Shën Minai, Martiri i Madh - 11 nëntor
Ishte bir paganësh egjiptianë, me një trup të lidhur, burrëror dhe një ushtar i mençur në veriperëndim të Azisë së Vogël. Duke i ardhur neveri nga përndjekjet, u fsheh në mal dhe pasi mori fuqi nga kreshma dhe lutjet zbriti dhe pohoi Krishtin në mes të një feste paganësh. E rrahën tmerrësisht me kamxhik, e shqyen me thonj hekuri,e fërkuan me copa prej lesh dhie,e dogjën me qirinj, e tërhoqën sipër rrodheve prej hekuri, e goditën me shkopinj me gjemba. Ai dëbonte miqtë e tij, që i luteshin që të sakrifikonte qoftë edhe në dukje. Ndaj, i prenë kokën më 11.11.296,në moshën pothuajse 50-vjeçare dhe e hodhën në zjarr. Çfarë ngeli nga zjarri u mblodh nga të krishterët dhe u varros sipas dëshirës së shprehur, në atdheun e tij.
Në varrin e tij, në jugperëndim të Aleksandrisë, në Alamein e sotëm (d.m.th. vendi i Minait), Konstandini i Madh (21 maj), ndërtoi një manastir, ndërsa perandori Zinon (474 – 491) ndërtoi “qytetin e Shën Minait”. Shënjti bën mrekullitë dukshme: Mblodhi copat e trupit dhe e ngjalli një njeri që vajti të falej në varrin e shënjtit dhe atje dikush e grabiti dhe e masakroi. Si rezultat, solli në vete kriminelin. Dikush mbajti një tabaka të argjendtë – të cilën ia kishte taksur shenjtit - portabakaja ra në det së bashku me shërbëtorin e tij, i cili shpëtoi në mënyrë paradoksale, kështu që zotëria e tij u pendua. Ruajti nga çnderimi një grua, që erdhi të falej dhe ndreqi të shthurrurin, që tentoi të abuzonte me këtë grua. Një i çalë dhe një e verbër u shëruan në “mënyrë të hirshme”. U zbulua me anë të një mrekullie një person që kishte mbajtur paratë, që ia kishte besuar një hebre, kështu që abuzuesi u pendua ndërsa hebreu i tronditur nga kjo u pagëzua. Më 1826, i hipur në kalë, në Iraklio të Kretës, shpërndau turqit që kishin rrethuar kishën e tij (që ishte historike edhe para kësaj mrekullie), për të shfarosur të krishterët, të cilët s’kishin dijeni fare dhe po bënin Ngjalljen. Kjo ngjarje festohet të martën e Javës së Ndritshme. Kisha e re, pranë kishës së vjetër, kisha katedrale e Kretës,është një nga kishat më madhështore të Lindjes. Gjithashtu, u shfaq në betejen e El Alamein(1942), ku fitimtarët mirënjohës ia dhanë këtë zonë Patriarkanës së Aleksandrisë.
Krijoni Kontakt