Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22

    Prof. Dr. Ylli Popa: Do tė shkruaj kujtimet e mia

    Ylli Popa: Enveri kishte frikė nga sėmundjet

    Me ēape tė vegjėl, kalon pėrgjatė koridorit me parket, nė katin e dytė tė Akadmeisė sė Shkencave. Shtatulėt me fizikun e dobėsuar, por ende energjik, profesor doktor Ylli Popa i hedh njė sy zyrės sė tij mbushur me libra dhe shėnime. Janė ditėt e tij tė fundit aty. Nuk do tė jetė mė Kryetar i Akademisė sė Shkencave. Pret miratimin nga presidenti pėr kryetarin e ri tė sapozgjedhur z. Rexhep Meidani, dhe do ta lėrė pėrgjithmonė atė zyrė.
    Nuk ėshtė i trishtuar. Pėrkundrazi. Njė dritė gėzimi i bredh nė vėshtrimin poshtė syzeve. “Tani do tė kem shumė kohė pėr gjėrat qė dua tė bėj mė sė tepėrmi”. Nėnkupton leximin e librave dhe tė shkruarit. Thotė se ka kaq shumė gjėra pėr tė shkruar sa nuk di nga ta nisė. Shumė kujtime, dhe dėshmi tė cilat pėr hir tė sė vėrtetės duhen thėnė.
    E takojmė fill njė ditė pasi ėshtė zgjedhur kryetari i ri i Akademisė. Ka mbėrritur nė zyrėn e tij qė nė mėngjes. Ėshtė gati tė na kushtojė gjithė kohėn e nevojshme pėr njė bisedė. Njė bisedė e gjatė, si njė rrėfim pėr gjithė tė pathėnat, ku ngėrthehen shumė ēėshje, qė nga problemet e Akademisė, pėrplasjet me politikėn, tranzicionin e tejzgjatur dhe krizat qė po dėrrmojnė pruralizmin nė Shqipėri, kujtimet nga e kaluara, ndodhitė, personazhet e famshme tė diktaturės dhe atmosfera, ku mijėra fije lidhin fort tė shkuarėn me tė sotmen.
    Duket ky ėshtė ēasti i volitshėm pėr thėnė ato qė nuk i tha pėr shkak tė pozicionit qė kishte, pėr gjatė 10 viteve qė ishte nė krye tė Akademisė sė Shkencave.

    Z. Popa, ju nuk do tė jeni mė kryetari i Akademisė sė Shkencave. Pas zgjedhjeve tė para dy ditėve do tė jetė z. Rexhep Meidani ai qė do t’ju zėvendėsojė. Si e pritėt kėtė ndryshim?

    Isha i pėrgatitur pėr kėtė, sepse edhe nė statutin e Akademisė sė Shkencave, 10 vjet mė parė e dija qė kisha dy mandate, i pari ishte katėr vjeēar, e mund tė fitoje mandatin e dytė ose mund ta pėrfundoje me tė parin dhe e dorėzoje. Pėr ēdo eventualitet, qoftė pėr ta vazhduar, qoftė pėr ta ndėrprerė, e prisja. Ishim pėrgatitur, nuk ishte njė surprizė. Mandati 10 vjeēar nuk ėshtė pak.

    Si i mendoni tani ditėt larg Akademisė?

    Si njė rikthim te tė shkruarit. Mendoj tė shkruaj kujtime mbi ndodhi e personazhe qė lidhen me kohėn e diktaturės. Ndodhi brenda tė cilave kam qenė vetė dhe personazhe qė i kam njohur nga afėr. Nė tė vėrtetė edhe gjatė viteve qė kam qenė nė krye tė Akademisė, e gjeja kohėn tė kthehesha tek leximi dhe shkrimet.

    Po largoheni nė njė moment kritik pėr Akademinė e Shkencave, pas thuajse njė viti plot me probleme qė lidhen me reformėn nė kėtė institucion...

    Kėto kohėt e fundit, kjo tentativa pėr reformė nga ana e qeverisė, pėr tė cilėn ne nuk kemi qenė asnjėherė dakort, jo pėr tė mos bėrė reformė, pasi kjo ndodh nė Akademitė e gjithė botės, vetė shkenca nė thelbin e saj kėrkon tė ndryshojė, por me mėnyrėn se si u organizua dhe si u bė kėtu tek ne nuk ishim dakort. Kėto dy vjetėt e fundit kanė qenė njė kohė e humbur. E them kėtė se shpesh kam menduar le tė marrė fund kjo punė, tė mbarojė sa mė shpejtė dhe tė iki tė shikoj punėn time.

    Sa e keni ndjerė mungesėn e investimit nė shkencė gjatė kėtyre viteve?

    Me 0.18 pėr qind tė GDP nuk mbahet shkenca. Tė bėsh shkencė duhen para, duhet qė shteti tė investojė. Vetėm me investime mund tė krijohen lidhje tė mėdha me akademitė ndėrkombėtare. Shkenca nuk ėshtė mė e izoluar nė njė shtet. Nėse shkencėtarėt nuk lidhen me njėri-tjetrin, tė shkėmbejnė eksperiencat e kėrkimeve shkencore, libra, gjė qė ka nisur tė funksionojė mirė, shkenca nuk mund tė ecė pėrpara.

    Si ka qenė ky investim pėr shkencėn nė kohėn e diktaturės?

    Nė vitin 1972 ėshtė hapur Akademia. Ata qė e menduan krijimin e saj, e bėnė kėtė sigurisht me idenė qė shkencėtarėt tė ndihmonin shtetin diktatorial. Nė fakt kanė bėrė maksimumin, se nė Akademi kanė qenė njerėz tė mėdhenj, qė kanė dhėnė kontributin e tyre, qė nga Ēabej, Aleks Buda, Odhise Paskali. Nė fakt ata nuk i ngacmonin me norma ideologjike, ata duhet tė nxirrnin rrėnjėt historike tė popullit tonė dhe tė kaluarės jo vetėm qė nga koha e Skėnderberut, por edhe nėse kanė ekzistuar gjurmė tė kulturės tonė deri tek pellazgėt.
    Gjithnjė ėshtė theksuar fakti se Enver Hoxha kishte dobėsi pėr zvillimin e shkencės. Sa e vėrtetė ėshtė dhe ēfarė kujton nga ajo kohė?
    Ai jepte udhėzime qė ishin nė favor tė kėsaj kėrkese. Dhe duhet theksuar fakti se nė kohėn e Enver Hoxhės dhe tė kėtij regjimi u bėnė shumė gjėra tė mira duke nisur nga dritat, shėrbimi mjekėsor, dhe shkollat qė shkuan nė ēdo fshat. Sigurisht bėnė dhe gjėra negative. Por ajo qė ka qenė mė ēnjerėzore, ishte lufta e klasave. Kam shokė tė mij qė kanė qenė gjithė jetėn nėpėr kampe pėrqėndrimi, s’kishin mundėsi tė shkolloheshin vetėm nga fakti se babai i tyre ishte arratisur kur ikėn gjermanėt, diku, nė Itali apo Amerikė. Ata nė atė kohė kanė qenė tė vegjėl, fėmijė. Atėherė pse duhet tė vuanin pasojat, pse duhet tė luftoheshin?
    Pėrmendėm pak mė lart faktin se mendoni tė shkruani kujtime, tė cilat lidhen me personazhe tė njohur tė diktaturės. Cilėt njihnit nga ata personazhe?

    I njoh tė gjith, nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Manush Myftiu, Ramiz Alia...

    Do tė ndalojmė pak tek kėto kujtime pėr t’u kthyer sėrish tek ēėshtjet e shkencės, ndėrhyrjet politike, historinė qė po rishkruhet,etj. Ēfarė kujtoni sot nga Enver Hoxha? Ju keni kaluar shumė kohė pranė tij...

    Kujtoj, ato ndodhi qė lidheshin mė shumė me punėn time e rrjedhimisht me sėmundjen e tij. Enveri nė fakt ishte shumė i bindur ndaj mjekėve. Ne kishim njė autoritet shumė tė madh te ai dhe te Nexhija, e cila ishte gjithnjė e pranishme. Ēfarė i thonim ne ai e respektonte. Ne ishim disa mjekė qė i shėrbenim. Kur ai e kuptonte qė po e ekzagjeronin (shpesh kishim frikė se mos pėsonte ndonjė gjė), ai revoltohej, sepse donte (dhe e thoshte se shpesh kėtė) qė tė trajtohej si trajtohej njė fshatar i thjeshtė. Sigurisht qė e kuptonte se kujdesi duhej tė ishte mė i madh, sepse ishte ai qė ishte, por donte qė t’i shėrbehej si tė tjerėve.

    Mbaj mend ca momente kur ai u bė shumė sensibėl, sidomos kur kaloi miokardit. Ishte diabetik dhe diabeti ėshtė shumė shkatėrrues pėr zemrėn dhe trurin. Njėherė mė pyeti: a i keni tė gjitha ato qė duhet pėr t’i shėruar kėtu, tė sėmurėt? A i bėni tė gjitha ato qė duhen?

    Shoku Enver, i thashė unė, ka njė aparat qė kushton shumė shtrenjtė dhe qė ne nuk e kemi akoma. Ishte aparati i koronarografisė, i cili ekzaminon dhe pėrcakton nėse janė bllokuar enėt e gjakut tė zemrės. Po sa kushton, tha ai. Kushton 1 milionė dollarė ia ktheva. Qenka shtrenjtė, tha. Pastaj u mendua pak dhe i tha sekretarit tė tij qė tė bisedojė me ministrin e shėndetėsisė. Dhe vėrtet, ai aparat u porosit dhe erdhi kėtu. E jo vetėm kaq, por dėrguan edhe specialistė jashtė pėr tė mėsuar se si pėrdorej. Ka qenė vetė Sali Berisha qė ka shkuar nė Francė njė vit pėr tė mėsuar aparatin. Enveri nuk iu nėnshtrua atij aparati ndonjėherė, sepse e kishim vendosur qė ai kishte sėmundje difuze. Koronarografia nuk mund tė bėhet pėr kuriozitet. Vetėm nėse mjeku vendos qė t’i nėshtrohesh operacioni, atėherė bėhet edhe ekzaminimi.

    Enver Hoxha vuajti shumė kohė nga kjo sėmundje dhe ju i keni qėndruar pranė deri nė fund. Si ishin ditėt e fundit tė jetės sė tij?

    Ishin tė rėnda. Sėmundja sa vinte e rėndohej. Ēdo ditė kishte momente tė vėshtira. Po i ndodhte gjithnjė e mė shpesh marrja e frymės. Ka qenė njė rast kur iu keqėsua shumė gjendja me frymėmarrjen dhe qėllova qė isha unė mjek roje atė natė. Vendqėndrimin tonė e kishin afruar mė shumė se zakonisht. Tashmė qėndronim pranė dhomės sė tij tė gjumit. Kjo pėr t’i qėndruar sa mė afėr pėr ēdo gjė qė mund tė ndodhte.
    Ishte njė vilė e vjetėr ku qėndronin mjekėt. (Tani atė vilė e ka marrė pronari). Pranė saj ishte ndėrtuar shtėpia e re, nė tė cilėn banonte familja e Enverit. Nga shtėpia e vjetėr ku qėndronim ne deri te dhoma e tij e gjumit duhej tė kaloje nėpėr njė koridor, nė bibliotekėn e tij qė kishte njė mal me libra. E mandej mbėrrije te shtėpia.
    Atė natė mė thirrėn me urgjencė. Dhe mė kėrkuan tė shkoja te dhoma e gjumit. Mė thanė se mė kėrkonte shoku Enver dhe se nuk ishte mirė. Mbaj mend se kishte kaluar mesnata. Pashė qė i merrej fryma dhe ishte pak i nxirė nga buzėt. E kuptova qė ishte fillimi i njė edeme pulmonare akute (mushkėritė rėndohen nga uji, i cili vjen duke u ngjitur deri sa tė shkaktojė edhe vdekjen). Rasti kėrkontenjė mjekim tė shpejtė. I thashė qė do ti bėja disa gjilpėra dhe Nexhmija thirri infermierėn me tre ilaēe: njė ilaē pėr t’i tonifikuar muskujt e zemrės, njė tjetėr qė t’i shkaktonte urinim tė shpejtė dhe tė ēlironte qarkullimin nga mbingarkesa e ujit dhe njė morfinė qė ta qetėsonte organizmin nė pėrgjithėsi. Erdhi infermierja me tė gjitha iliēet. I thashė: Shoku Enver kėto gjilpėra duhen bėrė shpejt. Dhe ai, me fjali tė ndėrpera, se nuk e linte frymėmarrja tė fliste mirė mė tha: pse do tė bėsh kėtė pėrpara dhe jo kėtė tjetrėn? E kuptova qė ai mund tė mendonte shumė gjėra nė atė moment. Kėrkonte logjikėn e veprimeve. I thashė, nuk kemi kohė tani. Ndėrsa ai mė shikonte nė sy. Njė shikim ku zotėronte shkėlqimi. Magjepsės. Tė impresiononte. Ē’pėrgjigje mund t’i jepja? Nė atė kohė isha pedagog nė Universitet ku pėrgatisnim mjekėt e rinj, kardiologėt e ardhshėm pėr Shkodrėn, Vlorėn, Gjirokastrėn, Elbasanin e me radhė. Nė klasė gjithnjė pėrdorja njė shembull tė tillė. “Zemra nė kėtė moment tė sėmundjes ėshtė si njė kalė qė tėrheq njė karrocė tė ngarkuar shumė, me thasė me miell”. U thoja studentėve ēfarė duhet tė bėhet mė parė, duhet t’i biesh kalit me kamzhik ndėrsa si pėrpėlitet se nuk e tėrheq dot karrocėn, apo tė shkarkohet nga barra e tepėrt? Sigurisht, mė parė duhet tė shkarkohet karroca.
    Nė atė moment m’u kujtua ky shembull. Shoku Enver, i thashė, zemra juaj ėshtė si njė kalė i lodhur, ka njė ngarkesė tė madhe, rruga ėshtė nė gjitje, ai nuk ėshtė nė gjendje tė vazhdojė. Ē’duhet tė bėjmė, t’i biem kalit me kamzhik qė ta sforcojmė apo ta ēlirojmė nga ngarkesa e karrocės? E ēlirojmė nga ngarkesa, tha. Epo atėherė, i thashė, i pari ilaē qė duhet tė bėjmė ėshtė lasiksi qė tė ketė njė urinim tė shpejtė, dhe tė ēliroheni nga uji i tepėrt. Dhe e bėmė atė. Po tani, ēfarė do bėsh mė tha? Tani do tė qetėsojmė pak kalin, i thashė dhe i bėmė morfinė. Dhe nė fund duhet t’i biem kalit, i thashė, dhe bėmė ilaēin e fundit. Pas disa minutash u qetėsua. Desh zoti qė doli me sukses sepse ishte njė moment i vėshtirė. Kjo e impresioni. Nė fakt ishte thelbėsor komunikimi me tė. Duhet tė gjeje mėnyrėn e duhur.

    Pra ai pyeste vazhdimisht pėr tė gjithė ilaēet qė i jepnit...?

    Po, dhe kjo mė kujton njė rast tjetėr kur ai mė pyeti hollėsisht. Unė lexoja shumė revista anglisht dhe i porosisja nga njė shtėpi botuese nė Amerikė. Nuk ishin tė lira dhe atėhere nuk lejohej tė abonoheshe nė revista tė huaja dhe mua mė duhej tė harxhoja nga rroga ime. Kisha lexuar diku nė kėto revista se kishte dalė njė ilaē i ri qė ndihmon zemrėn dhe lejon qė gjaku tė gjejė vend ku tė shtrihet. Ēdo veprim i joni ishte me konsultė. Kėshtu qė bėra me dije pėr ekzistencėn e kėtij ilaēi, dhashė logjikėn e veprimit dhe propozova qė duhej porositur. Mjekėt ishin dakort dhe unė shkova nė Zvicėr nė shtėpinė ku prodhohej ky ilaē. Ishte medikament i ri dhe porositėm disa doza tė tij. Nuk donim qė tė ishte Enver Hoxha i pari qė do tė marrte ilaēin. Ne nuk kishim eksperiencė lidhur mė tė dhe te persona tė veēantė mund tė kishte efekte anėsore. Vendosėm qė pėr rreth dy-tre javė, ta provonim kėtė ilaē te disa tė sėmurė tė pėrngjashėm si Enveri nė spital. Dhe nėn kontroll tė veēantė u studiuan me veprimin e ilaēit. Mė pas ja dhamė Enverit. Qė nė ditėn e tretė e tė katėrt filoi tė lehtėsohej. Nuk kishte mė kriza tė marrjes sė frymės dhe filloi tė shkonte nė Komitet Qendror. Iu rikthye edhe nėjherė ritmit dhe punėve tė pėrditshme. Njė natė kur isha mjek roje mė vjen Nexhmija nė dhomė dhe mė pyet: vetėm je? Unė gjithmonė lexoja kur isha atje ose romane, ose libra shkencorė. “Shko pi njė kafe me Enverin, tha, se ėshtė nė katin e parė. Do tė bisedojė me ty”. Mė tregoi se ku duhej tė shkoja dhe pashė qė ai ishte ulur nė njė tavolinė tė vogėl. Mė bėri pyetjet e pėrhershme. Ē’bėhej nga spitali, si shkonin punėt... Unė po prisja. Doja tė kuptoja se ku do tė dilte. Sepse i tillė ishte karakteri i tij. Pasi i ra rrotull mė tha se ai ilaēi i kishte bėrė shumė mirė dhe se i ishte kthyer sėrish punėve. Dua tė pyes,- mė tha - pse e vonuat kaq shumė kėtė ilaēin? Dhe nė kohėn qė ai mė bėnte pyetjen unė e kisha pėrgjigjen gati. Shoku Enver, i thashė, si thoni ju, njė ilaē mbi tė cilin ne s’kemi eksperiencė, ta pėrdorim pėr herė tė parė te ju? I thashė qė morėm disa doza ilaēi dhe pasi e provuam qė pati efekt, e pėrdorėm tek ai. Shumė mirė, ma ktheu, me kėtė ilaēin, do ta vazhdojmė.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Rrefimi i Ylli Popes per Mehmet Shehun

    Rrėfimi ekskluziv i akademikut Ylli Popa, zbulon surpriza tė reja. Si njė nga intervistat e rralla me dėshmi tė kėtij lloji, ky rrėfim synon tė zbardhė njė varg ēėshtjesh qė nuk ishin pėrmendur kurrė mė parė. Pikėrisht nė momentin e largimit nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė, institucion, qė Ylli Popa e drejtoi pėr 10 vjet me radhė, mendimet e tij pėr tė tashmen dhe kujtimet pėr tė shkuarėn krijojnė njė tablo, ku plotėsohen shumė zona qė kishin mbetur fluide prej vitesh. Dje gazeta botoi pjesėn e parė tė intervistės, ku Popa duke u nisur nga momenti kritik pėr Akademinė e Shkencave, lidhur me reformėn e qeverisė Berisha, e duke shkuar mė tej nė ēėshtje qė lidhen me diktaturėn, solli njė pjesė tė dėshmive tė tij lidhur me personazhet e udhėheqjes sė shtetit diktatorial, me tė cilėt ishte shumė i afėrt. Si mjeku qė i qėndroi mbi kokė Enver Hoxhės, ai rrėfeu frikėn dhe dyshimet qė Enver Hoxha shfaqte ndaj mjekėve qė e kuronin.

    Ndėrsa sot, nė pjesė e dytė tė kėsaj interviste, rrėfimi i Ylli Popės zhvendoset nė familjen e Mehmet Shehut. Ėshtė momenti kur acarimi mes tij dhe Enver Hoxhės ėshtė bėrė tejet i dukshėm. Pas prishjes sė fejesės me vajzėn e Turdive, nė shtėpinė e Shehut ka tension. Ish-kryeministri ka pėsuar njė atak kardiak. Dy mjekėt e shtėpisė sė tij kanė thirrur pėr konsultė ish-profesorin e tyre Ylli Popėn, i cili gjatė vizitės sė tij zbulon dhe kupton shumėēka nga tensioni mes dy familjeve tė udhėheqėsve...

    Surprizat e rrėfimit vijojnė me atė ēka Popa e quan pavarėsi tė shkencės, njė dėshmi nga diktatura nė kohėn e shpėrthimit tė Ēernobilit, ku si pasojė u prek edhe Shqipėria, njė dėshmi nga historia dhe heronjtė e rremė tė saj...Dhe pjesa tjetėr e kėtij rrėfimi dhe njėkohėsisht fundi i intervistės me shumė surpriza tė reja vijon nesėr.

    Prof. Popa, sa kohė jetoi Enver Hoxha me kėtė sėmundje dhe kėto mjekime?

    Momenti i kėtyre mjekimeve pėrkon me vitin 1981. Ishte pak muaj para se Mehmet Shehu tė vriste veten.

    Edhe ju mendoni se Mehmet Shehu ka vrarė veten?

    Po. Pėr mua Mehmeti ka vrarė veten. Edhe atė e kam ndjekur nė sėmundje. Nga shumė afėr. Unė kisha simpati pėr tė, ishte njeri shumė i zoti. Tė them tė drejtėn unė e kisha njė parandjenjė jo tė mirė pėr tė nė ato kohė. Ata kishin probleme me njėri-tjetrin. E dija si ishin marrėdhėnie mes tyre, pėr ēėshtjen e fejesės sė djalit tė Mehmetit.

    Ndėrkohė ju ndiqnit nė sėmundje edhe Mehmetin edhe Enverin...Si e priti Enver Hoxha vetėvrasjen e Mehmet Shehut?

    “Nuk bėri mirė”, - mė tha. Nė tė vėrtetė, Enverin ishte shumė e vėshtirė ta kuptoje.

    Pse?

    Nė kohėn kur u prish fejesa e djalit tė Mehmetit, ky i fundit pati njė krizė tė zemrės dhe pėsoi njė atak. Qė tė dy mjekėt e shtėpisė sė tij qė e ndiqnin nga afėr, ishin nxėnėsit e mi. Lidhur me kėtė rast ata mė thirrėn pėr konsultė. Shkova dhe e pashė kardiogramėn. Kishte shumė ndryshime dhe ishte e dukshme qė diēka nuk shkonte. E vizitova, i dhashė mjekimin dhe i thashė qė duhej tė bėnte pushime. Mehmeti e kishte zakon qė sa herė bėhej regjistrimi i kardiogramės, e merrte vetė dhe e hapte me njė lloj nervozizmi, diēka tipike e tija, dhe e shihte. Ishte interesante, e njihte dhe i dallonte fragmentet qė nuk dilnin mirė. Atė ditė qė e vizitova, kur zbrita poshtė te dhoma e sė shoqes, Fiqeretit, qė tė plotėsoja kartelėn, (ishte e rėndėsishme tė shėnoheshin tė gjitha rezultatet e vizitės), nė kohėn qė po shkruaja, bie telefoni aty afėr dhe mė thonė qė po mė kėrkonin mua. “Ju kėrkon shoku Ramiz nė Komitetin Qendror”, - mė thanė. Donte informacion pėr sėmundjen e Mehmetit. Shkova atje. Po mė priste. Ia shpjegova hollėsisht gjendjen shėndetėsore tė Shehut dhe i thashė qė duhet ta linin nė qetėsi, tė mos merret me punė dhe tė mos e ngacmonin me telefonata. “Jo, - mė tha, - nuk do ta ngacmojmė”. Pas kėsaj u ktheva sėrish nė shtėpinė e Mehmetit. Sapo hyra, vjen drejt meje Fiqereti. Kishin njė lloj tensioni brenda nė familje. Ishte e dukshme. Shkova tė plotėsoja recetėn dhe pas 2-3 minutash mė thanė se po mė kėrkonin sėrish mua nė telefon. “Ju kėrkon prapė shoku Ramiz”, - mė thanė. “Do tė shkoni bashkė te shoku Enver. Ai do tė mė pyeste pėr shėndetin e Mehmetit. Mė ngjante pak i ēuditshėm ky interesim i Enverit dhe i Ramizit. Shkuam te Enveri. Mbaj mend se Ramizi mė hodhi dorėn nė qafė. Kur u futėm nė zyrėn e tij, ai u ngrit. E kishte zakon. Nuk rrinte ulur qė tė priste tė shkoja unė te tavolina ku ishte. Ai ngrihej kur ishte mirė, vinte drejt derės tė mė takonte. Hymė atje dhe nuk e mbante mend qė unė kisha hyrė nė zyrėn e tij mė pėrpara pėr t’i matur tensionin. “Ja, more Popa, (kėshtu mė thėrriste gjithmonė) se nuk ke qenė ndonjėherė kėtu ti. Unė kam hapėsirė kėtu. Partia mė ka krijuar kondita”. Kjo gjuhė ėshtė pėrdorur gjithmonė nė ato rrethana me ta. Nė fillim kjo gjė mė bėnte pėrshtypje. “Ju mė rekomandoni qė tė bėj lėvizje. Dhe unė ashtu bėj. Ja kėtu kam hapėsirė. Pastaj shkoj nė njė dhomė tjetėr dhe shėtis, zbatoj porositė tuaja”. Ndėrsa fliste pėr kėto gjėra, unė po pyesja veten se pse nuk po dilte nė temė. Ai mė kishte thirrur pėr tė mė pyetur pėr Mehmetin. Pastaj shkuam nė njė tavolinė tė madhe. Enveri ishte nė krye tė tavolinės, nė krah tė majtė isha unė dhe pas meje Ramiz Alia. Atė moment nuk e vura re qė Ramizi kishte pėrpara njė manjetofon. Vazhdoi muhabeti dhe unė i thashė kėshillat qė duhet tė respektoheshin pėr zemrėn. “Duhet treguar pak kujdes, - i thashė unė”. “Po, - mė tha, - se tani ėshtė edhe kongresi”. Nuk mė kujtohet ekzaktėsisht se i sati kongres ishte. “Duhet ta shėroni mė shpejt, duhet tė paraqitet patjetėr nė kongres. Mungesa e tij do tė bėjė pėrshtypje, - thoshte Ramizi. Kishin filluar pėrplasjet lidhur me problemin e fejesės sė shumėpėrfolur. Ato ditė do tė bėhej edhe inaugurimi i Muzeut Historik Kombėtar. Iu thashė se po tė shkonte gjatė inaugurimit tė muzeut mund tė lodhej e tė pėrkeqėsohej. “Atje mund tė mos jetė, - tha Enveri, - por nė Kongres pėrpiquni ta sillni. Aty, Enveri filloi tė fliste pėr Mehmetin. “E kemi shok tė ngushtė, bashkėpunėtor tė vjetėr...”. Dhe filloi tė qajė. Unė e pashė dhe u habita. Po mendoja me vete se mos isha gabim me pėrshtypjen qė kishte krijuar pėr kėto marrėdhėniet e fundit, dhe qė i kisha interpretuar sikur nuk ishin tė mira. Tė qajė pėr tjetrin se ėshtė sėmurė, m’u duk e ēuditshme!!! Por, Enveri ishte artist nė kėtė drejtim.

    Doni tė thoni se po aktronte? Nuk ishin lot tė sinqertė?

    Do t’ju tregoj njė ndodhi qė ma ka thėnė Llambi Peēini, e njihja qė nė Elbasan. Ai e kishte shtėpinė te lagjja “Shėn Koll”. Pas ēlirimit, pėr disa vjet ai ka qenė nė ambasadėn tonė nė Paris. Ndėrsa mė vonė ai ishte nė rrethin e njerėzve qė punonin pėr sigurimin e udhėheqjes. Ngjarja qė mė tregoi lidhet me njė vizitė qė Enver Hoxha bėri nė Tropojė, nėse e mbani mend atė fotografinė e realizuar nė kohėn e vizitės sė tij atje, i ulur gju mė gju me popullin. Llambi Peēini e shoqėronte gjithmonė dhe thoshte pėr kėtė vizitė: “Kur e shoqėrova, shkuam nė njė kasolle tė vjetėr, ku u fut Enveri. Atė ditė frynte shumė erė jashtė dhe po prisnim qė tė mblidhej populli. Kur e pashė qė ishin grumbulluar njerėzit pėrqark i thashė: “Shoku Enver, kanė ardhur njerėzit. Merreni kėtė shallin dhe vėreni se jashtė fryn shumė erė!” E mori shallin dhe e vuri. “Tani mund tė shkojmė”, - i thashė. “Mirė, - mė tha, - por shko ti pėrpara!” Doli pak momente mė vonė. Kur doli, ishte duke qarė qė ta shikonte populli. U drejtua drejt njė lisi tė madh, ku ishin disa pleq. Binte nė sy aty mes tyre, sepse Enveri ishte trupmadh dhe bukurosh. Ai qau derisa u takua me popullin. Pati sukses tė madh sigurisht.

    Pra, ishte farsė preokupimi i tij ato momente pėr Mehmet Shehun...

    Nuk duhet tė harroj njė moment. Nė kohėn kur unė i shpjegoja Enverit sėmundjen e Mehmetit, Ramizi shtypi sustėn e manjetofonit dhe tė gjitha ato qė unė i thashė Enverit pėr Mehmetin janė tė regjistruara. Duhet tė jenė patjetėr diku nė ndonjė arkiv, se ēdo gjė ruhej nė atė kohė. Mė vonė kur unė u ktheva nė shtėpi te Mehmeti, sepse lashė kartelėn pa shkruar dhe duhej ta mbyllja, sapo hyra nė shtėpi, mė dolėn njerėzit pėrpara, oficerė, doktorė, gruaja e Mehmetit, Fiqerete Shehu. Tė gjithė mė pyesnin nė ankth se ēfarė donte shoku Enver. “Shoku Enver u preokupua shumė, - thashė unė, - madje qau kur dėgjoi pėr sėmundjen e Mehmetit”. Kjo gjė iu bėri pėrshtypje tė madhe. Atėherė e kuptova qė nuk ishin punėt mirė. Derisa Fiqeretja e shkretė u preokupua dhe i bėri aq shumė pėrshtypje qė shoku Enver qau sepse i erdhi keq pėr Mehmetin, domethėnė se kishte akoma shpresa. Atėherė, unė u binda se diēka do tė ndodhte midis tyre.
    Pas sa kohėsh ndodhi vetėvrasja e Mehmetit?

    Nuk mund ta them me data. Unė nuk mbaja shėnime. Na kishin thėnė tė mos mbanim dhe shumė data i kam humbur. Nuk i mbaj mend. Por afėr asaj kohe...
    Profesor, tė kthehemi pak te njė ēėshtje qė pėrmendėm nė krye tė intervistės. Thatė se njė prej gabimeve mė tė rėnda nė diktaturė ishte lufta e klasave, gjė me tė cilėn nuk pajtoheshit...

    Po, por ajo qė mė vret mė shumė, ėshtė lufta e klasave qė po ndodh sot. Mė bėn shumė pėrshtypje kjo lufta e re e klasave. Te ne vazhdon mentaliteti i dikurshėm. Po rijetoj edhe njėherė vitet ‘46-‘47 kur erdhėn komunistėt, zbritėn partizanėt nga malet dhe kishte njė urrejtje kundėr ballistėve, zogistėve, kundėr atyre qė nuk mendonin si ata. Sot shohim qė demokratėt, socialistėt, zogistėt, republikanėt janė aq tė pėrēarė, sa kur e mendoj mė vjen ndėrmend njė histori pėr ta. Disa vjet mė parė mė tregonin qė kishin shkuar dy grupe nė Greqi pėr tė vizituar Akropolin. Dhe kur futen atje, nuk pranonin tė futeshin bashkė. Donin tė futej njėherė njėri grup, e zėmė demokratėt, e pastaj socialistėt apo anasjelltas...Vetėm e vetėm qė tė mos ishin njėkohėsisht bashkė atje. Kjo ėshtė e tmerrshme. Pluralizmi e lejon se secili ka mendimin e vet. Kur kam ardhur kėtu nė akademi, pashė qė nė administratė kishte njė frikė tė brendshme dhe njerėzit prisnin qė do tė ndodhte diēka. Kishim 13 institute tė ndryshme nė varėsi tė akademisė, dhe pasi i thirrėm nė njė mbledhje dhe u thashė qė unė e kam tė qartė qė tė gjithė njerėzit nuk mendojnė njėsoj, qė disa prej tyre mund tė ishin demokratė e disa tė tjerė socialistė apo zogistė, por gjatė kohės qė jeni nė Akademi, ju thashė duhet t’i shtroheni punės. Pasdite shkoni nė mitingje po tė doni, por kėtu nė Akademi s’ka punė politika e dasitė. Filluam tė marrim nga parti tė ndryshme nė punė, qė ishin larguar nga puna mė parė. Dhe mund tė them me bindje se gjatė kėtij 10-vjeēari nuk ėshtė larguar njeri nga puna se mendon ndryshe. Por me dhimbje shoh qė politikanėt kėtu e kanė pėrpunuar nė atė mėnyrė gjendjen, qė duke krijuar militantizėm partiak, e ndjejnė veten mė tė sigurt, sigurojnė votėn kur vjen puna te zgjedhjet. Por kjo nuk i shėrben aspak zhvillimit. Ėshtė dramatike.

    Politika kėto kohė po kėrkon tė ndėrhyjė edhe nė histori. Po diskutohet mes shumė palėve ēėshtja e rishikimit tė saj. Sa mund tė arrihet kjo sipas jush dhe nė ēfarė mase ėshtė shtrembėruar historia?

    Duhet tė dini diēka. Historia nuk ndryshon me urdhėr politik. Ajo ndryshon vetėm nga njerėzit qė e njohin historinė, nga shkencėtarėt e saj. Historia nuk ėshtė njė shkencė e vdekur njėherė e pėrgjithmonė. Historia ka arkiva qė akoma janė tė mbyllura, por qė do tė hapen nė njė kohė. Nė qoftė se tė dhėnat arkivore do tė tregojnė qė njė ngjarje historike e cila ėshtė trajtuar nė njė mėnyrė tė caktuar, por nė bazė tė dokumenteve tė reja rezulton se nuk ėshtė e vėrtetė siē ėshtė shkruar deri tani, do tė merret nga specialistėt pėrkatės dhe do tė ndryshojė. Historia do tė ndryshojė nė bazė tė tė dhėnave arkivore, jo me kujtime. Sepse mes atyre qė kujtojnė ka nga ata qė kanė vuajtur dhe nga ata qė nuk kanė vuajtur. Dokumentet qė do tė dalin mė vonė, ato qė gjenden nė Arkivat e Vatikanit, Uashingtonit, Berlinit, Parisit etj, ato do tė tregojnė nėse janė ēėshtjet pėr tė cilat ėshtė shkruar, janė apo jo tė vėrteta. Para disa muajsh mua mė ka ardhur njė libėr mbi historinė e shekullit tė V tė Bizantit, ku perandor ka qenė Justiniani i madh. Ai ka pasur nė oborrin e tij njė historian, Prokopiusi i Cezareas. Nė historinė e tij ka lavdėruar shumė Justinianin dhe tė shoqen e tij Teodora, dhe ka pasur edhe njė gjeneral Belizariusi, tė cilin gjithnjė e lavdėronte. Kur iu afrua koha e vdekjes, Prokopius-in e brejti ndėrgjegjja se nė shkrimet e tij nuk kishte thėnė tė vėrtetėn pėr Justinianin, Teodorėn dhe Belizariusin. Ndaj shkroi “Historia sekrete” para vdekjes dhe ky libėr ėshtė marrė nga historianėt dhe ėshtė pėrkthyer mė vonė. E nė tė thuhet se Justiniani dhe Teodora kanė bėrė jetė tė shthurur, qė ai Belizariusi ishte njė maskara. Pra historia nuk ėshtė gjithnjė e drejta, e vėrteta. Por duhet tė kemi parasysh edhe faktin se historinė gjithnjė e kanė shkruar fitimtarėt.
    Siē bėri edhe Enver Hoxha, pasi fitoi Luftėn, apo jo?
    Po, e njėjta histori.

    Dhe krijoi heronj si Haxhi Qamili, i cili nė tė vėrtetė ishte njė personazh i errėt...

    Pėr Haxhi Qamilin do t’ju tregoj njė histori ku ka qenė dėshmitar vetė babai im. Dhe unė kam dashur tė ndėrhyj nė kohėn kur shkruhej historia pėr tė. Babai im nė kohėn e Haxhi Qamilit ka qenė njė djalė 16-vjeēar. Ai kujtonte se Haxhi Qamili vinte vazhdimisht nė Elbasan mė 1914-ėn. Atė kohė, kėta djemtė e rinj gjithmonė luanin me top te fusha e burgut nė Kalanė e Elbasanit. Babai mė tregonte se njė ditė ndėrsa fėmijėt po luanin, vijnė njerėz tė armatosur me Haxhi Qamilin nė krye. Ata kishin lidhur njė hoxhė, njė djalė i ri. E nxjerrin nė fushėn e burgut dhe u thonė fėmijėve qė tė largoheshin. Ndėrsa e urdhėronte hoxhėn tė qėndronte pa lėvizur, Haxhi Qamili nxori njė flamur kuq e zi, e shtroi nė tokė dhe i thotė hoxhės: “Shkele kėtė flamur!” Por hoxha i ri nuk pranoi. “Nuk e shkel”, - i thotė ai. “Shkele se do tė vras, - i thotė me hakėrrim Haxhi Qamili, por ai nuk e shkeli dhe ky e vrau nė sy tė djemve qė ishin pėrqark. Kur mora vesh qė po shkruhet historia dhe po lajmėrohej se Haxhi Qamili po shpallej si hero, i them Aleks Budės kėtė histori. “E di, e di, - mė thotė ai, - por kėshtu ka thėnė shoku Enver”. Sepse Enverit nė atė kohė i duhej njė hero fshatar qė goditi bejlerėt, i duhej njė Pugaēov shqiptar. Unė gjithmonė e kam theksuar se ne si akademi jemi shumė sensibėl nė pavarėsinė tonė, ne nuk lejojmė dhe nuk duam qė tė ndėrhyhet nė tė vėrtetėn shkencore, ne e kemi pėr detyrė qė tė vėrtetėn shkencore ta paraqesim ashtu sikurse ėshtė, pa zbukurime pa keqėsime. Sepse kjo mund tė ketė dhe pasoja shumė tė rėnda.

    Pėr ē’pasoja po flisni?

    Ėshtė fakt qė nė kohėn e Enverit, kur shpėrtheu Ēernobili dhe gjysma e Europės u kontaminua nga rrezet radioaktive, iu kėrkua ndihmė Institutit tė Akademisė sė Shkencave pėr tė matur radioaktivitetin nėpėr ushqime, nė qumėsht, nė zarzavate, nė zona tė ndryshme pėr tė parė se si ishte. Panė qė ne ishim tė prekur nga radioaktiviteti. Por kur erdhi puna pėr tė dhėnė rezultatin e plotė, qendra tha qė mos e thoshim kėtė. Drejtori i institutit nė atė kohė kundėrshtoi, por pastaj u detyrua qė kjo gjė tė mos bėhej publike. Sigurisht ishte njė gjė jo e mirė. Qe njė ndėrhyrje kriminale. Sepse iu thuhej nėnave, “jepini qumėsht fėmijės se ėshtė i pastėr”. Nė tė vėrtetė nuk ishte. Nė shkencė nuk duhet tė ketė ndėrhyrje politike, dhe ne jemi shumė sensibėl qė ta ruajmė pavarėsinė dhe autonominė tonė.

    Prej vitesh keni qėndruar pak i tėrhequr, larg botimeve dhe prononcimeve mediatike. Pse?

    Njė arsye kanė qenė angazhimet nė drejtimin e akademisė. Por edhe problemet qė kam pasur me sytė, derisa bėra njė ndėrhyrje, falė sė cilės tani mund tė lexoj mirė dhe tė shkruaj. Ka kohė qė nuk kam botuar. Mbase qė para 10 viteve kur kam shkruar “Nė kėrkim tė kohės sė humbur”, njė artikull mbi atė si duhet tė jetė sistemi demokratik, demokracia, intelektualėt dhe pushteti. Si njė krahasim me njė shkrim tė Branko Merxhanit, publicist i mirėnjohur i viteve ’30-tė, ku theksi vihet te mospėrgatitja e opinionit pėr tė qenė nė gjendje tė reagojė, tė protestojė, tė kėrkojė tė drejtėn nga ata qė e kanė pushtetin. Kjo ėshtė tragjike. Jashtė, shoqėria ėshtė shumė aktive. Mė kujtohet njė shembull. Nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore, nė njė prej vendeve skandinave mungoi disa ditė gjalpi nė treg. Por edhe pse ishte kohė lufte, njerėzit dolėn dhe protestuan pėr kėtė gjė. Ēfarė ndodh tek ne? Jemi nė vitin 2007. Kėtu nuk ka dritė, nuk ka ujė, nuk ka punė; ka varfėri deri nė ekstreme, nėna vret veten se nuk ka si tė ushqejė fėmijėt... Por askush nuk proteston. Atėherė ēfarė populli jemi?! Jemi shumė mbrapa. E kemi treguar qė jemi prapa tė tjerėve. Kėtu gjakmarrja ekziston akoma dhe ky ėshtė njė fenomen i zakonshėm pėr ne. Gjakmarrja ka qenė e pėrhapur nė Italinė e Jugut, nė Korsikė, Sardenjė, Siēili...Por nė vitet ’30-tė. Ėshtė njė fenomen i cili ka shekuj qė ėshtė zhdukur nė vendet e tjera.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Ylli Popa: Ramizi s'na la t'i jepnim ilacin Enverit

    Jemi nė stacionin e fundit tė bisedės tonė. Profesor Ylli Popa ka rrėzuar ndėrkohė nga fytyra syzat ovale, dhe dėshiron tė tregojė njė tjetėr histori. Nė tavolinėn e madhe me dhjetėra karrige pėrreth, hapen letra tė tjera. Janė ēėshtje qė vijnė nga njė hapėsirė tjetėr kohore, tė cilėn sot, disa prej nesh as qė e imagjinojmė. Nuk ia njohim trillet, as prapaskenat. Ngjallin thjesht habi. Ndėrsa pėr shumė tė tjerė, ajo kohė zgjon kujtime dhe ngjarjet marrin tjetėr dimension. Atje gjenden tė vėrtetat qė nuk u thanė kurrė. Zgjidhja e shumė pyetjeve pėr tė cilat sot nuk gjejmė pėrgjigje.
    Ylli Popa na tregon nė kėtė pjesė tė fundit tė bisedės tonė, diēka qė lidhet me botėkuptimin, mentalitetin e pandryshuar, falė tė cilit shumė plagė vijojnė tė mbeten tė hapura. Na cyt kureshtjen herė pas here me dėshmi tė panjohura. Njė ditė, krejt befas e shkuara shfaqet. Vetėm pak muaj mė parė, profesor Ylli Popa tregon se ka takuar Ramiz Alinė dhe i ka sjellė ndėrmend njė ngjarje. Ajo ngjarje lidhet pikėrisht me ditėt e fundit nė kėtė jetė tė Enver Hoxhės, njė sėmundje rreth tė cilės nuk ėshtė thėnė thuajse asgjė, dhe njė incident lidhur me njė ilaē qė mjekėt e morėn nė Austri...

    Krejt nė fund tė bisedės, i kthehemi pakėnaqėsive tė momentit. Ēėshtja qė e ka shqetėsuar mė shumė kėto kohė profesor Ylli Popėn ėshtė Akademia e Shkencave. Ditė tė vėshtira pėr tė. Nuk ka mundur tė ndalojė atė qė ndodhi, me gjithė pėrpjekjet e tij. Njė reformė nė Akademi, pėr tė cilėn shkencėtarėt nuk janė pyetur kurrė, njė reformė falė tė cilės shkenca dhe Shqipėria mund tė humbasin shumė. Kjo e trishton akademikun Ylli Popa. Ėshtė njė ndjesi qė i
    lexohet qartė nė portret. Njė ndjesi qė nderej nė tė gjithė hapėsirėn e zyrės sė tij, edhe nė momentin kur u larguam prej andej.

    Jemi 10 vjet pas botimit tė artikullit tuaj, “Nė kėrkim tė kohės sė humbur”. Krizat nė shoqėrinė tonė pasojnė njėra-tjetrėn. Keni njė opinion se si po ecėn pluralizmi kėto vite. E kishit menduar tė tillė, atėherė kur nisėn ndryshimet, nė fillim tė viteve ’90-tė?

    Mė bėn shumė pėrshtypje fakti qė kėtu tranzicioni vazhdon akoma. Nė vendet e tjera ish-komuniste tranzicioni ka marrė fund prej kohėsh. Ndėrsa kėtu tek ne, jo. Kjo nuk ėshtė normale. Kanė kaluar 20 vjet dhe ne vazhdojmė tė jemi nė tranzicion. Pėr mua njė tranzicion i zgjatur ėshtė njė demokraci e vonuar, e deformuar.

    Ju ka zhgėnjyer klasa politike?

    Po mė ka zhgėnjyer? Shumė... Sidomos me kėtė reformė nė Akademinė e Shkencave. Janė marrė vendime pėr tė cilat ne nuk jemi pyetur fare.

    Mos janė gjurmėt e mentalitetit tė dikurshėm ato qė krijojnė ngėrēe nė politikėn e sotme...?

    Mė sollėt ndėrmend njė takim tė para disa muajve, kur kėtu, nė Akademinė e Shkencave u bė promovimi i librit tė Nasho Jorgaqit pėr Fan Nolin dhe po prisnim tė vinte edhe Presidenti Moisiu. Isha ulur nė radhėn e parė pėr tė dėgjuar mė mirė. Aty vjen Ramiz Alia, i ftuar nė atė ngjarje, dhe u ul nė krahun tim tė majtė. Pas tij u ul Luan Omari. Edhe Ramizin e kam mjekuar pėr infarkt kur ishte President. “Si jeni nga zemra”, - e pyeta. Mė kishin thėnė qė ishte mė mirė dhe se ishte operuar. I them: “Si e kaloni kohėn tani, nuk po shkruani mė kujtime?”. “I kam shkruar”, - mė tha. “Po, por nuk i keni shkruar tė gjitha”, - i thashė, - “keni edhe shumė gjėra pėr tė thėnė”. “Pse, ēfarė nuk kam shkruar”, - mė pyeti. I thashė se “flitet qė partitė politike pas ’90-ės, ju i keni krijuar”. Ai qeshi dhe ma ktheu: “Jo, unė Nanon kam ēuar te Partia Socialiste, kurse Saliun e ēova te studentėt. Kaq.” Mirėpo kėtė variant unė e kam dėgjuar 20 herė. Jam i sigurt qė ai e ka ngulitur qė kėtė do thoshte nė ēdo rrethanė. Pastaj kujtuam histori tė tjera. Nė fakt, njė ngjarje, e vėrteta e sė cilės mė ngacmonte qė nė atė kohė.

    Me ēfarė lidhet kjo ngjarje?

    Lidhet me ditėt e fundit tė jetės sė Enver Hoxhės. E pyeta nėse i kujtohej, kur unė dhe Bajram Preza shkuam nė Austri pėr t’u konsultuar me njė specialist tė madh pėr sėmundjen e Enverit. Mė la tė kuptoja qė nuk e mbante mend. I thashė se kur u kthyem nga Austria na priste nė Rinas makina e Sulo Gradecit, e cila na solli drejt e nė shtėpinė e Enverit, pa kaluar as nė konsultėn e mjekėve. Kishim sjellė njė ilaē tė ri pėr tė. Aty u kujtua...

    Pėr ēfarė ilaēi bėhej fjalė?

    Njė ilaē pėr njė sėmundje e cila nuk ėshtė pėrmendur asnjėherė. Nė nekrologun e tij nuk ėshtė shkruar asgjė pėr tė. Ditėt e fundit tė jetės sė tij, Enver Hoxha pati shenja tė parkinsonit (sėmundja qė ka pasur edhe Papa Gjon Pali). Kjo sėmundje nuk i ka zgjatur shumė Enverit, por nuk u shkrua asgjė pėr tė.
    Bajram Preza, i cili bėnte pjesė nė ekipin mjekėsor, ndėrsa e vizitonte pėrditė, filloi tė dyshojė pėr kėtė sėmundje dhe ia transmetoi mendimin e tij neurologėve francezė qė vinin kėtu. Ishte njė ekip mjekėsh francezė nėn drejtimin e Pol Miliezit, me tė cilėt bashkėpunonim. Ne dėrgonim dokumentacionin dhe ata na jepnin mbėshtetje. Preza ia dėrgoi dokumentacionin mjekut nė Francė, po ai nuk e pohoi njė sėmundje tė tillė. Por Bajrami ngulte kėmbė dhe ia filluam ne, ilaēin pėr Parkisonin. Por ky ilaē kishte njė veēori tė keqe, sepse me tė vėrtetė qetėsonte dridhjet dhe shenjat e kėsaj sėmundjeje tė rėndė me dėmtime cerebrale, por shkaktonte edhe ekstrasistola nė zemėr, i shtonte ato dhe na preokuponte se njė krizė mund tė ēonte deri nė vdekje. Pėr ne ishte e rrezikshme, prandaj thamė tė shkonim tė bisedonim me njė specialist qė mund tė na orientonte se si tė vepronim.
    Bashkė me Bajram Prezėn shkuam nė Austri dhe takuam njė profesor tė madh. Birk Mayer quhej. Ishte mė i miri pėr kėtė sėmundje. Ia shpjeguam tė gjitha shenjat dhe rrethanat, pa ia thėnė emrin e Enverit. I thamė vetėm se bėhej fjalė pėr njė person me rėndėsi. Pasi i treguam shenjat, na tha qė ėshtė parkinson tipik. Ra dakord me diagnozėn. Bajrami e pyeti nėse kishte ndonjė ilaē tjetėr pėrveē ilaēeve qė njiheshin. Ai pohoi dhe tha: “Po punoj me njė ilaē tė ri, madje kam mjekuar 7-8 vetė dhe ka shenja mė tė mira se ilaēet e tjera. Mund t’u jap juve disa kokrra nga ky ilaēi”. Shkoi dhe mori njė shishe peniciline pak mė tė madhe, pa etiketė. Ishin nja 10 kokrra tė mėdha tė bardha nė njė shishe me tapė prej llastiku si e penicilinės, e pambyllur. Na i dha dhe na tha t’i provonim. E marrim ilaēin dhe kur u kthyem, shkuam drejt e nė shtėpinė e Enverit, jo nė katin e dytė ku flinte, por nė katin e parė, ku ėshtė biblioteka. Aty ishte Ramiz Alia dhe Nexhmija, qė na prisnin me ankth se ēfarė mendimesh do sillnim nga Austria. U ulėm nė njė tavolinė prej druri dhe Bajrami filloi tė flasė. Po tregonte se Birk Mayer ishte njė personalitet i dėgjuar, se ai ishte specialist pėr sėmundjen dhe eksperimentonte ilaēe tė reja. Nė atė kohė ra zilja e telefonit. E merr Nexhmija dhe thotė se e kėrkonte Enveri lart. “Vazhdoni ju, - tha, - se unė do vij shpejt”. Iku Nexhmija dhe mbetėm ne tė tre. Bajram Preza nė njė moment, kur doli Nexhmija, nxori nga ēanta shishen me ilaēe. Ramizi e mori shishen. Pa qė nuk kishte as etiketė, asgjė, ishte me tapė plastike e hapur. Pa njėherė nga dera, se pritej tė hynte Nexhmija nga ēasti nė ēast dhe i tha Bajramit: Fute ilaēin nė ēantė. Bajrami i thoshte: Shoku Ramiz, ėshtė shkencėtar i madh dhe e njeh e gjithė bota. Ai pa sėrish nga dera dhe i tha: Bajram fute nė ēantė shishen. Nuk donte qė Nexhmija ta shihte. Bajrami reagoi pėrsėri. Pastaj unė i thashė Bajramit: Fute ilaēin nė ēantė, siē thotė shoku Ramiz dhe kur tė dalim jashtė ta shpjegoj unė si ėshtė puna. Bajrami nuk kishte kuptuar asgjė. Ishte njeri shumė i drejtė. Kur mbaruam, sapo dolėm mė tha: Sa ēudi, pse tha shoku Ramiz tė mos e nxirrja ilaēin. “Nuk e kuptove, - i thashė Bajramit. - Ramizi donte tė na shpėtonte”. Dy ditė mė pas Enveri vdiq. Sigurisht, nėse ne do t’i jepnim ilaēin, do tė aludonin pėr tė, do tė kujtonin se sollėm helmin nga Vjena. Ndaj ngulte kėmbė Ramizi. Sepse e tillė ishte gjendja. Me ilaē apo pa ilaē, Enveri do tė vdiste. Asnjė mjekim nuk i bėnte mė punė.

    I hasėt gjurmėt e parkinsonit kur bėtė autopsinė pas vdekjes?

    Ishte e habitshme. Kur u bė autopsia dhe u hap truri, nė qendėr tė trurit, nukleuset ishin krejtėsisht tė shkatėrruara dhe tė kalcifikuara. Ajo ishte njė sėmundje irriversibile (e pakthyeshme). Por e pėrsėris, kjo nuk e shkrua fare nė raportin e fundit.

    Pse kishte kaq dyshime e frikė lidhur me mjekimet qė ju i bėnit Enver Hoxhės?

    Sepse ishte nė atė pozicion qė e dimė tė gjithė. Dhe kjo ka ndodhur me tė gjithė udhėheqėsit e rėndėsishėm. Mbaj mend njė detaj nga koha e specializimit tim. Specializimin pėr kardiologji e kam bėrė nė Moskė nė ‘58-‘62, nė klinikėn e njė profesori tė njohur, shefi i klinikės, i cili ka qenė mjek nė grupin e mjekėve qė i shėrbenin Stalinit. Nuk futeshim nė detaje me tė, por njėherė e kam pyetur nė makinė. I thashė, pse Stalini e mbante njė dorė shpesh drejt zemrės. Isha kurioz tė dija nėse kishte pėsuar ndonjė aksident cerebral, si pasojė e tė cilit mund tė kishte nevojė ta mbėshteste dorėn. Por ai mė tregoi se Stalini prej kohėsh vuante nga hipertensioni arterial dhe se kishte shpesh probleme me tė, ngaqė nuk mjekohej rregullisht. Stalini refuzonte shpesh tė mjekohej, megjithėse njė punėtor kujdesej gjithmonė qė t’ia jepte ilaēet. Kėtė gjė e shkruan edhe vajza e Stalinit, nė “23 letra, njė mikeshe”. Ajo tregon se ai nuk e merrte mjekimin nė mėnyrė tė rregullt.
    Ndėrsa mjeku mė tregonte se Stalini vuante nga tensioni i gjakut qė shkonte nė shifra mjaft tė larta dhe shkaktonte hemorragji tė vogla cerebrale, jo tė tilla qė tė sillnin si pasojė paralizė tė kėmbės, tė dorės, por hemorragji tė vogla, tė cilat ēuan edhe nė ndryshimin e karakterit tė tij. Nė ditėt e fundit tė jetės sė tij, ai ishte shndėrruar nė njė njeri qė nuk besonte mė, kishte frikė se mos i bėnin atentat dhe kjo ndikoi shumė nė kthimin e egėrsisė sė tij dhe pėrndjekjen qė i bėnte armikut tė klasės. Tek ai u forcua tendenca pėr tė thėnė dhe pėr tė zbatuar, se lufta e klasave shkon duke u shtuar, prandaj tė jemi vigjilentė.

    Profesor, ngjarjet qė tregoni janė njė thelb i mirė pėr njė libėr kujtimesh. Pse nuk i shkruani?

    Kėto vitet e fundit kam menduar shpesh t’i shkruaj kujtimet e mia dhe kam shumė tė tilla. Sepse unė i kam ndjekur nga afėr nė sėmundje tė gjithė personazhet e udhėheqjes, si Enverin, Mehmetin, Ramiz Alinė, Hysni Kapon, Kadri Hazbiun, Beqir Ballukun... I kam mjekuar tė gjithė. Janė kujtime tė pashlyera. Mė vjen keq vetėm pėr faktin se me kalimin e viteve mund tė humbasin mjaft gjėra. Por tani qė kam mė shumė kohė dhe problemi qė kisha me sytė ėshtė fashitur, leximi i njė varg librash tė zgjedhur qė unė i seleksionoja prej kohėsh dhe tė shkruarit do tė zėnė pjesėn mė tė mirė tė kohės time.

    Tė kthehemi aty ku u nisėm dhe ta mbyllim kėtė bisedė tė gjatė, me ēėshtjen delikate tė kėtyre ditėve, qė kanė qenė njėkohėsisht edhe shqetėsimet tuaja tė fundit. Sa e ka dėmtuar reforma e ndėrmarrė nga qeveria, Akademinė e Shkencave?

    Unė besoj se e ka dėmtuar dhe po tė vazhdojė do ta dėmtojė mė tepėr. E them kėtė se Institutet qė ishin nė varėsi tė saj tani nuk janė mė. Dhe ēdo institut ka arkivat e veta. Nėse ata do tė shpėrndahen nga njė vend nė njė vend tjetėr, do tė dėmtohen dhe do tė humbin. Por ky ishte njė vendim qė u mor me nofulla tė shtrėnguara, dhe sigurisht ai do tė mbajė pėr njė kohė tė gjatė gjurmėt e dhėmbėve tė atij qė e komandon kėtė vendim.

    A nuk kishit nė dorė tė bėnit diēka kundėr kėtij vendimi?

    Kemi thirrur nga Federata Europiane e Akademive (ALEA), ku futen 53 akademitė e shkencave tė vendeve evropiane tė ish- Lindjes dhe Perėndimit. Erdhi kryetari i kėsaj federate dhe tha qė Akademia me Institute ėshtė njė akademi normale se ekzistenca e instituteve nuk ėshtė njė shenjė e keqe. Pas tij erdhi bashkėkryetari i akademive tė gjithė botės. Por asgjė...
    Ėshtė absurde e gjitha kjo qė po ngjet. Ku ta gjenim ne njė Akademi si ajo e Bashkimit Sovjetik, ku shkencėtarėt prodhojnė armėt mė moderne, qė prodhojnė satelitėt dhe bėjnė fluturimet kozmike.

    Mendoni se ėshtė vetėm politik vendimi?

    Mė tėrheq vėmendje fakti qė pse duhet tė tregojnė politikanėt e sotėm njė agresion nga ish-komunistėt, sikur bėjnė veprime tė cilat duan t’i demonstrojnė botės qė kėta e urrejnė komunizmin, duke qenė vet ish-komunistė. Pse ky preokupim i madh pėr t’i treguar botės, Amerikės, Evropės qė ky apo ai ėshtė antikomunist...? Nuk duhet qė tė bėjmė prapė luftė partiake, kjo nuk ėshtė e lejueshme.

    Jeni pesimist pėr tė ardhmen e Shqipėrisė?

    Jo, nuk mund ta them kėtė. Jam optimist nė sensin qė po u futėm nė Evropė, do tė kemi shumė pėrfitime dhe ajo qė ėshtė mė e mira ėshtė ajo ēka ofron Europa e Bashkuar, qė do tė thotė bashkim shtetesh, tė cilat kanė tradita tė thella kulture nė tė gjitha drejtimet. Nga kjo vetėm do tė pėrfitojmė. Por duhet qė tė jemi receptiv nė kėtė drejtim, qė ato mėsime qė na i kėrkon Europa duhet t’i zbatojmė, jo me demagogji qė tė themi se po bėjmė, mrekulli tė mėdha. Kėto i takojnė njė mentaliteti tė kaluar. Po ky lloj mentaliteti vazhdon akoma. Siē duket ndryshimi i tij ėshtė shumė i vėshtirė, nuk ndryshon me njė direktivė, ndryshon vetėm me edukim, duke lexuar dhe duke dashur tė ecet pėrpara. Nuk mund tė thuhet qė je demokrat kur bėn veprime qė i takojnė fund e krye njė mentaliteti tė kaluar.

    Fund
    10 nėntor 2007

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shume interesante keto shkrime.. thesare te verteta..

    thx albo..

    illi i njeh mire biroistet..

    i ngrati llambi..
    ate llafnė qe ja ka treguar illit.. ndoshta ja ka treguar ndonje tjatri..dhe .. perfundimi.. ne sketerre..

    futi ne cante ilacet i tha ramizi i gjore.. dr prezes e illit.. se. ..

    apapa cfar tmerri..
    te ikte koka kot fare..e kte e dinte mizi mire..

    e mban mend o ramo i thash.. x muhabet.. jo tha nuk e mbaj..
    apapa..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ylli Popa:

    Ramiz Alia urdhėroi pėrgjimin tim nga Sigurimi i Shtetit
    » Dėrguar mė: 10/11/2010 - 13:28



    Gilmana Bushati

    Nė njė intervistė ekskluzive pėr "Gazetėn Shqiptare", akademiku Ylli Popa, flet pėr shkrimin "Nė kėrkim tė kohės sė humbur" botuar mė 27-28 prill 1990. Ai tregon sesi nė Shqipėri, pas vdekjes sė Enver Hoxhės, nė 1985 njerėzit kėrkonin ndryshime nga drejtuesi i ri i shtetit, Ramiz Alia. Por, ai nuk po i bėnte kėto ndryshime dhe siē ka treguar historia, gjithnjė shqiptarėt janė tė vonuar nė pėrcaktimin e tė ardhmes sė tyre. Profesor Popa pohon se, Teodor Keko i kishte kėrkuar njė shkrim pėr gazetėn "Drita", por pasi e kishte lexuar, ai i kishte sugjeruar ta botonte te gazeta e Partisė sė Punės, "Zėri i Popullit". Popa mė pas tregon pėr peripecitė qė e ndoqėn pas botimit tė artikullit tė prillit 1990.
    Zoti Popa, nė fund tė prillit 1990, ju botuat njė shkrim te gazeta "Zėri i Popullit" me titullin "Nė kėrkim tė kohės sė humbur", qė ėshtė titull i romanit tė Prustit qė atėherė konsiderohej si i ndaluar....
    Situata ishte e tillė, qė ne humbėm shumė kohė, vendi kishte marrė njė drejtim tjetėr nga ai qė i duhej. E mora titullin nga romani i Prustit, qė e kisha nė shtėpi, pasi m'u duk i pėrshtatshėm pėr shkrimin ashtu dhe pėr situatėn nė vend.
    Njė shkrim i tillė duhet tė ketė qenė problem pėr ju, por edhe familjen tuaj apo jo?
    Unė pasi e shkrova, pra i dhashė dorėn e fundit, tė parėt qė e lexuan ishte familja ime. Kėta i pyeta nėse duhej apo jo ta ēoja pėr botim, pasi artikulli kishte rrezikun e vet. Kėta mė thanė po, prandaj e dėrgova pėr botim.
    Pas shkrimit u fol shumė qė artikullin nuk e kishit shkruar ju, por Ramiz Alia?
    Po, pati tė tilla fjalė dhe thashetheme pas artikullit se njerėzit u habitėn pse njė artikull aq i fortė tė dilte nė atė mėnyrė, dhe pėr mė tepėr i shkruar nga njė doktor dhe jo nga njė gazetar. Shumė njerėz u ēuditėn kur lexuan atė artikull saqė thoshin qė s'ėshtė shkrimi im, por i Ramiz Alisė, sikur ai po pėrdorte emrin tim, qė isha edhe i njohur nė shumė rrethe. Pati xhelozi, njerėzit thoshin si tė dalė ky kur kishte mjaft tė tjerė para meje qė mendonin si unė.
    Ju thoni se rrethet akademike, por edhe shoqėria ziente nga kėrkesa nėn zė pėr ndryshime...
    Idenė e ndryshimit e kishin dhėnė edhe tė tjerė qė thoshin se pse nuk po ndodhte ndryshimi. Madje aq shumė bisedohej pėr kėtė gjė, sa Ramiz Alia fitoi shumė pikė, sepse njerėzit e mendonin si njeriu qė do tė bėnte kėtė ndryshim qė pritej. Ky e filloi vonė drejtimin e shtetit, por ndryshimet nuk po ndodhnin, qė kėrkoheshin edhe nga njerėzit qė kishin luftuar. Ngaqė isha doktor unė bėja vizita nėpėr shtėpi dhe pasi i vizitoja njerėzit bėnim biseda. Njėherė vizitoja Andon Gjermenin, pasi e kisha mbaruar vizitėn, po pinim njė kafe qė na e kishte shėrbyer bashkėshortja. Gjatė bisedės ai mė tha: "Ēfarė bėn ky Ramizi, pse nuk po lėviz (ai vetė kishte qenė partizan), nėse ka frikė le tė dalė e tė na i thotė hapur nė televizion 'dua ndryshime, por ka pengesa'." Ai kishte parasysh Nexhmijen. "Edhe ne qė kemi luftuar jemi tė gatshėm tė dalim sėrish tė luftojmė. Tė na e thotė hapur e shqip". Por nė fakt nuk ndodhi asgjė. Pastaj edhe loja qė u bė me lėvizjen studentore u manipulua.
    Ju i kėrkonit njė regjimi tė ndryshonte, a mund tė ndryshonte nė vetveten regjimi?
    Komunizmi, nė tė gjitha vendet e Lindjes ka qenė i ashpėr, te ne ka qenė i egėr. Kryetarėt e Komiteteve Qendrore dhe anėtarėt e byrove politike nė tė gjithė vendet e Lindjes i ngjanin njeri-tjetrit, kėshtu dhe sjellja e komunizmit me shoqėrinė do tė ishte e njėjtė. Nė 1948, kur isha nė Rumani pėr studime, fakulteti na lejonte qė tė pėrdornim kockat e njerėzve pėr studime anatomike. Unė bėja rrugėn nė kėmbė nga fakulteti deri te konvikti. Njėherė ndėrsa e bėja kėtė rrugė, sė bashku me ēantėn e kockave, nė njė rrugė pranė fakultetit, rrugė plot vila ku jetonin profesorėt, njė rrugė e bukur plot bli, e cila mbante njė erė tė mirė, ishin mbledhur shumė njerėz. U afrova dhe pashė njė tė vdekur nė rrugė dhe njė heshtje e madhe. Dikush mė tha se ishte pushkatuar nga regjimi dhe se e kishin lėnė nė rrugė. Mbaj mend se nė tė gjitha sheshet e Bukureshtit kishte tė ekzekutuar. Dhe kjo ndodhte pikėrisht nė kohėn e Gjeorgjodeshit, i cili shihej si njė diktator mė i butė.
    Shumė nga kėto regjime ishin shumė tė egėr, edhe andej kishte tė persekutuar, tė internuar, tė burgosur, tė vrarė, kampe pune. Nė Shqipėri ekzistonte kėneta e Maliqit, ku dėrgoheshin tė burgosurit pėr tė tharė, njė vend i tillė i ngjashėm quhej Delta e Danubit, pikėrisht nė vendin ku Danubi derdhet nė Detin e Zi. Regjimi i atjeshėm donte ta dominonte kėtė deltė qė tė mos kishte pėrmbytje dhe atje i ēonin tė punonin tė burgosurit, qė disa vdisnin atje nė punė, disa sėmureshin e kėshtu me radhė.
    Edhe krerėt e partive nė vendet e Lindjes donin tė vepronin sipas ligjit tė tyre, ato duhet tė ishin tė gjithė njėlloj, se pėrndryshe i hiqte apo i largonte Rusia, pasi influenca e saj ishte shumė e fortė. Nėse kėta krerė nuk zbatonin politikėn e saj, largoheshin nga skena politike. Te ne ishte edhe mė i egėr, pasi nė 1967 u ndalua edhe feja. Nė Rumani feja nuk u ndalua, por nė seminaret fetare sigurimi i shtetit kishte vėnė tė gjithė njerėzit e tij, nė mėnyrė qė tė kontrollonte edhe besimin. Vija e pėrgjithshme e kėtyre regjimeve ishte egėrsia. Po t'i hedhim njė sy kundėr revolucionit nė Hungari, shtypja atje ka qenė tejet e fortė dhe e ashpėr. Perėndimi nuk po reagonte pas protestave tė hungarezėve, prandaj ndėrhynė trupat ruse. Unė e dėgjoja kėtė nga njė radio e vogėl nė njė stacion italian. E dėgjoja ndėrsa komentatori fliste nė radio "ja po hynė tanket sovjetike". Rusėt bėnė masakėr nė Hungari, ata i merrnin njerėzit dhe i pushkatonin dhe trupat e njerėzve i lidhnin pas makinave, qė i merrnin me vete pėrgjatė gjithė rrugės. Unė isha nė Budapest pėr tė dėrguar pacientė pėr dializė. Kishte pak kohė qė kishte shtypur kundėrrevolucioni, nė fakt ai kishte qenė revolucion. Afėr klinikės ku bėhej dializa bisedova me njerėz qė kishin qenė dėshmitarė tė ngjarjeve tė tmerrshme. Nė rrugėn "Yle Ut" kishte njė Kishė dhe kur hynė sovjetikėt me tanke, njerėzit u futėn nė kishė pėr t'u strehuar. Rusėt i kanė nxjerrė nga kisha dhe i kanė pushkatuar qė tė gjithė dhe mė pas tanket kanė kaluar disa herė mbi trupat e njerėzve deri sa sheshi ėshtė mbushur mė gjak dhe njerėz tė copėtuar. Kėtė ngjarje ma tregoi dhe Ahmet Kamberi, qė mė pas u bė dhe ministėr Shėndetėsie. Me kėto shembuj dua tė them se regjimet e tilla i ngjanin njėri-tjetrit pėr nga egėrsia.
    Me kėtė doni tė tregoni se historia e shqiptarėve ėshtė rrjedhojė e zhvillimeve nė vendet e tjera tė Lindjes?
    Nėse hedh kokėn prapa, historia jonė ėshtė njė histori e vonesės nė veprim. Shqiptarėt kanė kontribuar pėr tė gjithė, por nuk kanė menduar tė veprojnė nė fillim pėr veten. Mė kujtohet historia e perandorisė otomane. Shqiptarėt nė vitet 1823 nė Greqi dhanė njė kontribut tė madh nė fitoren e pavarėsisė sė saj. Ka pasur shumė shqiptarė nga Janina dhe Selaniku qė morėn pjesė nė revoltat kundėr perandorisė osmane dhe nė parlamentin e parė qė doli pas fitores sė pavarėsisė deputetėt shqiptarėt ishin pothuaj po aq sa edhe deputetėt grekė. Kėtė ndihmė nuk e dhanė pėr veten e tyre, por pėr tė tjerėt. Angazhim dhe kontribut shqiptarėt kanė pasur edhe nė fitoren e pavarėsisė sė vendeve tė tjera, si nė Bullgari, Serbi, Greqi, dhe kur tė gjithė kėta fituan pavarėsinė dhe morėn tokėn e tyre, dolėn qė kishin pretendime edhe pėr tokat e tjera, pėr tokėn e shqiptarėve, se ne ende ishim nėn sundimin osman. Ne ishim tė vonuar prandaj jemi nė kėtė gjendje. Kemi mbetur mbrapa tė tjerėve edhe sepse nuk ditėm tė ngriheshim nė kohėn e duhur.
    Dhe kush ua kėrkoi shkrimin?
    Ramizi po e zgjaste kėtė punė, ai kishte ndėrmarrė reforma siē ishin tokėzat dhe tufėzat me dhi e dhen (qė i ngriti vetėm me bagėti meshkuj se nuk donte qė tė shtoheshin). Nė kėtė kohė pėrballė "Berlinit" mblidheshin intelektualėt pėr tė pirė kafe. Takohem atje me shkrimtarin Teodor Kekon, njė nga drejtuesit e "Dritės", ia njihja tė ėmėn Xhanfize Kekon. Ai mė thotė "na shkruaj ndonjė shkrim pėr te gazeta". Iu pėrgjigja se kam filluar tė shkruaj dhe s'besoj se do t'i interesonte atij. Por, ai erdhi nė shtėpi dhe e mori ta lexonte shkrimin. Pasi mbaroi vuri duart nė kokė, dukej i tronditur. Mė tha se "shkrimi ėshtė njė bombė". Pastaj mė tha qė shkrimin duhej ta ēoja te "Zėri i Popullit" pasi ka mė shumė tirazh dhe do ta lexonin mė shumė njerėz se sa te gazeta "Drita". E ēova te Marash Hajati, atėherė kryeredaktor i kėsaj gazete. E lexoi i gjithė stafi, i cili e pėlqeu shkrimin. Dikush mė thoshte, sikur tė bėnin ndonjė ndryshim, nė mėnyrė qė ta zbusja. Ose kishte nga ata qė kėmbėngulnin qė ta ndryshoja titullin, ose njė tjetėr qė mė pyeste "ēfarė kohe ka humbur partia". Unė nuk i ndryshova asgjė. U thashė, nėse do tė bėni ndonjė ndryshim do t'ju padis pėr ndryshimet e bėra. Edhe Marashi e pėlqeu, por para se ta botonte i thashė se, nėse ke frikė, ma thuaj. Ai s'kishte frikė, kėshtu qė vendosi ta botojė. Por kur doli artikulli mora vesh vite mė vonė se Marashin e kishin larguar nga vendi i punės dhe i kishin bėrė vėrejtje, pasi ishte shprehur se ishte dakord me pėrmbajtjen.
    Po reagimet e para cilat ishin pas botimit tė artikullit?
    Artikulli doli nė dy numra, mė 27 dhe 28 prill 1990. Kishte kaluar njė javė nga shkrimi dhe opinionet zienin gjithandej. Nė atė kohė vazhdoja tė isha shef klinike i kardiologjisė, shef katedre nė fakultet dhe njėkohėsisht edhe deputet. Isha nė dhomėn e punės nė spital, kur bie dera dhe hyn njė student i imi. E pyeta, "pse erdhe Petrit?" mė thotė qė s'kishte ardhur pėr veten, por pėr mua dhe artikullin. Ai mė thotė pastaj, se artikulli kishte krijuar pakėnaqėsi dhe se ishte marrė njė vendim qė unė tė ndiqesha kėmba kėmbės nga Sigurimi i Shtetit, tė mė pėrgjohej telefoni, tė mėsohej gjithēka pėr mua, kush hynte dhe kush dilte nė shtėpinė time. E kuptoja qė po thoshte tė vėrtetėn se kėto gjėra ai i dinte nga i ati. Unė bėra sikur nuk e kuptova, prandaj e pyeta se "ēfarė kuptimi ka kjo". Dhe ai ma shpjegoi sėrish. Pasi iku mendova se unė, duke qenė deputet i Kuvendit Popullor duhej marrė njė leje pėr tė mė ndjekur nga strukturat e shėrbimit sekret. Deputet mė kishte propozuar Enveri, pėr shkak se isha i afėrt me tė, me familjen, unė flija nė shtėpinė e tij pasi ai kishte nevojė pėr shkak tė krizave, edhe shtėpinė qė mė dhanė kėtu, ma dhanė pikėrisht qė tė isha afėr tij. Nejse, unė gjithnjė mendoja se si ishte marrė leja pėr tė mė ndjekur, pasi njė leje tė tillė e lėshonte vetėm kryetari i Kuvendit, qė nė atė kohė ishte Ramiz Alia, i cili edhe mund tė kishte dhėnė aprovimin pėr kėtė gjė.
    Po ju u ankuat pėr njė gjė tė tillė?
    Nuk kaloi shumė kohė nga lajmi qė mora vesh dhe mendova me vete se nuk duhet tė luaj mė rolin e budallait, pra sikur nuk ka ndodhur asgjė. Prandaj i them Sihat Tozaj, atėherė sekretar i Kuvendit Popullor. Ai duhej ta dinte njė gjė tė tillė, pra nėse Ramizi e kishte marrė kėtė vendim. Mė pret Sihati nė zyrė, ishte ditė me shi. Pėr tė mos e nxjerrė burimin nga e kisha marrė lajmin, i them qė kam gjetur nė zyrė njė letėr anonime qė mė thotė se po ndiqesh nga sigurimi i shtetit. Ka kaluar njė javė e pak qė nga shkrimi, por a ekziston ende njė rregull i tillė, qė nėse njė deputet ndiqet nga shėrbimi sekret duhet marrė njė vendim nė Kuvend? Po, ai rregull ekziston dhe vendimi duhet tė merret nga Ramiz Alia. (Unė atėherė e kisha pacient Ramizin, e kuroja pėr zemrėn.) Ndėrsa pėr letrėn mė thotė se "ndoshta ėshtė ndonjė shaka". Atėherė i kthehem dhe i them "shoku Sihat dua qė Ramiz Alia ta dijė qė unė jam nė dijeni qė sigurimi po mė ndjek dhe pėr kėtė duhet njė vendim. Unė dua tė di se Ramizi e di kėtė punė qė ėshtė bėrė apo jo me pėlqimin e tij. Sihati mė tha se do t'ia transmetonte kėto vetė Ramizit. Kaloi sėrish njė javė dhe e marr sėrish nė telefon Sihatin, i cili mė kėrkoi nė zyrė. Kur u takuam mė tha qė i kishte thėnė Ramizit tė gjitha fjalėt e mia, por ai nuk kishte kthyer asnjė pėrgjigje. "Si, nuk tha asnjė fjalė?". "Po, - m'u pėrgjigj - mė dėgjoi me vėmendje dhe nuk tha asnjė fjalė. Ai e ka dhėnė urdhėrin qė tė ndjekin.
    A kishte reagime tė tjera sa i takon artikullit?
    Po, kishte reagime, qė unė i mėsova mė vonė. Njė ministre e jona, pas takimit me popullin nė Gjirokastėr, nė bashkėbisedimin qė kishte me pjesmarrėsit, e pyesin "si ėshtė puna me atė artikullin?". Kjo i pėrgjigjet "I kam thėnė shoqes Nexhmije se kot e mbani atė aty, se ai ka tė shoqen rumune, janė revizionistė." Edhe Ramizi ka folur pėr shkrimin nė takime tė tilla, si nė Korēė dhe Gjirokastėr. Kur e pyesin pėr artikullin, ai thotė "ai artikull ėshtė pėr kėtu", duke futur dorėn nėn tavolinė e duke drejtuar njė copė letėr nė koshin e plehrave.
    A mundet njė njeri, qė nuk ka shkruar mė parė, tė bėjė njė artikull tė tillė, sa tė shqetėsojė tė gjithė byronė?
    Jo nuk ėshtė e vėrtetė. Unė kam njė shkrim tjetėr nė 1988, po si doktor. Nė stafin e mjekėve kishte nga ata qė shkruanin herė pas herė, Saliu e tė tjerė. Ndėrsa shkrimi i 1988 erdhi krejt ndryshe. Na u kėrkua me patjetėr tė bėnim analizėn e klinikave, kur njė gjė e tillė ishte bėrė njėherė. Na mbledh drejtori i spitalit Luftulla Peza dhe na thotė qė ēdo shef duhej tė bėnte analizėn e klinikės sė vet dhe se nė kėtė analizė do tė vinte kryetari i rajonit 1 dhe mė vonė u njoftuam se do tė vinte dhe anėtari i byrosė politike Manush Myftiu, pėr kėtė ai mė merr nė telefon. Unė nuk pranova, por ai nguli kėmbė. Atėherė gjatė gjithė natės e shkrova artikullin pėr kardiologjinė dhe disa gjėra tė tjera. Mė vunė nė tribunė dhe lexova artikullin qė kisha shkruar. U bė njė pushim dhe pasi u mblodhėn pas pushimit tė gjithė mė thanė se analiza ishte e mirė. Ideja e atij shkrimi ishte se politika mban afėr njerėzit me partishmėri dhe jo tė aftėt. Dikush mė tha se do tė bėja shumė armiq me kėtė ide qė kisha hedhur. I thashė "mos u shqetėso se me kėtė artikull tė aftėt do tė kėnaqen, ndėrsa tė paaftėt s'do ta kuptojnė qė janė tė paaftė". Aty ishte gazetari Musa Ulqini, ishte i ri atėherė dhe punonte te "Zėri i Popullit". M'u lut qė t'ia jepja artikullin pėr botim dhe ia dhashė. Pasi u botua m'u kėrkua qė ta pėrkthenin nė anglisht dhe shqip, qė tė botohej nė "Albanie Nouvelle", sepse thoshin qė edhe tė huajt duhet ta marrin vesh se ēfarė ndodh kėtu. Artikulli u pėrkthye dhe u botua. Pėr artikullin mė thirri nė Komitetin Qendror Jani Polena, dhe mė pėrgėzoi. Pas shkrimit tė 1988 mė bėnė Hero tė Punės Socialiste dhe mė dhanė dhe Yllin e Kuq.

    Ne kerkim te kohes se humbur
    Po ribotojmė kėtu njė pjesė tė shkrimit "Nė kėrkim tė kohės sė humbur" tė profesor Ylli Popės, botuar nė dy numra tė gazetės "Zėri i Popullit", pėrkatėsisht mė 27 dhe 28 prill 1990, nė faqen 3 tė saj. Artikulli, i cili ėshtė vėnė nėn okelion "refleksione" dhe nė rubrikėn "Koha dhe Intelektuali", bazohet mbi refleksionet e profesor Popės, jo vetėm pėr dy plenumet e fundit tė Partisė sė Punės, tė 9 dhe tė 10, por edhe pėr domosdoshmėrinė e thėnies hapur tė mendimit. Dhe profesor Popa e mbyll me thėnien "Secili nga ne, qelizė e shėndoshė e kombit, ka diēka pėr tė shembur dhe ka diēka mė tė mirė pėr tė ndėrtuar."
    Bisedoja njė ditė mė njė student tė fakultetit tė Ekonomisė. Prej kohėsh ai shtronte e rishtronte tė ėmėn nė spital pėr shkak tė njė sėmundje kronike tė zemrės. Nė raste tė tilla midis mjekut dhe tė sėmurit ose tė afėrmeve tė tij, shpesh herė krijohet njė gjendje tensioni dhe acarimi. Mė thotė njė ditė studenti:
    - Doktor, kam pėrshtypjen se mjekėsia ende nuk ėshtė pėrvijuar si shkencė ekzakte, deri sa shumė sėmundje ende nuk i shėron.
    - Jo, - i them, mjekėsia ėshtė mė tepėr se vetėm shkencė. Ajo ėshtė shkencė nė tė diagnostikuar, art nė tė mjekuar dhe psiko- diplomaci nė marrėdhėniet me tė sėmurin dhe tė afėrmit e tij. Megjithatė mjekėsia si shkencė ka kufizimet e veta dhe midis tė tjerash varet shumė edhe nga ekonomia. Njė ekonomi e fortė do tė thotė jetė mė e mirė pėr popullin, ushqim tė balancuar pėr gratė shtatzėna dhe nėnat e reja gjatė periudhės sė laktacionit, proteina tė bollshme pėr fėmijėt e vegjėl kur u formohet organi i tė menduarit, nė shumė banesa, mjedis tė pastėr, dhe sigurisht, njė mjekėsi mė tė zhvilluar. Prandaj, fajin mos na e hidh vetėm ne mjekėve. - Vazhdova pėr ta ngacmuar. Kjo do tė thotė se edhe ekonomia nuk ėshtė shkencė ekzakte.
    Jo, - mė thotė studenti me vendosmėri dhe paska i irrituar, - ekonomia ėshtė shkencė e vėrtetė dhe dinamike, qė nuk tė lė tė tallesh me ligjet e saj, qė nuk duron tė veprosh me metodat e vjetruara tė 30 vjetėve mė parė, qė nė shkencėn e ekonomisė kanė po atė vlerė qė ka vaji i kamforės nė mjekėsinė e sotme.
    Ai ishte i prirur tė vazhdonte edhe mė tutje, por nuk kisha shumė kohė tė lirė, prandaj duke u ngritur, - i thashė se konceptet e shėndosha dhe guximi pėrbėjnė njė binom tė domosdoshėm kur ėshtė fjala pėr tė ndėrmarrė veprime shumė tė rėndėsishme! Pasi u largua studenti, m'u kujtua njė pasazh qė e kisha nėnvizuar nga fjalimi i Ramiz Alisė nė Plenumin e 9-tė tė KQ-sė. E rilexova mė vonė dhe po e riprodhoj kėtu: "Pėr fazėn e zhvillimeve intensive qė po bėhen, sunduese tashmė nė ekonominė tonė, kur pėrparėsinė e marrin cilėsia, rendimenti, efektiviteti, pėrparimi teknik e shkencor bėhet e domosdoshme, pėrsosja e mėtejshme e elementeve pėrbėrėse tė mekanizmit tonė ekonomik. Ky duhet tė ēlirohet pa humbur kohė nga elementėt e vjetruara, nga disa praktika tė huazuara joefikase krahas kėsaj lipset tė ndreqen dobėsitė e tė metat qė vėrtetohen etj. Natyrisht kjo ėshtė njė ēėshtje e vėshtirė. Nga eksperienca jonė dhe praktikat e tė tjerėve kemi mėsuar si nuk duhet tė veprojmė, kurse pėr tė pėrcaktuar si duhet t'i hedhim hapat e rinj, kėrkohen studime e refleksione tė thella".
    Kėto ishin disa mendime tė freskėta tė shokut Ramiz Alia, qė i ngarkojnė me detyra tė reja dhe tė guximshme ekonomistėt tanė (por jo vetėm ata). Duke i sonduar sa mė thellė kėto mendime, nė mėnyrė tė natyrshme arrihet nė pėrfundimin se kjo analizė duhet tė transponohet edhe nė fusha tė tjera tė veprimtarisė sonė shoqėrore, si: arsimi, kultura, shkenca, teknika, mjekėsia etj. Sepse edhe kėta sektorė, jo vetėm ekonomia u nėnshtrohet zhvillimeve intensive; edhe nė kėta "pėrparėsinė e marrin cilėsia, rendimenti, efektiviteti, pėrparimi shkencor. Prandaj edhe kėta sektorė duhet tė ēlirohen pa humbur kohė nga elementėt e vjetruar, nga disa praktika tė huazuara, jo efikase, pėr tė ndrequr mė tej dobėsitė e tė metat".
    ... Do tė doja tė mos isha lokomotivė qė rrėshqet nė shina tė lėmuara, por shqiponjė e lartėsive tė mėdha, qė shikon tė gjithė faunėn e jetės, ashtu siē ėshtė ajo nė tė vėrtetė me tė mirat dhe tė kėqijat dhe tė papriturat e veta...Nuk ka ndodhur ndonjėherė qė tė jetė diskutuar nė mėnyrė kaq masive e me kaq interes sa pak kėtyre plenumeve binjakė. Nga ana tjetėr, duke u futur sa mė thellė nė kuptimin e kėrkesat e tyre, tė bėhet gjithmonė e mė i qartė fakti se suksesi i tyre ėshtė i siguruar vetėm po qe se tė gjithė njerėzit tė thonė krejt lirshėm dhe pa ndrojtje atė qė mendojnė. Zhvillimi i mėtejshėm i demokracisė ėshtė njė nga kėrkesat e tyre themelore. Nė tė vėrtetė, kėto ide kanė ekzistuar prej kohėsh nė zemrat dhe mendjet e shumė njerėzve. Por jo rrallė, pėr shkak tė epiteteve, etiketave dhe presionit tė izmave, mendimi - fjala dhe veprimi shkėputen nga njeri-tjetri. (Mendimi oqean - fjala pėrrua.) Mendimi i mirė ėshtė vetėm ai qė i shėrben zhvillimit tė kombit dhe pėrmirėsimit tė shpejtė tė mirėqenies sė popullit. Ky lloj mendimi (ekonomik, teknik, shkencor, artistik, letrar, filozofik etj do kultivuar me shumė kujdes. Ne kot i kėrkojmė naftėn dhe pasuritė minerale nė thellėsitė e tokės. Tė sondojmė me tepėr nė thellėsinė e mendimit dhe aty tė gjejmė thesare tė pazbuluara ndonjėherė. Tė studiojmė mė me kujdes pėrvojėn e atyre vendeve qė edhe pse janė tė varfra nė lėndė tė para, sot gjenden nė pararojė tė ekonomisė botėrore. Ndoshta ata e kanė kuptuar me kohė se "lėnda e parė" mė e rėndėsishme e njė kombi ėshtė truri, dhe pasuria mė e madhe e tij ėshtė mendimi i emancipuar dhe pėrparimtar i popullit tė tij...Nė kėtė kohė tė mahnitshme qė jetojmė, kur historia e Evropės e ka pėrshpejtuar hapin, edhe ne si pjesė e pėrhershme dhe e pandarė e saj kemi shumė gjėra pėr tė bėrė? Secili nga ne, qelizė e shėndoshė e kombit, ka diēka pėr tė shembur dhe ka diēka mė tė mirė pėr tė ndėrtuar. Prof. Ylli Popa

Tema tė Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Per te dashuren Shqiperi!! Daut Daku
    Nga ukdaku nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-12-2002, 05:15
  3. Pėr Shqipėrinė
    Nga onchesmos nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-10-2002, 20:58
  4. Te shkruaj...
    Nga SyntheticZero nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-08-2002, 19:32
  5. Per Shqiperine
    Nga onchesmos nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2002, 16:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •