
Postuar më parë nga
John Julius Norwich, 'Byzantium'
Me te degjuar lajmin, Justiniani u terbua krejt, ndersa papa, duke e mare me mend se nuk ishte me i sigurte se nuk do arrestohej, kerkoi strehim ne Kishen e Sh. Pjetrit dhe Sh. Palit, te cilen perandori e kishte ndetuar sefundmi ne krah te pallatit te Hormisdas. Por, pa arritur mire aty, ia befi Pretori i Popullit, qe drejtonte policine e qytetit, me nje kompani te gardes se qytetit. Sipas nje pjese te klerikeve italiane, te cilet ishin deshmitare okulare te asaj qe ndodhi dhe qe ne vijim e pershkruan ne detaj tek ambasadoret franke, ata ia befen ne Kishe me shpatat zhveshur dhe shigjetat gati te terhequra dhe shkuan drejt e tek papa. Ai, me ti pare, shkoi drejt per tek Altari, nderkohe qe njevarg prifterinjsh dhe diakonesh e rrethonin, duke i bere rezistence Pretorit, keshtu qe u be zarar dhe nje pjese e tyre u lendua, megjithese jo seriozisht. Atehere ushtaret e kapen papen vete, i cili nderkohe po mbahej fort pas kolonave qe mbanin Altarin, dhe u perpoqen ta terhiqnin me zor - disa prej kembesh, disa nga floket dhe te tjeret prej mjekrre. Por sa me shume e terhiqnin, aq me shume mbahej, derisa, me ne fund, vete kolonat levizen dhe Altari qe ra gati sa si zuri koken.
Nderkohe, nje turme e madhe, e terhequr prej atyre qe po ndodhnin, kishte filluar te protestonte fuqimisht kundra nje sjellje te tille bere Vikarit te Krishtit.
Krijoni Kontakt