Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 38
  1. #21
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.kohajone.com/zfoto/201011...6_artikull.jpg
    Fule: KE, nuk i tha "Jo" Shqiperise per statusin

    Intervista/Komisioneri per Zgjerimin dhe Politiken e Fqinjesise ne Komisionin Evropian, Stefan Fule ka vleresuar arritjet e Shqiperise, heqjen e vizave, por ka kerkuar nga politika shqiptare qe te arrije kompromisin
    Komisioneri per zgjerimin e Bashkimit Evropian, Stefan Fule, sqaroi dje se BE ne vendimin per statusin e vendit kandidat te Shqiperise, thekson se rekomandon hapjen e negociatave...
    per me teper lexoni ore shtypin ase i majet ase i djadhete ase i mesem, koha jone

    Frattini: Vizat i merituat, tani gati per anetaresim ne BE

    Ministri i Jashtem italian, Franko Frattini nepermjet nje mesazhi video, pershendet liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. Si nje nder kontributoret kryesore ne arenen nderkombetare per pershpejtimin e heqjes se regjimit te vizave te Shqiperise me BE, permes letrave drejtuar homologeve te tij te BE-se, iniciativave dhe samiteve te posacme...
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    -BE bën kujdestarin e plakur, që mezi mbahet për vete.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Shume e thjeshte puna e BE.
    Trokiti populli i thane bujrum, trokiti qeverria i thane qelebesh era korrupsion, hajdutllek dhe nuk pranohesh.
    Amani more lutet Saliu une bera djale gocen e beri opozita. Shiko rrugen i thote prap EU

    Ja kjo eshte sinteza e ngjarjeve te diteve te fundit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 12-11-2010 më 10:05
    Albania Uber Alles

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Ore "trima" , po hajduti i te drejtave , i pasurise , i valutes , i trojeve , eshte gjithmone pushtetari se ai ka ne dore te firmosi ! Dhe kur njerezit e kundershtojne , ka ne dore te dergoje edhe policine dhe ta konfrontoje me popullin ! Edhe te vjedh , edhe te rreh !

    Do te vini mend ndonjehere , apo do te beni ciu .... ciu gjithe jeten ? Po mire per vete ciu... ciu doni te beni , po cfare taksirati kemi ne te tjeret qe jemi njerez , te bejme ciu... ciu... , te braktisim atdheun dhe te rrojme ne kurbet ? Pse i do b.ytha Saliut & co te vjedhi pasurine tone kombetare ?

    E po bela e madhe !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 12-11-2010 më 10:53

  5. #25
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    SHEKULLI ONLINE, 15/11/2010
    Berisha-Topalli', shkëlqimi dhe rënia
    ARBEN ÇOKAJ

    Refuzimi që Bashkimi Evropian i bëri kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit të anëtarësimit për në BE, është goditja më e rëndë politike, që qeveria shqiptare dhe Shqipëria merr në këtë periudhë kohore. Uroj që ky refuzim i hapur dhe i prerë i BE-së, të shërbejë si mësim për maxhorancën e sotme, dhe sidomos për çiftin drejtues Berisha-Topalli. Por, duke njohur karakteret politike, që sot sundojnë vendin, etjen e tyre të pashuar për pushtet qoftë dhe të paligjshëm, kapjen e tyre nga krimi i organizuar e më gjerë, shpresat janë të pakta, që ata të mund të reflektojnë pozitivisht.

    Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, u kërkua pas këtij raporti, që të bëhet një mocion mosbesimi kundër Kryeministrit dhe Kryetares aktuale të Kuvendit, por përsëri nuk shpresohet shumë se Berisha do mund të largohet kaq lehtë, apo nëse ai do e lëshojë Topallin kaq lehtë. Ka vetëm një reagim instinktiv të znj. Topalli, për t'u strukur në vetvete, kur ndjehet e kërcënuar - por ajo do të shfaqet entuziaste dhe "më e fortë se kurrë" (në mendjelehtësinë e vet), sapo rreziku të kalojë.

    Çifti që "me dorë të hekurt" drejton sot Shqipërinë, ka kohë që e ka humbur aftësinë për të reaguar në përputhje me interesat politike dhe kombëtare të vendit, për arsye se politika e tyre e diktatit, është reduktuar ndjeshëm në përpjekjen e tyre maksimale për të mbajtur veten në pushtet, aq gjatë sa të munden. Pushteti i tyre u riciklua me votën e vjedhur një vit më parë, dhe qeverisja e këtij vendi është banalizuar si mos më keq, që nga fantazitë dhe premtimet e një kryeministri çmendurak, që pretendon në eter rritjen më të madhe ekonomike në Evropë, e deri tek varfëria absolute deri në dhimbje, që na godet rëndë me ngjarje si ajo e Sukthit.

    A do jenë në gjendje shqiptarët t'i largojnë këta njerëz nga keq-qeverisja? Koha do e tregojë. Por ajo që shihet qartë është se qoftë në faktorin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm, "qeveria e integrimit" ka rënë në provim, pra, e ka humbur legjitimitetin. Raporti i BE-së flet politikisht, thotë shumë gjëra, që duhen thënë, por në Shqipëri ndodh më shumë se kaq. Gjendja reale e Shqipërisë është edhe më e rëndë. Por BE tregon kujdes dhe diplomaci, duke mos ia mbyllur rrugën e integrimit shqiptarëve, ndërsa refuzon (kësaj here thuajse hapur) qeverinë dhe Kuvendin.

    Dhe ndërsa znj. Topalli struket tani e fshihet taktikisht pas Berishës, ky i fundit mundohet ta përballojë goditjen i vetëm. Edhe në vitin '96-'97, Berisha i vetëm u vu përballë Perëndimit, duke mos e lëshuar ish-kryeministrin Meksi. Tani, ai në një proces qeverisje të ngjashëm me Putinin, ka kohë që është vënë përballë Perëndimit, duke i sforcuar ndjeshëm marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në dhe duke zhgënjyer të gjithë përkrahësit e tij seriozë, së fundi edhe znj. Doris Pack.

    Këmbanat po bien përditë. Burimet diplomatike pranë përfaqësive Perëndimore, besojnë se Kryeministri aktual është i kapur nga krimi i organizuar dhe Raporti i BE-së është mënyra më e qartë e refuzimit të tij politik dhe diplomatik. Ka kohë që ai nuk konsiderohet i besueshëm as si partner i NATO-s, por kjo ka kaluar pa ndonjë bujë të madhe. Ndërsa tani, me këtë raport të fundit, atij i thuhet një JO e prerë.

    ...

    Të gjithë ata që kanë treguar individualitet dhe integritet në PD, janë larguar ose shmangur me kohë nga partia. Pra, nuk besohet një vetë-pastrim i PD-së me forcat e veta - se Berisha dhe Topalli kanë afruar rreth vetes vetëm njerëz të bindur dhe pa integritet.

    Pritet më shumë nga opozita, e cila megjithëse me një kryetar të formuluar mirë, po çalon disi në planin e veprimit politik. Të merresh me një drejtues politik të paqëndrueshëm si Berisha, i cili përdor çdo mjet për të ruajtur pushtetin e tij, nuk është edhe fort e lehtë. Por në krahasim me Berishën, refuzimi i BE-së me raportin e fundit, e nxjerr Edi Ramën të fituar politikisht, megjithëse pa entusiazëm, se kur humbet Shqipëria, nuk është i fituar as Edi Rama.

    Sidoqoftë, ora e qeverisjes së çiftit Berisha-Topalli ka filluar të numërojë mbrapsht. Ata të dy e kanë shpërdoruar besimin, që u pati dhënë elektorati shqiptar në vitin 2005. Ata shkëlqyen për disa muaj me premtimet e tyre për luftë kundër korrupsionit, etj., dhe na gënjyen të gjithëve. Por dështuan shumë shpejt dhe lustra e tyre ra në një qeverisje agresive dhe arrogante, që sulmon çdo individ, që merr guximin të mendojë apo shprehet ndryshe në këtë vend. Metodat e përdorura prej tyre, janë metoda diktati dhe penalizimi për çdo qytetar shqiptar, që mendon mirë për këtë vend, por që nuk i shërben çiftit Berisha-Topalli, të cilët po e mbysin këtë vend në borxhe dhe po e rëndojnë ndjeshëm ekonominë e Shqipërisë. Herët ose vonë, ky çift do detyrohet të largoghet nga pushteti. Rënia sapo ka filluar... Se sa do zgjasë, është çështje kohe, dhe varet nga rrethanat që do të krijohen.

    *Autori është organizator i fushatës elektorale të PD në zgjedhjet e 2005 në Shkodër

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    autori do jet spiun i vjeter i ministrise se brendeshme te rucit.. o dujruc..

    pergezime rucit qe deri shefa elektoral i ben spiunet e tij.

    cdo shqiptar e di se.. 1 e 1 bejne di..
    pra qe joz e sali.. ben 101-nji qe te hyj shqiperia ne EUROPe o derzi..

    por ja mbrriti edvini me spiuneriii.. qe shqiptareve mamakat tu a ki.. e ti lej dhe ca kohe ne zallamahi..

    kjo eshte e verteta o ditmir bushatiii..

    pra joz e berish shty shqiperine drejt evrope.. dhe seli rozja veri shkopa neper rrotje..

    pra fituan qelbaniket.. por ne mendjen e cdo shqiptari u rrit respekti per berishen e jozin sepse ju a shohim punen e zjarrte e deshiren e bardhe..

    mirpo djalli i zi gjatoshi u a hodhi..
    gjith kulisherine bllokqene e ka pas vetes pisi dhe e ndihmojne halenë te ja nxije jeten shqiptareve akoma sikurse i qelburi komitet qendror ku militonte spirua faqeziu me kristaqne servilin.. qe betonuan izolimin e inkuizicionin e eger 50 vjecar..

    keshtu thuaj cokut te rucit.. o dujdade e duj arap e duj ruc kap.

    ..

  7. #27
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    SHEKULLI ONLINE, 15/11/2010
    Berisha-Topalli', shkëlqimi dhe rënia
    ARBEN ÇOKAJ

    Refuzimi që Bashkimi Evropian i bëri kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit të anëtarësimit për në BE, është goditja më e rëndë politike, që qeveria shqiptare dhe Shqipëria merr në këtë periudhë kohore. Uroj që ky refuzim i hapur dhe i prerë i BE-së, të shërbejë si mësim për maxhorancën e sotme, dhe sidomos për çiftin drejtues Berisha-Topalli. Por, duke njohur karakteret politike, që sot sundojnë vendin, etjen e tyre të pashuar për pushtet qoftë dhe të paligjshëm, kapjen e tyre nga krimi i organizuar e më gjerë, shpresat janë të pakta, që ata të mund të reflektojnë pozitivisht.

    Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, u kërkua pas këtij raporti, që të bëhet një mocion mosbesimi kundër Kryeministrit dhe Kryetares aktuale të Kuvendit, por përsëri nuk shpresohet shumë se Berisha do mund të largohet kaq lehtë, apo nëse ai do e lëshojë Topallin kaq lehtë. Ka vetëm një reagim instinktiv të znj. Topalli, për t'u strukur në vetvete, kur ndjehet e kërcënuar - por ajo do të shfaqet entuziaste dhe "më e fortë se kurrë" (në mendjelehtësinë e vet), sapo rreziku të kalojë.

    Çifti që "me dorë të hekurt" drejton sot Shqipërinë, ka kohë që e ka humbur aftësinë për të reaguar në përputhje me interesat politike dhe kombëtare të vendit, për arsye se politika e tyre e diktatit, është reduktuar ndjeshëm në përpjekjen e tyre maksimale për të mbajtur veten në pushtet, aq gjatë sa të munden. Pushteti i tyre u riciklua me votën e vjedhur një vit më parë, dhe qeverisja e këtij vendi është banalizuar si mos më keq, që nga fantazitë dhe premtimet e një kryeministri çmendurak, që pretendon në eter rritjen më të madhe ekonomike në Evropë, e deri tek varfëria absolute deri në dhimbje, që na godet rëndë me ngjarje si ajo e Sukthit.

    A do jenë në gjendje shqiptarët t'i largojnë këta njerëz nga keq-qeverisja? Koha do e tregojë. Por ajo që shihet qartë është se qoftë në faktorin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm, "qeveria e integrimit" ka rënë në provim, pra, e ka humbur legjitimitetin. Raporti i BE-së flet politikisht, thotë shumë gjëra, që duhen thënë, por në Shqipëri ndodh më shumë se kaq. Gjendja reale e Shqipërisë është edhe më e rëndë. Por BE tregon kujdes dhe diplomaci, duke mos ia mbyllur rrugën e integrimit shqiptarëve, ndërsa refuzon (kësaj here thuajse hapur) qeverinë dhe Kuvendin.

    Dhe ndërsa znj. Topalli struket tani e fshihet taktikisht pas Berishës, ky i fundit mundohet ta përballojë goditjen i vetëm. Edhe në vitin '96-'97, Berisha i vetëm u vu përballë Perëndimit, duke mos e lëshuar ish-kryeministrin Meksi. Tani, ai në një proces qeverisje të ngjashëm me Putinin, ka kohë që është vënë përballë Perëndimit, duke i sforcuar ndjeshëm marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në dhe duke zhgënjyer të gjithë përkrahësit e tij seriozë, së fundi edhe znj. Doris Pack.

    Këmbanat po bien përditë. Burimet diplomatike pranë përfaqësive Perëndimore, besojnë se Kryeministri aktual është i kapur nga krimi i organizuar dhe Raporti i BE-së është mënyra më e qartë e refuzimit të tij politik dhe diplomatik. Ka kohë që ai nuk konsiderohet i besueshëm as si partner i NATO-s, por kjo ka kaluar pa ndonjë bujë të madhe. Ndërsa tani, me këtë raport të fundit, atij i thuhet një JO e prerë.

    ...

    Të gjithë ata që kanë treguar individualitet dhe integritet në PD, janë larguar ose shmangur me kohë nga partia. Pra, nuk besohet një vetë-pastrim i PD-së me forcat e veta - se Berisha dhe Topalli kanë afruar rreth vetes vetëm njerëz të bindur dhe pa integritet.

    Pritet më shumë nga opozita, e cila megjithëse me një kryetar të formuluar mirë, po çalon disi në planin e veprimit politik. Të merresh me një drejtues politik të paqëndrueshëm si Berisha, i cili përdor çdo mjet për të ruajtur pushtetin e tij, nuk është edhe fort e lehtë. Por në krahasim me Berishën, refuzimi i BE-së me raportin e fundit, e nxjerr Edi Ramën të fituar politikisht, megjithëse pa entusiazëm, se kur humbet Shqipëria, nuk është i fituar as Edi Rama.

    Sidoqoftë, ora e qeverisjes së çiftit Berisha-Topalli ka filluar të numërojë mbrapsht. Ata të dy e kanë shpërdoruar besimin, që u pati dhënë elektorati shqiptar në vitin 2005. Ata shkëlqyen për disa muaj me premtimet e tyre për luftë kundër korrupsionit, etj., dhe na gënjyen të gjithëve. Por dështuan shumë shpejt dhe lustra e tyre ra në një qeverisje agresive dhe arrogante, që sulmon çdo individ, që merr guximin të mendojë apo shprehet ndryshe në këtë vend. Metodat e përdorura prej tyre, janë metoda diktati dhe penalizimi për çdo qytetar shqiptar, që mendon mirë për këtë vend, por që nuk i shërben çiftit Berisha-Topalli, të cilët po e mbysin këtë vend në borxhe dhe po e rëndojnë ndjeshëm ekonominë e Shqipërisë. Herët ose vonë, ky çift do detyrohet të largoghet nga pushteti. Rënia sapo ka filluar... Se sa do zgjasë, është çështje kohe, dhe varet nga rrethanat që do të krijohen.

    *Autori është organizator i fushatës elektorale të PD në zgjedhjet e 2005 në Shkodër
    Autori keka organizator i fushates elektorale te pD-se edhe pune e madhe se cfare ka thene, sepse ka shume kohe qe ndoshta per prishje pazaresh leh ne stanet e Rame Ruçit.
    Po qe te behet me i "besueshem" per vulgun qe lexon gazetat pa pre, futet edhe edhe P.S. se Cokaj eshte ai qe...

    Sikur vetem forumin te kishi lexuar qe nga viti 2005, shume lehte do te nxirrej perfundimi se qe nga viti 2005, kohe kur Rama u vu ne krye te PS, ai ka punuar nate e dite e dite e nate kunder çdo nisme per integrimin brendashqiptar dhe ate europianoperendimor.

    Ata qe kane nge le ti shfletojne temat e vjetra e do te lexojne se cili ka qene misioni politik i Edi Rames.

    Mua do te me vinte turp dhe do te ndjehesha shume i penduar nese do te kisha thene qe nga viti 2005 qofte dhe nje fjale te mire per nje kreature te kurdisur politike, qe s'vlen as sa nje salepshites tiranas e jo me te jete kryetar bashkie.

    Vras mendjen se cili eshte misioni i Edi Rames? Kujt i sherben me ato perpjekje te pandalshme per te frenuar, per te diskredituar, per te penguar, per te shkaktuar konflikte etj?

    Ora e tij politike ka mbaruar! Ai nuk u duhet me as atyre qe e sponsorizuan per te marre PS-ne!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 15-11-2010 më 15:02

  8. #28
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Sikur vetem forumin te kishi lexuar qe nga viti 2005, shume lehte do te nxirrej perfundimi se qe nga viti 2005, kohe kur Rama u vu ne krye te PS, ai ka punuar nate e dite e dite e nate kunder çdo nisme per integrimin brendashqiptar dhe ate europianoperendimor.

    Ata qe kane nge le ti shfletojne temat e vjetra e do te lexojne se cili ka qene misioni politik i Edi Rames.

    Mua do te me vinte turp dhe do te ndjehesha shume i penduar nese do te kisha thene qe nga viti 2005 qofte dhe nje fjale te mire per nje kreature te kurdisur politike, qe s'vlen as sa nje salepshites tiranas e jo me te jete kryetar bashkie.
    Hahahahahaha që kur shkrimet e Albo, Brari (K.L), Mësuesi1, Shingjetulla dhe të tuat sigurisht u dashkan marë për të vërteta absolute???
    Kurse sa për atë se sa vlen E.Rama e dinë ata që e votojnë më mirë se ti kështu që mos e vri mëndjen fare se të lodhet.
    Ajo pjesa ku habitesh ti më kujtoi një karikaturë të vjetër të botuar në gazetën Koha Jonë (në 1996).
    Në mes të sheshit Skënderbej ishte ndërtuar një kioskë, lart mbi çatinë e kjoskës rrinte një malok me mustaqe të mëdha, në sfond në shesh kishte kalimtarë, diçitura në gojën e malokut ishte: "Bre, bre sa jan shtu kta tirancit"
    E kupton vet Ti se je i zgjuar.

  9. #29
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin

    Po po me te vertete jane shtuar tiranasit! I shtoi Enveri, Mehmeti, Shefqeti e Hysniu, duke sjelle bijte e çobaneve me opinga dhe i beri kryeqytetas.
    Erdhen me kerraba ne duar dhe me çorape leshi dhe punuan si komisare, spiuna sigurimi, oficere hetuesie e prokurore qe vune para plumbit me mijera shqiptare.

    Pjella e tyre sot mbahen si tiranas dhe nuk lene rast t'ju humbe pa derdhur vrer per eren e ndryshimeve, per Kosoven e shqiptaret ne pergjithesi.

    Soji juaj ishte dhe mbetet sojsez!

    Nje prej ketyre sojsezeve eshte dhe idoli juaj Rama!

    Qe ne gjeneze antikombetar! Qe ne gjeneze urrejtes te pjeses me te madhe te kombit shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 15-11-2010 më 15:35

  10. #30
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Soji juaj ishte dhe mbetet sojsez!
    Mua më duket se nuk të ofendova aspak më sipër!!!
    Megjithatë po i ke duart e pastra hajde ma zër njëher për qafe.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •