Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Historik vizash, nga viti 1920 deri te Ahmet Zogu dhe Enveri

    Vizat, si kanė lėvizur shqiptarėt nga Ismail Qemali, tek Ahmet Zogu e Enver Hoxha.Flasin historianėt Arben Puto, Pėllumb Xhufi, Muhin Cami



    Pasaportat e para shqiptare u dhanė nė 1920-ėn. Qė nga shpallja e pavarėsisė nė 1912-ėn nga Ismail Qemali e deri nė kohėn e mbretit Zog dhe mė pas Enver Hoxhės, rregullat kanė qenė tė ndryshme. Ata qė kanė jetuar nė fillimet e shekullit tė kaluar rrėfejnė se pėr tė udhėtuar jashtė vendit nuk duheshin shumė procedura burokratike, ashtu siē ndodh sot. Kėtė lehtėsi, sipas rrėfimtarėve, tashmė tė vjetėr nė moshė, e krijonte edhe pasaporta e kohės, e cila njihej nė tė gjitha shtetet e Europės.
    Ndėrsa sot kohėt kanė ndryshuar kryekėput, pasaporta ėshtė rritur nė elementėt e saj tė sigurisė, por ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė udhėtuar me tė jashtė vendit. Vendimi i djeshėm pėr vizat i rijep pasaportės biometrike, tė shpėrndarė kohėt e fundit, tė drejtėn e qarkullimit pa viza, por me kontrolle kufitare tė pėrpikta.


    Po ēfarė thonė historianėt? Si kanė udhėtuar shqiptarėt nga Ismail Qemali deri mė sot? "Nė Itali shkonim pa viza". Historiani Arben Puto i ka jetuar ato kohė kur shtetasit shqiptarė lėviznin lirisht nė fqinjin matanė Adriatikut. Ishte koha kur Shqipėria ishte aneksuar nga Mbretėria e Savojės, pas pushtimit tė 7 prillit 1939. Nuk kishte nevojė pėr eksodet biblike qė ndodhėn gjashtė dekada mė vonė, apo udhėtimet e vdekjes me skafet e trafikantėve tė qenieve njerėzore.
    Kush kishte punė, apo arsye tjetėr pėr tė udhėtuar pėr nė Itali mjaft qė tė merrte vaporėt e udhėtarėve dhe arrije nė brigjet italiane. "Shqiptarėt shkonin nė Itali me viza qė lėshoheshin nga organet konsullore italiane nė Shqipėri", - shton historiani Pėllumb Xhufi - dhe mė pas ato u hoqėn dhe ata nuk kishin nevojė pėr to, sepse Shqipėria ishte bėrė dhunshėm pjesė e Italisė".


    Pėr tė shkuar nė vende tė tjera duhet tė kishe vizė. Historiani Puto thotė se aplikimi pėr vizė bėhej pranė zyrave konsullore tė shteteve tė huaja nė Tiranė apo qytete tė tjera tė Shqipėrisė. Sa e vėshtirė ishte tė merrje njė vizė atėherė? "Nuk besoj se ka qenė vėshtirė, por duheshin ndjekur procedurat qė parashihte marrja e vizės", - sqaron z. Puto. Tė njėjtėn gjė mbron edhe historiani Pėllumb Xhufi, duke shtuar se pajisja me vizė deri nė kohėn e Luftės sė dytė Botėrore ishte njė proces normal.
    Pas izolimit tė Shqipėrisė dhe mbylljes sė shtetasve tė saj brenda kufijve tė vendit, viza pėr jashtė vendit ishin njė e drejtė e atyre pak njerėzve qė ishin tė ngarkuar me punė shtetėrore. Historiani Arben Puto kujton pajisjen me vizė britanike nė kohėn e Shqipėrisė sė izoluar, kur ajo nuk kishte marrėdhėnie diplomatike me Londrėn si me shumė shtete tė tjera. "Mbaj mend nė vitin 1972 isha nė Paris dhe atje aplikova te konsullata britanike pėr njė vizė, qė tė hyja nė Mbretėrinė e Bashkuar".


    Ndėrsa historiani Pėllumb Xhufi shton se procedurat pėr pajisjen me vizė tė shtetasve qė do tė dilnin jashtė vendit, nė kohėn e komunizmit kryheshin nga Ministria e Jashtme e Shqipėrisė: "Ishte ai dikasteri qė pėrgatiste dokumentacionin dhe dėrgonte kėrkesat pėr vizė tek autoritetet konsullore tė shtetit tė huaj", - sqaron Xhufi. Ai shton se pėr tė shkuar nė shumicėn e vendeve tė botės, duhej mė parė qė tė pajiseshe me vizė hyrėse.
    Muhin Cami, historian, e pėrmbledh nė njė fjali tė shkuarėn e lėvizjes sė lirė tė shqiptarėve: "Lėvizja e shqiptarėve nėpėr botė dikur nuk ka qenė fare problem".


    PASAPORTA E 1920-ĖS
    Pasaporta e parė shqiptare nė 1920-ėn ishte shumė e thjeshtė. I vetmi element sigurie, nėse mund tė quhet i tillė, ishte njė shėnim i vendosur nė faqen e fundit, i cili ndalonte falsifikimin e saj. Nė kokėn e pasaportės ishte vendosur nė njė rreth me fushė tė kuqe, shqiponja me dy krerė e huazuar nga stema e Kastriotėve. Nė faqen e tretė tė saj nė vend tė emėrtimit Republika e Shqipėrisė kishte tė vendosur nocionin "N'emėn tė shtetit shqyptar". Nė faqen e katėrt nė dialektin gegėrisht vihen re gjeneralitetet, si "emri i t'et, i s'amės, data e lindjes, vendi i lindjes, banimi". Pak mė tej pėrcaktohej feja, profesija, klasi ushtarak, si dhe drejtvotimi. Nė mungesė tė fotografisė, e cila pėr kohėn ishte ende njė luks, nė kėtė pasaportė, ky element plotėsohet me tė dhėnat fiziologjike tė personit. Nė faqen ku shkruhej "Shėnime" jepeshin shenjat, tė cilat dallonin kėtė shtetas, siē ishin mosha, balli, sytė, goja, hunda, flokėt, mjekra, mustaqet, si edhe ngjyra e fytyrės. Nė kėtė pasaportė vendoseshin edhe shenjat e veēanta qė dallonin njė person, qė nga ēikatriēet e ndryshme e deri te nishanet.


    PASAPORTA E PARA VITEVE '90
    Letėrnjoftimi ishte dokumenti, me tė cilin shtetasit shqiptarė identifikoheshin gjatė sistemit komunist. Ndryshe nga pasaporta e Republikės, dhe mė pas Mbretėrisė sė Zogut, nė kėtė letėrnjoftim, i cili pėrdoret edhe sot nga njė pjesė e madhe e popullatės, vihen re heqja e disa elementeve dhe shtimi i disa tė tjerave. Kėshtu, nė kėtė letėrnjoftim hiqet pėrkatėsia fetare, hiqet klasi ushtarak, si edhe profesioni i personit qė dispononte mjetin e identifikimit. Elementi qė shtohet nė letėrnjoftimin e kėsaj kohe ėshtė fotoja dhe gjendja civile e shtetasit, ku pėrkrah emrit tė tij vihej, nė rast tė celebrimit, edhe emri i bashkėshortit ose i bashkėshortes. Kjo pasaportė do tė vazhdonte tė ishte nė qarkullim deri nė vitin 1995, ku u vendos tė kalohej nė pasaportėn e re e ku do tė viheshin elementet e reja tė sigurisė.
    PASAPORTA E PAS VITEVE '90
    Nė pasaportėn e sotme janė shmangur shumė gjeneralitete, por janė shtuar shumė elemente tė sigurisė. Kėshtu, ndryshe nga fotoja bardhė e zi e letėrnjoftimit tė paraviteve '90, pasaporta e sotme disponon foto me elemente tė larta sigurie, ēka e bėn tė vėshtirė ndryshimin e saj. Gjithashtu, nė kėtė pasaportė janė tė vendosur edhe fotoelemente qė nuk mund tė dallohen me sy tė lirė.
    Me ndryshimin e periudhave historike ka ndryshuar edhe kopertina e pasaportave. Kėshtu, nė periudhėn e mbretit Zog vihet re simboli i shqiponjės, element qė do tė mungonte nė letėrnjoftimin e viteve '50. Mė pas, ky element do tė rivendosej nė pasaportat e pasviteve '90, pėr tė vazhduar deri nė ditėt e sotme.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Feg..

    Mir bere qe e solle kte artikull..

    Ka vend per diskutim.

    Si xhufi si Puto mbeten dy mashtrues te klasit te larte sidomos bllokqeni Puto i cili qe ne 90 ten me porosi te birose formoj Komitetin e Helsinkut i cili deri me sot ka qene nje shpelle e komitetit qendror te PPSH-se ku kan milituar e militojne zorraxhj e hajdute e shpifsa e sabotatore te demokracise tone.

    Ja cfar thote putua aty me lart:

    --

    Po ēfarė thonė historianėt? Si kanė udhėtuar shqiptarėt nga Ismail Qemali deri mė sot? "Nė Itali shkonim pa viza". Historiani Arben Puto i ka jetuar ato kohė kur shtetasit shqiptarė lėviznin lirisht nė fqinjin matanė Adriatikut. Ishte koha kur Shqipėria ishte aneksuar nga Mbretėria e Savojės, pas pushtimit tė 7 prillit 1939. Nuk kishte nevojė pėr eksodet biblike qė ndodhėn gjashtė dekada mė vonė, apo udhėtimet e vdekjes me skafet e trafikantėve tė qenieve njerėzore.
    Kush kishte punė, apo arsye tjetėr pėr tė udhėtuar pėr nė Itali mjaft qė tė merrte vaporėt e udhėtarėve dhe arrije nė brigjet italiane. "Shqiptarėt shkonin nė Itali me viza qė lėshoheshin nga organet konsullore italiane nė Shqipėri", - shton historiani Pėllumb Xhufi - dhe mė pas ato u hoqėn dhe ata nuk kishin nevojė pėr to, sepse Shqipėria ishte bėrė dhunshėm pjesė e Italisė".

    ----

    Krejt kjo eshte nje genjeshter e qellmshme o Feg.. qe e bejne historianet enveriste konseguente der ne ngordhje ne shtremberimin e historse e sidomos ne nxirjen e epokes se ndritur Zogiste.
    E verteta eshte se liria e levizjes ka ekzistuar qe ne Koh te Zogut dhe jo sic thot putua me xhufnė .. kur u be Shqiperia pjes e italise..
    putua harron se shefi i tij.. Enveri .. pa dashje e pergenjeshtron shokun Puto..
    vet Enveri tregon ne librin e tij Vegjelia se si ai u nis e vate ne ital e pastaj ne france ..pa bredhur per vize..
    dhe enveri vate ne itali kur ne shqiperi ishte Zogu ne pushtet..pra disa vite perpara okupacionit italian..

    nejse po qellimi i putos eshte te injoroje kohen Zogiste megjithse ne ate kohe soji i tij beri vila e pallate ne bregun e sarandes..
    sikurse perpiqet cdo dite ne kto 20 vjet te shpife ndaj PD se e demokracise.. edhe se ne saje te PD-se i morri perseri pronat beu Puto.

    Keshtu i nderuar Feg..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 09-11-2010 mė 17:51

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    ka ardhur koha qe historia te rishikohet. historia enveriste qe mbrohet me zjarr nga puto, milo etj duhet te hiqet nga tekstet shkollore ku brezi i ri vazhdon te indoktrinohet me historira partizanesh. nuk ka pase lufte partizane ashtu si jemi genjyer,lufte civile, masakra komuniste kete duhet te mesoje brezi i ri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •