Deklaratė pėr shtyp
Pėr ēėshtjen e rrugicės nė varrezėn e manastirit tė Boboshticės
- Atė Jani Trebicka -
Nė pėrgjigje tė artikullit tė z. Juljana Dhimitri, tė shkruar nė gazetėn Shqip, tė dt. 25 tetor, deklaroj:
Qė nga viti 2004 jam pėrgjegjės pėr Manastirin e Fjetjes sė Hyjlindėses, nė fshatin Boboshticė. Pėrpara 14-15 vjetėsh njė banor i kėtij fshati ngriti njė kryq betoni nė hyrje tė manastirit, ku ėshtė dhe njė varrezė e vogėl e vjetėr, pėr nder tė dy ushtarėve grekė tė vrarė gjatė Luftės sė dytė botėrore. Para pak kohe, kur u ktheva nga Tirana dhe shkova nė manastir gjeta tek kryqi dy persona qė punonin dhe pashė se kishin hedhur beton rreth kryqit dhe shtruar njė rrugicė betoni nė mes tė varreve. I shqetėsuar kėrkova tė kontaktoja me ata qė kishin urdhėruar dhe paguar pėr kėtė punė, si dhe me banorėt e fshatit, gjyshėrit e tė cilėve prehen atje.
Kontaktova dhe me drejtues tė Omonias qė kishin investuar, tė cilėt u justifikuan se nuk kishin marrė lejė nga kisha, pėr arsye se ajo ishte varrezė e fshatit. Si pėrfundim, u vendos, qė rrugica nė mes tė varreve tė prishej. Meqė do largohesha disa ditė pėr nė Tiranė dhashė porosi qė tė mos lejohej asnjė punė, deri sa tė prishej rrugica. Dhe, qė nė qoftė se kjo nuk bėhej, lashė porosi ta bėnin vetė disa nga banorėt.
Por prishja e pjesės qė kalon nė varre u zvarrit dhe ditėn qė po kthehesha pėrsėri nė Korēė mėsova pėr artikullin krejt tė pabazė e dashakeq qė ishte shkruar, ku mua me akuzonin nė mėnyrė plotėsisht tė pavėrtetė se kisha autorizuar kėtė ndėrtim tė paligjshėm.
U revoltova edhe pėr akuzat qesharake dhe pėrpjekjen qartazi tendencioze dhe pa asnjė lidhje pėr tė pėrzier nė kėtė ēėshtje emrin e Kryepiskopit Anastas. Ėshtė bėrė rrugė tashmė qė nga disa qarqe dhe media herė pas here tė bėhen akuza tė sajuara tė pa asnjė bazė kundėr Kishės Orthodhokse, Kryebariut tė saj dhe hierarkėve tė tjerė. Njerėz tė papėrgjegjshėm dhe dashakeqė, pėr tė bėrė sensacion, mundohen tė argumentojnė se e bardha ėshtė e zezė dhe e zeza e bardhė. Raste si Boboshtica, kur veprojnė tė tjerė, por nė vend tė tyre, nė media akuzohet Kisha, janė tė pėrsėritura. Pėr 4 m2 beton, me trashėsi 10 cm, qė mund tė thyhet pėr gjysmė ore nga njė njeri i vetėm, thuren akuza ekstreme dhe tė shkruhen artikuj pa fund. Por pėrgjigjen e kemi gjithmonė nga Ungjilli dhe citojmė fjalėt e Zotit Krisht nė Kryq: Ndjeji o Atė se nuk dinė se ēbėjnė.
Atė Jani Trebicka
Korēė, 29 tetor 2010
Krijoni Kontakt