Close
Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 150
  1. #81
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Ai që do e kapë kuptimin e kësaj shprehje, nuk do na akuzojë më se ne besojmë në hirin por jo në veprat.
    hahaha, jo bre marcus1, askush nuk ka te drejtë te "akuzoj Hirin" dhe nëse ndodhë kjo, atëher kjo eshte gabim, por kujtoje i dashuri marcu1 se nëse nuk ka vepra atëher kjo i perngjanë atij sherbëtorit qe zotëria ja dha një monedhë por ai mjerani e mshehi dhe e ruajti per t'ja kthyer prap te njejtin monedhë zotërisë, (e gjithë kjo ndodhi duke i besuar zotërisë dhe duke e dashur zotërinë), pra sherbëtori nuk e dyfishoj si ai tjetri, çka tha zotëria per të kur u kthye? Zotëria tha per të se "qitne jasht, perjashtojeni se eshte i pa vlershem..."! Vëlla i dashur, "Hiri" pa vepra është tokë e keqe qe nuk jep fryte dhe e pa vlerë!!

    Diçka jeni duke e perzier ju duke peretenduar (me dashje apo pa dashje) por dua të sqaroj se; ai qe mendon se jo Hiri por veprat ai eshte gabim, gabim shumë i rënd, por ne kete rast nuk di se per kë e ke fjalen ti dhe ata qe deklarohen njejte me ty, Kisha beson dhe shpallë se Besimi - në vepra, Hiri - në vepra. Pa vepra nuk ka hirë as besim por MASHTRIM dhe MËKAT ndaj vetvetes - VETVRASJE fetare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 06-12-2010 më 18:49
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #82
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Duke qene se papa Gjon Pali II ka pase admirim per Shenjtorin ortodoks rus Serafim i Sarovit, po e referoj ne ket forum katolik, ku ai ka nje pjese te famshme, ne nje bisede me nje besimtar, ne lidhje me Hirin.


    http://www.fatheralexander.org/bookl...t_seraphim.htm



    http://www.fatheralexander.org/bookl...seraphim_e.htm

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    hahaha, jo bre marcus1, askush nuk ka te drejtë te "akuzoj Hirin" dhe nëse ndodhë kjo, atëher kjo eshte gabim, por kujtoje i dashuri marcu1 se nëse nuk ka vepra atëher kjo i perngjanë atij sherbëtorit qe zotëria ja dha një monedhë por ai mjerani e mshehi dhe e ruajti per t'ja kthyer prap te njejtin monedhë zotërisë, (e gjithë kjo ndodhi duke i besuar zotërisë dhe duke e dashur zotërinë), pra sherbëtori nuk e dyfishoj si ai tjetri, çka tha zotëria per të kur u kthye? Zotëria tha per të se "qitne jasht, perjashtojeni se eshte i pa vlershem..."! Vëlla i dashur, "Hiri" pa vepra është tokë e keqe qe nuk jep fryte dhe e pa vlerë!!

    Diçka jeni duke e perzier ju duke peretenduar (me dashje apo pa dashje) por dua të sqaroj se; ai qe mendon se jo Hiri por veprat ai eshte gabim, gabim shumë i rënd, por ne kete rast nuk di se per kë e ke fjalen ti dhe ata qe deklarohen njejte me ty, Kisha beson dhe shpallë se Besimi - në vepra, Hiri - në vepra. Pa vepra nuk ka hirë as besim por MASHTRIM dhe MËKAT ndaj vetvetes - VETVRASJE fetare.
    Toni, më gjej një shkrim timin që unë kam thënë se ju besoni në veprat pa hirin. Kurse unë mund të gjej shkrime të tua ku thua se protestantët besojnë në hirin pa u shoqëruar nga veprat. Unë për veten time, nuk kam njohur as një ungjillor që të besojë një gjë të tillë.

    Tani, çështja është të shohim se cilat janë ato vepra që ndjekin hirin? A janë veprat e llojit të Nënë Terezës si dhe të shenjtorëve të tjerë që kanë braktisur gjithçka nga kjo botë dhe i janë dedikuar Zotit? Sigurisht që janë edhe këto, por për këto vepra, pak janë të thirrur, jo të gjithë ne jemi të thirrur për këto vepra. Ose ta them më mirë, ata persona janë të dërguar. Ndërsa ne jemi të thirrur. Për çfarë veprash pra, jemi të thirrur ne?

    Ja se si u drejtohet Pali shenjtorëve kolosianë:
    Col 3:12 Vishuni, pra, si të zgjedhur të Perëndisë, shenjtorë dhe të dashur, me dhembshuri të brendshme, mirësinë, përulësinë, zemërbutësinë dhe me durimin,
    Col 3:13 duke duruar njeri tjetrin dhe duke falur njeri tjetrin, nëqoftëse dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju.
    Col 3:14 Dhe, përmbi të gjitha këto gjëra, vishni dashurinë, që është lidhja e përsosmërisë.


    Këto janë pra, veprat që duhet të ndjekin çdo shenjtor, çdo besimtar të vërtetë, qoftë ai katolik, ortodoks apo protestant. Të vishemi me dhembshuri, mirësi, përulësi, zemërbutësi, durim dhe mbi të gjitha me dashuri.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #84
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ne fakt ajo qe thote Krishti eshte se ai qe tregohet besnik me te voglat do i besohen te medhate. Shenjtoret e nivelit te Nene Terezes, Padre Pios, Shen Franceskut te Asizit, Shen Serafimit te Sarovit, Shen Siluanit te Athosit, Shen Nektarit te Pentapojes, ishin besnike ne gjerat "e vogla", "te parendesishme" qe permend Marcusi, te tipit, dashuria, durimi, falja etj... ndaj Krishti u besoi te medhate.

    Ka pasur dhe shenjtore te tjere ne Katolicizem qe nuk ishin ne fame boterore, por qe e mbajtjen Kryqin qe u dha Krishti me durim. Ketu mund te permendim Shen Gemma Galganin, Chiara Luce Badano (qe u lumerua se fundmi), etj, etj, etj...

    Nuk ndjehem mire kur gjykoj dike, por ne fakt mendoj se Protestantet pikerisht keto gjera te vogla nuk munden dot t'i benin dhe e percane Kishen duke bere qe te lindin shume kisha, nga te cilat linden te tjera, nga te cilat linden te tjera e keshtu me rradhe. (Jo permes procesit natyral te lindjes, por permes percarjeve dhe ndarjeve).

    Nuk eshte rastesi qe sot jane mbi 20,000 sekte protestante dhe vazhdojne te shtohen. Ky proces eshte i pandalshem, sepse cdo protestant eshte nje faktor potencial i lindjes se nje kishe te re protestante neser, qe do te mendoje se gjithe te tjeret e kane gabim ose qe kane doktrina te gabuara. A nuk do ishte me mire qe protestantet t'i bashkohen Katolicizmit prej nga dolen dhe gjithashtu Katolicizmi te bashkohet me Ortodoksine per te qene 1 Kishe e Vetme? A duhet qe Katolicizmi dhe Ortodoksia te bejne dicka me shume per ta mundesuar me shpejt kete bashkim? (Keto jane disa pyetje qe kane nevoje per pergjigje)

    Sfida qe te ngelet 1 Kishe e vetme eshte perseri perulesia, pranimi, durimi, falja dhe mbi te gjitha dashuria. Pra, kthehemi perseri aty ku filluam, tek Kolosianet 3, tek gjerat "e vogla, te parendesishme". Nqs keto nuk do jene, heret ose vone perseri ajo Kishe do percahet sic ndodhi ne mijevjecarin e kaluar dhe cdo gje do ike dem...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 07-12-2010 më 05:06
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Matrix, ata që kanë virtytet e përulësisë, pranimit, durimit, faljes dhe dashurisë, janë të bashkuar në frymë, paçka se i përkasin denominacioneve apo institucioneve të ndryshme. Mund të jesh shumë mirë pjesë e një kishe tjetër, dhe njëkohësisht të jesh në unitet me ata që e duan me zemër Zotin. Bashkimi i jashtëm, nuk sjell domosdoshmërisht edhe bashkimin e brendshëm. Bashkimi i brendshëm është ai që sjell edhe bashkimin e jashtëm. Prandaj kur gjenden bashkë besimtarë të kishave të ndryshme mund të luten dhe të adhurojnë Perëndinë së bashku.

    Ndërsa sistemet do jenë gjithmonë të rëna dhe akoma edhe nëse vjen dita që ato sisteme të bashkohen, në sytë e Zotit nuk do jetë bashkim i vërtetë. Unë kam zgjedhur të jem jashtë të gjitha këtyre sistemeve, por në të njëjtën kohë të dua me zemër të gjithë ata që ndodhen brenda këtyre sistemeve.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #86
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Kjo qe thua mund te jete e mire, por ideja se Kisha mund te jete e ndare nga ana e jashtme dhe e bashkuar nga ana e brendshme nuk mund te funksionoje ne shume aspekte praktike.

    Ja mendo Palin. Nqs te krishteret e Kishes se Kolosit do ishin te ndare, kujt do ua dergonte Pali ate leter? Do ua dergonte disa grupeve, dmth do niste disa letra?
    Cila do ishte keshilla e pare qe do u thoshte? A nuk do ishte Bashkohuni?

    Nje Koke nuk mund te kete shume Trupa. Mund te kete shume gjymtyre, por jo shume Trupa!

    A do ndihej mire nje at kur femijet e tij thone qe nuk kam gje kunder vellezerve te mi, por nuk mund te shkoj ne shtepine e tij dhe ai nuk mund te vije ne shtepine time? Si mendon?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #87
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Kjo qe thua mund te jete e mire, por ideja se Kisha mund te jete e ndare nga ana e jashtme dhe e bashkuar nga ana e brendshme nuk mund te funksionoje ne shume aspekte praktike.
    Ore, po kini more respekt per veten! Si mund te jete ajo qe thote ai edhe e mire edhe POR...?

    Ajo qe thote marcus1 eshte zemra e herezise se tij.
    Eshte herezi, plus marrezi, plus hipokrizi.

    Prandaj te thashe qe me pare, Matrix, se, nqs dikush ndjek mesimet e Paulit te Samosates, qe mohon se Perendia Bir u be njeri, duke qene NJE person, por thote se Perendia Bir (tamam tamam, Logos-i, nje fuqi hyjnore) thjeshte banoi ne njeriun Krisht, duke e perdorur kete si vegel, ky rrjedhimisht do besoje ne anen e 'brendeshme', 'frymore' si e kundravene anes se 'jashteme', 'te dukshme' te Kishes.

    Sepse ashtu si ne Krishtin, njeriu Krisht - ai i 'jashtemi', 'dukshmi', nuk eshte ne te vertete Biri, por eshte thjeshte vendi ku Biri banon dhe eshte 'brenda' dhe ne 'fryme' ku Biri dallohet ne njeriun Krisht, keshtu edhe Kisha - qe eshte trupi i Krishtit - ndahet ne keto dy 'realitete'.


    E gjitha kjo eshte nje Kristologji heretike qe ka si rrjedhoje nje eklesiologji heretike.


    P.S ashtu si qe te kesh veprat duhet te kesh hirin, po ashtu qe te te vlejne veprat duhet te mos jesh heretik!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 07-12-2010 më 11:17

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    A do ndihej mire nje at kur femijet e tij thone qe nuk kam gje kunder vellezerve te mi, por nuk mund te shkoj ne shtepine e tij dhe ai nuk mund te vije ne shtepine time? Si mendon?
    Nuk kam thënë këtë gjë, Matrix!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #89
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    e di qe s'ke thene ate gje, por e solla si shembull per te sjelle ne vemendje se ne nuk duhet te kenaqemi thjesht me bashkimin e brendshem, por duhet dhe bashkimi i jashtem. Dhe bashkimi i jashtem arrihet nqs protestantizmi kthehet aty ku filloi, ne Katolicizem. A ka ndonje arsye per te mos u kthyer?

    Natyrisht qe ky bashkim i jashtem nuk duhet te jete thjesht formal, nje firmosje e nje letre per bashkim dhe aty mbyllet. Duhet me teper ndergjegjesim nga te krishteret qe Kisha duhet te jete Nje ne sensin e brendshem dhe ne ate te jashtem.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    e di qe s'ke thene ate gje, por e solla si shembull per te sjelle ne vemendje se ne nuk duhet te kenaqemi thjesht me bashkimin e brendshem, por duhet dhe bashkimi i jashtem. Dhe bashkimi i jashtem arrihet nqs protestantizmi kthehet aty ku filloi, ne Katolicizem. A ka ndonje arsye per te mos u kthyer?

    Natyrisht qe ky bashkim i jashtem nuk duhet te jete thjesht formal, nje firmosje e nje letre per bashkim dhe aty mbyllet. Duhet me teper ndergjegjesim nga te krishteret qe Kisha duhet te jete Nje ne sensin e brendshem dhe ne ate te jashtem.
    Këto që thua, nuk më interesojnë fare. Janë biseda që nuk më ngjallin asnjë lloj interesi.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •