Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Kosova do të marrë pjesë në kualifikimet për Botërorin 2014

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2014, i cili do të zhvillohet në Brazil. Një gjë të tillë e bënë të ditur gazeta serbe në Beograd “Kurir” e mbështetur në burimet e saj të afërta me UEFA-n, e të cili informacion e ka konfirmuar edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.



    Sipas informacioneve që ka siguruar kjo e përditshme serbe, në mbledhjen e mbajtur kohë më parë në Nion, kanë marrë pjesë një numër i madh i biznesmenëve shqiptar. Sipas “Kurir”-it ata me të gjitha mjetet kanë lobuar për pranimin e FFK-së në shtëpinë evropiane të futbollit, por presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, është kundërshtar i madh i kësaj ideje, prandaj shqiptarët dëshirojnë mossuksesin e tij në zgjedhjet presidenciale të UEFA-s në vitin 2011. “Ndonëse mbledhja në Nion nuk kishte lidhje me Kosovën, në ndërtesën e UEFA-s kishte numër të madh biznesmenësh shqiptarë. Shumë shpejt mora vesh se pjesëmarrja e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror është punë e kryer. FIFA jozyrtarisht ka dhënë dritën e gjelbër, ndërkaq pritet që ata t’i njoh edhe UEFA. Mirëpo, kundërshtari i madh i njohjes së FFK-së është kryetari Mishel Platini, prandaj shqiptarët presin zgjedhjet në vitin e ardhshëm dhe ardhjen në krye të UEFA-s të njeriut të ri për të vënë në jetë qëllimin e tyre”, ka thënë burimi i gazetës ‘Kurir” i afërt me UEFA-n. Një gjë e tillë sipas kësaj gazete u konfirmuar edhe nga ish-lojtari i Partizanit të Beogradit e tash kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. “Kjo është një gjë e pashmangshme. Një realitet. Po punojmë maksimalisht në këtë drejtim që të marrim pjesë në kualifikimet për Botërorin 2012 në Brazil dhe nuk shoh asnjë arsye që këtë mos ta zbatojmë në vepër. Kosovën e kanë njohur si shtet 71 vende, prej të cilave shumica janë fuqi botërore të ekonomisë dhe futbollit, e të cilat kanë dëshirë që përfaqësuesja jonë të jetë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s”, ka thënë Vokrri për “Kurir”, duke shtuar: “Do të dëshiroja që në paraqitjen tonë të parë në kualifikimet për Kampionatin botëror të jemi në një grup me Serbinë. Kjo do t’i zvogëlonte tensionet. Qëllimi i futbollit është të bashkon njerëzit dhe shtetet. Po ashtu, dëshirë e madhe e njerëzve nga FFK-ja është që sa më parë të luajmë një ndeshje miqësore me ‘shqiponjat’ tuaja, kurse dëshira ime personale është që ky duel të luhet në stadiumin e Partizanit, me të cilin më lidhin kujtimet më të mira nga karriera ime si lojtar”. Ndërkohë në Federatën e Futbollit të Serbisë nuk kanë informata se pjesëmarrjen e përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet e ardhshme për Kampionatin botëror “Brazili 2014” dhe i vlerësojnë zërat e tillë si domen të fantazisë shkencore. “Statuti i UEFA-s është i qartë kur bëhet fjalë për pranimin e anëtarëve të rinj dhe Federata e Serbisë disa herë ka marrë garancione se skuadra kombëtare e shtetit të rremë të Kosovës nuk mund të pranohet në familjen evropiane të futbollit dhe për këtë arsye as në FIFA. Kualifikimet për Kampionatin Botëror të Brazilit fillojnë që në shtator të vitit 2012, kurse imagjinata shkencore është se topi me emrin e Kosovës do të ndodhet në njërën nga vazot”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Zoran Lakoviq./Shqipmedia/
    Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 09-11-2010 më 13:04
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #2
    Shume mire, Kosova ka SHUME po kur them SHUME lojtar neper Europe e nuk besoj se do e kete problem te kete nje ekip te mire. Sidomos andej nga Suedia, Zvicra, Gjermania etj.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349
    nqs osht i vertet ky lajm shum gjo e mir po meniher kan me na terat boqen jasht, s'besoj qe kena me mujt me arrit dikun nalt...nejse, un kom rezerven, jom tifoze e Italis ..
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  4. #4
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Kosova sta bon llaf Italine...lol

  5. #5
    sylar Maska e Jackie
    Anëtarësuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Vetem asaj uniformes boni dermon se osht skandaloze.
    Against all odds..

  6. #6
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Në rradh të parë nuk ka më mirë se "NJË KOMB - NJË KOMBËTARE"

    E po u lëshuam në komente atëher:

    Në vend se kjo punë të ishte e harruar , pra që pjesmarja ne kampionate botrore e Evropiane të ishte kryer qemoti , ne ende nuk e kemi këte si lajm te sigurt.

    E keqja me e madhe është se lamin po na servon serbia!

    Për uniformen ska koment , është më tepër se skandaloze.
    I preferoi të jet një uniform e bardhë, derisa të bashkohemi dhe të përfaqësohemi te gjith me kuq-e-zi!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  7. #7
    Shaqiri #11 Maska e The.ReaL
    Anëtarësuar
    01-06-2006
    Vendndodhja
    Corleone....
    Postime
    2,707
    Hala me kete fore nje komb-nje kombetare , ore kjo pune ka perfunduar Kosova eshte kombetare ne veti dhe shum shpejt do te jetë ne FIFA.

    Nuk e di ç`farë te keqe ka nese jane dy kombetare , keshtu do te kemi gjasa me shum qe njera kombetare te arrij me lartë.

    Ky lajmi i fundit nese eshte i vertetë , do te behej shum mirë
    SPECIAL ONE

    RAUL # 7

  8. #8
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Qy fore, ani cuni i vogel ani , fore per ty qe je kosovar-jugosllav.
    Per shqiptar nuk osh fore kjo pune.

    Arsyetimi yt i keq se ma shume shanc dy "kombëtare" se një është fore.
    Ne shqiptarët me një kombëtare ende nuk kemi mbri ne ndonjë kampionat, e ti flet per dy , qe te dyjat do te jen me te dobta se një.

    I kan harru kta kosoavrët "foret" , ndër to ate foren me thupra!
    Ska pas kush mi tregu , se jon eduku nga him govna e milloshi!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  9. #9
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Nuk eshte e moralshme ta quash dike jugosllav vetem pse ai deshiron qe kosova te nderkombtarizohet. Aq sa i takon Shqiperise ta ket ekipin e vet perfaqesues, aq i takon edhe Kosoves.

    Shpresoj qe nderkombtarizimi te arrihet sa me shpejt, dhe edhe ne me ne fund t'i percjellim lojrat nderkombtare neper stadiumet tona. Mjaft kemi qene nder thundrat e dikuj, tani duam te jemi vetvetja. Kemi luftuar per liri dhe te lire duam te jemi.

    Mos filloni tash te me thoni se jam anti shqiptar. Eshte mendimi im dhe nuk do ta ndryshoj dot.

  10. #10
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    master , nuk e di ku po te dhem cuni .

    Askush nuk e ka ndërmend me ta ndru mendjen , se jeni edhe ashtu te shpërlar në tru ju përkrahës të kombit artificial kosovarë.

    Të kesh Një Komb- Një Kombëtare , dhe natyrisht një shtet të përbashkët për shqiptarët është jo vetëm dëshir a nevoj , por edhe detyr e cdo shqiptari që të punoi për këtë projekt.

    Ata që nuk kan gjak te pastër shqiptari , e quajten veten jugosllav dikur, e kosovarë sot.

    Pra ti grahi bac, se e ki mirë!
    Kur bashkojm kombin , athu si do ta quajn veten ata që sot u bën nga jugosllav në kososvarë.
    Jan ata që kishin flamurin e jugosllavis ata që e dojn këte lecken e Kosoves.

    Kosova është tokë shqiptare dhe nuk mund te tjetërsohet. Këte e kan tentuar ta bëjnë dreqi e i biri e nuk kan arritur, prandaj jam i sigurt se as disa gjakprisht nuk do te arijnë ta bëjnë këtë.

    Për "afirmim" po e ndorjn kombin ! A ka ma absurditet. Thuajse përkatsia kombëtare është si përkatsia në një klub futbolli, dhe shitesh në klube te cilat jan te interesuara për të blerë. Sa je i mirë mund esh të shitesh mirë, kur plakesh nuk te do më kush as si rezervë.
    Ti je i fundit qe mundeh mi fol dikujt për moral cuni.


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    __________________
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •