuni im kishte dale nder me te miret.
    Dicka qe me ben pershtypje me ty eshte se sa here behet nje koment i tille mbi ato qe jane nena dhe rrine ne forum, ti je e para dhe ne shumicen e rasteve e vetmja qe i djeg. Nqs ti je nje nene e denje per femijet e tu, kur lexon nje koment si ky i imi, thjesht lexoje ne heshtje, keputi dhe nje te qeshur nga mbrapa dhe thjesht injoroje.

    Megjithate per sa i perket asaj ne bold, ti mendon se une do ja le femijes tim 5 vjecar te bej ai ligjin ne shtepine time ne lidhje me rritjen e tij?! Per ty ndoshta televizori dhe video games jane shume edukative per femijet e tu. Per femijet e mi ajo do jete gjeja me e kufizuar qe ata do bejne sepse ka shume gjera qe jane me edukative se tv dhe video games. Dhe po, ke te drejte, kur te jem me femije nuk besoj se do kem kohe qe te vij te shpalos eksperiencat e mia si nene sepse jo te gjitha nenat jane aq te talentuara sa te rrisin nje femije si duan, te bejne klasa online gjate dites, dhe t'i hedhin nje sy dhe forumeve. Une nuk jam aq multi-tasked.

  5. #155
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    une spo i ve fajin kerkuj
    se qeverine *** e kemi kjo dihet
    po ato kurva nejrez ne tirane qe shetisin me makina luksoze e qe kan ka 5 dashnore vila e ca di une ca smunden te japin tpakten nje 1 mije leksh ne dite per keto familjet
    ngushellime kesaj nene se eshte vertet e tmerrshme
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #156
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    sa tragjike e bete more..

    ka dicka ne kete mes o njerez..nuk ka bere vaki te te braktise gjaku yt..dicka e pabesueshme qe kjo ka te kryet vetem nenen e saj..askush tjeter...po te mos jesh i denje te braktise edhe nena..ndoshta gaboj por duket se nuk ka qene e denje per rrespektin e gjakut te saj..ta leme menjane gjakun e burrit se ja se paska dashte..po gjaku jot..ka dicka qe nuk e shpjegoj dot..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Dicka qe me ben pershtypje me ty eshte se sa here behet nje koment i tille mbi ato qe jane nena dhe rrine ne forum, ti je e para dhe ne shumicen e rasteve e vetmja qe i djeg. Nqs ti je nje nene e denje per femijet e tu, kur lexon nje koment si ky i imi, thjesht lexoje ne heshtje, keputi dhe nje te qeshur nga mbrapa dhe thjesht injoroje.

    Megjithate per sa i perket asaj ne bold, ti mendon se une do ja le femijes tim 5 vjecar te bej ai ligjin ne shtepine time ne lidhje me rritjen e tij?! Per ty ndoshta televizori dhe video games jane shume edukative per femijet e tu. Per femijet e mi ajo do jete gjeja me e kufizuar qe ata do bejne sepse ka shume gjera qe jane me edukative se tv dhe video games. Dhe po, ke te drejte, kur te jem me femije nuk besoj se do kem kohe qe te vij te shpalos eksperiencat e mia si nene sepse jo te gjitha nenat jane aq te talentuara sa te rrisin nje femije si duan, te bejne klasa online gjate dites, dhe t'i hedhin nje sy dhe forumeve. Une nuk jam aq multi-tasked.
    Thjesht fola si nene,qe ju beqaret vdisni ti sulmoni cik, ti prekni cik ne seder gjoja.

    I know ti je me e vecanta, ketu ne forum. As nuk e ve ne dyshim.

    Jetojme ne nje kohe kur interneti ze nje pjese te rendesishme ne jeten e njeriut, e te femijes, dhe as ti vet nuk do mundesh t'ja privosh femijes kete te drejte. Ke femije 5-6 vjecare me celulare personal. Do te ta kerkoje, do te lutet femija se kane shoket, shoqet ne kopsht, shkolle. Le qe femijet mesojne kompjuter qe ne preschool. A jane budallenj thua qe e kane futur kompjuterin si lende?
    Mos ki merak se dhe femijet tane nuk rrine tere diten kompjuter, tv. Ti nuk je multi taske? Gjersa futesh nga puna ne forum, edhe je. Vetem nje femije te mungon, po do ja dalesh dhe ti.

    Ika tani se do nxjerre cik femijet perjashta. me preke ne seder.
    Feelings change - memories don't.

  8. #158
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Mbaj mend kam qene ne klase te 5 -te.Ne shtepi kishim nje radio te madhe shume te bukur,si veper arti me pjese anash dru e llustrosur dhe siper me kapak qe hapej dhe kishte aty disk gramafoni.Nuk kishim disqe per ate.E kishte blere babi ne Hollande.Kish qene ca dite me pune.Babi ka punuar inxhinjer elektronik.
    Cndodh?Ate radion e kisha shume shume pasion,me pelqente jashtezakonisht edhe zerin e kishte shume te bukur te kthjellet.Bashke me radion kishte sjelle edhe nje kuti plot me llampa ca vegla aksesorira per radion.Ato llampat ishin nje mrekulli i kishin punuar aq bukur edhe brenda llampave ato telat.kishte edhe pllaka metalike te vogla por shume te habitshme.edhe gjithmone kur i shikoja habitesha si i kishin bere.Ua kisha treguar ca shokeve ne shtepi,ishin habitur.Duke kerkuar ne kuti gjeta nje manual,ishte shume kurioz ta merrja vesh po ishte gjermanisht,nuk kuptoja asgje..Ishte edhe nje leter e madhe projekt,ajo ne ate kohe se kisha idene cfare ishte,me vone mesova qe ishte skema e radios,skema e qarqeve elektronike.
    E kisha lut babin disa here te me mesonte ca gjera,por nuk donte.Nuk eshte per ty ajo,bej mesimet ti.
    Nje mbasdite vendosa ta hap radion nga mbrapa,ta zberthej dhe mberthej lol.
    Gjeta momentin kur babi me mamane dolen.Mora nje kacavide dhe fillova mbrapa ti hiqja kapakun.Kur e pashe brenda ishte nje bote me vete,nje mrekulli,llampa te bukura tela qarqe......Fillova te shikoja vidat,mora ca kacavida dhe fillova te zberthej pjese,hequr llampa.isha komplet i magjepsur,duke punar aty.Kur ne nje moment degjoj hapet dera dhe zhurme. Babi me mamane po hynin ne shtepi.
    Kur hyn babi sheh pjese te radios jashte te hallakatura rreth radios,rremuje me pjese,Kutia e pjeseve e hapur,skema e hapur....
    Babi ngriu lol.Cfare surprize lol.
    Cfare po ben?Fytyra e babit ishte limon e verdhe nga inati lol
    Po e shoh pak nga brenda i thashe.
    A e di cfare eshte kjo?Me tregoi kabllin e korentit qe ishte ngul ne mur.
    Ketu kalon korenti,ke lene spinen e kabllit ne mur,pa hequr idiot.
    Po kete e ke prekur dhe me tregoi nje pjese ne radio(ajo pjese ishte transformatori i rrymes).Po e kam prekur i thashe.
    Pa dil nje cike ketej. Mamaja rrinte e habitur
    Si te kam porositur?Nuk dua asnje gervishje ne radio as ta ngacmosh mbrapa.
    Ma ka fut turinjve Bum me grusht nje here,bum me grusht prape, idiot.Babi u terbua.Hyri mamaja ne mes avash ti ore i tha babit.
    Ika nga dhoma tjeter tu shajt,aty gjeta nje liber te babit,nje ta marre shkova ne ballkon dhe fillova ti grisja te gjitha fletet nga inati.
    Me vone vjen mamaja,lere librin prit te te shoh pak.Ua te qenka nxire faqja
    hajde shkojme te ambulanca.Jo jo nuk vij.Nje ti mare copat e grisuar te librit dhe ja hodha ne krevat,babit.Po ikja,ku po shkon ore hajde me mua ne ambulance tashti.Jo do iki nga daja te fle andej.e vone mamaja vjenmenje infermiere te
    shtepia e dajes.Ate nate spo me zinte gjumi nga inati.vendosa qe kur te kthehesha ne shtepi t ja prishja radion.Do e hap prap radion do ja bej lesh qe te mos rregullohet me.
    Te nesermen nuk shkova ne shkolle 3 dite raport nga infermierja.Mamaja ndenji ne shtepi me mua.Pas tre ditesh shkova ne shkolle,me fytyre te mavijosur u thashe qe kam rene nga shkallet ne pallat.Ate mbasdite vajta te hapja radion prape.
    Babi ishte treguar me i shpejte.E kishte bllokuar radion mbrapa me nje flete metalike me brima te vockla dhe e kishte mberthyer dhe lidhur kapakun mbrapa me dy dryna te vegjel.Skam folur me babin per disa muaj.
    Morali i kesaj historie,kurre mos i beso kalamajve dhe kurre mos i lej vetem
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #159
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Un nuk e kuptoj si e zen gjumi Sal Berishen. Te isha ne vend atij nuk do kishte narkoze te mi mbyllte syt. Cfare padrejtesish behen nen hunden e tij e ai se vret trunin. Hallall eshte i forte.
    Por dicka nuk duhet te harroje Berisha qe fle ne dyshek te bute..se Zoti kur te jep pushtet, te kerkon dhe llogari si e ke perdorur. Perpara Zotit ato kater femije e shum te tjere do ta kapin per gryke e do ti thone..ti kishe mundesi te beje dicka per ne...pse se bere?
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #160
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Ndoshta ty te lane prinderit vetem me ore te tera, por kjo s'do te thote qe ne te tjereve na lane. Ndoshta ti je edukuar qe te besh sa me teper femije te mundesh se shteti e ka per detyre te mbaj me buke pjellen tende, kurse ka te tjere si puna ime qe jane edukuar se jeta dhe mireqenia e femijes tend varet nga ty dhe vetem ty dhe nuk duhet te presesh as nga shteti dhe as nga komshia.

    Po te harxhoni kaq shume kohe me femijet tuaj sa harxhoni ne forum, jam e sigurte qe femijet tuaj do ishin dhe me te zhvilluar se c'jane tani duke luajtur video games nderkohe qe mamaja e tyre ju jep mendje atyre qe s'jane nena dhe mendon se eshte e shenjte se ka bere nja 2 femije. Me vjen shume mire per ju megjithate nqs per ju eshte ok qe te martohesh, te besh femije, te rrish gjithe diten duke pare telenovela dhe ne virtualitet nderkohe qe burri eshte i ikur nga mengjesi deri ne darke, pune per ju. Ka te tjere qe duan ta ndertojne jeten e tyre njehere qe kur te sjellin femijen e tyre ne jete, ai femije mos te kete nevoje per asgje dhe jo me te presi per lemoshe nga shteti.

    Ne radhe te pare po te pergjigjem ne lidhje me temen.
    Si nuk na paska faj shteti ?
    1) Ne vendet e tjera te evropes apo botes ne pergjithesi kur nje familje ka me shume se dy ose tre femije cdo femije i jepet nje shume lekesh e caktuar cdo muaj.

    2) Ne vendet e tjera babai detyrohet me ligj qe te paguaje nje shume te caktuar ne baze te femijeve qe ka dhe ti vizitoje ata .

    3) Kur kjo nene nuk ishte e denje ti rriste femijet ai karagjozi i ati me ligj mund tja merrte kur te donte por sic duket i bejme femijet dhe ikim kur te duam dhe ja ngopim nenes.


    Tani po te pergj ne lidhje me te tjerat qe ka shkruar lartmadheria jote .Nuk linda as para 10 vjetesh dhe as para 20 por fatkeqesisht linda ne kohen e xhaxhit enver dhe atehere duhet te punonin te dy prindrit qe te mbanin nje familje dhe prape kerkesat e femijeve nuk i plotesonin dot sado rroge te mire te merrnin.Sipas mendjes tende duhet te linin punen ne oren 12 te drekes kur dilja une nga shkolla dhe vellai im ?Ne ate kohe orari ishte orar nqs nuk kishe dike te te ndihmonte me femijet, femijet i kujdeste komshia dhe vetja e tyre .
    Ne rradhe te pare nuk me njef dhe as te njof ( dhe as nuk dua ) por po te them se jam rritur nga nje fis qe benin dhe bejne femije ne baze te mundesive qe kane per ti rritur .Po te deshiroja te beja shume femije do filloja karieren qe 16 vjec dhe deri tani do kisha 10 por shyqyr Zotit kam vetem NJE dhe ja kam siguruar jeten.Nuk ka cte duhet ty sesa rrine nenat online .Nuk te merr njeri doren ty .Do rri sa ta shikoj une te arsyeshme .Mos te kerkova gje ndihme ty per te edukuar femijen tim ?Sipas mendjes tende kur nje femer behet nene nuk ka te drejta ne jete ?
    Shikoni shtepine tuaj dhe lereni te botes.

Faqja 16 prej 25 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •