Agostino De Laurentiis, ose sic njihet nga te gjithe Dino De Laurentiis, lindi ne Torre Annunziata , province e Napolit ne Gusht te 1919. Kur ishte 20 vjec shkoi ne Rome per te studiuar aktrim ne Centro Sperimentale di Cinematografia qe sapo ishte inaguruar. Aty 'zbuloi' se nuk i pelqente aq shume aktrimi, se sa i pelqente xhirimi, periudhe se ciles i dedikohet nje nga shprehjet e tij me te njohura "nel cinema, che vuol mettersi in luce, sceglie la zona d'ombra" (ne kinema kush do te behet i njohur, te dal ne drite, zgjedh "zonen e hijes"). Gjithesesi gjate tentativave per tu bere aktor, permendet roli tek filmi "Troppo tardi t'ho conosciuta" (Shume vone te njoha). Filmi i pare si regjizor "L'ultimo Combattimento" (ndeshja e fundit) shenon vitin 1940, qe do te pasohet nga me shume se 600 te tjere gjate karrieres, ku De Laurentiis ka lene gjurmet e tij.
Ne 1946 fillon punen kompania e tij e filmit, Dino de Laurentiis Cinematografica, te cilen ne vitet "70 e zgjeron dhe e zhvendos ne USA, duke hapur studiot "De Laurentiis Entertainment Group" (DEG). Gjate karrieres se tij eshte kandidatuar me 33 cmime dhe ka marr mbi 59 cmime internacionale. Ne 2001 i jepet cmimi i njohur Irving G. Thalberg Memorial Award dhe ne 2003 mori Luanin e Arte per karrieren e tij.
permbledhur nga RaiNews24 dhe Wikipedia
Krijoni Kontakt