Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Deputeti Gani Geci me armë ka ndërprerë Zonën e Debatit në Klan Kosova

    Deputeti Gani Geci ka ndërprerë Zonën e Debatit në Klan Kosova


    Prishtinë, 9 nëntor – Portali indexonline. net ka raportuar se kryeredaktori i TV Klan Kosova, Baton Haxhiu ka komunikuar në televizoinin e tij se ish deputeti Gani Geci ka hyrë i armatosur në studiot e Klan Kosovës për ta ndërprerë realizimin e emisionit Zona e Debatit. Ai ka thënë se “Geci i armatosur nuk lejoi mbajtjen e emisionit, ndërsa edhe përfaqësuesit e partive të tjera nuk u lejuan”
    Më pas, sipas këtij portali. edhe Klan Kosova përmes një lajmi të titruar ka komunikuar se “Emisioni Zona e Debatit është ndërprerë për shkak të sulmit të deputetit Gani Geci, i cili dhunshëm nuk lejoi të zhvillohej debati duke i penguar edhe përfaqësuesit e partive të tjera që të marrin pjesë në emision”.
    Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe forcat policore për tu marrë me rastin. Informacionet më të detajishme për ngjarjen e orëve të mbrëmjes, ka dhënë edhe Klan Kosova në edicionin e lajmeve të orës 22:30, në Klan Kosova.
    Sipas Klan Kosovës, Geci është paraqitur i ashpër në hapsirat e këtij televizioni në prag të fillimit të emisionit Zona e Debatit, të Baton Haxhiut, me ç’rast ka kërcnuar Haxhiun. Ai ka kërkuar të futët brenda dhe të dijë se kush është pjesëmarrës nga partia e tij. Për këtë shkak mysafirët e ftuar, përfaqësues të partive politike të Kosovës Teuta Sahatqia, Enver Hoxhaj…) hoqën dorë nga emisioni. Më pas në Klan Kosova ka arritur policia, por para se të arrijnë pjesëtarët e policisë së Kosovës, Gecaj i ka lëshuar hapsirat e Klan Kosovës.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    A ka naj video a najsen?
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  3. #3

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Wild West-Kosova!!!

  5. #5
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Jan terbu hienat, nuk dun te len nje shqypetar te gjalle te paster me gjak shqypetari.
    sa here qe ia keni ndersy zagaret ,sa here qe jeni turre Ganiut, jeni nda te lagun!
    deshiroj qe z Gani Geci te mos bjere pre e provokimeve envero-titiste, kete radhe keni zgjedhe shife cilin !!! baton haxhin !!!! Zoti te ruajet o Gani.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 10-11-2010 më 05:15
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979




    Gani Geci, dhunshëm në Klan


    Zyrtari i lartë i LDD’së Gani Geci ka tentuar të hyjë dhunshëm në studion e televizionit Klan Kosova, të martën, duke kërkuar që të bëhet pjesë e një debati që do të transmetohej direkt. Drejtues të këtij televizioni thonë se Geci ka kërcënuar fizikisht drejtuesin e debatit Baton Haxhiun.
    Nga Express më 10 nëntor 2010 në ora 09:32

    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë Gani Geci ka ndërhyrë të martën mbrëma në televizionin KlanKosova duke kërcënuar drejtorin e këtij televizioni Baton Haxhiun dhe duke pamundësuar mbajtjen e debatit në studion e këtij televizioni.

    Drejtues të Klan Kosovës kanë shpjeguar për Express se ndërhyrja e Gecit ka qenë e dhunshme.

    “Ka qenë debati i rregullt në KlanKosova me Baton Haxhiun. Aty ishin të ftuar Enver Hoxhaj, Teuta Sahatqija, Burim Ramadani dhe Mimoza Kusari edhe aty ka ardhur Gani Geci i paftuar duke thënë se do të marrë pjesë në emision. Batoni i thotë nuk mund të hysh në debat sepse nuk je i ftuar”, ka thënë Valon Syla, Drejtor i Programacionit në KlanKosova.

    Sipas Sylës, Geci ka vazhduar të insistojë që të jetë pjesë e debatit.

    “Geci tha se nuk ju lejojë që të mbani debatin pa mua. Me këtë rast Gani Geci ka kërcënuar dhe fyer Haxhiun.Lëndime nuk ka pasur përveç që ai e ka sabotuar emisionin pra ka qenë sulm i dhunshëm në mediumin tonë”, ka thënë Syla.

    Debati i paraparë nuk është mbajtur ndërsa mysafirët janë larguar. Haxhiu ka dhënë një shpjegim në televizion për mosmbajtjen e debatit.

    Syla ka bërë të ditur se Policia ka shkuar në Klan Kosova ku ka intervistuar të gjithë dëshmitarët ndërsa Gani Geci është larguar pas ardhjes së policisë në lokalet e KlanKosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Geci: Baton Haxhiu shantazhon LDD-në, si dikur LDK-në e Rugovës
    Në një deklaratë për media, ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Gani Geci akuzon për abuzim me mediat Baton Haxhiun. Në deklaratë thuhet: “Me anë të kësaj komunikate njoftoi publikun se sonte (e martë) me dt. 09. nëntor 2010 në ora 20:30 unë Gani Geci u paraqita në televizionin Klan Kosova në cilësinë e përfaqësuesit të LDD-së në debatin e udhëhequr nga Baton Haxhiu me përfaqësues të partive politike parlamentare.

    Për hir të opinionit që të mos bie pre e shantazheve dhe dezinformimit, deklaroi se deri sa unë dhe kolegët e tjerë të partive tjera politike ishim gati për debat dhe fillim të emisionit, Drejtuesi i debatit Baton Haxhiu papritmas mu drejtua: “Ju nuk mundeni të merrni pjesë në debat me arsyetim se në debatin e mbrëmshëm nënkryetari i LDD-së, Lulzim Zeneli është vonuar 5 min dhe se LDD jeni të dënuar që të mos merrni pjesë më”. Opinioni i gjerë respektivisht të gjithë ata që kanë patur rastin të përcjellin debatin e mbrëmshëm e dinë fare mirë se nënkryetari i LDD-së, z. Zeneli ka qenë i pranishëm që nga fillimi i debatit dhe se pohimi i zotit Haxhiu nuk qëndron dhe është krejtësisht i pavërtetë.

    Unë i kuptoj tendencat e vazhdueshme qëllimkëqija të njerëzve të tillë dhe varësve të tyre, të cilët kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë mision të caktuar, unë them se misionet e tilla janë të sponsorizuar nga elementet e dyshimta dhe qarqet e caktuara, të cilat deri dje shantazhonin Presidentin Rugova dhe ish partinë e tij kurse sot një fat të tillë po e përjeton edhe vet LDD-ja.

    Derisa dje kam qenë në shërbim dhe në mbrojtje të vendit dhe tërë qenjën time ia kam kushtuar interesave të kombit dhe shtetit të Kosovës, Sot në liri dhe në shtetin e pavarur të Kosovës, unë mision patriotik e konsideroj denoncimin publik të individëve, unë kam guximin njerëzor ta them publikisht atë çka edhe më parë e kam thënë, se njerëzit që deri dje kanë qenë bashkëpunëtor të ngushtë të Stanishiqit, sot në shtetin e Kosovës paraqiten patriot dhe po këta të njëjtit dikur mburreshin duke vozitur automjete me targa të Beogradit, sot kanë ndërruar kohërat dhe të njëjtit mbajnë targat e Tiranës në automjetet e tyre.

    Për fund JU them se e kanë të kotë individët e tillë dhe se populli i Kosovës nuk bie pre e shantazheve dhe manipulimeve të Baton Haxhiut dhe individëve të tillë, ku besoj fuqishëm se shumë shpejt këta njerëz për veprimet e tyre do të pendohen dhe secili do të përgjigjet për punën e vet”, thuhet në fund të deklaratës për medie të ish deputetit Gani Geci.

    botsot

  8. #8
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anëtarësuar
    18-04-2005
    Postime
    887
    Po ky asht puntor i udbes, gjithmon asht kan kunder shumices shqiptare.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin




    Gani Geci, dhunshëm në Klan


    Zyrtari i lartë i LDD’së Gani Geci ka tentuar të hyjë dhunshëm në studion e televizionit Klan Kosova, të martën, duke kërkuar që të bëhet pjesë e një debati që do të transmetohej direkt. Drejtues të këtij televizioni thonë se Geci ka kërcënuar fizikisht drejtuesin e debatit Baton Haxhiun.
    Nga Express më 10 nëntor 2010 në ora 09:32

    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë Gani Geci ka ndërhyrë të martën mbrëma në televizionin KlanKosova duke kërcënuar drejtorin e këtij televizioni Baton Haxhiun dhe duke pamundësuar mbajtjen e debatit në studion e këtij televizioni.

    Drejtues të Klan Kosovës kanë shpjeguar për Express se ndërhyrja e Gecit ka qenë e dhunshme.

    “Ka qenë debati i rregullt në KlanKosova me Baton Haxhiun. Aty ishin të ftuar Enver Hoxhaj, Teuta Sahatqija, Burim Ramadani dhe Mimoza Kusari edhe aty ka ardhur Gani Geci i paftuar duke thënë se do të marrë pjesë në emision. Batoni i thotë nuk mund të hysh në debat sepse nuk je i ftuar”, ka thënë Valon Syla, Drejtor i Programacionit në KlanKosova.

    Sipas Sylës, Geci ka vazhduar të insistojë që të jetë pjesë e debatit.

    “Geci tha se nuk ju lejojë që të mbani debatin pa mua. Me këtë rast Gani Geci ka kërcënuar dhe fyer Haxhiun.Lëndime nuk ka pasur përveç që ai e ka sabotuar emisionin pra ka qenë sulm i dhunshëm në mediumin tonë”, ka thënë Syla.

    Debati i paraparë nuk është mbajtur ndërsa mysafirët janë larguar. Haxhiu ka dhënë një shpjegim në televizion për mosmbajtjen e debatit.

    Syla ka bërë të ditur se Policia ka shkuar në Klan Kosova ku ka intervistuar të gjithë dëshmitarët ndërsa Gani Geci është larguar pas ardhjes së policisë në lokalet e KlanKosovës.
    I cilës parti është ky televizion?
    Fundja pse mos të merrte pjesë edhe Geci, apo për arsye se pjesëtarët tjerë nuk do të kishin mundur të "flisnin" "të vërtetat" në sy të Gecit?
    Sipas meje Geci e ka bërë një revolucion në politikën " e pastër" të Kosovës. Goxha do "çklluçka" i ka nxjerrë në shesh!
    Më vjen keq ta them, por Batoni ka prirje për dallavere të ulëta!
    Prandaj më mirë Geci që jua ka ndërprerë me kohë që mos të flitnin fjalë paushalle, se më vonë do t'i kish rrahur të gjithë me radhë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 10-11-2010 më 05:52
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #10
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    batoni dhe klani jan ne sherbim partis PDK-es shikase. Dhashete Zoti kete radhe shikon dhe gjykon drejte, dhe kobet qe drejtohen nga keta klane,carce kobese, te marre udhen e duhun e te godas aty ku duhet mun nga e kan rrjedhen keta kobe te kobesheme dhe ku skenohen kobet per shqypetarin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 10-11-2010 më 06:28
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •