Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Kosova në Botërorin Brazili 2014?



    Kosova në Botërorin Brazili 2014?

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pritet që të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, Brazili 2014, të cilat fillojnë nga shtatori i vitit 2012, njofton gazeta serbe Kurir.


    Me këtë akt do të njihej menjëherë FFK-ja nga FIFA, e cila përkrah idenë që Kosova të marrë pjesë në kualifikimet për KB 2014, ndërsa problemi i vetëm mbetet UEFA dhe Michell Platini i cili kundërshton anëtarësimin e FFK-së në UEFA.

    Sipas gazetës në fjalë, vendimi për ‘pranimin’ e Kosovës në UEFA është marrë jozyrtarisht në mbledhjen e mbajtur kohë më parë në Nyon edhe pse agjendë nuk ishte Kosova.

    “Mora vesh se pjesëmarrja e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror është thuajse punë e kryer. FIFA jozyrtarisht ka dhënë dritën e gjelbërt, ndërsa pritet që ta njohë edhe UEFA. Mirëpo, kundërshtar i madh i njohjes së FFK-së është kryetari Michell Platini, prandaj shqiptarët presin zgjedhjet në vitin e ardhshëm dhe ardhjen në krye të UEFA-s të kryetarit të ri për të vënë në jetë qëllimin e tyre”, deklaroi burimi i gazetës Kurir i afërt me UEFA-n.

    Megaspekulimin në fjalë e ka konfirmuar kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili tha se është e natyrshme nëse Kosova merr pjesë në këto kualifikime për shkak të njohjeve dhe përkrahjes që gëzon. Pos tjerash, Vokrri u shpreh se për kundërshtar në grup do të dëshironte ta kishte Serbinë, me qëllim që të uleshin tensionet për të ardhmen.

    Nga ana tjetër, Federata Serbe e Futbollit ka reaguar shpejt për të hedhur poshtë këto zëra, duke thënë se kanë garanci nga UEFA se kombëtarja e Kosovës nuk do të merr pjesë në kualifikimet për Botërorin 2014, të cilat fillojnë në shtator të vitit 2012. /Telegrafi/
    Ndryshuar për herë të fundit nga gimche : 10-11-2010 më 00:24
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Nga ana tjetër, Federata Serbe e Futbollit ka reaguar shpejt për të hedhur poshtë këto zëra, duke thënë se kanë garanci nga UEFA se kombëtarja e Kosovës nuk do të merr pjesë në kualifikimet për Botërorin 2014, të cilat fillojnë në shtator të vitit 2012. /Telegrafi/
    Ajo që theksova me të kuqe: Si ka mundësi që Serbia të marrë garanci nga UEFA për një garë që zhvillohet nga FIFA?! Kjo mendoj se është për t'u debatuar, a nuk mendoni se kjo është vetëm një propagandë serbe drejtuar popullit serb, e cila nuk ka se si ta mohoj faktin që së shpejti Kosova do të bëhët anëtare e familjes së madhe të FIFA-s
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Jo sa te grushtohen neper fusha refer e te shendrrohen ne arena te dy luftimeve eshte shume larg te te qenurit pjes e botes civilizuese

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •