Rama në Asamble: Kam ndryshuar, nuk jam më ai i pari
Duke pranuar se ka patur gabime si në drejtimin e Partisë Socialiste ashtu edhe në bashkinë e Tiranës, Edi Rama, ka deklaruar se pas 10 vjetësh në jetën politike nuk është më ai i pari dhe se ka ndryshuar. Rrëfimin e tij Rama e ka bërë në publik, para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, në të njejtin vend ku pak ditë më parë kurorëzoi martesën e tij të tretë.
Rama tha se socialistët mund të shohin shumë shpejt mundësine e 2 mocioneve të mosbesimit për Kryeparlamentaren Topalli dhe Kryeministrin Berisha, për të cilët tha se janë përgjegjës të refuzimit të kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, ndonëse pranoi se këto nisma, do të rrëzoheshin nga shumica parlamentare.
Duke deklaruar se socialistët janë ende të hapur për të negociuar me mazhorancën për ofertën e fundit për trasparencën e zgjedhjeve Rama tha se ai ka hequr dorë nga kutitë e fletëve të votimit edhe pse publikisht ka kërkuar garanci që ato të mos digjen, pavarësisht se kodi zgjedhor e përcakton qarte se kur materialet zgjedhore arkivohen, fletët e votimit duhet të eleminohen.
Asambleja e Partise Socialsite ka vendosur për rinisjen e protestave, por pa vendosur një date të saktë për to. Vendim ky që i është lënë kryesisë dhe tryezës së opozitës së bashkuar. Ky forum i lartë të selisë rozë ka votuar dhe për shtimin e rradhëve te saj me emra të rinj dhe të vjeter mes të cilëve dhe të larguarit nga LSI dhe kryetarët e rinj të partisë në rrethe. Numri i anetarëve të ketij forumi shkon në rreth 200, në kundershtim me atë që parashikon statuti i partisë, sipas të cilit, anetarët duhet të jenë vetëm 161. Rama publikisht hodhi poshtë propozimin e paraqitur nga Bashkim Fino për ristrukturimin e kryesisë.
Klan
Krijoni Kontakt