Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Nje ukrainase ne kerkime te rrenjeve shqiptare

    Ajo ka dy pasione tė mėdha; tė kėndojė nė teatrot operistike dhe tė zbulojė kulturat e vendeve tė panjohura, siē bėri kur erdhi nė Shqipėri. Thuajse i ka realizuar tė dyja, por sigurisht ka ende njė listė tė gjatė tė vendeve qė dėshiron tė vizitojė dhe mbi tė gjitha ka shumė punė pėr tė bėrė, qė tė arrijė synimet qė i ka vėnė vetes. Fundja si ēdo soprano me ambicie dhe ėndrra. E quajnė Olga Zaytleva dhe vjen nga njė qytezė metalurgjike pranė Odesės, nga njė familje e thjeshtė, pa pararendės nė rrugėtimin artistik. Nė fakt, tė tillė ‘ftohtėsi’ ndaj arteve kishte nė gjithė ambientin qė u rrit, ku mungonin institucione tė mirėfillta, si qytet metalurgjik qė ishte. Por jo pėr Olgėn, e cila pėrpos kundėrshtisė sė tė ėmės pėr tė zgjedhur njė tjetėr rrugė, shkonte tė kėndonte nė korin e kishės dhe ku tė mundte. Muzika ishte gjithēka qė kishte, edhe pse kur u kthehet kujtimeve e ka tė vėshtirė tė pėrcaktojė rrethanat sesi nisi t’i pėlqejė muzika klasike, por e rėndėsishme ėshtė qė kur interpreton Mimin e “La Boheme” apo Nedėn te opera “Palaēot”, e ndjen se ka prekur majat. Sa pėr rrymat e tjera, shembull kishte nėnėn e saj, nga e cila ka trashėguar vokalin, por edhe ngjashmėrinė fizike. Tiparet karakteristike, bionde me sy tė kaltėr, ia pėrligjin mė sė miri origjinėn nga Ukraina. Mbi tė gjitha ia shtojnė hijeshinė, qė duhet pėr t’u ngjitur nė skenė. Ėshtė e vetėdijshme pėr bukurinė natyrore dhe sharmin qė transmeton, por nuk pranon asfare tė krahasohet me bukuritė natyrore tė vajzave ukrainase. Diē tjetėr bluan nė mendje!
    Kjo ndodh deri nė momentin qė ajo shqipton, jo pa vėshtirėsi dy fjalėt “jam shqiptare!”, tė cilat natyrshėm e ēojnė bisedėn nė njė tjetėr drejtim, atė tė origjinės sė hershme. Nga sa na tregon, stėrgjyshja e saj ka qenė shqiptare, e cila banonte tok me komunitetin shqiptar qė u zhvendos nė Ukrainė rreth shekullit tė XVIII, por jo nė katėr fshatrat e njohur tė veriut tė largėt, ku flitet shqip. Me njė frymė shpjegon se paraardhėsit e saj u vendosėn nė dy rrugėt e Odesės, tė cilat edhe sot e kėsaj dite njihen me emra shqiptarė. “Nga sa mė tregonte gjyshja, origjina jonė shqiptare vinte nga gjyshėrit e saj, prej nga i vinin ndėrmend disa fjalė tė ēuditshme, ndryshe nga gjuha e moshatarėve tė saj. Pėr hir tė sė vėrtetės nė familjen tonė nuk janė ruajtur shuma zakonet dhe traditat shqiptare pasi martesa nuk u bėnė brenda komunitetit, ēka e vėshtirėsoi ruajtjen e adeteve. Megjithatė, qė e vogėl prindėrit mė ngulisnin se kisha gjak shqiptar. Origjina e saj e hershme ėshtė nga jugu i Shqipėrisė dhe pėr kėtė nuk ka dyshime. Mjafton tė vish nė Odesa, ku dy rrugė quhet “Shqiptar i vogėl dhe “Shqiptar i madh”, shprehet Zaytseva, e cila tė krijon pėrshtypjen se rrėfimi qė sapo ka bėrė do ta ‘ēlirojė’ nga padija mbi traditat e tė parėve tė saj, edhe pse nuk di tė thurė qilima me motive shqiptare dhe nuk ka ndonjė kostum tė ruajtur me fanatizėm prej 2 shekujsh. Kėrshėria pėr tė njohur vendin e katragjysheve tė saj edhe pse dinte fare pak mbi tė, e tundonte vazhdimisht, derisa vendosi tė mėsonte diēka mė tepėr. Megjithatė, tashmė ajo di shumėēka mbi rrėnjėt e saj shqiptare. Sa herė ka ardhur nė Shqipėri ka vizituar sitet arkeologjike. Kėsaj here do t’ua shlyejė nė njė tjetėr formė pararendėsve tė saj. Dhe muzika ėshtė kryefjala qė ka zgjedhur, ajo ēka di ta bėjė mė mirė. Nė datėn 25 tetor, ditėn e hėnė nė orėn 18:00, Olga do tė kėndojė njė repertor tė zgjedhur nė sallėn e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Sopranoja, e cila pas konservatorit tė Odesės ka zgjedhur konservatorin “Rossini” nė Pessaro, Itali pėr tė zhvilluar karakterin e saj si soprano, ka menduar njė program alternativ me disa arie dhe pjesė tė shkėputura nga vepra tė mirėnjohura nga publiku, siē janė Aria e Konteshės, nga opera “Dasma e Figaros” e Moxartit, melodinė e Leonorės nga opera “Forca e fatit” i Dvorzhak, vokaliza nga Zherbin, Rachmaninov, Bach etj. Zaytseva, e cila pėr njė kohė tė gjatė ka qenė edhe soliste e bandės frymore, do tė shoqėrohet nė piano nga pianisti Ivo Gjoka, Eriana Riza, ndėrsa si udhėheqės artistik i koncertit recital ka zgjedhur Alma Strazimirin.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    E bete edhe kete shqiptare/lol
    Congratulations.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    E bete edhe kete shqiptare/lol
    Congratulations.
    hahahaha

    Ketu ka perjashtim o benseven. Kjo paska deklaru vet.

    Ai keqeri Cena. Ai eshte to much :)

  4. #4
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    E bete edhe kete shqiptare/lol
    Congratulations.
    Mirė ėshtė qė tė lexohen artikujt. E bėri vet veten shqiptare. :)
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #5
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    E bete edhe kete shqiptare/lol
    Congratulations.
    Ne bem shqiptar Sokrates,Ziko dhe Anelken, jo me kete qe duket si nga Petrela.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    France
    Postime
    263
    Thone se dreqi kur ka zbritur ne toke i ka pare shqiptaret per here te pare. ;)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •