Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Qeveria Mashtron Serishmi

    SHEKULLI ONLINE, 11/11/2010

    Vendimi, pensionet e ushtarakėve ulen me 24.5%
    Emirjon Senja TIRANĖ

    Qeveria ka miratuar dje njė akt normativ pėr uljen e pensioneve suplementare tė ushtarakėve dhe forcave tė tjera si dhe pėr rritjen e kontributeve qė do tė paguajnė ata. Pas vendimit pozitiv tė marrė nga Gjykata Kushtetuese disa muaj mė parė, ushtarakėt kanė njohuar sėrish dje uljen e pensionit tė tyre.

    Ulja llogaritet nė masėn 24.5 pėr qind dhe hyn nė fuqi qė nga dita e djeshme, ndėrsa rritja e kontributeve nga tre nė pesė pėr qind hyn nė fuqi nga njė janari 2011. Sipas kėtij vendimi, tė gjitha pensionet e ushtarakėve ulen nė masėn 24.7% ndėrsa tė gjithė ushtarakėt qė janė ende nė shėrbim do tė paguajnė 27.5% taksa.

    Ndryshimet e propozuara kanė tė bėjnė me pėrllogaritjen e pagės referuese, e cila ėshtė njė ndėr pėrbėrėsit kryesorė tė pėrllogaritjes sė masės sė pėrfitimit pėr ushtarakėt. Propozimi vjen nė njė kohė kur Instituti i Sigurimeve Shoqėrore ėshtė duke kryer pėrllogaritjet.

    Ekzekutivi propozon pėrllogaritjen e masės sė pėrfitimit pėr ushtarakėt, policėt, punonjėsit e gardės, etj., duke marrė pėr bazė njė pagė referuese neto, nga e cila janė zbritur tė gjitha detyrimet qė kanė tė bėjnė me pagesėn e kontributeve tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore, tatimin mbi tė ardhurat personale. Madje para se tė merret pėr pėrllogaritjen e pensionit tė ushtarakėve, nga paga referuese do tė zbriten edhe kontributet suplementare. "Paga referuese neto ėshtė paga qė rezulton pas zbritjes, nga paga referuese, tė kontributit tė detyrueshėm tė sigurimit shoqėror dhe shėndetėsor plus tatimin mbi tė ardhurat personale plus kontributin suplementar, sipas kėtij ligji, tė cilat mbahen nga paga", - citohet nė propozimin e qeverisė pėr ndryshimin e ligjit pėr pensionet suplementare tė ushtarakėve, policėve, punonjėsve tė gardės, etj.

    Vendimi i djeshėm ėshtė pritur me shqetėsim nga ushtarakėt, tė cilėt e konsiderojnė atė njė lėvizje tė qeverisė, i cili ul masėn e pėrfitimit pėr secilin prej tyre si dhe bllokon deri nė miratimin e kėtyre ndryshimeve procesin e pėrllogaritjes sė pensioneve nga Instituti i Sigurimeve Shoqėrore.

    E njėjta logjikė do tė ndiqet edhe nė pėrcaktimin e pagės referuese mesatare. Ajo do tė merret si e tillė pasi prej saj tė jenė zbritur detyrimet ndaj fondit tė Sigurimeve Shoqėrore dhe Shėndetėsore.

    Njė tjetėr ndryshim thelbėsor ka tė bėjė me uljen masės sė pėrfitimit pėr pensionet e parakohshme pėr vjetėrsi shėrbimi. Sipas ligjit, pensioni i parakohshėm ėshtė sa gjysma e pagės referuese mujore plus 2 pėr qind pėr ēdo vit vjetėrsie nė shėrbim. Tashme pėrfitimi pėr ēdo vit shėrbimi nuk do tė jetė 2 pėr qind, por 1.5 pėr qind.

    Gjithashtu, pas hyrjes nė fuqi tė kėtyre ndryshimeve, paga referuese pėr ushtarakėt, do tė llogaritet si mesatare e pagave tė pėrfituara sipas periudhave tė qėndrimit nė atė gradė apo funksion.

    Ndryshimet nė pagėn referuese prekin drejtpėrdrejt masėn e pėrfitimit pėr ushtarakėt

    Zbritja nga paga referuese e tė gjitha detyrimeve duke nxjerrė njė pagė neto, bėn qė pensioni tė pėrllogaritet mbi njė shumė mė tė vogėl

    Ulet masa e pėrfitimit pėr pensionet e parakohshme pėr vjetėrsi shėrbimi. Tashmė ai do tė jetė sa gjysma e pagės referuese plus 1.5 pėr qind tė saj pėr ēdo vit shėrbimi

    Ndryshimet krijojnė amulli nė procesin e pėrllogaritjes sė pėrfitimeve pėr ushtarakėt, nė njė kohė qė ISSH ka filluar lidhjen e pensionit pėr disa prej tyre


    ISSH e pa pėrgatitur pėr vendimin

    Ndryshimet e propozuara nga qeveria nė ligjin pėr pensionet suplementare tė ushtarakėve, kanė kapur pa pėrgatitur edhe Institutin e Sigurimeve Shoqėrore. ISSH mohon tė ketė pasur dijeni mbi kėto ndryshime por duket se ky vendim do ta ndėrpresė punėn nė gjysmė pėr tė rifilluar me pėrllogaritjen sipas pėrcaktimeve tė reja, tė cilat kanė hyrė menjėherė nė fuqi.

    Madje burime nga ky institucion shprehen se krahas pėrllogaritjes, tashmė ka filluar edhe shpėrndarja e parave pėr disa aplikues, tė cilėve iu ka ardhur konfirmimi nga ministritė pėrgjegjėse. Mėsohet se janė rreth 15 punonjės tė Shėrbimit Informativ Shtetėrore dhe disa punonjės tė Ministrisė sė Brendshme, tė cilėve iu ėshtė lidhur tashmė pensioni.


    Rritet masa e kontributit suplementar
    Ulja e masės sė pėrfitimit nuk ėshtė i vetmi ndryshim qė shqetėson ushtarakėt. Tė gjithė ata, do tė duhet qė duke filluar nga data njė janar e vitit tė ardhshėm tė paguajnė mė shumė para pėr skemėn e sigurimeve suplementare.

    Ligji deri mė tani parashikonte pagesėn deri nė 2 pėr qind tė pagės nė funksion tė skemės sė pensioneve suplementare, ndėrsa nga janari i vitit tė ardhshėm kjo shumė do tė rritet nė pesė pėr qind. Pas kėtij vendimi, ēdo ushtarak do tė fusė mė pak para nė xhep duke dėrguar njė pjesė tė mirė tė pagės pėr skemėn e sigurimeve suplementare.

    Kjo nismė e qeverisė i vjen nė ndihmė kėsaj skeme, e cila konsiderohet njė barrė e rndė pėr buxhetin e shtetit por edhe buxhetin e Sigurimeve Shoqėrore. Sipas tė dhėnave mė tė fundit, e gjithė skema e sigurimeve suplementare ka njė buxhet prej 5.4 miliardė lekė, nga tė cilat vėtem 2 pėr qind janė tė ardhura nga kontributet, kurse pjesa tjetėr transferohet direkt nga buxheti i shtetit.


    Ushtarakėt: Qeveria po bllokon pensionet

    Vendimi i qeverisė ka shqetėsuar ushtarakėt, tė cilėt deri mė tani e kishin menduar tė zgjidhur deri dikur problemin me pensionet suplementare. I kontaktuar nga gazeta, kreu i Shoqatės sė Ushtarakėve nė Rezervė paralajmėron njė bllokim tė procesit tė pėrllogaritjes sė pensioneve pėr shkak se qeveria ka ndėrhyrė nė ligjin themeltar.

    Pėr pasojė, sipas tij do tė duhet qė ISSH tė fillojė pėrllogaritjen sipas ndryshimeve tė propozuara nga qeveria, veprim i cili do tė shkaktonte amulli nė kėtė proces.

    Pogaēi shprehet i zhgėnjyer nga propozimi i qeverisė, duke e cilėsuar atė si njė tallje me ushtarakėt. "Qeveria po tallet me ne. Nuk duan tė japin paratė dhe nxjerrin gjėra tė tilla", - shprehet ai.

  2. #2
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Po qe se gjen ndonjė shqiptar qė habitet mė me kėtė qeveri do ndjehesha shumė i befasuar.
    Pėrjashto Brarin dhe njė tufė brarėsh dritėshkurtėr.

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Ja si neperkemb qeverria vendimet e Gjykates Kushtetuese, dhe se vijon te "tallet" e te mashtroje nje shtrese te madhe pensionistesh ...
    ____________________
    PANORAMA ONLINE, E shtunė, 20 Nentor 2010 11:01

    Ushtarakėt, pse u shkurtuan fondet
    Erald Kapri

    Nė njė relacion prej 4 faqesh, qeveria shpjegon arsyet e vendimit anormal tė Gjykatės Kushtetuese, siē e cilėson relacioni, pėr pėrfitimet e shtesės sė ish-ushtarakėve. Nė relacionin pėrkatėse, qeveria shpjegon se vendimi i Kushtetueses ėshtė i pazbatueshėm pėr shkak se pėrfitimi mujor, pėr personat qė kanė dalė nė reformė nga viti 2004 e nė vazhdim, pėrllogaritet nga 41 000 lekė e lart, ndėrkohė, mbi kėto tė ardhura nuk aplikohet tatimi mbi tė ardhurat personale dhe ndėrkohė qė pensioni maksimal i pleqėrisė pėr 35 vitė shėrbim ėshtė i kufizuar me dyfishin e pensionit bazė ose 21 380 lekė nė muaj. Nė kėtė relacion thuhet se nė zbatim tė kėtij vendimi, "duke filluar nga data 27.6.2009 e nė vazhdim, tė gjitha pensionet e parakohshme pėr vjetėrsi shėrbimi tė ushtarakėve, punonjėsve tė policisė, Gardės etj. do tė rillogariten dhe nuk do tė kufizohen me dyfishin e pensionit bazė, pra me pensionin maksimal tė pleqėrisė, por ēdo pėrfitues, pėr 15 vjet shėrbimi, do tė pėrfitojė njė pension sa 50 % e pagės referuese mesatare, si dhe njė shtesė 2 % nė vit tė pagės referuese, pėr ēdo vit shėrbimi mbi 15 vjet pėr meshkujt dhe mbi 12 vjet pėr femrat". Mė tej, shpjegohet se "nė kėto kushte, pas heqjes sė tavaneve sociale tė pėrfitimeve suplementare, gjendemi pėrpara efekteve financiare mjaft tė konsiderueshme, si dhe pėrpara atakimit tė parimeve e balancave tė pėrfitimeve, shpėrblimeve, pagave, tatimeve, kontributeve etj., ndėrmjet pėrfituesve dhe tė punėsuarve. Kėshtu siē ėshtė dispozita, pas reflektimit tė ndryshimeve tė vendosura nga gjykata, pėrllogaritja e kėtyre pėrfitimeve tė pakufizuara bėhet mbi pagėn referuese bruto, duke mos aplikuar tatimin, si nė rastin e pagės, ashtu edhe nė rastin e pėrfitimit dhe duke evidentuar mundėsitė, qė njė person, me 30 vjet shėrbim, tė marrė tė ardhura nga pensioni mė shumė se paga neto nga puna".
    Reagimi
    Presidenti i Shoqatės sė Ushtarakėve nė Rezervė, Mehdi Pogaci, reagoi dje pėr kėtė akt normativ, duke e cilėsuar si tė papranueshėm. "Aktin final kjo qeveri e bėri me miratimin e Aktit Normativ, me anėn e tė cilit i ul ndjeshėm tė gjitha pensionet e ushtarakėve, kur njė muaj mė parė, jo vetėm pa u vėnė nė zbatim, por ende pa iu tharė boja, kishte miratuar njė VKM, e cila bėnte njė lloj rritje tė pensioneve tė disa kategorive ushtarakėsh, edhe pse nuk ishin pasqyruar efektet e vendimit tė Gjykatės Kushtetuese. Ky akt antikushtetues, antiligjor dhe antihuman, nuk duhet tė miratohet nga Parlamenti shqiptar dhe as tė firmoset nga Presidenti i Republikės", thuhet nė kėtė reagim.


    --------------------------------------------------------------------------------
    Relacioni i Aktit Normativ

    • Nė kėtė projektligj parashikohet qė llogaritja e pensionit tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi, tė bėhet mbi pagėn mesatare referuese neto tė rastit, kur njė pėrfitues pėrfiton pension. Nė kėtė mėnyrė, pėrfitimi nga pensioni pėrllogaritet si pjesė e pėrfitimit faktik mujor nga puna dhe teorikisht nuk mund tė jetė mė i madh se paga neto, qė njė ushtarak apo punonjės policie merrte gjatė kohės qė ishte nė punė. Ashtu si edhe pėr gjithė tė punėsuarit e tjerė publikė, me pagė neto do tė kuptohet paga reale qė i paguhet njė tė punėsuari, e cila ėshtė e barabartė me pagėn bruto, tatimin mbi tė ardhurat, kontributin e sigurimeve shoqėrore e shėndetėsore dhe kontributin suplementar, qė mbulohet nga paga e personit tė punėsuar.

    • Me qenė se njė ushtarak mund tė dalė nė pension tė parakohshėm nė moshėn 47-vjeēare, mund tė arrijė njė vjetėrsi shėrbimi prej 27-28 vjetėsh, pasi sipas statuseve, edhe periudha e kryerjes sė shkollės sė lartė njihet si vjetėrsi shėrbimi. Mbi bazėn e kėsaj vjetėrsie nė shėrbim dhe duke marrė parasysh pensionet aktuale mesatare tė personave qė kanė njė periudhė kontributive mbi 35 vjet, nė kėtė projektligj parashikohet qė pėr ēdo vit vjetėrsie nė shėrbim, njė ushtarak tė marrė 1.5 % tė pagės mesatare neto. Kėshtu, njė ushtarak qė ka njė pagė nė nivelin mesatar, mund tė marrė njė pension tė parakohshėm, qė ėshtė nė nivelet mesatare.

    • Pėr ata persona, qė pėr shkak tė pagės sė ulėt apo pėr shkak tė plotėsimit tė vjetėrsisė nė shėrbim deri nė nivelin minimal tė pėrcaktuar nga statuset, nuk arrihet pensioni bazė, i pėrcaktuar nė sigurimin e detyrueshėm, nė kėtė projektligj ėshtė parashikuar qė tė mos ketė pension tė parakohshėm mė tė ulėt se pensioni bazė, pavarėsisht nga llogaritjet.

    • Me qėllim rritjen e pėrqindjes sė pjesės qė pėrballohet nga kontributi dhe zbutjen nė buxhet tė efekteve financiare qė rrjedhin nga zbatimi i gjithė skemės, nė projektligj ėshtė parashikuar qė kontributi suplementar, nga 2 % qė ėshtė aktualisht, tė bėhet 5 %, me njė efekt shtesė nė tė ardhurat e skemės prej 20 milionė lekėsh nė muaj ose 240 milionė lekė nė vit, qė parashikohet tė fillojnė nga muaji janar i vitit 2011.

    • Veē kėtyre, nė projektligj parashikohet qė tė gjitha efektet financiare shtesė, qė rezultojnė nga rillogaritet dhe qė kalojnė limitin e pensionit maksimal, pėr shkak se nuk janė tė mbuluara me fonde nga buxheti i vitit, do tė duhet tė likuidohen me kėste pėr ēdo pėrfitues. Efektet financiare tė llogaritura, pritet tė jenė jo mė shumė se 200-250 milionė lekė.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne fakt.. ky popull po i paguan shum shtrenjte kte falange qylaxhijsh e enveristesh te quajtur me nickun.. shoqata ushtarakve te liruar..

    kjo falange qe nuk e tregoj kurre veten si mbrojtese e atdheut.. u cfaq agresive e atdhe-djegse ne 97 ten.. kur totalisht u angazhua ne batalionet zabito dokleiste caushiste..

    ne kohen kur u erdhi rasti te tregojn veten.. kur slloba genocidoj kosoven.. kjo falange.. u sul te vjedhe ne fondet e dispores bashk me enveristet kosovaro-lpk-ista.. e u dallua ne dy gjera.. ne bashk vjedhje te tregetise me armet.. per hesap te xhepave tyre..dhe ne futjen e helmit te luftes kllasore enverore qose m.utore tek klientela e tyre e vet quajtur Qlirimtara rognero kukso.tropojane.. qe kurr sguzoj me kalue matan asaj ane..

    tash duan ta nxjerrin shtetin ton te varfer.. ne deficit se nuk ngopen keta qelbaniker se xhavaturi kte popull tash 70 vjet.. qyleri..
    me xerret e celularit ed rucist kjo falange eshte hedhur ne revolucion per ta percelluar perseri atdheun tone..

    sepse kjo falange nuk u be kurre ushtri e atdheut.. por ishte dhe mbeti rezerve e sigurimit enverist ne shtypjen e popullit.. ne se do te kish ngritur krye ndj here kunder regjimit pol potist ramizo envero hysni nexhmijeist..


    keta meritojne Grushtin e hekurt te shtetit shqiptar..por ku eshte ai grusht se..

    ki eshte problemi..

    ..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Qeveria shqiptare vetem si perjashtim thote ndonjehere ndonje te vertete.
    Shteti shqiptar si bande kriminelesh hajdute dhe vrases vetem me propogande e mashtrime mbahet ne kembe per aq sa mbahet.
    Dhe i vete pas ushtria e kokpalareve qe per 1000 aresye qofte te injorances, qofte te perfitimit, qofte per te kaluaren e erret dhe e mban gjalle.
    Shqiperia realisht ben lufte midis mes vedi midis injorances dhe qytetarise po kjo e fundit eshte shume e dobet akoma ngaqe ka 70 vjet qe lihet jashte cdo gjeje.
    Albania Uber Alles

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755
    Ushtaraket;si te gjithe te tjeret jane punonjes shteti.
    Ka shume njerez,qe kane punuar gjithe jeten per ate shtet e marrin pensjone qesharake.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ushtaraket;si te gjithe te tjeret jane punonjes shteti.
    Ka shume njerez,qe kane punuar gjithe jeten per ate shtet e marrin pensjone qesharake.
    Po,eshte e vertete ne krahasim me ish ushtaraket, por dhe kur nuk ishin ''ish''mernin pagat me te larta dhe shtepiat me te mira pa e shkrepur nje here,tani qe jane ish duan perseri pensione me te larta.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga ajzberg Lexo Postimin
    Po,eshte e vertete ne krahasim me ish ushtaraket, por dhe kur nuk ishin ''ish''mernin pagat me te larta dhe shtepiat me te mira pa e shkrepur nje here,tani qe jane ish duan perseri pensione me te larta.
    me duket se po e ngaterroni (ndoshta pa dashje) kete problem ...

    Thelbi i kesaj teme nuk jane ushtaraket, pagat, e te tjera si keto. Problemi eshte se nuk zbatohet nje ligj si duhet ne Shqiperi.

    Ne rastin e mesiperm, ka patur nje status qe u miratua ne ligj ne kohen e tranzicionit, me votat blu e roze ...

    ky status sot eshte nje cope leter e zhubravitur, nuk vlen as per nevojtore ... qeverria roze, ne 2005 - ne fund te mandates se saj, miratoi pagat e ushtarakeve ne lirim, pension a rezerve, si i thone, dhe ia la ne dere faturen qeverise bluja, e cila ka qysh ne fillim e deri mbase ne mbarim te mandates se saj, sajon, nxjerr miraton projekt-ligje e "fonde" ne ere, dhe te nesermen i anullon, duke i bere vendimet e saj te pavlefshme me nje te rene te lapsit, duke e lene me gisht ne dore palen e interesuar ...

    kjo eshte loje e ndyre mashtrimesh, ndyresire qeveritare, shkelje e neperkembje skandaloze e ligjeve, autoritarizem anadollak i maliqit ...

    pra, ashtu si nuk zbatohet kthimi i prones se ligjshme -r vuloset grabitja e saj; ashtu si kaparohet prona publike - kleptokratizohet administrata; ashtu siē perēudnohet sherbimi civil - korrupsion ne palce, ashtu behet e veprohet ne rastin ne fjale ... dhe e gjitha kjo kerkohet qe te zgjidhet nepermjet drejtimit te peticioneve e te syve drejt "qeverria ime", "une e mbaj fjalen", "kam thene" e genjeshtra safi turli-lloj, sepse kryetari i qeverise eshte sojsez e faqezi, i pacipe, i pabese, kujton se ka gurin dhe arren ...

    ashtu si edhe problemet e tjera, edhe kjo nuk eshte ne udhen e zgjidhjes ... por te mashtrimit ...

    ashtu siē thoni, se fatura financiare eshte e larte, e meritojne apo s'e meritojne, kane marre dikur, e te tjera si keto, ēojne uje ne mullirin sali-satanik te neperkembjes te ligjit, te popullit, te vendit ...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po brari a merr pension lol se mos ja shkurtojne aman
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Ka probleme sa te duash,sa te lodhesh,por...nuk di pse keta ushtaraket na kerkojne status kur ka te tjere para tyre.
    Po ata minatore qe punuan gjithe jeten nen toke?
    Po gjithe ata fshatare qe hengren buke misri me leng turshish dhe punonin gjithe diten per 30 leke?
    Ushtaraket une mendoj qe jo.Nuk vuajten fare ne krahasim me keta te tjeret.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •