Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Themie Thomai

    31 tetor, shoqata “Lushjna” festoi 65-vjetorin e ish-ministres sė Bujqėsisė Themie Thomai

    Albert ZHOLI

    Themie Thomai, femra qė drejtoi pėr 14 vjet Ministrinė e Bujqėsisė
    Luan Babameto: Themia ishte njė specialiste e aftė dhe me kurajo


    Ministrat Paraardhės

    Pas shpalljes sė Pavarėsisė, mė 4 dhjetor 1912 u formua Qeveria, me Kryeministėr Ismail Qemalin. Ministėr Bujqėsisė u caktua z. Pandeli Cale, qė ėshtė edhe Ministėr i parė i kėtij dikasteri.
    Ministria e Bujqėsisė, funksionoi si e tille deri mė 3 shtator 1914. Mbas kėsaj date, deri nė qershor tė vitit 1927, veprimtaritė bujqėsore, pyjore e minerale nė Shqipėri, kryheshin nga Ministria e Punėve Botore. Mė 1927, Parlamenti, duke marrė parasysh rėndėsinė e kėsaj dege pėr ekonominė kombėtare, rikrijoi Ministrinė e Bujqėsisė me Ministėr Ferid Vokopola


    1.Pandeli Cale 4.12.1912- 20.5.1914
    2.Azis Vrioni 20.5. 1914- 3.9.1914
    3.Abdi Toptani 3.9. 1914- 25.12.1914
    4.Ferid Vokopola 26.10.1927- 16.1.1929
    5.Musa Juka 16.1.1929- 6.3.1930
    6.Mehdi Frashėri 6.3.1930- 29.8.1931
    7.Seit Toptani 29.8.1931- 11.1.1933
    8.Pandeli Vangjeli 11.1.1933- 15.6.1936
    9.Musa Juka 15.6.1936- 9.11.1936
    10.Dhimitėr Berati 9.11.1936- 28.12.1936
    11.Kristaq Kota 28.12.1936- 23.3.1937
    12.Lorenc Toēi 23.3.1937- 1.6.1938
    13.Rrok Gera 1.6.1938- 5.4.1939
    14.Anton Beēa 1939- 1942
    15.Jakov Milaj 1942- 1943
    16.Ago Agaj 1943- 1944
    17.Musa Gjylbegu 1944- 1944
    18.Gaqo Tashko 22.10.1944- 5.7.1950
    19.Iljaz Reka 5.7.1950-6.9.1951
    20.Hysni Kapo 6.9.1951- 20.7.1954
    21.Maqo Ēomo 20.7.1954-11.1.1960
    22.Peti Shamblli 11.1.1960-28.12.1965
    23.Pirro Dodbibaj 28.12.1965-25.4.1975
    24.Themie Thomaj 25.4.1975- 2.2.1989
    25.Pali Miska 2.2.1989- 22.1.1991
    26.Ahmet Osja 22.2.1991- 5.5.1991
    27.Nexhmedin Dumani 5.5.1991-30.6.1991
    28.Zyhdi Pepa 30.6.1991- 10.4.1992
    29.Rexhep Uka 10.4.1992- 10.4.1993
    30.Petrit Kalakulla 10.4.1993-28.8.1993
    31.Hasan Halili 20.8.1993- 15.7.1996
    32.Bamir Topi 15.7.1996- 9.3.1997
    33.Haxhi Aliko 9.3.1997-20.7.1997
    34.Lufter Xhuveli 20.7.1997-7.9.2001
    35.Agron Duka 7.9.2001 - 1.9.2005
    36.Jemin Gjana 1.9.2005 - 1.9.2009
    37. Genc Rruli 2.9.2009 e ne vijim

    Shoqata Kulturore Atdhetare “Lushnja” festoi kėto ditė 65-vjetorin e njė prej figurave mė tė respektuara tė kėtij qyteti znj. Themie Thomai, ish Ministre e Bujqėisė . Sipas humė diskutantėve Themie Thomai ishte minsitrja mė rezultative nė sistemin monist si dhe Ministrja (femėr) mė jetėgjatėsi mė tė madhe 14 vjet. Ajo si Ministre pėr jetėgjatėsi vinte pas “Dekanit” tė Ministrave tė istemit monist Prof. Luan Babameto 15 vjet Ministėr i Transpoeteve. Nė kėtė pėrvjetor merrnin pjesė intelektualė nga tė gjitha kahet e politikės shqiptare. Vlerėsimet ishin po kaq intersante nga pėrfaqsues tė partive tė ndryshme. Nė ilmin dokuemnat e shfaqur u pa njė punė e palodhur qė I befasoi tė pranishmit, pėr imazhin e kėsaj figure nė jetėn shoqėrore shqiptare. Kėto vlerėsime kanė ardhė pasi sipas diskutantėve Themia ishte e vetmja femėr qė nuk ka zhvilluar luftė klasash nė monizėm dhe qė i pėrkushtohej punės, jo politkės dhe ideologjisė. Ajo gjatė punės si ministre apo drejtuese ndėrmarrje ajo s’ka marrė asnjė masė ndaj vartėsve tė saj.

    Luan Babameto ish Ministėr i Transporteve
    Themie Thomai mbetet njė ndėr figurat mė tė spikatura emra nė sitemin socialist. Por dua tė them qė edeh sot ajo ėshėt njė dnėr specialistet mė tė mira tė bujqėsisė. Kushdo qė ka njohur Themien do tė shihte tek ajo femrėn e palodhur, gruan e sinqertė, intelektualen vizionare. Ajo ishte e ēiltėr, e kujdesshme, e respektueshme, shumė kėrkuese, por edhe tolerante. Shpesh herė thuhen fjalė tė mira pėr kėdo qė ftohet nė nj pėrvjetor apo nė raste festash. Ndryshe qėndron puna pėr Themien. Tė isahe Minsitre Bujqėsie nė sistemin soialist duhej tė ishe shumė e kujdesshme dje studjuese. Kėrkesa e llogarisė ka qenė nė maksimum. Skishte orar pune dhe gjithmonė kishte situate tė tilla qė tė kėkronin nė lėvizje apo nė komunikim tė vazhdueshėm. Themija ka arritur tė jetė nė korent tė ngjarjeve dhe debatuese me udhėheqėsen e kohės pėr tė arritur rezultatet e duhura. Dihet qė ajo Ministri ishte ndėr mė problematiket dhe plot shqetėsime pasi luhej me bukėn e gojės.

    Pėrse sot nuk vlerėsohen igura tė tilla?
    Tė vlerėsohen? E pėrse tė vlerėsohen. Kujt I intersojnė sot njerėzit intelektualė tė devotshėm? Ju dėgjuat apo patė nė film pėr punėn e Themies. Njė punė korekte, njė specialiste e atė qė diskutonte dhe debatonte me udhėheqėsit e kohės me argumenta pėr punėn. Sot respektohen militantėt, njerėzit qė kanė lidhje me qaqe tė akuara. Intelektiualėt apo shkenėtarėt I lėnė nė hije. Kjo kohė ėshtė. Njerėzit si |Themija qė duan punėn janė specialistė tė vėrtetė I hapin punė politikės.

    Keni punuar me Themien?
    He..! kam punuar?! Mund tė thm se pas meje, ajo ka qenė Ministrja me jetėgjatėsi mė tė madhe (unė 15 vjet ajo 14). Ne takoheshim shpesh. Diskutonim sepse n a lidhte shumė puna, pasi bujqėsia nuk mund tė kuptohej pa transportet apo anasjelltas. Puna jonė ishte shumė me pėrgjegjėsi. Sot diskutohen pėrmbytje, vjedhje, shpėrtime dhe pėrgjegjėsia? Besoj s’ka nevojė pėr koment. Probleme tė tilla as qė mendoheshin mė parė, pavarsisht mangėsive tė tjera, apo problemeve qė kishte sistemi.


    Hasan Halili ish Ministėr i Bujqėsisė, Prefekt i Qarkut Vlorė

    Me Themien jam njohur qysh nė sistemin komunist. Na ka lidhur profesioni. E mbaj mend si njė femėr shumė dinjitoze dhe shumė punėtore. Ajo mori postin e Ministres nė njė moshė tepėr tė re. Por serioziteti, kėmbėngulja, profesionalizmi bėnė qė ajo tė kishte rezultate. Ne kemi bindje tė kundėrta politike, por kjo se ka zbehur miqėsinė dhe bashkpunimin tonė. Gjatė gjithė kohės sė tranzicionit dhe sot ne vazhdojmė tė debatojmė pėr probleme tė ndryshme tė bujqėsisė si profesionist. E dėgjojmė njeri tjetrin, respaektojmė mendimet e njeri tjetrit dhe nė fund marim mendimin qė duket mė I drejtė. Kjo frymė e saj Bashkpunimi, ky profesionalizėm i saj ka bėrė qė ajo tė respektohet nga ēdo formacion politik.

    Margarita Xhepa “Artiste e Popullit”
    Me Themijen jemi nga njė zonė. Jemi nga Myzeqeja vedni qė ka njerrė njerės tė urtė, bujar tė dashur, mikpritės. Kam mbi 40-vjet qė njihem me tė. Tek Themija kam njohur nėnė e mirė, gruan e sinqertė, inteelktualen e pregatitur, specialisten dinjitoze, emrėn humane. Kėto nuk I them sot qė jemi para saj, por I kam thėnė dhe do ti them gjithmonė sepse e tillė ėshtė Themija. Ajo e ka lartėsuar merin e gruas Myzeqare. Kam shume mbersa me tė, shumė takime kun ė sytė e mi ajo mbetet ashtu e dashur e respektueshme njė grua qė gjithmonė kėrkon ndaj vetes. Ajo ėshėt dhe njė bashkshorte shembullore, njė nėėn serioze njė gjyshe e pėrkryer. Unė doja ėt flsija shumė pėr tė, por pas filmit, pas shumė diskutantėve unė plotėsova sadopak portrtin e saj.

    Izet SHEHU
    Sot sdo las si patriot I Themijes, por si njeri I thjeshtė. Kur shoh gjithė kėto figura intelektualėsh n qė kanė bindje tė ndryshme politike, them se Themija e meriton. Ajo si pėrket asnėj orce politke, ajo I pėrket shoqėrisė civile, I pėrket inteligjencės sė vėrtetė, I pėrket gjithė popullitr myzeqar qė ajo e ka pėraqsuar me dinjitet nga tė cilėt ajo ka marėr mijra urime. Nė njohjen qė I ka mbėrė unė portretit tė Themijes do tė veēoja se, ajo ndoshta ishte ndėr ta paktat |Ministre, apo intelektuale nė sistemin monist qė nuk ka zhvilluar kurrė luftėn e klasave. Ajo ka qenė nėj specialiste e aftė qė ju pėrkushtua profesionit tė saj me mish e shpirt. Veshi ēizmet e lalstikut qė nė moshėn 20-vjeēare dhe ariti rezulatte tė tilla qė edhe sot kujtohen me respect. Ajo ėshėt njė grua tipike myzeqare, e dashur, e butė, punėrore. Urime!


    Jovan Bizhudi (Intelektual Lushnjar)
    Themija me punėn e saj ka nderuar jo vetėm veten dhe familjen por ka nderuar dhe Myzeqenė, ka pėraqėsuar denjėsisht femrėn myzeqare nė detyra tė larta shtetėrore. Themija pėr shumė vjet mbajti mbi supet e saj tė njomė njė peshė tė madhe, siē ishte Ministria e Bujqėsisė e cila ishte kryefjala e ekonomisė tonė nė ato vite tė shkuara. Dhe Themija e kreu me nder atė detyrė, me kompetencė, me pėrkushtim dhe me profesionalizėm tė lartė. Unė dua tė theksoj njė detaj nga mbresat e mia. Nė vitin 1978, kur Themija sapo ishte emėruar Ministre e Bujqėisė ndodhi njė katastroė natyrore nė Myzeqe. Njė stuhi e fuqishme, rrėzoi dhe pėrshiu njė pjesė tė madhe tė ekonomisė bujqėsore tė rrethit tė Lushnjės. Ishte muaji Maj kur gruri ishte nė kalli dhe misri e kulturat e tjera ishin nė rritje e sipėr. Gjithhcka ishte rrafshuar me tokėn. Fushat mbetėn tė shkereta, tė nesėrmen e stuhisė u bė nėj takim me kuadrot dhe specialistėte rrethit nė sallėn e Institutit tė Krkimeve Bujqėsore tė Lushnjes pėr tė njohur gjrndjrn dhe masat pėr pėrballimin e situatės. Nė atė takim erdhi dhe |Themija qė sapo ishte emėruar Ministre e Bujqėsisė. Sapo illoi mbledhja mbriti papritur ish Kryeministri I asaj kohe mehmet Shehu. Ai kaloi mes tė pranishmėve dhe zuri vend nė presidium. U vendso njė heshtje e madhe. Dihej autoriteti I tij. Filluan raportimet e specialistėve dhe erdhi momenti tė jepeshin konkluzionet dhe tė pėrcaktoheshin detyrat. Nė kėt moment Themija si e re qė ishte hodhi sytė nga Kryeministri. Ai me vrazhdėsinė e tij karakteristike I tha Themijes: Ti je MInistre, bėje detyrėn. Themija pasi e vėshtroi pak mė gjatė u ngrit dhe mori fjalėn. Bėri vlerėsimin e situatės dhe shtroi detyrat emergjente. Shpalli periudhėn e 10 ditėve tė para tė Majit aksion Kombėtar. Ekonomitė bujqėsore tė dėmtuara tė mbėshteteshin me forca pune dhe me jete mekanike. Nga ekonomitė e tjera tė vendit. Pasi i vuri pikat mbi i u ul. Nė sallė hedhtje. Pas pak e mori fjalėn Mehmet Shehu. Ai ndėr tė tjera tha: S’kam ētė them mė tepėr. Mbėshtes mėnyrėn e organizimit tė punės tė Ministres sė Bujqėsiė. Detyrat dhe objektivat qė ajo bėri prezent janė detyra tė qeverisė. Kjo la tė kuptohej se Themija po e fillonte shumė mbarė detyrėn e Ministres.


    Themie Thomai
    Kjo ditė ėshtė pėr mua njė nga ditėt mė tė gėzuara. Shoh kėtu miq, mikesha, bashkpuntorė nga tė katėr anėt e atdheut. Ndjehem shumė e respektuar, e vlerėsuar e emocionuar. Unė kam punuar si Minsitre nė njė periudhė tė ėvshtirė pėr vendin tonė sikundėr kam punuar si specialiste bujqėsie po nė kohė tė vėshtira. Bashkė me specialistė tė bujqėsisė jemi munduar tė punojmė me ndėrgjegje, pėrkushtim, disiplinė duke respektuar njeri-tjetrin. Jaj munduar qė tė punoj nė grup dhe duke I dhėnė rėndėsi problemeve si specialiste, dhe jo si politikane. Edhe pas ndrimit tė sistemeve jam munduar tė jap ndihmėn time nė fushėn e bujqėsisė duke respektuar pozicionin e punėve qė mė janė ngarkuar. Kėtu shoh mjaft specialistė qė kanė punuar me aq pėrkushtim dhe sakrificė sa mund tė them se specialistėt e bujqėsisė mbeten ndėr mė tė respektuarit por dhe mė puntorėt. Ju falėnderoj pėr fjalėt e thėna nė adresėn time. Por di se pa ndihmėn dhe mbėshtetjen tuaj puna ime do tė ishte pa rezultat, e zbehtė.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    shume suksese ka patur shoqja Themije sidomos ne buqeai/////shume njerze qe kan jetuar ne ate kohe e mbajne mend qe ne saje te punese se saje shume te sujseseshme prodhimet buqesore ndaheshin me tollone,,,qumeshi,,i zihej rradha qyshe ne 3 te mengjesit gjalpi ndahej nje pako c do muaj.
    djathi nuk hahej por lepihej pasi mund ta shihje njeher ne dy muaj,
    gjiza deri diku ishte me shumice 3 here ne muaj
    70%e popullsise ne fshat konsumonin buke miseri
    ko0perativat ndanin nje 30 lekshe per dite pune
    kushe i mbane mende ata vite ose ata qe kane jetuar ne ato kohe zije qe kjo ministre edhe i gjithe shteti i saje krijoje ferin per ne shqiptaret,ku neper dyqani nuk shihje neper banak asnje prodhim buqesore ashtu sic pretendon kjo por shihje shitsa qe nga qe skishin shume pune ne zanat ktheheshin dhe deri diku ndimonin sigurimin e shtetit ,kush shante rregjimin keta ishin shume vigjilent
    Sukseset e Shoqes THEMIJE tregojani keti brezit te ri se ata genjehen nga propaganda juaj e qelbur,kush e ka jetuar e di me mire se ky qe ka bere artikullin
    Habitem se si akoma ish byroja bene propagande per sukseset qe kane pasur,qe nuk eshte e vertet
    eshte njesoje sikur te laveroshe nazizmin hitlerin gebellsin,e te tjere vampira

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir kan bere lushnjaret qe jan mbledhur.
    kjo eshte demokracia.
    i urojme jet te gjate zonjes themie e gjith specialisteve tan te bujqesise.. sepse vertet kan punuar.. e kan punuar shume..
    themia nuk mund te fajesohet per te zezat e regjimit enverist sepse ajo ka qen femije kur ai regjim u instalua dhe u perfeksionua.
    mirpo edhe themija duhet te flasi.
    te flasi per kohen kur ajo nuk ishte me femije por per kohet kur ajo filloj te ngjise shkallet e karrieres si kuader i bujqesise. pra fillimisht si brigadiere si kryetare koooperative e me von si ministre jetgjate e bujqesise.
    cfar mban mend ajo nga ajo kohe.. etjetj..

    meqe ata skan folur po flas une..

    kush ishte i kenaqur nga bujqesia e asaj kohe?

    ta thom u.. kur thot dulla tek skeci..

    vetem 15 vet ne gjith shqiperine ishin te kenaqur me bujqesin enveriste..

    kush ishin keta te kenaqur bile te sterkenaqur..

    ishte biroja politike.. pra 11 syshqiponjat e enverit.. si dhe shoket haxhi llesh myslym pez shefket pec e drejtori i bllokut i 15-ti..
    pse ishin te kenaqur keta..
    sepse vetem keta 15 vete nuk i zinte kriza..
    pra se binte shi e bubullime.. a rrufe a vetetime.. ne vlore a zadrime.. ne bilisht mal e kodrine.. per keta shkonin e vinė.. zukat plot ne magazine.. furnizonin bllok-mavrinė..

    pra per kte ekip 15 bandillesh.. punonte gjithe shqiperia..
    atyre vetem nuk u mungonte gje..

    krejt te tjeret i zinte kush me pak e kush me shume.. triska talloni radha-shumė..

    o moj vajza shqerka
    qe mblidhni piperka..
    mblidhni mblidhni mblidhni..
    mblidhni po mos vidhni..
    o moj vajza lule..
    qe vilni fasule..
    vilni vilni vilni..
    vilni po mos vidhni..

    kjo ishte poezia me brilante qe u be ne epoken e partise.. e pikerisht nga dritero agolli..
    kjo tregon me se miri te verteten e atij regjimi..
    pra shqiptari.. ishte bere nje hajdut..
    ndryshe ne se nuk do vidhte sejcili ne vendin e punes.. ata do ngordhnin urije..

    e kte do duhej sot ta thoshin ekspertet e bujqesise se asaj kohe bashke me themjen..

    se.. punuam more shoke..po popullin e lam trokė..

    ska gje me te bukur se sinqeriteti..

    per nje koker limon bridhnin rrugve te tiranes.. familjaret e nje te semuri.. e nuk e gjenin..

    nje komshije jona plake.. vate vizit te te vetet ne kosove.. aso kohe..
    kur erdhi.. plakes i iku goja..nuk fliste me njeri..kishte ikur me mend ne koke e vinte e shkalluar..

    cfar kish ndodhur..
    cfar e kishte shokuar plaken..
    ajo kish pare ne shitoret e kosoves pamje qe mendja e saje nuk i kish pare as ne enderr.
    shum vone plaka tregoj.. te veshi i te birit..
    ah mor bir i kish thene..atje dyqanet ishin plot..
    ska mundesi i kish then i biri.. te paska rekrutuar udebeja oj nan.. lol.



    nga dyqane bosh te shqiperise plaka kish par dyqane plot e jo vetem kaq.. kish then plaka por dhe jasht dyqanit ne trotuar ishin arkat me rrush molle portokale e banane fasule e patllixhana.. speca pjeshke e patate e thana..
    ata sdinin cka eshte radha.. as per buk as per gjize..as per mish e as per fruta as per vez e dardha te buta.. as per kos qumesht e samuna..
    ata kishin televizora kishin kerra e traktora.. kishin mbathje e kepuce.. kishin uj korent e qylyma..kishin.. vajin me gjygyma..

    pra vertet punuan 1milion vet ne bujqesine shqiptare enveriste..por barkun e mbushnin vetem 100 vete..
    pra 15 x 5 = 75 bllokmenet vet me familjet.. plus 25 tjere rreth tyre.. = 100 barkngopur..

    sigurisht ska faj themija..por duhet pak burrni dhe nga graria.. te tregojn cka heq shqipria..

    ..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Prit o Brari prit, se me rradhe do dalin te mire te gjith'. Po pres te arrijne deri ne Zeusi shqiptar, pasi te aferm e lakej te tij kane kujtime te shkelyqera per mencurine e aftesite e tij. Dhe ne do degjojme perrallat, sepse jemi popull-femije akoma e perrallat do na vene qete-qete ne gjume e keshtu perralla shqiptare do vazhdoje te cudite jo vetem femijshqiptaret, por gjithe femijeboten. Andej nga Lushnja frykan erera te vjetra, po me aq qofshin.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Themie Thomai, femra qė drejtoi pėr 14 vjet Ministrinė e Bujqėsisė
    Luan Babameto: Themia ishte njė specialiste e aftė dhe me kurajo
    Albo, megjithe respektin, sinqerisht nuk po ju besoj syve qe ke futur kete ministre tek "elita kombetare". Une nuk po e shaj ate aspak, si agronome dhe as si ministre te diktatures, por kurrsesi nuk mund te pranojme si pjese te elites.. Mos ke bere gje shaka, se s`ka mundesi tjeter.
    Te mos harrojme veē nje aspekt te karrieres se saj, kur u krye tufezimi i bagetive ne kooperativat alias- grabitje e fshataresise dhe qe e la ate vetem me ushqimin buke miser dhe shellire..dhe kjo "elitare e kombit", per te ruajtur karriken e vet s`begenisi te thote gjysem fjale...megjithate nuk po e gjykoj...por Albo me kete figure ke ulur vleren tende ne sy te forumit..
    me keto mendime brezi i ri 25 vjeē e poshte do ta konsideroje diktaturen si "parajse" dhe demokracine "ferr" dhe s`eshte cudi te rikthehemi perseri atje ku ishim...
    Edhe si njeri nuk ka qene pozitiv, ka qene hakmarrese, jam deshmitar vete per kete, sapo ka ardhur ne pushtet..
    dhe themi pastaj pse nuk behet Shqiperia..

    ky ishte mendimi im
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 11-11-2010 mė 05:34
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Me te vertete qesharake se si nje personazh i tille eshte futur tek elita kombetare.

    Analizen e ka bere anetari i nderuar Brari dhe me aq kjo teme duhet te quhet e mbyllur.

  7. #7
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anėtarėsuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinė, Greqi
    Postime
    356
    Themie Thomai????

    e jo tė thuash qė Themie Thomai ėshtė Elita Kombėtare !!!

    argumentoje, ē'farė i ka sjellė kjo Shqipėrisė.., kombit shqiptar, kauzės shqiptare.

    ku tregohet qė ėshtė specialiste, qė ka bėrė kėrkime shkencore apo ėshtė dekoruar, qė ka shkruar, etj.

    me ē'kritere vendosen nė forum tė quajturit Elita Kombėtare
    Gjithmonė jap atė qė mė japin tė tjerėt

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Nuk e keni kuptuar sic duhet funksionin e nje nenforumi si Elita Shqiptare. Qellimi i ketij forumi nuk eshte te dokumentoje vetem jeten e njerezve qe ne i konsiderojme sipas kendveshtrimit tone subjektiv "elite", por per te dokumentuar jeten dhe vepren e te gjitha personazheve historike te historise shqiptare, si te atyre qe kane kontribuar pozitivisht, edhe atyre qe mund te mos kene dhene nje kontribut pozitiv.

    Ne rastin e kesaj ministre me lart, ajo eshte nje nga 37 shqiptaret qe kane drejtuar ministrine e bujqesise ne keto 100 vjetet e shtetit shqiptar. Dhe materialin e solla per informacion meqenese na ishte derguar ne posten e forumit. Juve mund te mos iu hyje ne xhep informacioni me lart, por nje bashkekohese te brezit te ministres me lart mund ti hyje ne pune.

    Nuk eshte nevoja qe te komentoni gjithcka qe lexoni ne forum, ka edhe informacion e personazhe qe mund t'i injoroni ne heshtje.

    Albo

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Albo, fjala elite eshte me ngjyrim pozitiv si fjale. Ne baze te ketij argumentimi edhe Enver Hoxha duhej te futej te elita e te tjeret me rradhe. Nese do t'i permendesh keto persona krijo nje kategori "personazhe" per shembull. Si mund te permendet me nderim nje ministre e kohes se tufezimit, kohes se varferise ekstreme te shqiptareve, kohes kur shqiptaret i harruan emrin frutave e perimeve. Eshte paradoks.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ujkus
    Anėtarėsuar
    17-10-2006
    Postime
    327
    Meqenese po flitet per Per kete njeri mbase duhet te dini qe te paret e saj kane bere luften po edhe para luftes familja e saj ka qene lidhur me patriote si pandeli sotiri apo te tjere qe luftuan per gjuhen shqipe . Sa per punen si ministre me thoni me emer kush burgos nga stafi i ministrise se bujqesise per 14 vjet ????????????

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •