Close
Faqja 15 prej 25 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 243
  1. #141
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Nëna gjen të vdekur katër fëmijët në shtëpi




    DURRES-Katër fëmijë të mitur u gjetën të pajetë nga nëna e tyre sot në mëngjes në banesën e tyre ne Sukth të Durrësit.
    Dy vellezer dhe dy motra, Robert Xheka, 13 vjeç, Vilson Xheka,11 vjeç, Kasandra Xheka 9-vjeçare dhe Nertila Xheka 6 vjeç u gjetën të pajetë ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak mund të jetë bërë asfiksia nga tymi. Dyshohet se një vatër zjarri në banesë ka shkarkuar gazra helmues ndërsa fëmijët kanë qënë në gjumë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet paraprake për të zbuluar shkaqet e kësaj tragjedie. Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, fëmijët kishin ndezur një qiri në kushtet e errësirës, c'ka ka provokuar djegien e televizorit dhe krijimin e gazrave helmues.
    Nëna e shokuar po merret në pyetje nga policia. IMesohet se prindi ka qënë në punë gjatë natës, pasi punonte si këngëtare në një lokal. Sipas nënës, fëmijët kur ka mbërritur në shtëpi kanë qënë të pajetë.
    Detaje
    Zana Xheka si zakonisht trokiti ne dere, por askush nuk ja hapi, atehere ajo hapi deren me celes por shtangu kur pa 4 trupat e vegjel te pajete neper krevate dhe divane. Klithmat e nenes zgjuan fqinjet qe njoftuan policine per ngjarjen e rende. Nga kqyrja e trupave u pa se nuk kishte shenja dhune ne trupa, vetem shenja bloze ne fytyre. Policia dyshon se nje qiri i lene ndezur ka krijuar nje vater te vogel zjarri qe eshte shuar, por qe ka prodhuar tym ne banese sa mund te kete asfiksuar femijet.
    Mesohet gjithashtu se nena jetonte se bashku me 4 femijet dhe ishte ndare nga bashkeshorti per shkak te dhunes qe ai ushtronte mbi te dhe dhe femijet. Nena para pak kohesh madje kishte kerkuar dhe mbrojtje nga policia pasi bashkeshorti i kercenonte vazhdimisht. Per te mbajtur femijet ajo punonte si kengetare ne nje lokal dhe me te ardhurat menaxhonte shtepine dhe femijet qe deri pak ore me pare ishin ne jete.

    Ora 13:14- Dëshmia rrënqethëse e nënës
    Ajo është fare e vetme, katër fëmijët e saj nuk jetojnë më. Për News 24 rrëfen kthimin e fundit në shtëpi aty ku priste të gjente në gjumë "të vegjlit" e saj por i gjeti të vdekur. Mes dhimbjes e lotëve, në fytyrën e kësaj nëne të vetme lexohet qartë vuajtja e sakrificat e bëra në jetë për të rritur katër fëmijë, pa baba.

    "Kam bërë shumë sakrifica për ta, po i rrita, po i lija vetëm kur ikja në punë, i mbroja se njerëzit i merrnin nëpër këmbë. Kur erdha në shtëpi kam parë vetëm vajzën e vogël sipër krevatit, e kam parë të mbuluar me gëlqere, nuk guxova më të shoh fëmijët e tjerë, fillova të bërtas, thirra komshijtë...aty ishte nxehtësi e madhe, ishin thyer xhamat“,- rrëfen ajo, ndërsa nuk nguron që në këtë ditë të fajësojë babain e tyre, i cili kurrë nuk ka sjellë në shtëpi asgjë për fëmijët, sic tha ajo.

    "Ai fare nuk është përgjigjur për to gjithë jetën, as një copë bukë nuk ka prurë në shtëpi për kalamajtë, as një palë corape, unë punoja ditë dhe natë dhe kur shkoja në shtëpi ai më torturonte“,- shprehet Zana.

    Mes lotëve, ajo sjell përsëri në kujtesë fëmijët e saj, "Katër fëmijët nuk ndaheshin nga njëri tjetri, ato ecnin vetë", por sot nuk janë më...
    (d.b/BalkanWeb)

    Videoja tronditese:

    link:http://www.balkanweb.com/videoAlbum/..._id_video=7536
    Ndoshta po gaboj , por nena nuk me duket qe eshte aq e merzitur ne video te balkanweb ..

  2. #142
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Në rastin konkret një përgjegjësi të madhe ka edhe Pushteti Lokal dhe Shteti.
    posi jo, kane si s'kane pergjegjesi edhe gjoja organet e mbeshtetjes sociale..( jane organe te lenies ne meshire te fatit)
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  3. #143
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Përcillen në banesën e fundit, katër fëmijët e tragjedisë së Sukthit
    Përcillen në banesën e fundit, katër fëmijët e tragjedisë së SukthitKRUJË- Paraditen e sotme rreth orës 12:00 ka nisur në fshatin Tapizë të Krujës, ceremonia mortore e katër fëmijëve, që u gjetën të vdekur nga nëna e tyre në shtëpi. Lamtëmirën e fundit, nëna e tyre ua ka dhënë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, e shoqëruar nga një patrullë policie. Pas ceremonisë Zana Xheka është dërguar në shtëpinë e saj në Sukth, ku ruhet nga forca të policisë, pas shokut që pësoi, nga humbja e katër fëmijëve.
    Rrëfimi
    Zana Xheka tregon për News 24 se varrimi i fëmijëve të saj është bërë nga familjarët e burrit, të cilët as nuk kanë dashur që kjo e fundit të jetë e pranishme në varrim. Gruaja shprehet se kur ishin gjallë, vetëm ajo kujdesej për ta, ndërsa babai u kujtua vetëm kur i pa të vdekur .
    “Policia më shoqëroi në varrim pasi ato kishin thënë se nuk do të më pranonin. Vëllai më tha që ti duhet të vish patjetër atje, edhe pse unë nuk doja. Nuk doja ta bënim varrimin atje, as kunetërit, as kunatat, as burri s'më kanë ndihmuar fare, që kur kanë lindur ato fëmijë, as vinin për takim, tani që vjen fundi vijnë i marrin për ti varrosur”,- shprehet nëna e shqetësuar.

    “I kam përcjellë pa dëshirën time. Atje vendosi dikush që nuk kishte bërë asgjë për fëmijët e mij. Për ata fëmijë kam bërë unë gjithcka dhe doja ti vendosja unë aty ku doja”,- rrëfen ajo.

    Trupat e pajetë të fëmijëve janë tërhequr dje nga spitali prej xhaxhallarëve të fëmijëve, ndërsa nëna sqaron se ajo ndodhej në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk donte që ata të varroseshin në Tapizë. Sipas saj varrimi duhej bërë në Sukth, aty ku dhanë edhe shpirt. “Unë nuk kam qënë në gjendje të bëj asgjë, isha në spital. Në polici më pyetën se ku do vendosja ti varrosja fëmijët, unë nuk e kisha me qejf që ta bënin varrimin në Tapizë, doja të bënim këtu. Ndodhi si ndodhi…ishte një fatkeqësi dhe unë doja ti varrosja këtu, sepse prej vitesh jetonim ketu, këtu kanë dhënë shpirt, këtu janë mësuar me shokët dhe shoqet…”

    Mes lotësh Zana tregon, “e ndjej veten shumë keq që asnjeri, as njerëzit e mi nuk më ndihmonin se kujton që unë kisha faj”. Më tej, tregon se ka 6 muaj e ndarë nga bashkëshorti. “Ai është larguar nga shtëpia, nuk kemi bërë ndarje, pas katër muajve që kishte ikur nga shtëpia erdhi dhe filloi punë afër lokalit ku punoja unë. Atje punonte vetëm për vete, asgjë nuk sillte për fëmijët".

    Gruaja e vetme, rrëfen vuajtjet e saj, ndërsa shton se “asnjëherë nuk ka marrë ndihmë sociale nga bashkia”. Madje shprehet se, “paguante 3 mijë lekë të reja qera”,- në shtëpinë ku jetonte me katër fëmijët. Ditën e tragjedisë, është nisur në punë e sëmurë, “por duheshin fituar para”,- rrëfen ajo,- “për të ushqyet fëmijët, që më përqafuan kur ika”.

    Pas kësaj tragjedie ka folur edhe gjyshja e fëmijëve, sipas së cilës, këtyre vuajtjeve nuk u duhej shtuar edhe kjo tragjedi. “Vdekja e fëmijëve është një tjetër fatkeqësi e vajzës sime, e rritur jetime”,- shprehet e moshuara, ndërsa shton që “familjarët e dhëndërit nuk janë kujdesur kurrë për ta”.
    Ngjarja
    Robert e Vilson Xheka 13 dhe 9 vjec, Kasandra e Nertila Xheka 9 dhe 6 vjec u asfiksuan nga një vatër zjarri e krijuar në shtëpi. Nga mungesa e energjisë, fëmijët harruan ndezur një qiri, që shkaktoi edhe zjarrin në banesë. Ka qënë nëna e tyre, Zana Xheka që i gjeti të asfiksuar në orët e para të mëngjesit, teksa kthehej nga puna.

    Në një rrëfim rrënqethës për News24 gruaja e vetme tregoi se nuk kishte asnjë ndihmë nga bashkëshorti për rritjen e tyre, madje, ky i fundit i dhunonte sa herë kthehej në shtëpi. Kjo ishte edhe arsyeja që gruaja kishte zgjedhur të jetonte vetëm me fëmijët e saj, në varfëri e skamje.
    (m.a/BalkanWeb)

  4. #144
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Kur se ke idene e realitetit Shqiptar normal do flisni si nga maja e Hostenit.
    Cfare ndihme marrin ne Shqiperi aman! Nje 30,000 leke te vjetra te qelbura per familje qe nuk te dalin as per tu ushqyer. Per pune eshte shume e veshtire sidomos ne fshatra apo qytete te vogla. Me te njohur po gjete ndonje pune pastrimi lokali se tjeter gje s'ka. Te rrojne emigrantet se ndryshe do kishin vdekur per buke te varferit e shkrete. Shume veta rrojne me borxhe, me emrin ne liste, por kjo e shkreta s'ka patur kurrfare perkrahje.
    Mire e ke ti i afruan vilen asaj, dhe zgjodhi te jetonte ne kasolle. C'ja kepusni me topa aman!
    Nuk eshte as e para qe i le femijet vetem. Sikur s'keni jetuar ne Shqiperi ju? Ne Shqiperi s'eshte cudi te degjosh per femije qe kthehen vetem nga shkolla, qe rrine vetem perjashta me ore te tera, apo vetem ne shtepi. Kam patur kolege qe femijet e tyre 7 vjecare mbaronin shkollen e ktheheshin vetem per ne shtepi. Prinderit ishin ne pune. Ato sa arrinin femijet ne shtepi rrinin me gjak te ngrire. Perdite ky avaz. Fatkeqesia mund ti ndodh kujtdo, por fatkeqesisht kete radhe zuri kete fatkeqen qe fati i keq nuk kursye ti merrte dhe femijet e saj. Kjo familje ishte e harruar dhe nga Zoti, familjaret e jo me nga shteti.

    Si c'lidhje ka shteti me mirembajtjen e femijeve? Me ke ka lidhje shteti sipas teje? Nevojat e kujt ploteson? Atehere pse ne USa nderhyn e ta merr shteti kur ti e le vetem? Sepse ai te krijon kushte qe ti mos ta lesh vetem femijen. Deri dje dhe childcare ne Usa per te varferit ka qene free ne se e ke idene.
    Nuk besoj se kesaj i eshte ofruar ndonjehere ndihme dhe kjo e refuzoi.


    Bravo mia@.

    Si bejne ca ketu po pse ne nuk na linin vetem prindrit kur ktheheshim nga shkolla dhe me ore te tera sa ktheheshin nga puna dhe nga rradhet e ushqimeve???????Cila na qenka ndihma e shtetit 40000 mije leke te vjetra ? Rron ndonje nga keta cubat e forumit me keto leke qe as per buke thate nuk arrijne .Disa ketu flasin sipas te vjelave .Tani e akuzuan pse beri dhe femijet ...... femijet nuk i beri vetem dhe kur nuk kane nga ai shtet i degjenuar info se si te ruhen cfare pret .

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    MJAFT LENDUAT ENGJEJT
    E PA FAJ
    LERINI TE FLENE
    ATA NUK KERKOJNE GJE
    UNE QAJ.........
    DRITEN E MUNGUAR
    LIBRAT E PALEXUAR
    QESHJEN E PA GUXUAR
    PERGJITHMONE I MOREN
    NEN DHE .........UNE QAJ.


    Jete m.ti..............
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  6. #146
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Flasin ato/ata qe rrijn tere kohen nen hije te fikut,ose neper lokale luksoze ku bejn zgjidhjen se cfar do bejn gjate wikendit!Vertet nuk pritja te kete debate te ketilla fyese mes vete ne kete teme,por ja qe keshtu jemi ne Shqiptaret e te dy aneve!Vaji nuk ndalon as ne nje fshat te Deqanit ku uji rrembeu dy femij te mitur,njeri u gjend e tjetri ende ne kerkim!Tragjedia nuk zgjedhe diten a naten,keta u mbyten ne pike te dites me dy prinderit,por ja qe u ndodhi!Ke ta akuzojm tani per kete??Nenen a po??
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  7. #147
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Flasin ato/ata qe rrijn tere kohen nen hije te fikut,ose neper lokale luksoze ku bejn zgjidhjen se cfar do bejn gjate wikendit!Vertet nuk pritja te kete debate te ketilla fyese mes vete ne kete teme,por ja qe keshtu jemi ne Shqiptaret e te dy aneve!Vaji nuk ndalon as ne nje fshat te Deqanit ku uji rrembeu dy femij te mitur,njeri u gjend e tjetri ende ne kerkim!Tragjedia nuk zgjedhe diten a naten,keta u mbyten ne pike te dites me dy prinderit,por ja qe u ndodhi!Ke ta akuzojm tani per kete??Nenen a po??
    Ajo tragjedi ndodhi per nje arsye.Arsyeja eshte femije te vegjel KURRE nuk duhen
    lene vetem.Nje mesim nga jeta qe cdo prind te mendoje mire.....

    Nje rast tjeter.Prindi ne plazh shtrire duke punuar me telefon dhene mesazhe tekst.
    femija e vet 3 vjec luante ne uje ne oqean.Femija bie permbys ne uje dhe per pak u mbyt.Dikush aty afer e kapi e nxorri nga uji.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #148
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    Poeti komenti jot me ngjethi mishin .
    Jam shume dakort me ty .
    Disa persona ketu ose aty jashte jane te papergjegjshem dhe vetem dine te akuzojne te tjeret pa vene trurin te punoje .Temat te cilat duhet te na japin mesime i kthjejne ne tema qesharake dhe akuze.Te behemi pak me te mire ne kete bote qe dhe bota vete te ndryshoje.
    Me respekt Ksanthi.
    Me te vertet nje nga postimet shume prekes
    urime Poeti per mendimin tend.
    Ksanthula eshte kollaj ti vesh fajin njerit ose tretrit
    po eshte e veshtire te jesh me te vertet njeri me ndjenja........
    kto te forumit jane nena me te mira i lene femijet se vjen ora e forumit
    edhe na shesin mend ketu si nena shembullore dhe mendojne se duke dhene mendimin e tyre shembullor jane dicka me vlere.....
    katunare hesapi
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  9. #149
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    Si bejne ca ketu po pse ne nuk na linin vetem prindrit kur ktheheshim nga shkolla dhe me ore te tera sa ktheheshin nga puna dhe nga rradhet e ushqimeve???????Cila na qenka ndihma e shtetit 40000 mije leke te vjetra ? Rron ndonje nga keta cubat e forumit me keto leke qe as per buke thate nuk arrijne .Disa ketu flasin sipas te vjelave .Tani e akuzuan pse beri dhe femijet ...... femijet nuk i beri vetem dhe kur nuk kane nga ai shtet i degjenuar info se si te ruhen cfare pret .
    Ndoshta ty te lane prinderit vetem me ore te tera, por kjo s'do te thote qe ne te tjereve na lane. Ndoshta ti je edukuar qe te besh sa me teper femije te mundesh se shteti e ka per detyre te mbaj me buke pjellen tende, kurse ka te tjere si puna ime qe jane edukuar se jeta dhe mireqenia e femijes tend varet nga ty dhe vetem ty dhe nuk duhet te presesh as nga shteti dhe as nga komshia.

    Po te harxhoni kaq shume kohe me femijet tuaj sa harxhoni ne forum, jam e sigurte qe femijet tuaj do ishin dhe me te zhvilluar se c'jane tani duke luajtur video games nderkohe qe mamaja e tyre ju jep mendje atyre qe s'jane nena dhe mendon se eshte e shenjte se ka bere nja 2 femije. Me vjen shume mire per ju megjithate nqs per ju eshte ok qe te martohesh, te besh femije, te rrish gjithe diten duke pare telenovela dhe ne virtualitet nderkohe qe burri eshte i ikur nga mengjesi deri ne darke, pune per ju. Ka te tjere qe duan ta ndertojne jeten e tyre njehere qe kur te sjellin femijen e tyre ne jete, ai femije mos te kete nevoje per asgje dhe jo me te presi per lemoshe nga shteti.

  10. #150
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Kjo eshte fatkeqesi shoqerore me shume se individuale.
    Ndjeshmeria lokale ka humbur pothuajse komplet ne shoqerine shqiptare.

    Kapitalizmi po tregon se eshte teper i ashper per shqiperine.
    U futem me koke para kohe. Nje komunizem revizionist do ishte me i pershtatshem , edhe me vone me hapa te ngadalta te arrinim ne rregjimet perendimore.

    E tha mire njera qe anetaret jashte shqiperise duhet ti gjykojne gjerat sipas optikes shqiptare. Nuk eshte e hijshme per askend te gjykoje veprimet e nenes kur ne rradhe te pare , per mendimin tim , duhet te gjykohen njerezit lokal te cilet e lejuan kete gje , e pastaj shteti vet i cili nuk i ve ne dispozicion sherbimet sociale ndaj njerezve te varfer.
    Idete socialiste pothuajse jane zhdukur njehere e mire ne shqiperi , e po biem preh e nje kapitalizmi te eger amerikan , qe po s'pate te hash ,vdis per buke atehere.
    Gjithashtu nuk gjykohen njerezit sesa femije bejne se eshte idiotllik. Klasat punetore jo domosdoshmerisht jane te vetdijshem sesi do rrjedhin gjerat nqs bejne aq ose kaq femije.
    ''Femija eshte bereqet'' , e kjo si fjale e urte eshte e mjaftueshme per njerezit e thjeshte atje.

    Nqs ju arrini ne ate pike e i ndaloni njerezit te bejne femije sepse nuk i kane ne banke ala me qindra miliona , atehere i bie qe 99% e shqiperise nuk duhet te lindin femije absolutisht.

    Nuk eshte e thene qe edhe shqiperine ta zeje ''shterpesia perendimore'' vetem se keshtu na e sugjerojne disa miopa te realitetit ketu.

Faqja 15 prej 25 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •