Close
Faqja 10 prej 31 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 304
  1. #91
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    2010/12/30 (Bagdad, Irak) - Koordinimi i sulmeve të muxhahidëve kundër familjeve të krishtera të lënë të paktën dy të vdekur
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  2. #92
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    une jam musliman dhe feja ime ndalon rrepsisht vrasjen e njerzve te pafajshum pa marr parasysh fen racen apo gjuhen te gjith njerzit meritojn te jetojn dhe askush ska te dret tju mohoj jeten atyre njerzve qe jan te paster

    une kurr skam perkrah dhe kurr sdo perkrahi vrasjen e katolikve edhe pse numri eshte shum shum me i vogel nese i krahasojm do del 10 000 me nje
    Ore ti tunde njeher koken majtas djathtas edhe pastaj fol
    vetem feja tuaj edhe njerezit e ketij besimi mund ti beje keto gjera
    ke pare ndonjeher ti ndonje te krishtere kur festoni ju festat
    ose ne gezim tuaj te vras njeri.............
    zgjohuni sa nuk eshte vone
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    na lodhet more me keta lajme,po cfar mendoni ju se do behet ne ato vende ku cdo dite luftohet...edhe nese mendon se nje muslimani i takon nje gje e tille,dije se gabon...nuk ka te drejte askush te mbyt te pafajshem (perpos ne lufte) une nuk dij derikur do e kuptoni se islami nuk ka te bej me keshtu gjera.
    Jetë e rëndë.......!!!

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Helena-nese dikush ne emer te islamit vret te krishter naten e vitit te rij,nuk dmth se nje musliman duhet te jet i tille,se me qen ashtu,cdo musliman do bente nga nje mbytje masive dhe u kry pr.por kjo eshte politika e lobit cifut qe gjithcka te mvishet islamit.dhe nese dikush i ben keto gjera dhe thot se jam musliman,ai per mua esht i manipuluar deri ne veshe,sepse nje musliman i mire,edin se nuk i lejohet qe te demton nje jobesimtar asnjehere....
    Jetë e rëndë.......!!!

  5. #95
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Ja dhe lajmi nga Top-Channel - Telegrafi


    Top Channel
    Të paktën 17 persona kanë mbetur të vrarë në një kishë në qytetin egjiptian të Aleksandrisë, si pasojë e një shpërthimi të kryer nga një atentator vetëvrasës.
    Të paktën 43 persona të tjerë mbetën të plagosur nga sulmi, që ndodhi teksa besimtarët po përfundonin ceremoninë e vitit të ri në kishën Al Qidisen, pak momente pas mesnatës.

    Grupe të krishterësh dhe myslimanësh u përleshën pas sulmit, por policia ndërhyri duke përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë turmat.

    Presidenti Hosni Mubarak u bëri thirrje qytetarëve egjiptianë që të bashkohen kundër terrorizmit. Në një fjalim televiziv ai fajësoi “duart e huaja” për atentatin.

    “Terroristë të këqinj vunë në shënjestër kombin, të krishterët dhe myslimanët. Ky është një operacion terrorist, ndaj të cilit ne s’kemi dijeni. Por ne do t’ia presim kokën gjarpërit, do të përballemi me terrorizmin dhe do ta mposhtim atë”, ka deklaruar Mubarak.

    Telegrafi


    Shpërthim në një kish në Egjipt - 21 të vdekur

    Një shpërthim la të vdekur së paku 21 veta në një kishë në Aleksandri të Egjiptit, ku besimtarët ishin mbledhur për të kremtuar natën e Vitit të Ri.Ministria e brendshme e Egjiptit njoftoi përmes një kumtese se 21 veta u vranë dhe 24 u lënduan në shpërthimin që ndodhi rreth gjysmë ore pas mesnatës, njoftoi Zëri i Amerikës.



    Shpërthimi erdhi nga një automjet i parkuar para kishës. Nuk ishte e qartë nëse bomba ishte vendosur brenda makinës apo nën të.
    Dega e Al-Qaedas në Irak mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se po hakmerrej për dy gra që ishin konvertuar në islam nga krishterimi dhe që po mbaheshin peng. Al-Qaeda njoftoi se dy gratë egjiptiane po mbahen peng nga disa të krishterë për shkak të ndërrimit të fesë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga MafiaWarz : 01-01-2011 më 19:13
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    E ai qe ka ber vetvrasje pash zotin mendon ti se esht musliman? po,gjithsesi musliman i deklarum,por islami me te nuk takohet askund o mafi,sepse askush sja jep te drejten atij te ben nje gje te tille,dhe nuk dij saher duhet me ju tregu se nje njeri qe ben vetvrasje sipas islamit dhe kuranit ai esht ne ferr pergjithmon i garantuar!!! e tash ti me logjiken tende,si thua mund te mendosh se ai esht musliman?

    ka sekte te llojllojshme,dhe ka njerez aq naiv saqe manipulohen nga dikush dhe i hyjn kesaj pune....pse mos jen edhe njerez me te meta mendore....
    Jetë e rëndë.......!!!

  7. #97
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Irak: Sulm ndaj të krishterëve, 2 të vrarë, 16 të plagosur

    Ministria e Brendshme e Irakut tha se militantët kanë lansuar një seri sulmesh me bomba në shtëpitë e të krishterëve në Bagdad, duke vrarë dy njerëz dhe plagosur 16 të tjerë.
    Policia tha se sulmuesit në Bagdadin jugperëndimor hodhën eksplozivin në shtëpinë e një familje të krishterë duke vrarë dy dhe plagosur 5 të tjerë.


    Sulmet tjera ndodhën në Bagdadin lindor dhe perëndimor. Zyrtarët thanë se sulmet kishin për qëllim pengimin e festimit të Vitit të Ri nga ana e të krishterëve.

    Incidentet e fundit pasojnë një seri sulmesh vdekjeprurëse të dy muajve të fundit ndaj minoritetit të vogël të krishterë në Irak. Për sulmet e fundit nuk e ka marrë askush përgjegjësinë, por besohet se sulmet e tilla janë të lidhura me militantët sunitë që kanë lidhje me Al Qaiden. /Rel/Telegrafi/
    Ndryshuar për herë të fundit nga MafiaWarz : 01-01-2011 më 19:27
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  8. #98
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Citim Postuar më parë nga Njoni-ch Lexo Postimin
    E ai qe ka ber vetvrasje pash zotin mendon ti se esht musliman? po,gjithsesi musliman i deklarum,por islami me te nuk takohet askund o mafi,sepse askush sja jep te drejten atij te ben nje gje te tille,dhe nuk dij saher duhet me ju tregu se nje njeri qe ben vetvrasje sipas islamit dhe kuranit ai esht ne ferr pergjithmon i garantuar!!! e tash ti me logjiken tende,si thua mund te mendosh se ai esht musliman?

    ka sekte te llojllojshme,dhe ka njerez aq naiv saqe manipulohen nga dikush dhe i hyjn kesaj pune....pse mos jen edhe njerez me te meta mendore....
    Ma argumeto kete dhe une po ta kunder argumentoj, ndaqe me fjale te dijeatarve ndaq me ajete kuranore

    A eshte a s'eshte musliman te takon ti pysesh dijetaret une jam realist dhe vetem postoj ate qe eshte duke ndodhur.
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  9. #99
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Papa paralajmëron samit për paqen në botë

    Papa Benedicti XVI do të organizojë një samit të udhëheqësve botërorë fetarë për të diskutuar se si ata të promovojnë paqen në botë. Takimi do të zhvillohet në tetor në Asisi dhe në vendlindjen e shën Fransisit.
    Ky eveniment që mbahet më 25 tetor do të shënojë edhe 25 vjetorin e një evenimenti të ngjashëm të organizuar nga Papa Gjon Pali. Në atë takimi morën pjesë myslimanë edhe hebrenjë.


    Papa Benedikti e paralajmëroi këtë samit gjatë fjalimit të tij me rastin e viti të ri.

    Vetëm pak orë pas sulmit jashtë Kishës ortodokse në Aleksandri, ku u vranë më shumë se 20 vetë dhe u plagosën shumë të tjerë, Papa Benedikti denoncoi dhunën në rritje ndaj të krishterëve në shumë pjesë të botës.

    Ai u bëri thirrje të krishterëve që përballeshin me intolerancë fetare që të mos i hapnin rrugë dekurajimit.

    Kisha romano-katolike e feston ditën e Paqes në Botë, më 1 janar dhe Papa e përqendroi vëmendjen e tij në një seri sulmesh ndaj të krishterëve në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë. /bbc/telegrafi/
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    vetvrasja ne kushte paqesore?

    Per kete pyetje thote Shejkh Albani rahimullah ne librin e tij El Feteua el-Muhimma Fi Tabsir il-Ummah, (fq.76.)

    Eshte e njohur ne menyre te pandryshueshme ne mes te ulemave (dijetareve) se nuk eshte e lejuar per nje musliman te kryje vetevrasje per ta Çliruar (lehtesuar) veten prej ndonje fatekeqsie-financiare , nje semundeje te dhimbshme qe eshte vdekjeprurese, ose prej ndonje gjeje tjeter qe i ka ndodhur atij.Vetvrasja per te Çliruar veten prej qeshtjeve te kesaj natyre ,pa dyshim se eshte Haram. Ka hadithe te raportuara ne Sahihun e Buhariut dhe Muslimit (1)qe e perfshijne nje person qe e perfundon jeten e tij ,duke pire helm, ose duke therur veten ,ose ndonje menyre tjeter (qe do te qonte ne vdekjen e tij), do te pasoje me ndeshkimin e tij me te njejten menyre vdekjeje deri ne Diten e Ringjalljes .
    Disa dijetare e kane kuptuar se personi qe e kryen vetevrasje vdes si Kafir apo mosbesimtar,meqense ai qe e kryen nje akt te tille ka inat dhe meri ndaj Zotit te Tij per shkak te fatekeqsive qe ai ka perballur pa durim.Pa dyshim.nje musliman nuk duhet te arrije kurre nivelin nepermjet te cilit te sjelle ndermend nje akt te tille te urryer , lere menjane kreyerjen e aktit te vetvrasjes.Ne te shumten e rasteve individi qe e merr jeten e tij nuk eshte Mu’min –besimtar i vertete. Sidoqofte eshte e perfytyrueshme qe nje musliman mund te ndikohet nga ideologjia e lige dhe infektuese qe mund ta qoje ate te kryeje vetvrasje.Eshte e perfytyrueshme qe nje akt i tille mund te ndodhe .Per shkak te kesaj ne themi me bindje dhe siguri te plote , se ai (qe kryen vetevrasje ) nuk eshte besimtar i vërtetë. Kjo eshte e ngjashme me ate qe e braktise faljen nga Xhuhud-i (mohimi i kokefortsisë).Por nese eshte e njohur se ai ka mohuar dhe refuzuar namazin , ateher ai nuk duhet te varroset brenda varrezave te muslimaneve .I njejti kushte e gjykim eshte edhe per ate qe e kryen vetvrasje dhe behet e njohur se vetvrasja e tij eshte berë per shkak te inatit dhe merisë ndaj Zotit te Tij, per shkak te fatekeqsive qe ai ka hasur

    (1)Tregon Ebu Hurejreh , radi-Allahu anhu , sal-Allahu alejhi we selam , ka thene :” Ai qe e kryen vetvrase duke mbytur (nga fyti)veten do te vazhdoj te mbyse veten ne Zjarrin e Xhehnemmit(pergjithmon) dhe ai qe e kryen vetvrasje , duke therur (shpuar) veten e tij do te vazhdoje , duke therur veten e tij ne Zjarrin e Xhehnemmit” (Sahihu i Buhariut Vellimi 2.Libri 23, Numër 446).
    Tregon Xhundebi , radi-Allahu anhu , se Resuli , sal-Allahu alejhi we selem , ka thenë :
    “Nje burrë u plagos rëndë dhe kreu vetvrasje , dhe si pasoj Allahu tha :Robi im i ka sjelle vdekjen vetes se tij nxitimisht , keshtu qe Une (Allahu) ia ndaloj Xhenetin atij " (Sahihu i Buhariut Vllimi 2. Libri 23, Numër 445)
    Dhe hadithi nga Pejgamberi a.s,ku thote:“Dhe kushdo që mbyt veten me armë të hekurt, atëherë arma e hekurt do të mbetet në dorën e tij dhe ai vazhdimisht do ta ther veten me të në Zjarr përgjithmonë.” Trasmetuar nga el-Buhari, nr. 5778 dhe Muslim, nr. 109, në Librin e Imanit.)(kete hadithe e pruna une se shejkhu nuk e permend ne kete teme te tij por me sqaru me shume temen per ju)

    dhe une mendoj se ketu hyne edhe ajeti qe eka pru vella Muslimi ne postimin e tij me heret.
    Jetë e rëndë.......!!!

Faqja 10 prej 31 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •