LDD: Elektorati na bojkotoi, i pranojmė rezultatet
14-12-2010 13:34 CET
Naser Rugova, nėnkryetar i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė (LDD), gjatė njė konference pėr medie, ka deklaruar se partia e tij e pranon rezultatin e kėtyre zgjedhjeve, pavarėsisht se zgjedhjet e 12 Dhjetorit nuk janė zhvilluar nė formėn mė tė dėshiruar dhe kjo, sipas tij, shihet nga numri i madh i ankesave por edhe i vėrejtjeve nga vėzhguesit dhe autoritetet ndėrkombėtare.
“Periudha para fushatės dhe ajo gjatė fushatės u karakterizua me njė presion tė madh tė shprehur me anė tė proceseve tė montuara politike, presioneve nga subjektet tjera dhe segmente tė shoqėrisė civile tė cilat u treguan se janė nė shėrbim tė politikės. Sido qė tė jetė, kėto zhvillime nuk janė justifikime pėr faktin se LDD nė kėto zgjedhje nuk i ka arritur rezultatet qė ne i kemi pritur”, ka deklaruar Rugova.
Pavarėsisht kėsaj, nėnkryetari Rugova ka falėnderuar tė gjithė votuesit e LDD-sė qė kėsaj here votuan pėr ta, “por edhe ata votues tanė qė kėsaj here abstenuan dhe na ndėshkuan me bojkotin e tyre”.
“Ne vlerėsojmė se abstenimi i mbi 30.000 votuesve, pėr vetėm brenda njė viti nga zgjedhjet lokale 2009, ėshtė fenomen paradoksal qė do analizė tė thellė. Konsiderojmė se ky bojkot nga kjo pjesė e madhe e elektoratit tonė e ka dėrguar njė sinjal tė fuqishėm pėr nevojėn e rishikimit tė sinqertė dhe thelbėsorė tė gjithė strukturės dhe punės sė LDD-sė”, ka potencuar Rugova.
Rugova shprehet i bindur se elektorati i LDD-sė ėshtė mė sė paku dy herė mė i madh se sa rezultati i dalė nga kėto zgjedhje, ndėrkaq arsyet e kėsaj gjendjeje tė krijuar, ai tha se do tė jenė temė e analizave dhe debateve tė brendshme nė forumet partiake.
“Pėrgjegjėsia kryesore ėshtė brenda nesh dhe ne duhet tė jemi tė sinqertė pėr kėtė”, theksoi nėnkryetari i LDD-sė, Naser Rugova.
Sipas Rugovės, Kosova gjendet pėrballė sfidave tė mėdha ku priten vendime tė mėdha dhe zhvillime nė dėm tė Kosovės. Ai tha se eliminimi i LDD-sė si forca parlamentare, e forcon pozitėn e atyre tė cilėt janė tė gatshėm pėr kompromise tė dėmshme pėr Kosovėn.
“LDD konsideron se situata e krijuar pas zgjedhjeve tė 12 dhjetorit ėshtė situatė jostabile si pėr shkak tė parregullsive, ashtu edhe pėr shkak tė raportit tė ri tė forcave. Institucionet e dala nga kėto zgjedhje do tė kenė legjitimet tė cunguar dhe kjo situatė domosdo do tė imponojė zgjedhje tė reja brenda njė periudhe tė shkurtėr”, ka theksuar Rugova.
Nė fund, nė emėr tė partisė sė tij, ai shprehu ngushėllimet mė tė sinqerta qeverisė dhe popullit amerikan pėr vdekjen e Ambasadorit Richard Hollbrooke. “Ndarja nga jeta e kėtij personaliteti tė shquar ėshtė humbje e madhe edhe pėr Kosovėn dhe popullin shqiptar nė tėrėsi”, theksoi Rugova.
Krijoni Kontakt