Hahahaha, nuk ka mundësi, Seminaristi duhet të të ketë vjedhur paswordin dhe po shkruan ai në vendin tënd.Problemi me kete teori Marcus, eshte se keshtu i bie qe Bibla eshte Mbledhur ne Babiloni,pasi Bibla u mblodh nga Koncilet e Kishes Post-Kostandiniane. Pra, nqs ndjekim kete teori, nuk kemi asnje garanci qe ajo qe ne lexojme sot ne Bibel eshte trasheguar nga shkrimet e apostujve. Nga e dime ne se ato libra nuk u shkruan nga teologet oborrtare te perandoreve romake? (Ne fakt dhe muslimanet dhe deshmitaret e jehovait ate teori ndjekin, se perandoret romake krijuan fene e tyre dhe e reklamuan per fe te Krishtit)
Por nqs ne pranojme se Kisha qe nga fillimi u udhehoq prej peshkopeve, ne vije te panderprere, qe nga Apostujt deri sot, atehere ne kemi dhe garancine te besojme se ajo qe lexojme sot ne Bibel eshte autentike dhe jo falsifikim.
Nderkohe qe premtimi i Krishtit eshte se Kisha e ndertuar mbi shkembin Pjeter nuk do humbase kurre dhe dyert e ferrit nuk do triumfojne mbi te. Keto dyer te ferrit kane qene shume here dhe perandoret dhe mbreterit "e krishtere" te cilet u mundua ta shkaterrojne se brendshmi Kishen duke krijuar kishat shteterore, te pavarura nga njera-tjetra dhe te varura nga mbreterit.Dhe fakti eshte qe shume Kisha lokale ose jane shkaterruar, ose jane bere Kisha shteterore, ose kane rene ne herezi, por Kisha e Romes ka qendruar, madje jo vetem kaq por kjo Kishe ka ndihmuar dhe Kishat e tjera qe te ringrihen pas shkaterrimit ose herezise apo roberise shteterore.
Merita e Kishes Romano- Katolike (ne fakt nuk eshte merite e saj, por premtimi i Krishtit) eshte pikerisht fakti se nuk ju nenshtrua asnjehere pushteteve perandorake dhe luftoi per te qene e lire ne kete drejtim, e udhehequr nga pasardhesit e Pjetrit dhe jo nga Babilonasit, dhe te terheqe drejt kesaj lirie dhe Kishat e Bizantit apo Anglise, te cilat dashur pa dashur, nga ana njerezore kane rene shume here pre e sunduesve te kesaj bote. Ne kete drejtim une e kuptoj dhe thenien e lashte se "Kisha e Romes kryeson ne dashuri" (Nuk ishte rastesi dhe se martiret me te medhenj te besimit ne Shqiperine komuniste dolen nga rradhet e Katolicizmit, sepse ata bene dhe rezistencen me te madhe)![]()
Krijoni Kontakt