Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 51
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    I cilës parti është ky televizion?
    Fundja pse mos të merrte pjesë edhe Geci, apo për arsye se pjesëtarët tjerë nuk do të kishin mundur të "flisnin" "të vërtetat" në sy të Gecit?
    Sipas meje Geci e ka bërë një revolucion në politikën " e pastër" të Kosovës. Goxha do "çklluçka" i ka nxjerrë në shesh!
    Më vjen keq ta them, por Batoni ka prirje për dallavere të ulëta!
    Prandaj më mirë Geci që jua ka ndërprerë me kohë që mos të flitnin fjalë paushalle, se më vonë do t'i kish rrahur të gjithë me radhë.
    Projekti21_dk

    Para ca dite ke then se medijat duhet me qe te LIRA dhe pa kentrolle Qeveritare si duket nuk je percaltuar ende te fala bemi Adem Gashit
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  2. #22
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Mu ka feshi nje shkrim !!! e ka marre era si duket, ani ska gajele, po nuk kam ofenedu njeri. dua te di ken e vrasin shpiretenishet,kene e pengojen shkrimet e mia ?!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Surroi komenton ish bashkëpunëtorin Haxhiu dhe librin e tij Lufta ndryshe



    Pas 17 vjetësh ndjeva barrën e bashkëpërgjegjësisë; mosarritjen e të ndihmuarit për formësimin e një gazetari artikullshkrues, pas kaq shumë vjetësh bashkëpunimi me të.

    Surroi për librin e Haxhiut: A do të ishte historia ndryshe në Luftën ndryshe po të ishte ndryshe përbërja e Qeverisë së Kosovës, e kryeministër i saj të mos ishte Hashim Thaçi?


    1.
    Nukaka , tha, në të mos e gjetur personin e kërkuar dhe doli nga redaksia e KOHË-s Ditore në Prishtinë. Disa ia vunë vëmendjen, disa jo. Disa të tjerë kishin nevojë për shpjegim. Nukaka do të thotë nuk qenka, shpjegoi shqiptimin drenicak të kolegut tonë Baton Haxhiu, Dukagjin Gorani, redaktor i atëhershëm i gazetës.

    Pas dhjetë vjetësh, Drenica, Baton Haxhiu dhe Dukagjin Gorani dhe shumë të tjerë do të jenë të përfshirë në një libër, Lufta ndryshe (botimi Kumti, Tiranë), që përshkruan vitet dramatike të luftës në Kosovë. Drenica si tabloja ku zhvillohet lufta, Dukagjin Gorani në një rol episodik si shok i vjetër i Hashim Thaçit, e Baton Haxhiu si autor i librit, rrëfimtar i ngjarjeve, komentues i njerëzve dhe analist i zhvillimeve gjeopolitike.

    Nuk e di kë e kishte kërkuar asokohe në redaksi dhe nuk e di a e kishte gjetur. Megjithatë, një pikëpyetje se çka kërkoi dhe a e ka gjetur më përcolli në të lexuar këtë libër. Siç më përcolli përvoja ime e parë profesionale me autorin. Më solli një tekst që ishte në kulm të aktualitetit. Sapo kishin ngjarë demonstratat më të mëdha të opozitës serbe kundër Milosheviqit, ai ishte ndër të rrallët gazetarë shqiptarë të jenë gjendur në Beograd.

    Mora tekstin e tij të gjatë, 4 a 5-faqesh të shtypura makinë, i hyra redaktimit, duke mos parandier se ky mund të kishte qenë njëri prej momenteve që do ta mbaja mend gjatë. Mësova tri gjëra, asnjëra prej tyre në lidhje me demonstratat në Beograd. E para, se kisha nerva bukur të forta, ngase merresha me njërin prej teksteve më të këqija që kisha lexuar. E dyta, se zbulova të pasurit e një durimi mazokist, ngase përpiqesha të redaktoja një tekst të paredaktueshë m. E treta, se duhet të kisha vetëbesim që kufizohet me arrogancë që të sillja një tekst të këtillë e të prisja të botohej. Në numrin e ardhshëm të revistës KOHA në Prishtinë, në mars të vitit 1991 , botova tekstin në formën e nja njëzet rreshtave.

    Pas 17 vjetësh ndjeva barrën e bashkëpërgjegjë sisë; mosarritjen e të ndihmuarit për formësimin e një gazetari artikullshkrues, pas kaq shumë vjetësh bashkëpunimi me të.

    2.
    Metafora e Beogradit do ta përcjellë autorin edhe në këtë libër. Ka qenë aty, në vendin e ngjarjes, dhe kjo ka rëndësi parësore. Në kushte të rrezikshmërisë së lartë, autori do të gjendet në Drenicë, në fillim të luftës, te Jasharajt, para se të bëhej masakra, në Rahovec, para se të binte qyteti, në Reçak, pasi që ishte kryer masakra Do të jetë, disa herë në takim me komandantët e UÇK-së, duke i qortuar herë pas here për deklaratat e sjelljet e tyre. Në njërin rast, do të shkojë në takim me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në orën dhjetë të mëngjesit dhe do ta gjejë të zgjuar nga gjumi vetëm Fatmir Limajn. Do të jetë me diplomatët perëndimorë, ndërsa ata u raportojnë kryeqyteteve të tyre për zhvillimet në Kosovë, me indikatorët e qartë për luftën. Do të jetë i vrarë në luftë, i ringjallur në Maqedoni.

    Problemi është se si të vihen të gjitha këto përjetime në letër. Si të shënohen këto, nga perspektiva e kronistit, protagonistit apo diçka tjetër?

    Një zë duhet ta ketë kërkuar Baton Haxhiu, por nukaka.
    Në mungesë të rrëfimtarit kemi një aventurë në masë të madhe të çliruar nga respekti për konsistencë, narracion dhe shumë herë për faktet.

    Aty ku nuk ekziston përjetimi personal i autorit hyn improvizimi dhe spekulimi. Bob Norman, njëri prej diplomatëve të parë amerikanë që e kanë përcjellë fillin e luftës në Kosovë, të cilin autori e quan drejtor politik në Ambasadën amerikane, post krejtësisht joekzistues për cilëndo ambasadë në botë, do të citohet tekstualisht në raportet drejtuar Washingtonit, thuajse janë nxjerrë nga arkiva shtetërore, diku në vitin 2018. Apo, tek Julian Braithwaite, një diplomat britanik që përcolli me guxim tërë eskalimin e luftës që nga Prekazi, do të identifikojë autorin anonim të një raporti në revistën Janes Defence dhe do të citojë in extenso pjesët e tij si qëndrime të Qeverisë britanike.

    Për më tepër, do të harrohet edhe rregulla bazike e atribuimit të mendimeve të të tjerëve. Autori, në analizën e tij shkruan se në fillim të dhjetorit, zyrtarë të SHBA-së, me një ndërrim të papritur të politikës, bënë të ditur se Milosheviqi nuk duhej të mbetej gjithmonë guri i skajshëm në politikën e SHBA-së në Ballkan. Ndonëse i paraqitur si mendim personal i autorit, shprehja guri i skajshëm nuk i përket kontekstit të gjuhës politike të Drenicës, Kosovës apo në përgjithësi të gjuhës shqipe. I përket shprehjes në anglishte cornerstone , që në fjalorin tonë politik rëndom përkthehet si shtyllë.

    3.
    Lufta ndryshe, siç titullohet libri, mund të prodhojë edhe një Histori ndryshe. Autori i librit shkruan gjerë e gjatë për Konferencën e Rambouilletit, pa marrë pjesë. Duke rikrijuar momentet më dramatike të kësaj konference, kur Hashim Thaçi këmbëngulte në mosnënshkrimin e marrëveshjes, duke rrezikuar kështu humbjen e përkrahjes ekzistenciale amerikane, autori nxjerr një version krejtësisht të ri. Nxjerr dëshmitar James Rubinin, zëdhënësin e sekretares Albright, citon herë pas here të ketë thënë sekretarja Albright, madje përshkruan edhe biseda të saj me presidentin Clinton, për të mbërritur te pika ku Hashim Thaçi propozon një rrugë të ndërmjetme kompromisi, me të cilën pas 2 javësh do të jepej nënshkrimi formal.

    Është vështirë e pajtueshme kjo ikje kaq e madhe nga e vërteta me rolin e autorit të një libri, por më e madhe është kur autori i këtij libri ka pasur në dorë atëbotë jo vetëm raportet e korrespondentë ve të KOHË-s Ditore nga Rambouillet, por edhe miq personalë brenda Kështjellës, të cilët ishin dëshmitarë edhe më të afërt se Rubini. E, ky i fundit do të japë rrëfimin e vet më ndryshe prej atij të përshkruar nga Haxhiu.

    A do të ishte historia ndryshe në Luftën ndryshe po të ishte ndryshe përbërja e Qeverisë së Kosovës, e kryeministër i saj të mos ishte Hashim Thaçi?

    4.
    E kërkova një rrëfim tejet të rëndësishëm në këtë libër. Por, nukaka.

    Është rrëfimi për takimin e autorit të librit dhe Mahmut Bakallit me shefin e UDB-së, Jovica Stanishiq, në Brezovicë. Sipas fjalëve të deritanishme të Baton Haxhiut, Sigurimi Shtetëror Serb kishte kërkuar takim konfidencial me Bakallin, për tua përcjellë një mesazh kërcënues shqiptarëve, se në rast të luftës do të aplikohej strategjia e tokës së djegur, e duke ofruar njëkohësisht bisedime për autonomi.

    Ky takim, mbresëlënës për opinionin publik shqiptar, ka nxitur jo vetëm ndonjë akuzë të herëpashershme ndaj Haxhiut (me nënpyetjen fundamentale se pse ka kërkuar ndërmjetësimin e Haxhiut UDB-ja serbe), por do të jetë edhe njëra prej pikave në akuzën ndaj Milosheviqit në Tribunalin e Hagës. Si edhe të vetë Stanishiqit, gjykimi i të cilit po afrohet, me frikën brenda Tribunalit se do të vdesë para se të flasë.

    5.
    Baton Haxhiu përpiqet ti japë vulë një kohe, vulën personale të të përjetuarit dhe të të menduarit, qoftë vetjak, qoftë ashtu si i ka kuptuar të tjerët, për një periudhë intensive të një shoqërie në krizën e buzëluftës dhe të luftës.

    Pas luftës, me një mllef të pandalur, jep arsyen e të shkruarit të librit.

    Duke trajtuar këtë vend dhe këto gjëra, kam vënë re se për disa gjëra duhet të jesh oportunist, luajal, i pafytyrë, i poshtër, injorant dhe bythëlëpirës.

    A është kjo vula e viteve që vijnë.

  4. #24
    1.
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    I cilës parti është ky televizion?
    Fundja pse mos të merrte pjesë edhe Geci, apo për arsye se pjesëtarët tjerë nuk do të kishin mundur të "flisnin" "të vërtetat" në sy të Gecit?
    Sipas meje Geci e ka bërë një revolucion në politikën " e pastër" të Kosovës. Goxha do "çklluçka" i ka nxjerrë në shesh!
    Më vjen keq ta them, por Batoni ka prirje për dallavere të ulëta!
    Prandaj më mirë Geci që jua ka ndërprerë me kohë që mos të flitnin fjalë paushalle, se më vonë do t'i kish rrahur të gjithë me radhë.
    2.
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Projekti21_dk

    Para ca dite ke then se medijat duhet me qe te LIRA dhe pa kentrolle Qeveritare si duket nuk je percaltuar ende te fala bemi Adem Gashit
    Përshëndetje Pa_dorëza. Të fala paç:
    Ma merr mendja se shkrimi im këtë kuptim ka, ndaj kam pyetur i kujt, d.m.th. cila parti e kontrollon këtë televizion. Se mediat duhet të jenë jo të njëanshme kam pyetur pse mos të merrte pjesë edhe Ganiu.
    Një media e pavarur duhet të jetë e hapur për të gjithë. Ndërkaq fjala e lirë nuk nënkupton: thuaj cka të duash. Të kujtohet para dy tre vitesh Batoni ka pas bërë një gafë të madhe dhe e kërkonin pastaj për shpifje.
    Edhe më tej qëndroj pranë asaj se mediat duhet të jenë të pavarura.
    Respekt,
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Baton, policia private eshte shpikur per nje arsye.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    g-2

    ai shkrim me veton e baton i kujt eshte?

    i juaji apo ..?

    tash ca pytje..

    zotni kupa.. pi shtabit.. ather kuj gazete a ekrani a agjensie ja conte komunikatat nr aq e kaq?

    kush na sjell kopje te komunikatave origjinale te shtabit e drejtoris politike te atyre ditve?

    kur ka ndodh ky takimi ne brezovic mes bakall batonit e shefit te udb-es?

    mbas kti takimi a ka njoftue bakalli ose batoni.. kta shokat e drejtorise politike te uck-se ne rogner apo ne vil-enver.. apo ne drenic e zhenev mynshen se cka i ka than udba?

    ?

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    g-2

    ai shkrim me veton e baton i kujt eshte?

    i juaji apo ..?

    tash ca pytje..

    zotni kupa.. pi shtabit.. ather kuj gazete a ekrani a agjensie ja conte komunikatat nr aq e kaq?

    kush na sjell kopje te komunikatave origjinale te shtabit e drejtoris politike te atyre ditve?

    kur ka ndodh ky takimi ne brezovic mes bakall batonit e shefit te udb-es?

    mbas kti takimi a ka njoftue bakalli ose batoni.. kta shokat e drejtorise politike te uck-se ne rogner apo ne vil-enver.. apo ne drenic e zhenev mynshen se cka i ka than udba?

    ?
    brari,

    shkrimi eshte i njerit nga shefat e baton haxhiut ,veton surroi!!
    batoni ka vajtur ne beligrad sa here ka desht se ka qene njeri i david gajiqit!!

    kane qene te pa ndare me urdher te tij batoni nga malet ku gjendej uck-ja raportonte gajiqin!!
    ky eshte njeri nder spiunet me te regjur dhe me te shkatht qe ka pas udb-ja ne kosove!!

    ky ka qene dhe eshte antar i udbes por i pa-deklaruar prandaj edhe damet jane tejt te medha!!

    ky ka shetit kah ka desht, ka dhan informata udbes sa ka pas mundesi dhe kuptohet mundesite i ka patur , beri katarzein, e shpalli veten te vrar!!

    dhe ate nga stacioni i policise kur pas pak u 'ringjall' ky eshte nder me te ndytit e kosoves!!

    batoni ka nje histori te gjate qe eshte ne sherbim te serbise !!
    edhe sa ishte ne gazeten bota e re e studentve asokohe ishte i till[spiun]!!

    per t'i vene kapakun ksaj meselje dhe per te vertetuar se eshte udebash,
    ftoi kryespiunin ne intervju ;kadri veselin dhe i tregonin barcoleta spiujsh njeri tjetrit!!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    E Premte, 25 Korrik 2008

    Baton Haxhiu denohet nga gjykata e Hages me 7 mije euro gjobe

    Gjykata Nderkombetare per Krime te Luftes ne ish-Jugosllavi, shpalli fajtor dhe e denoi me gjobe prej shtatemije eurosh, gazetarin nga Prishtina, Baton Haxhiu. Ai u denua per "mosperfillje te Gjykates dhe rrezikim te sigurise se deshmitarit dhe familjes se tij". Prokuroria e Gjykates se Hages kishte kerkuar denimin e tij me 15 mije euro, nen akuzen per publikimin e emrit te nje deshmitari te mbrojtur ne procesin gjyqesor kunder ish- kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinaj. Ne, muajin prill te ketij viti, zoti Haradinaj u shpall i pafajshem per te gjitha akuzat e ngritura kunder tij nga Gjykata e Hages. Gazetari Haxhiu, ish-drejtor i gazetes se perditshme "Express' ne Prishtine, ka deklaruar gjate procesit gjyqesore se eshte i pafajshem dhe se "identiteti i deshmitarit te mbrojtur i permendur ne nje tekst te tij, ishte i njohur per te gjithe. Gjykatesi Alfons Orie, duke lexuar vendimin per denimin e tij, tha se publikimi i identitetit te deshmitarit ne artikullin e Baton Haxhiut, ka rrezikuar ate dhe anetaret e familjes se tij, si dhe ka penguar procesin gjyqesor ndaj Haradinajt dhe te tjereve. Por gjykata ka marre parasysh edhe sic thuhet, bashkepunimin e zotit Haxhiu, i cili ne te kaluaren ka marre pjese ne cilesine e deshmitarit ne procesin kunder ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Milloshevic. Zoti Haxhiu eshte njeri nga tre personat e akuzuar per shperfillje te Gjykates, po keshtu akuzohet dhe ish-ministri i Kultures ne qeverine e Kosoves, Astrit Haracija dhe keshilltari i tij, gazetari Bajrush Morina.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Po qa ka faj Batoni ketu,Ganiu eshte fajtor edhe pike !!!

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Deputeti Gani Geci me armë ka ndërprerë Zonën e Debatit në Klan Kosova
    Përgjigjuni Temës

    kjoo tema e? epo si urno,po pergjigjna.....

    se a ka faj Ganiu a zotnija tjeter per sa ka nodh s e mor pergjegjsin me gjyku...po i gjo mun a them pa fryk se kaboj, cdo burr i drejt e i nershem e ka per detyr me i mbrojt argumentet e veta,jo vec me llafe, s o fjala per lloqe t kuptohna a?, por me cdo mjet...perfshi dhe at vogelsinen qe i thon rrevole...

    zati m koh t hershme thojshin i llafe qe mu m pelqe...nji burr ka mustaqe,po s i bon pun mustaqet ,ka kuleten...sa bo ne ec para,portofoli m xhep t mrencem t xhaketes,dora m zemer .....si boni pun ne kuleta e dora m zemer, ka....dora m brez,po cer ka mbrez? kush e gje o mo i zgjuti......mos j u largoni Hakut o rob se mir s ka si keni.....po j u largut

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •