Brenda 40 vitesh duhet qė tė kufizojmė konsumet tanė dhe tė pėrshtasim njė stil tė pėrballueshėm jetese. Mė pas, do tė jetė vonė...
Jared Diamond jep leksione gjeografie nė Universitetin e Kalifornisė. Njė zanat jashtė mode, nė njė epokė kur shumė janė tė bindur se e njohin planetin. Por kjo bindje zhduket nė pak minuta kur bashkėbisedon me kėtė zotėri 73-vjeēar, qė studion shembjen e qytetėrimeve tė tė kaluarės pėr tė gjetur mėnyrėn e shmangjes sė shembjes sė qytetėrimit tonė. Njė kolaps qė, sipas asaj qė ai thotė, ėshtė njė mundėsi shumė konkrete.
- Njerėzimi po rritet shumė si nga pikėpamja demografike, ashtu edhe konsumi. Dimė, qė ky ėshtė problem. Por ėshtė edhe njė fakt natyror, apo jo?
E vėrtetė. Rritja ėshtė diēka normale pėr pjesėn mė tė madhe tė qytetėrimeve. Por i yni, pėr herė tė parė, gjendet pėrballė njė situate tė re: burimet qė kėrkojmė po ezaurohen. Qytetėrimi ynė, ashtu si vepron sot, ka njė datė skadence. Nėse brenda 40 viteve nuk do tė jemi nė gjendje tė kufizojmė konsumin, do tė pėrfundojmė duke tejkaluar kapacitetin qė planeti ynė mund tė na ofrojė. Pėr shembull: nėse do tė vazhdojmė tė presim pyjet tropikalė me ritmet e sotėm, do tė jenė zhdukur tė gjithė deri nė 2030, pėrveē atyre nė Amazonia dhe Kongo. Po ky diskutim vlen pėr ujin, pėr naftėn.
-Po si kemi mbėrritur deri nė kėtė pikė? Ka shumė prej nesh qė zhvillojnė njė veprimtari qė nuk ėshtė e lidhur direkt me mbėshtetjen tonė?
Ky nuk ėshtė njė problem thelbėsor, sepse me kalimin e viteve ėshtė rritur dukshėm prodhimi i bujqėsisė. Nė Egjiptin e lashtė, njė bujk mund tė ushqente katėr persona pėrveē vetvetes. Mes Majave, 2 mijė vjet para Krishtit, 2 bujq arrinin tė prodhonin ushqim pėr familjet e tyre dhe njė tjetėr person. Sot, njė fermer amerikan arrin tė prodhojė ushqim pėr vetveten dhe pėr 100 persona tė tjerė dhe ka gjasa qė pėrmirėsimi i teknologjisė do tė rrisė mė tej kėtė raport nė tė ardhmen. Problemi i vėrtetė nuk qėndron nė mėnyrėn si lidhemi me ambientin.
-Pėr tė evituar shembjen e qytetėrimit tonė duhet tė reduktojmė ritmin tonė tė rritjes, apo tė pėrdorim teknologjinė dhe shkencėn qė tė na ndihmojnė pėr tė mbajtur ritmin aktual, duke reduktuar impaktin tonė mbi ambientin?
Nuk duhet tė pushojmė sė rrituri, por duhet tė ndryshojmė mėnyrėn si e bėjmė. Megjithatė, siē shkruante tre vjet mė parė njė ekonomist jotradicional, nė njė botė me burime tė kufizuara janė vetėm dy tipa personash qė besojnė nė mitin e rritjes sė pakufi: tė ēmendurit dhe ekonomistėt. Ideja qė njerėzimi mund tė rritet pa kufi me modelin aktual nuk ka kurrfarė baze. Ne tashmė pothuajse e kemi arritur limitin tonė sa u pėrket burimeve tė shfrytėzueshėm dhe duhet tė reagojmė sa mė shpejt pėr t'i ruajtur, gjė qė sjell njė ndryshim nė mėnyrėn tonė tė tė jetuarit. Tridhjetė vjet mė parė, besonim se problemi mė i madh i qytetėrimit tonė do tė ishte mbipopullimi. Jemi rritur nga 1.5 nė 6.5 miliardė nė diēka mė pak se njė shekull dhe kjo na ka trembur.
Megjithatė, sot e dimė qė problemi thelbėsor nuk ėshtė, tė paktėn pėr momentin, numri i personave qė banojnė Tokėn, por sasia e burimeve qė konsumon secili prej kėtyre personave. Kuadri ndryshon nė mėnyrė radikale, sepse ritmi i konsumit nuk ėshtė i njėjtė pėr tė gjithė qeniet njerėzore. Njė afrikan konsumon njė vėllim burimesh 32 herė mė tė vogėl se sa njė amerikan. Kėshtu qė, parė nga njė kėndvėshtrim ambientalist, njė amerikan ėshtė 32 herė mė i rrezikshėm se sa njė kenian. Sot, duket se ritmi i rritjes sė popullsisė ėshtė duke u ngadalėsuar dhe mendohet qė pas tridhjetė vitesh numri i individėve qė do tė popullojnė Tokėn do tė jetė "vetėm" nėntė miliardė. Gjė qė do tė ishte njė lajm i mirė, duke patur parasysh, qė teorikisht planeti ynė ėshtė nė gjendje tė pėrballojė kėtė numėr personash. Problemi ėshtė se kush banon nė Botėn e Tretė, dėshiron tė arrijė nivelin e konsumit tė atyre qė banojnė nė botėn e qytetėruar dhe kjo, nėse do tė ndodhte, do ta bėnte tė papėrballueshme jetėn mbi Tokė.
-E megjithatė, bota e parė vazhdon ti premtojė Botės sė Tretė, qė niveli i saj i konsumit do tė rritet?
Eshtė njė mashtrim mizor. Vazhdojmė qė tė ofrojmė iluzione pėr vendet nė zhvillim qė, nėse do tė dinė tė pėrshtasin politikat ekonomike qė u sugjerojmė pėrmes Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe presionit tė qeverive tona, ata do tė arrijnė nivelin tonė tė mirėqenies materiale. Por ėshtė e pamundur, sepse nėse tė gjithė do tė konsumonin si nė botėn e parė do tė kishim shteruar burimet e planetit tonė. Cila mund tė jetė zgjidhja? Rikthimi i ekuilibrit, duke bėrė qė vendet mė tė zhvilluara tė reduktojnė konsumin e tyre dhe duke mundėsuar atyre nė zhvillim qė tė rrisin konsumin e tyre. Afrimi i kėtyre dy botėve ėshtė e vetmja mėnyrė pėr t'i garantuar qytetėrimit tonė pėrballueshmėrinė, pėr tė cilėn ka nevojė pėr tė vazhduar tė ekzistojė. Pėrndryshe, planeti ynė do tė pushojė sė qeni mikpritės pėr njerėzit dhe qytetėrimi ynė do tė bėhej gjithnjė e mė pak i qėndrueshėm.
-Po si mundet njė qytetėrim si i yni tė marrė njė vendim kaq tė vėshtirė si ai i reduktimit tė vullnetshėm tė cilėsisė sė vet tė jetesės? Apo si mund tė mos ketė rritje e njėkohėsisht tė vazhdojė t'u garantojė pjesėtarėve tė vet kėnaqėsinė qė kėrkojnė?
Nė botė ekzistojnė shumė shembuj komunitetesh, qė kanė ditur tė marrin vendime tė tilla. Nė Europė, konsumi pėr frymė ėshtė pothuajse gjysma e atij nė Shtetet e Bashkuara dhe pavarėsisht kėsaj, niveli i jetesės dhe kėnaqėsia nė Europė nuk janė mė poshtė.
Ka pasur qytetėrime nė tė kaluarėn qė kanė arritur tė ruajnė mėnyrėn e ruajtjes sė ekuilibrit tė konsumit pėr mijėvjeēarė tė tėrė.
Sigurisht. Islanda pėr shembull ka arritur tė ruajė pėr mė shumė se njė mijėvjeēar ekuilibrin e vet, sepse banorėt e saj kanė kuptuar me shpejtėsi qė duhej tė ruanin terrenin e tyre, duke i ushqyer nė mėnyrė tė pėrballueshme bagėtitė e tyre. Njė tjetėr shembull ėshtė nė Japoni, ku ka shoqėri me origjinė qė 14 mijė vite para Krishtit, pa pėsuar asnjėherė asnjė kolaps, pėrveē atij pas Luftės sė Dytė Botėrore. Edhe nė ishullin e vogėl tė Tikopeas, nė Oqeanin Paqėsor, polinezianėt kanė ditur tė ruajnė ambientin pėr mijėvjeēarė tė tėrė pa e shkatėrruar.
-Ēfarė na pengon tė ecim tė gjithė sė bashku nė drejtimin e duhur? Dhe kush duhet ta marrė kėtė vendim?
Tė gjithė. Vendimi u takon qeverive, por edhe individėve. Disa prej zgjedhjeve tė rėndėsishme, si pėrshembull shmangia e nivelit tė plumbit nė prodhimet industriale, mund tė merren vetėm nga institucione. Por shumė prej vendimeve qė kanė vėrtetė rėndėsi u takojnė individėve tė veēantė. Shumė prej tyre kanė zgjedhur automobilė ekologjikė. Dhe jo, sepse ua ka sugjeruar qeveria, por nė bazė tė njė vendimi etik personal.
Megjithatė, po tė shohim nė tė kaluarėn, ėshtė e vėshtirė tė gjesh raste kur shoqėria jonė ka arritur tė marrė njė vendim madhor pėr interesin e pėrbashkėt...
Gaboheni. Unė kam lindur nė vitin 1937 dhe mbaj mend Luftėn e Dytė Botėrore. Para asaj kohe ishte e vėshtirė tė mendohej, qė shtetet e mėdhenj europianė do tė ishin nė gjendje tė bashkoheshin dhe tė binin dakord me njėri tjetrin. E megjithatė, kjo ndodhi shumė pak kohė mė vonė: udhėheqėsit e mėdhenj kuptuan qė 100 milionė tė vdekur mjaftonin dhe qė duhej tė gjenin njė tjetėr mėnyrė, mė paqėsore tė bashkėjetesės. Ka qenė njė zgjedhje shumė e menēur dhe e vetėdijshme, dhe sot shihni pak pėrreth: kush mund ta imagjinonte disa dekada mė parė, qė do tė kish qenė e mundur tė udhėtoje nga Parisi nė Berlin pa pasaportė dhe qė Franca dhe Gjermania do tė kishin patur tė njėjtėn monedhė?
-Sipas jush, cili ėshtė shkaku mė i zakonshėm i dėshtimit tė njė shoqėrie?
Nėse do tė thoja qė ekziston vetėm njė faktor determinues do tė tregohesha sipėrfaqėsor. Megjithatė, ekzistojnė njė bashkėsi shkaqesh qė plotėsojnė njėri-tjetrin. Mes tyre janė sigurisht dėmet qė qeniet njerėzore i shkaktojnė mjedisit, por edhe ndryshimet klimatike (qė ndryshe nga ditėt e sotme, nė tė kaluarėn kanė patur vetėm shkaqe natyrore), armiqtė e jashtėm (Kartagjena u shemb pėr arsye se u ndesh me Romėn). Nė fund, janė shkaqet e brendshme politike dhe sociale tė shoqėrisė.
Krijoni Kontakt