Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Zeri i heshtjes...

    Nuk besoj qe do te gjeja cast me te mire per te te shkruar. Shiu eshte miku im i vetem tek nata ka mbuluar qytetin dhe njerezit i jane dorezuar gjumit, po per mua nuk ka me gjume... Ka kaluar kaq shume kohe, por ende nuk kam arritur t'i jap nje arsye vetes per te vazhduar. Je aty, cdo dite te shikoj, ose te pakten shikoj ate cka mbetur prej teje, dhe i shtroj vetes kaq shume pyetje, pyetje te cilat nuk marrin kurre pergjigje. Pergjigjia e vetme eshte heshtja!
    Sa me vret zeri i heshtjes, eshte kaq i larte, gati gati te shurdhon, por njerezit jane kaq te ceket sa nuk e perceptojne dot, ata perceptojn vetem ate cka eshte siperfaqesore. Nuk e kupton njeri sa vuaj une, te shoh fytyren tende engjellore, dhe te mos te kem me mundesine te te shtrengoj, te te pushtoj ne krahet e mi, dhe dalengadale te te marr nje puthje te nxehte. Eshte e pamundur te duroj, me turtoron heshtja, heshtja qe eshte prone vetem e jotja, askush tjeter nuk eshte fajtore per te.
    Ti vendose te largohesh, dhe e bere ne menyren me te dhimbshme, u zhduke prej meje pa lene asnje lamtumire. Dhe une i goditur prej semundjes me vdekshmerine me te larte, ate te dashurise, vendosa te te prisja, dhe dalengadale u ktheva ne hijen e personit qe isha. Pastaj papritur, vendose te me takoje, ashtu sikur asgje te mos te kishte ndodhur dhe te me thoje "Cfare kerkon prej meje?" Thjesht heshta, kuptova qe ishte koha ime te hesht!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-11-2010
    Postime
    2
    Nuk ishte gjithmone nje rruge e lehte, por deshira per ta pershkuar se bashku, kishte qene perhere me e forte. Ishte penguar, rrezuar, trishtuar. Me shprese ishte ngritur perseri per ta vazhduar ate rruge me te. Nuk kish dashur asnjehere ta kthente ne dyluftim kete ecje, ishte vendi i fundit ku do donte te garonte. Ndaj shpesh kish lene menjane krenarine e fituesit. Udhekryqi ishte vendndodhja e momentit. Ne hapesiren kohore , i kishte dhene shume nga vetvetja ketij udhetimi. Ishte radha e tij, t'i zgjaste doren dhe t'i tregonte rrugen.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anėtarėsuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Heshtja Eshte Klithja Me E Madhe.
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  4. #4
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anėtarėsuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Citim Postuar mė parė nga Zeri-I-Heshtjes Lexo Postimin
    Nuk besoj qe do te gjeja cast me te mire per te te shkruar. Shiu eshte miku im i vetem tek nata ka mbuluar qytetin dhe njerezit i jane dorezuar gjumit, po per mua nuk ka me gjume... Ka kaluar kaq shume kohe, por ende nuk kam arritur t'i jap nje arsye vetes per te vazhduar. Je aty, cdo dite te shikoj, ose te pakten shikoj ate cka mbetur prej teje, dhe i shtroj vetes kaq shume pyetje, pyetje te cilat nuk marrin kurre pergjigje. Pergjigjia e vetme eshte heshtja!
    Sa me vret zeri i heshtjes, eshte kaq i larte, gati gati te shurdhon, por njerezit jane kaq te ceket sa nuk e perceptojne dot, ata perceptojn vetem ate cka eshte siperfaqesore. Nuk e kupton njeri sa vuaj une, te shoh fytyren tende engjellore, dhe te mos te kem me mundesine te te shtrengoj, te te pushtoj ne krahet e mi, dhe dalengadale te te marr nje puthje te nxehte. Eshte e pamundur te duroj, me turtoron heshtja, heshtja qe eshte prone vetem e jotja, askush tjeter nuk eshte fajtore per te.
    Ti vendose te largohesh, dhe e bere ne menyren me te dhimbshme, u zhduke prej meje pa lene asnje lamtumire. Dhe une i goditur prej semundjes me vdekshmerine me te larte, ate te dashurise, vendosa te te prisja, dhe dalengadale u ktheva ne hijen e personit qe isha. Pastaj papritur, vendose te me takoje, ashtu sikur asgje te mos te kishte ndodhur dhe te me thoje "Cfare kerkon prej meje?" Thjesht heshta, kuptova qe ishte koha ime te hesht!
    Nje korrigjim te vogel do te beja ( nuk e di ne je femer apo mashkull se nga menyra se si shkruan dukesh shume femerore dhe emri i avatarit tend me duket shume mashkullor ) :

    Dashuria nuk eshte semundje me vdekshmerine me te larte , e kunderta eshte qe Heshtja ka vdekshmerine absolute me te larte .
    Po te pergjigjem ne nje thenie jetike qe bazohet ne biologji : Death starts in the colon !
    .....Qe ne nje shqipe trashanike perkthehet : po nuk e jashteqite dot "nevojen" do te prishet brenda trupit tend dhe shume shpejt fillojne problemet pathologjike .
    Dashuria shprehet ne shume menyra , ne mos me fjale me sy atehere .

    Me fal per kete nderhyrje te vogel ! Sa per temen mund te them qe ke nje talent artistik shume te madh dhe mirepres sa me shume postime nga ty !

    Good luck !
    $ € $ ... ♥♫ - ♥♫

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-11-2010
    Postime
    2
    Mund te kete te njejtin emer, heshtje, nuk eshte perhere e njejte. Ndryshimi i tingullit ishte i dukshem, i prekshem, sa megjithe biseden e shkurter, nuk mund ta shkundte ndjenjen qe i la. Akulli i zerit te tij e shoqeroi deri vone kur u takuan. Mendoi se takimi do ndryshonte kete ndjesi, por nuk ndodhi. Ai u fut, si shume here, brenda mureve te tij dhe nuk shqiptoi me shume se disa fraza te shkurtra, te hidhura. U rrek disa here te hynte brenda mureve, te kuptonte ate cfare ndodhte. Asgje, erresire. Nuk donte ta besonte, ndaj heshti.

    Ditet kalonin me rremujen e tyre. Ajo e ndiqte me veshtrim sa here kalonte, ne pritje qe ai te kthente koken, por ai humbiste tek kthesa e rruges. I ndiente gezimin apo merzitjen, matej t'i fliste, por ndalej nga kujtimi i acart dhe heshte perseri. Keshtu do shkonte koha, po te mos ishte per tronditjen qe i shkaktoi pamja e tij e trishte ate dite. Theu heshtjen. Zeri i zemres ishte me i fort.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Ditet iknin nje nga nje dhe ti i vetem aty duke pritur se cdo te sillte e nesermja. Here fajesoje te tjeret dhe here veten per monotonin qe te kishte kapluar. Ti kundra te gjitheve apo te gjithe kundra teje, keto ishin pyetjet qe te vertiteshin ne kok here pas here. Mundohesh ta gjesh lumturin ne vendet e gabuara, po edhe pse e di qe eshte e gabuar ti prape vazhdon, si ato delet qe ndjekin si te verbra delen e pare edhe pse per to kjo lloj jetese mund te jete e rrezikshme per to, ato vazhdojne te ndjekin delen e pare verberisht, keshtu dhe puna jote. Fillon avash avash te besh ecejake duke u bere dikush tjeter qe ti nuk je, edhe pse e di qe kjo menyre e te shmangurit dhe manovruar gjerat ste shpie gjekundi ti vazhdon ti besh ato ecejake thjesht sepse turma eshte tille, paragjykuese dhe e ashper, duhet te besh lojen e tyre. Keshtu ne nje fare menyre zhytesh ne turem dhe mundohesh qe te percash dhe te perfitosh sa me shume, duke u treguar here tolerant dhe here i pameshirshem, here diplomat dhe here i pa takt. Po ndonjehere duhet te besh ate qe eshte per te bere te pelqen apo jo, kjo eshte jeta, per ca mizore dhe e pashpirt, per ca e bukur dhe gjithe trillim, nderkohe qe per nje pjese tjeter krejt e pakuptimte. Ndonjehere i shtron pyetjen vetes ca u be iken vitet dhe ti se more vesh ca ndodhi. Ndonjehere i thua vetes po une cdua ketu, jo ska mundesi, ky ambjent qe me rrethon jo sbene per mua; po cdua une ketu xhanem keta sme kuptojne, keta njerez te vegjel dhe te ceket skane lidhje me mua...
    Without deviation from the norm, progress is not possible

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •