Rrëzohet autobuzi Tiranë - Athinë (lajmi live nga News 24) në aksin Fier - Tepelenë
Deri tani një i vdekur dhe 15 të plagosur, 3 prej të cilëve në gjëndje të rëndë.
Rrëzohet autobuzi Tiranë - Athinë (lajmi live nga News 24) në aksin Fier - Tepelenë
Deri tani një i vdekur dhe 15 të plagosur, 3 prej të cilëve në gjëndje të rëndë.
E kam thene une, s'eshte i lehte emigrimi jo.
RIP.
Without deviation from the norm, progress is not possible
ngushellime familjes se te vdekurit, dhe ishalla te tjeret te mos kene probleme....
![]()
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Autobuzi tani ka rënë, para 1 ore, në brendësi të autobuzit ka akoma njerëz të pa nxjerë sepse ai është i përmbysur.
Mundësia është që numri i viktimave të jetë edhe më i madh.
Në vënd ngjarje kanë shkuar policia e Fierit, Tepelenës, Gjirokastrës si edhe ambulancat.
mos me qen rrugs per greqi qenka me thon osht veshtir me hyp n'automjet, vaj me det s'gzojn dot psistat. jan nxi qe vizat u lirun me saln
. ngushllime ene qoft me kaq
He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.
Deri tani 6 te vdekur ,25 te plagosur. Autobuzi ka pas 45 pasagjere. Kto 6 te vdekurit jane ato qe ka flak autobuzi gjate rrezimit. Per tjerit nuk dihet gje pasi autobuzi gjendet ne nje gremine ku shpetimi tyre behet akoma me i veshtire pasi jane bllokuar dhe dyert e autobuzit.
Nr te vdekurve uroj te mbetet me kaq ,por mesa flitet ka mbi 20 te vdekur mos me shume.
Tragjedi kombetare duke marre parasysh qe neser ishte dhe feste me rastin e vizave.
Ngushellime familjeve.
Against all odds..
shoferi autobuzit ishte grek dhe sipas pasagjereve ne gjendje te dehur.
Bile pasagjeret i kishin kerkuar te qendronte pak para se te ndodhte aksidenti.
Uroj qe Nr i te vdekurve te mbetet me kaq!
Ngushellime familjareve!
Përmbyset autobusi,
Policia:
Gjashtë të vdekur, 25 të plagosurShekulli Online | 08/11/2010 |
Lajm i fundit |
22:27|
vendngjarja mesohet se forcat e policise po perpiqen te kthejne autobusin ne anen tjeter pasi ka pasagjer te cilet ende nuk jane nxjerre nga autobusi. Numri i te vdekurve zyrtarisht vazhdon te jete gjashte, ndersa numri i te plagosurve eshte rritur ne 25. Nderkaq ka informacione kontradiktore sa i perket numrit te pasagjereve te cilet kane qene duke udhetuar ne autobus. Gjithashtu mesohet se shoferi i autobusit, shtetasi grek Tomas Cegas, eshte shtruar ne spital, dhe eshte jashte rrezikut per jeten.
21:54
Ministri i Shëndetësisë në një prononcim për mediat pohoi se janë 15 të plagosurit që po trajtohen në spitale të ndryshme, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar. Një i vdekur, konfirmoi ministri i shëndetësisë është në morgun e spitalit të Tepelenës. Vasili e konsideroi një ngjarje shumë të rëndë, dhe pohoi se aksidenti ka ndodhur në një zonë të vështirë, me kushte klimaterike të rënduara.
Është identifikuar viktima e parë. Policia ka ngritur nje grup pune, ndersa ne vendngjarje jane edhe 100 forca te FNSH, dhe RENEA-s.
Fredi Guma, 41 vjeç
21:36
Gjatë një deklarate per shtyp policia zyrtarizoi 6 te vdekur dhe 20 të plagosur, ndërsa tha se forca të shumta policie janë duke punuar për nxjerrjen e të mbijetuarve të tjerë. Autobusi me targe INB 9900 është nisur nga Tiranë, dhe udhëtonte drejt Athinës. Shoferi i autobusit ishte nje shtetas grek i identifikuar si Tomas Gegas. Ende nuk behet i ditur identiteti i viktimave dhe të plagosurve.
20:50
Sipas njoftimeve te fundit raportohet per te pakten 3 te vdekur dhe shume të plagosur. Numri i viktimave eshte ende i pasakte pasi ka njoftime kontradiktore mbi numrin e viktimave.
20:30
Një autobus pasagjerësh që udhëtonte drejt Greqisë mësohet se është rrëzuar ne fshatin Fratar të Ballshit. Autobusi ka dalë nga rruga duke rënë në një humnerë prej dhjetra metrash. Lajmi është konfirmuar nga burime të policisë së shtetit. Mësohet se në vendngjarje janë nisur autoambulanca, dhe automjete të policisë së qarkut Fier. Shkak për aksidentin e rëndë mendohet të ketë qenë koha e keqe, ndërsa ende nuk ka informacione të sakta për viktima apo të lënduar.
9 KOMENTE
Ngushellime familjareve te viktimave! Sherim te shpejte te plagosurve.Eshte nje ngjarje sa e rende po aq e dhimbshme dhe e trishte."Kthesat e Fratarit, jane nje nder segmentet me te veshtira te kesaj rruge nacionale.Koha e keqe me shterngata shiu dhe rruga e ngushte me shume kthesa sollen si pasoje nje ngjarje mjaft te hidhur.Ky eshte nje aksident, ndoshta qe mund te shmangej, nese shoferi do ishte shqiptar i mesuar me keto rruge te ngushta dhe te veshtira per te drejtuar nje mjet si autobuzi i linjes Tirane-Athine.
Vëzhguesi F | November 8, 2010 10:22 PM | Repliko
Ngushellime familjeve te viktimave!
Shoferet e autobuzave te linjes per ne Greqi udhetojne si te çmendur. Kujtojne se udhetojne ne autostradat e Greqise dhe harrojne se dredhojne ne shtigjet e ngushta te Saliut.
Nuk qenka e thene per ne shqiptaret qe te na qesh buza. Sapo na lind nje fije gezimi per vizat qe u hoqen, menjehere na ze te qaret per bijte e nenave qe ndahen nga jeta per faje te strukturave te kesaj qeverie qe eshte mjshtre per te organizuar ceremoni varrimesh!
Otoni | November 8, 2010 10:10 PM | Repliko
TE GJITHE MENDOJNE QE JQNE SHOFERAT ATA QE NXITOJNE, DHE ASNJE NUK THOTE QE E KANE FAIN ATA PUNE DHENSIT QE I NXITOJNE KETA SHOFERA QE TE ARIJNE SA ME SHPEJTE NE DESTINACIN, OSE NUK I BEJNE SHERBIMET E DUHURA AUTOBUZAVE, OSE NDRIMIN E GOMAVE CDO GJE MUNDE TE NDODHI... MOS JA VENI GJITHMON FAIN SHOFERAVE.....
FREDI | November 8, 2010 9:58 PM | Repliko
Do Zoti mos te kete viktima ,se boll me ,,me keto vritemi dhe tmerrohemi nga ato rruge qe nuk kane as me te voglen siguri teknike,ato nuk jane rruge por shtigje lufte dhe rraskapitjesh,le me tabela etj,qe nuk ekzistojne,, mos te flasim kot,,se aq e duam at shqiperine kur jem larg saj dhe aq e shajme kur shkojme atje ta vizitojme se na lendon zemra kur shohim e degjojme te tilla ngjarje,, zoti qofte me ju,,
njeriu qe ju do te miren | November 8, 2010 9:58 PM | Repliko
Ngushellime familjareve te viktimave!
Shqiperia eshte kthyer ne nje katastrofe te vertete, ku askush nuk mban pergjegjesi!
Shtet mavria ben tendera qe te vjedhe nga ndertimi rrugeve dhe nuk merr masa per mirmbajtjen, sinjalistiken, aksidentet.
Shikoni rruget si jane mbushur me lapidare te te aksidentuarve, aq shume te vrare sa edhe lufta e dyte Boterore nuk i ka marre Shqiperise..."Komisar" Saliu nuk ka nge te mbaje fjalime per te sfiduar Opoziten!
Shqiptare i delni zot vehtes!!!...
Neti Vjosa replike per komentin nga Kalciani. | November 8, 2010 9:56 PM | Repliko
Po skeni turp ....qe e politizoni edhe kete ceshtje? Ore a jeni njerez normale apo jo? .............
Pajtim | November 8, 2010 9:50 PM | Repliko
esht vertet per te ardhur keq por te gjith auto buzat qe bejn linjen e greqis ikin si te cmendur
genti | November 8, 2010 9:35 PM | Repliko
Ngushellime te gjalleve te viktimave!Kjo qeveri eshte bere si varreze shetitese.Sa po mbyllet nje plage hapet nje tjeter dhe askush nuk mban pergjegjesi.
Ajo rruge nuk ka asnje tabele dhe shenje rrugore.Vazhdon te mbetet e tille prej disa vitesh.Hakmarrja politike e ka lene ne meshire te fatit.Nje dite gezimi qe kishim s'qenka e thene ta jetojme.Me ato qe kane vjedhur ministrat dhe kunetrit e tyre, rruga do ish bere prej kohesh.
Kalciani. | November 8, 2010 9:33 PM | Repliko
Ngushellime familjareve te viktimave dhe dashte Zoti ky numer te mos shtohet. Pjesa me e madhe e shofereve te ketyre linjave kane vite qe i bejne keto rruge por rrezikshmeria ne kthesat e Ballshit dhe pjesa e rruges deri ne Tepelene eshte shume e madhe sidomos ne mot te keq. Fati i keq .........
rena | November 8, 2010 9:24 PM | Repliko
Nqf se o e vertete ,shoferi duhet te ndiqet penalisht ene mundsisht burg t'perjetcem.
Ndryshuar për herë të fundit nga Jackie : 08-11-2010 më 18:10
Against all odds..
Krijoni Kontakt