Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    Serbia i trembet pjesëmarrjes së Kosovës në kualifikimet e Botërorit 2014

    Beograd, 9 nëntor – Përfaqësuesja e futbollit të Kosovës do të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, që do të zhvillohet në Brazil më 2014, dhe këtë informacion e ka konfirmuar edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, shkruan sot e përditshmja e Beogradit “Kurir”.

    Sipas informatave që, siç pohon kjo gazetë, i ka siguruar, në mbledhjen e paradokohshme të UEFA-s në Nyon, ka marrë pjesë një numër tajkunësh shqiptarë. Ata me të gjitha mjetet kanë lobuar për pranimin e FFK-së në shtëpinë evropiane të futbollit, por kryetari i UEFA-s, Michelle Platini, është kundërshtar i madh i kësaj ideje, prandaj shqiptarët dëshirojnë mossuksesin e tij në zgjedhjet e vitit 2011.

    Ndonëse mbledhja në Nyon nuk kishte lidhje me Kosovën, në ndërtesën e UEFA-s kishte numër të madh biznesmenësh shqiptarë.

    “Mora vesh shumë shpejt se pjesëmarrja e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror është thuaja punë e kryer. FIFA jozyrtarisht ka dhënë dritën e gjelbër, ndërkaq pritet që ta njoh edhe UEFA. Mirëpo, kundërshtari i madh i njohjes së FFK-së është kryetari Michelle Platini, prandaj shqiptarët presin zgjedhjet në vitin e ardhshëm dhe ardhjen në krye të UEFA-s të njeriut të ri për të vënë në jetë qëllimin”, thotë bashkëpunëtori i gazetës i afërt me UEFA-n.

    Tregimin e ka konfirmuar edhe ish-lojtari i Partizanit të Beogradit e tash kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

    “Kjo është një gjë e domosdoshme, realitet. Po bëjmë sa mundemi në drejtim të pjesëmarrjes në kualifikimet për Kampionatin Botëror në Brazil dhe nuk shohim asnjë arsye që këtë të mos e zbatojmë në vepër. Shtetin e Kosovës tashmë e kanë njohur 71 vende, nga të cilat shumica janë fuqi botërore e ekonomike, por edhe futbollistike, që dëshirojnë që përfaqësuesja e jonë të jetë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s”, ka konfirmuar Vokrri, duke shtuar:

    “Do të dëshiroja që në xhiron e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të jemi në grup me Serbinë. Kjo do të ulte tensionet. Qëllimi i futbollit është të bashkon njerëzit dhe shtetet. Po ashtu, dëshirë e madhe e njerëzve nga FFK-ja është që sa më parë të luajmë një ndeshje miqësore me ‘shqiponjat tuaja’, kurse dëshirë e ime personale është që ky duel të luhet në stadiumin e Partizanit, me të cilin më lidhin kujtimet më të mira nga karriera ime si lojtar”.

    Në Federatën e Futbollit të Serbisë nuk kanë informatë se përfaqësuesja e Kosovës do të marrë pjesë në kualifikimet e ardhshme për Kampionatin Botëror në Brazil më 2014, duke e cilësuar këtë se bën pjesë në domenin e fantazisë shkencore.

    “Statuti i UEFA-s është i qartë kur bëhet fjalë për pranimin e anëtarëve të rinj dhe Federata e Serbisë ka marrë garancione disa herësh se ekipi kombëtar i Kosovës nuk mund të pranohet në familjen futbollistike evropiane, prandaj as në FIFA. Kualifikimet për Kampionatin Botëror të Brazilit fillojnë nga shtatori 2012, kurse imagjinata shkencore është se topthi me emrin e Kosovës do të ndodhet në njërën nga sheshirat”, thonë në FFS.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    Veshtire se futen

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po sa cirkuza jeni
    Kosova ne fifa pasi te jet pranu ne okb,edhe qysh jan tu shku punet llug jo ne fifa po as ne mall te magjupve nuk e pranojn

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    O gazetaruci i tanjigut po a e din sa e sa rrenat nai ke siell ketu prej gazetave per te cilat paguhesh o reporteri i tanjigut
    a din dhe a don njiher te sillesh shkrime te gazetave tona

    edhe kjo qka e ke siell ne ket tem eshte per fat te keq nji rren e kulluar e jotja dhe e gazetave qe punon ti per to
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    sa i bani qejfin vetes aman
    jo po pres qe dhe italia gjermania e franca sdo marrin pjese nga frika
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    sa i bani qejfin vetes aman
    jo po pres qe dhe italia gjermania e franca sdo marrin pjese nga frika

    Jo, nuk frikesohen goldi.

    Nuk u frikesuan nga pabuksat e te prapambeturit, qe kane vjedhe neper free shop duke mendu se jane gjerat 'pa pagese', sepse nuk kishin degju ndonjehere per free shop, e po frikesohen prej civilizimit.

    Nuk u frikesuan edhe kur ju shkonin pabuksat me 16 lojtare, e ktheheshin me 3 lojtar.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ta zem qe pranohet,po a mendoni se i plotesoim kushtet elementare per zhvillimin e ndeshjeve,pastaj e dim fort mir se edhe sporti eshte i zhytur deri ne fyt ne dollovere,mjafton ti shiqojm ndeshjet futbollistike ku njeriu me shum shef rrahje se sa futboll,une jam i mendimit qe para se ti pranoj duhet ven disa kushte perndryshe ne nuk jemi ne gjendje te organizojm sport .
    Sporti eshte shume i politizuar,federatat e ndryshme merren me shum me politik se sa me pune profesionale,prandaj si ne sport por edhe ne sferat tjera kemi shume pune per te ber nese na lejoin politikajt

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •