Close
Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 150
  1. #91
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Bravo, Matrix. Tashti po!

    A e sheh EGO-krishterimin e marcus1 ne pergjigjen me poshte?

    Vertet nqs Krishti qe kemi nuk eshte vecse alter-egoja jone, Te Cilin e adhurojme, me te cilin kemi relate personale, e kemi pranuar per 'Zot' personal, ia kemi dorezuar jeten 'atij', nuk ka se si te hyje ne pune te kthehesh ne Krishtin qe te ofron Kisha!

  2. #92
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga Marcus1
    Këto që thua, nuk më interesojnë fare. Janë biseda që nuk më ngjallin asnjë lloj interesi.
    Marcus1, ketu nuk po diskutojme se cfare na intereson ne. Secili nga ne mund te ndjehet komod ne shume menyra. Ceshtja eshte se cfare kerkon Krishti. A ndjehet Ai komod ne faktin se ka shume kisha qe nuk kane lidhje me njera-tjetren, nderkohe qe Ai u lut se ata qe e ndjekin ata duhet te jene Nje?A ndihej komod Pali kur besimtaret e Korinthit po ndaheshin ne 4 grupe?
    Nqs do ndiqte kete llogjike, Pali as do merrej me punen e ndarjes. Ne fund te fundit, secilia nga 4 grupet e Korinthit e kishte Krishtin dhe ishte i lidhur se brendshmi me anetaret e grupit tjeter. Por, ai e permendi kete si nje plage qe duhej sheruar ne Kishe. Kete po diskutojme dhe ketu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 07-12-2010 më 18:55
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #93
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    Bravo, Matrix. Tashti po!

    A e sheh EGO-krishterimin e marcus1 ne pergjigjen me poshte?

    Vertet nqs Krishti qe kemi nuk eshte vecse alter-egoja jone, Te Cilin e adhurojme, me te cilin kemi relate personale, e kemi pranuar per 'Zot' personal, ia kemi dorezuar jeten 'atij', nuk ka se si te hyje ne pune te kthehesh ne Krishtin qe te ofron Kisha!
    Ajo qe thote Marcusi duhet pare ne sensin se ai nuk e pranon se Kishat Ortodokse, Katolike, Protestante jane te themeluara nga Krishti, por se jane sisteme njerezore te lindura pergjate shekujve, nga perandoria romake dhe me vone. Pra, e pare mbi kete baze, ai thote se nuk i intereson bashkimi ose mosbashkimi i tyre. Por, jo se atij nuk i intereson Kisha e Krishtit si bashkesia e besimtareve te shperndare ne shume sisteme si dhe jashte tyre.

    Apo jo Marcus?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #94
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po, atehere, ku do gjendeshim nqs logjika jone 'frymore' shtrihet ne platformen se:

    - i pranoj si vellezer e motra (ortodokset e katoliket), por si quaj kishe!

    A nuk eshte pikerisht kjo ajo qe eshte marrezi e herezise?

    Pastaj, une po te drejtohem ty, nje ortodoksi apo katoliku, se duke qene per ne kisha eshte Trup i Zotit, a nuk eshte blasfemi nga kendveshtrimi yne refuzimi i Kishes si sistem i rene?

    Une e di fare mire qe marcus1 komenton ashtu per kishen katolike e ortodokse pikerisht se niset nga te tjera premisa, mirepo, te pasurit e premisave te tjera, nuk e ndreq blasfemine e tij, ashtu sikurse nje mysliman, i cili niset nga te tjera premisa, mohon qe Krishti eshte Perendi, nuk e shpeton nga herezia e femohimi te pasurit pasurit e premisave te tjera.

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Ajo qe thote Marcusi duhet pare ne sensin se ai nuk e pranon se Kishat Ortodokse, Katolike, Protestante jane te themeluara nga Krishti, por se jane sisteme njerezore te lindura pergjate shekujve, nga perandoria romake dhe me vone. Pra, e pare mbi kete baze, ai thote se nuk i intereson bashkimi ose mosbashkimi i tyre. Por, jo se atij nuk i intereson Kisha e Krishtit si bashkesia e besimtareve te shperndare ne shume sisteme si dhe jashte tyre.

    Apo jo Marcus?
    Pikërisht!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Po, atehere, ku do gjendeshim nqs logjika jone 'frymore' shtrihet ne platformen se:

    - i pranoj si vellezer e motra (ortodokset e katoliket), por si quaj kishe!
    E shef që nuk më ke kuptuar?

    Unë them se i pranoj si vëllezër dhe motra dhe si rrjedhojë janë kishë!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Marcus1, ketu nuk po diskutojme se cfare na intereson ne. Secili nga ne mund te ndjehet komod ne shume menyra. Ceshtja eshte se cfare kerkon Krishti. A ndjehet Ai komod ne faktin se ka shume kisha qe nuk kane lidhje me njera-tjetren, nderkohe qe Ai u lut se ata qe e ndjekin ata duhet te jene Nje?A ndihej komod Pali kur besimtaret e Korinthit po ndaheshin ne 4 grupe?
    Nqs do ndiqte kete llogjike, Pali as do merrej me punen e ndarjes. Ne fund te fundit, secilia nga 4 grupet e Korinthit e kishte Krishtin dhe ishte i lidhur se brendshmi me anetaret e grupit tjeter. Por, ai e permendi kete si nje plage qe duhej sheruar ne Kishe. Kete po diskutojme dhe ketu.
    Pa dashur, Krishtin e ke nxjerrë shumë të vogël këtu!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #98
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    E shef që nuk më ke kuptuar?

    Unë them se i pranoj si vëllezër dhe motra dhe si rrjedhojë janë kishë!


    Ndërsa sistemet do jenë gjithmonë të rëna dhe akoma edhe nëse vjen dita që ato sisteme të bashkohen, në sytë e Zotit nuk do jetë bashkim i vërtetë. Unë kam zgjedhur të jem jashtë të gjitha këtyre sistemeve, por në të njëjtën kohë të dua me zemër të gjithë ata që ndodhen brenda këtyre sistemeve.

    Duket qarte. Vetem nqs ti i nxjerr katoliket dhe ortodokset nga ajo cfare ata besojne per veten, dhe projekton veten tek ta ne menyren qe deshiron ti, gje qe do ish percudnim i tyre, vetem atehere me te vertete i bie qe ste kam kuptuar!

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Duket qarte. Vetem nqs ti i nxjerr katoliket dhe ortodokset nga ajo cfare ata besojne per veten, dhe projekton veten tek ta ne menyren qe deshiron ti, gje qe do ish percudnim i tyre, vetem atehere me te vertete i bie qe ste kam kuptuar!
    Dhe megjithatë, ti nuk më ke kuptuar! Dhe nuk mendoj se do më kuptosh ndonjëherë.

    Izraelitët ishin populli i Zotit, edhe kur ata ishin në Egjipt, edhe kur ishin në Babiloni. Egjipti dhe Babilonia nuk ishin vendet dhe sistemet që Zoti dëshironte për ta!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #100
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Problemi me kete teori Marcus, eshte se keshtu i bie qe Bibla eshte Mbledhur ne Babiloni,pasi Bibla u mblodh nga Koncilet e Kishes Post-Kostandiniane. Pra, nqs ndjekim kete teori, nuk kemi asnje garanci qe ajo qe ne lexojme sot ne Bibel eshte trasheguar nga shkrimet e apostujve. Nga e dime ne se ato libra nuk u shkruan nga teologet oborrtare te perandoreve romake? (Ne fakt dhe muslimanet dhe deshmitaret e jehovait ate teori ndjekin, se perandoret romake krijuan fene e tyre dhe e reklamuan per fe te Krishtit)

    Por nqs ne pranojme se Kisha qe nga fillimi u udhehoq prej peshkopeve, ne vije te panderprere, qe nga Apostujt deri sot, atehere ne kemi dhe garancine te besojme se ajo qe lexojme sot ne Bibel eshte autentike dhe jo falsifikim.

    Nderkohe qe premtimi i Krishtit eshte se Kisha e ndertuar mbi shkembin Pjeter nuk do humbase kurre dhe dyert e ferrit nuk do triumfojne mbi te. Keto dyer te ferrit kane qene shume here dhe perandoret dhe mbreterit "e krishtere" te cilet u mundua ta shkaterrojne se brendshmi Kishen duke krijuar kishat shteterore, te pavarura nga njera-tjetra dhe te varura nga mbreterit.Dhe fakti eshte qe shume Kisha lokale ose jane shkaterruar, ose jane bere Kisha shteterore, ose kane rene ne herezi, por Kisha e Romes ka qendruar, madje jo vetem kaq por kjo Kishe ka ndihmuar dhe Kishat e tjera qe te ringrihen pas shkaterrimit ose herezise apo roberise shteterore.

    Merita e Kishes Romano- Katolike (ne fakt nuk eshte merite e saj, por premtimi i Krishtit) eshte pikerisht fakti se nuk ju nenshtrua asnjehere pushteteve perandorake dhe luftoi per te qene e lire ne kete drejtim, e udhehequr nga pasardhesit e Pjetrit dhe jo nga Babilonasit, dhe te terheqe drejt kesaj lirie dhe Kishat e Bizantit apo Anglise, te cilat dashur pa dashur, nga ana njerezore kane rene shume here pre e sunduesve te kesaj bote. Ne kete drejtim une e kuptoj dhe thenien e lashte se "Kisha e Romes kryeson ne dashuri" (Nuk ishte rastesi dhe se martiret me te medhenj te besimit ne Shqiperine komuniste dolen nga rradhet e Katolicizmit, sepse ata bene dhe rezistencen me te madhe)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 08-12-2010 më 07:42
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •