Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 38 prej 38
  1. #31
    "Permbysje me dhune", BE denon thirrjet e opozites

    Rozeta Rapushi

    Komisioni Evropian denoi dje thirrjen e nje prej perfaqesuesve te Opozites se Bashkuar, Spartak Ngjela, per protesta te dhunshme kunder qeverise. Zedhenesja e komisionarit per zgjerimin, Stefan Fyle, Angela Filote, u shpreh dje se nga nderkombetaret nuk mirepriten thirrje te tilla dhe se nuk eshte ne frymen evropiane. Dhe per me teper qe nuk gjejne asnje mbeshtetje nga komuniteti nderkombetar thirrje te tille. "Ne nuk mund te mirepresim thirrje te tilla. Perkundrazi, ne i bejme thirrje te gjitha forcave politike, qe te jene konstruktive dhe te veprojne sipas nje fryme evropiane si dhe sipas Kushtetutes shqiptare", tha Filote. Ne emer te Komisionerit Fyle, ajo shprehu keqardhjen qe ende ka thirrje te tilla dhe politikanet ne vend i bejne ato. "Na vjen keq qe ekzistojne ende disa zera te tille, qe bejne thirrje per te tjera gjera, e jo qe njerezit te punojne bashke per te gjetur zgjidhjen. Ky eshte prioriteti kyc, edhe per qytetaret, qe Shqiperia te gjeje sa me pare zgjidhjen politike, duke mundesuar qe te gjitha mekanizmat ne vend te punojne teresisht per anetaresimin e plote te Shqiperise ne BE, sepse ne besojme se Shqiperia mund te arrije, ende, vendet e tjera te rajonit qe jane me te avancuara per kete faze", tha Filote. Ajo ka shprehur keqardhjen per ata qe zgjedhin t'i bejne thirrje njerezve te veprojne ndryshe ne vend qe te punojne se bashku, per te gjetur zgjidhjen. Nga ana tjeter, zedhenesja e komisionerit Fyle, theksoi faktin se syte e Komisionit Evropian jane ndaj Shqiperise, per sa i perket monitorimit te situates politike dhe ngercit qe ende nuk eshte zgjidhur. Ne emer te Fyle, ajo tha se KE, inkurajon dhe pershendet tryezat per reformen zgjedhore por ato te duhet te vijojne. "Ne e ndjekim situaten ne Shqiperi dhe kjo u pasqyrua edhe ne raportin e 9 nentorit, ku problemi kryesor per Shqiperine, pra ngerci politik, pengoi vendin per realizimin e reformave te nevojshme si per popullin vendas ashtu dhe per perspektiven evropiane. Komisioneri Fyle mirepriti tryezat per reformen elektorale te zhvilluar ne Shqiperi dhe iniciativa e liderit socialist shpresojme te jete nje mundesi per te mos humbur shansin si per mazhorancen ashtu dhe per opoziten per te bashkepunuar dhe angazhuar se bashku per gjetjen e nje zgjidhje afatgjate qe do ta nxirrte vendin nga kriza politike qe e ka penguar Shqiperine ne ndjekjen e plote te perspektives evropiane", theksoi Filote. Ne kete kuader, te venies se dialogut mes forcave politike, ajo nenvizoi se Komisionieri Evropian i Zgjerimit, Fyle, e pershendet iniciativen e Partise Socialiste te javes se kaluar, qe eshte dakord per hetimin vetem te materialeve zgjedhore, pa perfshire fletet e votimit. Nje qendrim ky, i bere publik nga kreu socialist, Edi Rama, gjate mbledhjes se Asamblese Kombetare te selise roze. Mbi bazen e ketyre qendrimeve, KE mirepret qe te vijoje puna me tryezen e reformes zgjedhore me shpresen qe oferta te mos humbase dhe mazhoranca dhe opozita te punojne se bashku per te gjetur nje menyre per ti dhene fund ngercit politik.

    koha jone

  2. #32
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Nuk e kuptoj se si nje opozite e patytyre nuk mban asnje pergjegjesi duke ja faturuar te gjitha qeverise. Ne syrin realist me rezulton qe eshte opozita pergjegjese kryesore per refuzimin e statusit !
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Autori keka organizator i fushates elektorale te pD-se edhe pune e madhe se cfare ka thene, sepse ka shume kohe qe ndoshta per prishje pazaresh leh ne stanet e Rame Ruçit.
    Po qe te behet me i "besueshem" per vulgun qe lexon gazetat pa pre, futet edhe edhe P.S. se Cokaj eshte ai qe...

    Sikur vetem forumin te kishi lexuar qe nga viti 2005, shume lehte do te nxirrej perfundimi se qe nga viti 2005, kohe kur Rama u vu ne krye te PS, ai ka punuar nate e dite e dite e nate kunder çdo nisme per integrimin brendashqiptar dhe ate europianoperendimor.

    Ata qe kane nge le ti shfletojne temat e vjetra e do te lexojne se cili ka qene misioni politik i Edi Rames.

    Mua do te me vinte turp dhe do te ndjehesha shume i penduar nese do te kisha thene qe nga viti 2005 qofte dhe nje fjale te mire per nje kreature te kurdisur politike, qe s'vlen as sa nje salepshites tiranas e jo me te jete kryetar bashkie.

    Vras mendjen se cili eshte misioni i Edi Rames? Kujt i sherben me ato perpjekje te pandalshme per te frenuar, per te diskredituar, per te penguar, per te shkaktuar konflikte etj?

    Ora e tij politike ka mbaruar! Ai nuk u duhet me as atyre qe e sponsorizuan per te marre PS-ne!
    Ke fol bash si Kryetari i Keshillit ne kohen e diktatures ! Vetem me nje ndryshim se ai kishte te drejte kur thoshte se keta tradhetaret paguhen nga huajt (e kane pohu vete) , ndersa ti , per keta "tradhetaret" e supozuar , e ke me hamendje dhe shpifje !

    Meqenese do te dish , se cfare misioni ka shumica e popullit shqiptar , sepse shumica e votoi kete Educin , megjithese qeverisjen e morri Saluci , shiko historine e Shqiperise se ta tregon ajo !

    Valle te vijne mendet dhe ty pastaj dhe mos na flasesh serbisht ketu !

  4. #34
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli, 25/11/2010

    Kriza më e mirë se zgjidhja (!!)
    PREÇ ZOGAJ

    Protagonizmi për zgjidhjen e një krize politike pritet pikwsëpari nga qeveria. Për zakon, qeveria është më e interesuar se opozita ta mbajë vendin në ujëra të qeta.

    Në rastin tonë qeveria "Berisha" duhej të ishte e para edhe për një arsye tjetër: ajo është akuzuar drejtpërsëdrejti në raportin e fundit të Komisionit Europian si një qeveri që nuk ka treguar gadishmëri për kompromis në lidhje me propozimet e opozitës për zgjidhjen e ngërçit.

    Ky është një pohim i rëndë, kuptimplotë, i menduar, i mbështetur në një një vit ecejake dhe njohje të së vërtetës shqiptare nga partnerët europianë. Është një pohim që ka prapa një faturë dhe çfarë fature: refuzimin e kërkesës së qeverisë për të marrë statusin e vendit kandidat.

    Natyrisht, siç e kemi parë dhe publikuar disa herë këto ditë, lista e arsyeve pse Shqipëria nuk e kaloi klasën e kandidimit është e gjatë. Por ka gjithnjë një arsye që ngjan me qershinë që tërheq gjithë shportën. E tillë është kjo e gadishmërisë së munguar të qeverisë për kompromis me opozitën për një problem kardinal të demokracisë.

    Shqipëria jonë është mësuar me një të folur të kujdeshme të Europës. Në gjuhën e trashë të pallateve politike të Tiranës kjo gjuhë është përkthyer e përkthehet as mish as peshk. Ngaqë nuk ka qenë e interesuar për të gjetur një zgjidhje, qeveria e ka përdorur si ta kishte në favor të folurën as mish as peshk të Europës.

    Ajo ka pritur që ky avaz të vazhdojë dhe me siguri është befasuar kur ka parë se në raportin e fundit Europa ka fulur pa doreza duke i dhënë secilit hakun. Kjo shpjegon përpushjen e parë dhe tundimin pa perspektivë të kryeministrit Berisha për të ndryshuar raportin kur u njoh me të.

    Gjithsesi, pas befasisë së fillimit, shtetari i vertetë reflekton dhe vihet në kërkim të detyrës së tij të re para vendit. Meqenëse Shqipëria e pagoi shtrenjtë dhe rrezikon ta paguajë në vijimësi qëndrimin refraktar, qeveria kishte detyrimin të lëvizte e para nga pozicioni i saj i ngurtë dhe bllokues për hetimin parlamentar.

    Ndryshimi i qëndrimit për ngërçin ishte i vetmi që nuk kërkonte as kohë, as lekë, as ndonjë gjenialitet të veçantë.

    Oferta e kompromisit fare mirë mund të ishte ajo që parashtroi europarlamentarja Doris Pack, që nuk njihet si mbështetese e opozitës: palët bien dakort të fillojë hetimi parlamentar për kutitë e materialeve zgjedhore. Ndërkohë, opozita apo një institucion tjetër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për kutitë e fletëve të votimit.

    Nuk po përmendim propozimin tjetër të zonjës Pack që tha se kur kopromisin e pengon ligji, ndryshohet ligji. Sepse ligji nuk ka rënë nga qielli, deputetët e kanë bërë.

    Ashtu siç kishte hedhur poshtë propozimet e zonjës Pack, duke zbuluar dobësinë e pozicionit të vet, qeveria bëri shurdhin dhe qorrin edhe për atë paragraf të raportit të KE-së që e akuzonte për mungesë gadishmërie. Ky ishte dhe mbetet një moment dramatik për fatin e klimës politike, dialogut, zgjidhjes së ngërçit, zgjedhjeve dhe integrimit të Shqipërisë në Europë.

    Opozita nuk mund të rrinte mënjanë apo të fërkonte duart meqenëse, në kuptimin e sportiv të fjalës, paragrafi në fjalë e nxirrte të larë, të fituar. Nuk ka të fituar, kur ndalet vendi dhe errësohet perspektiva. Kjo sentencë tingëllon si parrullë për shkak të shpërdorimit që i është bërë.

    Por thelbi i saj mbetet ai që është. Me ketë qasje të re dhe duke dëshiruar zgjidhjen në vend të bllokimit, opozita hodhi hapin tashmë të mirënjohur: hoqi dorë nga kutitë e fletëve të votimit.

    Deklaroi me gojë dhe me shkrim, me zërin dhe penën e kryetarit të opozitës Edi Rama, se opozita mjaftohet me hetimin e kutive të materialeve zgjedhore dhe nuk e kushtëzon marrëdhenien me Kuvendin me fatin e fletëve të votimit.

    Opozita e hodhi këtë hap duke parë se fletët e votimit ishin përdorur e po përdoreshin nga qeveria herë si shkak dhe herë si sebep për të zvarritur pafundësisht zgjidhjen.

    Opozita është e vetwdijshme se një hetim shterrues i zgjedhjeve do të kërkonte që kutitë e fletëve të ishin në dispocizion të komisionit hetimor për të verifikuar, sipas rastit, ndonjë të dhënë apo dyshim që del nga kutia e materialeve zgjedhore.

    Por kur shumica nuk pranon në asnjë menyrë dhe i kërkon opozitës të sjellë lloj lloj lejesh që nga Strasburgu, Venecia dhe Gjykata Kushtetuese, atëherë opozita gjen zgjidhjen me të shkurtër: i lë fare fletët dhe me këtë rast s'ka nevojë për të shkuar as në Strasburg, as në Venecia, as në Gjykatë.

    Lënia jashtë hetimit e fletëve e dëmton pjesërisht hetimin, por nuk e cënon në thelb kauzën e trasparencës. Po t'i referohemi problematikës së zgjedhjeve të vitit 2009, mbi 70 përqind e së vertetës së tyre gjendet në kutitë e materialeve zgjedhore.

    Dëmi që do t'i shkaktohej kauzës së trasparencës duke ngulmuar në një pikë të vdekur, llogaritet shumë më i madh se dëmi që do t'i shkaktohet hetimit nga mungesa e fletëve. Ka qenë gjithnjë e qartë se fletët janë bishti, materialet zgjedhore janë sqepari.

    Oferta e re e opozitës është një lëvizje që heq nga tapeti argumentin apo sebepin- quajeni si të doni- që mbante të bllokuar hetimin. Oferta e çliron hetimin, por çliron edhe qeverinë nga pengesat që ka parë apo krijuar përgjatë kohës.

    A do ta pranonte shumica si zgjidhje hetimin e materialeve zgjedhore pa fletët e votimit? Opozita dhe mbarë opinioni publik po presin një përgjigje. Miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë po presin një përgjigje.

    Qeveria po vonohet ta japë këtë përgjigje. Në mungesë tw plotë të xhentilesës, reagimi i parë dhe i vetëm i Berishës ka qenë "pres ta sjellin me shkrim". Është zakon i njohur që çdo ofertw e re shpallet njëherë si akt politik dhe mandej merr formë juridike.

    Nga kryeministri është pritur një qëndrim politik për këtë ofertë. Madje një qëndrim entuziast, sepse, veç të tjerash, vitin e kaluar e ka ofruar vetë.

    Ndërsa po habit me vonesën e tij kryeministri, shumë zyrtarë dhe zëdhënës të qeverisë nuk janë vonuar të shpërthejnë një fushatë nga më të çuditshmet kundër ofertës së re të opozitës.

    Pse hoqët dorë nga fletët e votimit? Kjo është pyetja në formë akuze që eksponentë të qeverisë i drejtojnë opozitës. Që do të thotë "përse po jepni zgjidhje" (!). Nuk ka ndodhur ndonjeherë që një palë në konflikt t'i "kërkojë" llogari palës tjetër se perse t'i pala tjetër po jep zgjidhje! Kjo është një fushatë të çoroditurish, por që ka brënda edhe ligësi.

    Disa llogarisin të krijojnë pakënaqësi në kampin e opozitës, gjoja sikur opozita tradhëtoi militantët e saj. Shkohet gjithnjë me idenë se militantët dhe njerëzit e thjeshtë nuk kuptojnë, janë të trashë, se ata duan luftë dhe jo zgjidhje! Çfarë mjerimi! Mbi ketë mendësi kaq të vjetër dhe kaq të cekët, këta qeveritarë po predikojnë gjithandej se opozita hoqi dorë nga rinumërimi.

    E kanë shpikur vetë rinumërimin, si e si që të fusin në labirinthe trasparencën, dhe tani ndërtojnë një gënjeshtër me shpikjen e tyre.

    Opozita ka kërkuar qysh prej fillimit hetim parlamentar në bazë të kushtetutës dhe ligjit organik. Në asnjë rast rinumërim, sepse nuk e përmban ligji i hetimit parlamantar. Opozita ka kërkuar trasparencë për zgjedhjet e kaluara për të siguruar zgjedhjet e ardhshme.

    Është shumë e qartë se gjithë kjo përpëlitje në lidhje me ofertën e re të opozitës demaskon më qartë se herë të tjera një qëndrim jo krejt të panjohur te qeverisë për krizën. Kur qeveritarët i thonë opozitës përse i le fletët, dashje pa dashje janë duke pohuar se për ta kriza është më e mirë se zgjidhja. Dhe kjo është fatale për fatin e zgjedhjeve të ardhshme.

  5. #35
    Bllokimi i integrimit te Shqiperise ne BE eshte nje loje e vjeter!

    Ora e Rames ka mbetur, sepse ai deshmoi se nuk ishte nje prurje e re, por ishte thjeshte nje zorre qorre e infektuar. Infeksioni i tij e ka qelbur te gjithe PS. Infeksione te tilla ken nevoje per nderhyrje kirurgjikale qe ta shpetojne PS dhe ta drejtojne ate ne shtegun e duhur te politikes.

    Mirepo atje mungojne mendjet dhe energjite pozitive!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 14-10-2011 më 15:41

  6. #36
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Per qellime propagandistike, si pozita ashtu dhe opozita shprehen per integrimin europian, familjen europiane, e te tjera si keto.

    Per qellime perseri propagandistike, zhvillohen diskure me fjalor te huazuar nga e kaluara komuniste.

    Sido te vertitet muhabeti, ky eshte deshtim kryekeput i qeverise me kryeminister Sali Berisha.

    Nuk ka nevoje ta thone "nderkombetaret", siç nxitojne te shprehen disa analista. Bashkimi Europian i ka dorezuar qeverise (jo opozites) programin; per here te dyte i prezantoi perseri qeverise 10 (dhjete) pika, dhe bazuar ne bilancin teper negativ, nuk do te behet rekomandimi per vend kandidat per te dytin vit radhazi.

    Çfare duhet te thuhet me per Belulin, tani ne datelindjet e shenuara te Tetorit?!?!??

  7. #37
    Personalisht mendoj se As Pozita Shqiptare dhe as Opozita Shqiptare nuk punojne e as nuk veprojne ne te miren e qytetareve dhe interesave te qytetareve dhe shteterore e kombetare.

    Ce te dyjat si Pozita ashtu edhe Opozita jane bashkarisht - sepse ato nuk mund te jetojne njera pa tjetren.

    Sali Berishen nuk e mbajne ne pushtet Qytetaret e Shqiperise - Populli Shqiptar - Por Sali Berishen e mbajten dhe mbajne ne pushtet pikerisht Opozita.

    Sali Berishen ne pushtet e mbajti si Fatos Nano me heret- tani kete rruge e vazhdon edhe Edi Rama.

    Keta si Sali Berisha dhe Edi Rama - vetem para ekraneve televizive kinse jane njeri kundrjet tjetrit dhe perplasen ne mes veti - por pas perdeve ata qe te dy jane se Bashku. Sepse qe te dyte vjedhin pasurite Shteterore dhe Popullin.

    Populli eshte ai qe duhet te dije se ne cfare deshiron dhe a jane te gatshem qe te bejne nje ndryshim te madh te gjendjes ne te cilen egzistojne.

    Edhe ne Kosove po luhet e njejta gje - qe te gjithe jane se bashku si PDK-AAK-AKR-LDK - jashta LVV. Te cileve fare nuk ju intereson Interesi Shteteror dhe Populli - por pikerisht vetem Interesi i tyre personal, familjar dhe partiak.

    Si ne Kosove, e si ne Shqiperi do e kemi kete gjendje gjer ateher kur Populli thote Mjaft Me dhe merr fatin e tyre ne duar te tyre. Se sa perket ketyre Politikaneve dhe Pushtetareve si ne Prishtine ashtu edhe ne Tirane - asnjeherash ne rruge te drjet dhe te mbar nuk do hecim.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #38
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli Online

    KEQ E MË KEQ!
    Rudina Seseri

    Shkak që unë të shkruaj përsëri mbi fakte shumë të njohura për krizën tonë politike dhe ekonomike u bë raporti i porsa publikuar i Bankës Europiane me një parashikim të errët të treguesve makroekonomikë për vendet e Europës Lindore, përfshirë edhe Shqipërinë. Në rastin e vendit tonë, kjo analizë është në përputhje të plotë me Raportin e Progresit të Bashkimit Europian, i cili skanon të gjithë jetën politike, ekonomike e sociale të vendit.

    Banka Europiane, e bazuar pjesërisht në statistikat e INSTAT, parashikon që rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit nuk do të kalojë 1.9%; ndërsa në vitin e ardhshëm do të zvogëlohet më tej deri në 1%. Këto janë shifrat më të ulëta të rritjes ekonomike të dy dekadave të tranzicionit shqiptar. Qeveria Berisha, e pasionuar pas rekordeve, është në prag të thyerjes së një rekordi negativ njëzetvjeçar. Por ky nuk është i vetmi rekord negativ!

    Ky rekord është një përfundim logjik. Dërgesat e emigrantëve janë më shumë se përgjysmuar, pavarësisht se Banka e Shqipërisë i sheqeros shifrat “për të mos ngjallur panik,” sheqerosje që duhet të kuptohet si lëmoshë për të ndihmuar Guvernatorin të marrë një mandat të dytë. Eksportet dhe importet kanë rënë, fakte që flasin për frenimin në vazhdimësi të ekonomisë, rënies së ndjeshme të konsumit dhe importimit gjithnjë e më pak të lëndëve të para. Investimet publike janë shkurtuar dukshëm e për këtë nuk është e nevojshme njohja e makroekonomisë. Mjafton të vëresh se këtë vit, në nivel kombëtar, Kryeministri jo vetëm nuk po inauguron dot fillime punimesh në asnjë projekt, por me vështirësi po gjen disa rrugë të financuara e përfunduara prej kohësh për të prerë shiritat ose, në rastet me tipike, vizitat e tij janë për të “ndjekur” punimet në rrugët e mëdha – të nisura nga hera, por që nuk po përfundojnë dot. Në nivelin lokal, gjendja është katastrofike, sepse asnjë investim nuk fillon këtë vit, pasi buxheti i shtetit s’ka fonde. Investimet e huaja kanë rënë në nivelet më të ulëta të tyre, për shkak të krizës që na rrethon dhe uljes së interesit të investitorëve përballë korrupsionit të lartë dhe moszbatimit e ndryshimit të shpeshtë të ligjeve qeverisëse.

    Të ardhurat vazhdojnë të pakësohen ndjeshëm falë rritjes së falimentimeve në sipërmarrje, prodhimi në vend është minimal, fluksi i mallrave në dogana është përgjysmuar, ndërsa korrupsioni është dyfishuar. Turizmi, prioriteti çudibërës i Qeverisë, ka përfunduar si mos më keq gjithashtu me restorante e hotele në plazhe të ndotura, pa ujë, pa drita dhe, rrjedhimisht, pa turistë.

    Gjendja ekonomike e njerëzve të thjeshtë është keq e më keq. Rritjet dy-tre përqindëshe të pagave nuk përballojnë dot shtrenjtimin dhjetëra përqindësh të kostos së jetesës, sidomos të ushqimeve dhe ilaçeve. Shtresat e varfra, sidomos fshatarët dhe pensionistët, janë më të fundosur në vështirësi se kurrë më parë. Në qytet, shumica e njerëzve janë të papunë, ecin rrugëve me duar në xhepat bosh ose kalojnë orë të tëra kafeneve e bilardove. Punonjësit e administratës publike jetojnë me alarmin e flakjes nga puna dhe përpiqen kush e kush të demonstrojë besnikërinë ndaj Partisë dhe të fitojë ndonjë lek nën dorë.

    Politikisht, më keq se kaq s’kemi qenë asnjëherë. Bashkimi Europian na e bëri të qartë se rruga që po ndjekim nuk na çon në Europë, madje është një rrugë drejt asgjëkundit. Jemi i vetmi vend i Europës që nuk bëjmë dot zgjedhje sipas standardeve, sepse votat vidhen haptazi në tavolinë duke e shndërruar kështu shpresën për pranim në BE në një iluzion. Jemi i vetmi vend i Europës pa një parlament të mirëfilltë pluralist; opozita trajtohet si fasadë dekoruese e një ëmbëlsire të prishur dhe në parlament dëgjohen vetëm monologët pa vlerë të Kryeministrit. Përfundimisht, institucioni i parlamentit nuk funksionon, ligjbërja është bërë (e thënë shqip) paçavure dhe procedurat janë mosekzistuese. Jemi i vetmi vend i Europës që nuk kemi dakordësi për asgjë, as edhe për gjërat që s’mund të kemi mendime të ndryshme.

    Jemi i vetmi vend i Europës ku administrata publike vazhdon të jetë thellësisht e politizuar, pa transparencë emërimesh dhe me persekutime dhe largime të shumta nga puna. Jemi i vetmi vend në Europë ku sistemi i drejtësisë është krejtësisht i paralizuar dhe nuk ka asnjë shenjë pavarësie. Jemi i vetmi vend në Europë që korrupsionin e kemi kthyer në sistem qeverisjeje, ku Qeveria nxjerr dhe ekzekuton haptazi vendime korruptive në dëm të qytetarëve dhe të pronës publike, por qartazi në dobi të rrethit të saj të ngushtë.

    Ekonomikisht, më keq se kaq s’kemi qenë asnjëherë. Jemi i vetmi vend në Europë që jo vetëm nuk kemi zgjidhur çështjen e pronës, por s’kemi bërë as edhe një hap përpara në këtë kriter themelor të demokracisë dhe të ekonomisë së tregut. Madje, edhe analizat për këtë temë të ngarkuar politikisht kanë ngelur në nivelin teorik, pseudo-intelektual, pasi s’është marrë mundimi të përgatitet asnjë strategji minimale apo plan veprimi se si do ta zgjidhim këtë problem.

    Jemi i vetmi vend i Europës që me kokëfortësi komuniste nuk pranojmë ta reformojmë e ta bëjmë te pavarur Institutin e Statistikës, i cili vazhdon të funksionojë me një regjistër biznesi dhe statistika sektoriale joadekuate, me statistika jo të besueshme për llogaritë kombëtare, për deficitin dhe investimet e huaja, me metodika llogaritjeje të inflacionit dhe të papunësisë që nuk përputhen me asnjë standard ndërkombëtar.

    Jemi më keq se asnjëherë tjetër, por e keqja nuk ndalon këtu. E keqja më e madhe është se Qeveria jo vetëm që vazhdon të mbyllë sytë e të mos bëjë detyrën e saj, por na bën dhe qesharakë, duke deklaruar se, së bashku me Gjermaninë, jemi ekonomia më e fortë e Europës, madje në disa aspekte ia kemi kaluar dhe SHBA-ve, ndërsa për disa arritje të tjera krahasohemi vetëm me vendet Skandinave dhe, në çdo fushë, jemi të kualifikuar t’i japim mësime botës.

    S’ka si të jetë ndryshe, kur jemi i vetmi vend në Europën Lindore që vazhdojmë të udhëhiqemi nga një ish-kuadër komunist, që me mendësinë dhe stilin e tij punon vetëm të manipulojë propagandën e mediat, pasi substanca e mirëfilltë që përfshin planifikimin, menaxhimin dhe zhvillimin e vendit është mosekzistuese në kulturën e tij profesionale.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •