Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Haxha merr 10.453 € si pagë të tetorit

    Haxha merr 10.453 € si pagë të tetorit
    Lavdim Hamidi | 02-11-2010
    Kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqri Haxha, në muajin tetor i ka marrë 10.453 euro neto në emër të pagës. Kjo e bën atë menaxherin më të paguar vendor, ndoshta edhe ndërkombëtar në Kosovë.

    Sa është paguar ish-presidenti Fatmir Sejdiu, sa paguhet kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ministri i Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, apo edhe ndonjë ministër tjetër i Qeverisë së Kosovës, aq mjete i janë transferuar kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, Shyqyri Haxha, në emër të pagës së muajit tetor.

    Sipas disa dokumenteve të siguruara nga gazeta “Zëri”, në emër të pagës së tetor PTK-ja i ka transferuara në xhirollogarinë e dr. Haxhës hiç më pak se 10.453 euro para të gatshme.

    Kjo e bën Haxhën menaxherin më të paguar në vend, pagë të cilën nuk arrijnë ta marrin jo vetëm vendorët, mirëpo një pagë e tillë është vështirë e arritshme edhe për menaxherët ndërkombëtarë të angazhuar në Kosovë.

    Këto të ardhura vetëm për muajin tetor janë dukshëm më të larta sesa që e ka deklaruar Haxha në

    Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, kur ka deklaruar pasurinë.
    Haxha për Agjencinë Kundër Korrupsion sivjet ka deklaruar 4454 euro pagë mujore dhe 40 mijë funte para të gatshme nga një bankë e Mbretërisë së Bashkuar.

    Zyrtarët e Postë-Telekomit të Kosovës (PTK) nuk e mohojnë që kryeshefi, Shyqri Haxha t’i ketë marrë 10.453 euro në muajin e kaluar, mirëpo, kjo, sipas tyre, nuk është paga reale e tij.

    Menduh Abazi, zëdhënës i PTK-së, thotë për “Zërin” se paga reale e Haxhës është ajo që e ka deklaruar ai në AKK, e jo paga e fundit.

    “Kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqri Haxha, i ka marrë 10.453 euro në tetor si pasojë e disa gabimeve që janë bërë në pagën e tij në muajt mars dhe prill 2010, kur iu kishte transferuar më pak pagë. Prandaj, në muajin tetor është bërë korrigjimi i atij gabimi dhe i kanë dalë në llogari aq para, e cila nuk paraqet edhe pagën reale”, shprehet Abazi.

    Sipas tij, paga reale e kryeshefit ekzekutiv të PTK-së është ajo që e ka deklaruar në Agjencinë Anti-Korrupsion, përkatësisht 4454 euro, e jo 10.453 euro.

    (Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    nashta i dan me naj jaran te partis se punes nuk i dihet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •