Foshnja 15-ditëshe merr ftesën për ushtri
11-11-2010 13:13 CET
Prindërit e djalit të vogël, 15-ditësh, u befasuan shumë kur në adresën e tyre erdhi thirrja për ushtri. Çifti gjerman nga Ballenstedt shpejt e kuptuan se bëhet fjalë për gabimin e zyrtarit të bashkisë, por 32-vjeçari Christian Krause dhe bashkëshortja e tij, Anja vendosën
që një letër t’ia dërgojnë ministrit të Mbrojtjes.
Siç pohuan për “Bild”, në letër ata i propozuan ministrit që foshnja e tyre ishte ideale për marinë, pasi që tash ka shkuar në kursin e notit për foshnje dhe se uji e kishte magjepsur. Përgjigjja nga ministri ende nuk ka arritur.
Krijoni Kontakt